Kulturë » Kozeta
Këze Kozeta Zylo: Një e dielë me psherëtimë vjeshte në New York
E marte, 10.11.2009, 08:55 PM
Një e dielë me psherëtimë vjeshte në New York
Kemi kohë, që për çdo mëngjes duke udhëtuar për në punë, krahas këngëve të magjishme labe...
Nga Këze Kozeta Zylo
Gjethet e pemëve me ngjyrat e vjeshtës, ku dominon e verdha me portokallinë në të kuqërremtë, të cilat duke vallëzuar në ajër rrëzohen butë-butë në tokë, të krijojnë një atmosferë vallëzuese, nën tingujt e ëmbël të serenatave korçare, brenda një CD-je të dhuruar nga kompozitori i mirënjohur Nonda Kajno.
Kemi kohë, që për çdo mëngjes duke udhëtuar për në punë, krahas këngëve të magjishme labe, nga Tepelena, Mezhgorani, Progonati, Vlora, Kanina, dhe nga gjithë trevat shqiptare, po dëgjojmë dhe CD me serenatat korçare, ngase fjalët mjaltë të këtyre këngëve na kanë ëmbëlsuar shpirtin, në këtë stinë me gjethe vjeshte, si piktura te Vangjush Mios, por me ndryshimin e vetëm, se këtu në New York, ato janë të larushitura me nuanca të gjelbërimit të përjetshëm...
Këto këngë të shpirtit me vargjet: “Porsi zogjtë shtegtojmë/ plot me ëndrra të mëdha/ ndoshta ne po mëkatojmë/…më japin ndjesinë e mallit të përvëluar të kujtimeve të largëta të rinisë së hershme, të dashurisë së kristaltë, janë vargje që të ledhatojnë cipën e shpirtit.
Një fundjave në Parkun Qendror të Manhattanit
Shetisim dorë për dore, apo edhe të lirshëm në këtë park me ngjyra vjeshte, dhe serenatat e kantautorit Kajno, na sjellin pranë lotin e bukur të një nuseje në ditë dasme, çukitjen e dy zogjve që qëndrojnë në degët e pemëve, kodrat me sy vese, ku korçarët organizojne pikniqe, në Korçën e tyre për fundjave…, e të gjitha këto më rrotullojnë kujtimet, që duket sikur gëlltiten nga pëshpërima e qiellit të mërgimit…
Janë këngë që sjellin pranë gëzimet e jetës, ngacmojnë nostalgjitë dhe në këtë ditë shetitje çdo puthja jonë, apo hapi ynë shoqërohet me gjetherënien e pemëve, gjethe që duken sikur kanë qenë si shtrate çiftesh në ditën e parë të martesës, në fakt ato janë shtrate për zogjtë pendëartë.
Më tutje në liqenet me ujë të qetë pengohem të eci, gati-gati sa s’rrëzohem nga vështrimi i butë i një mjelme, i një mjelme të bardhë, delikate, që më ngjason aq shumë, me mjelmat e liqenit të Tiranës sime…
Ulem në gjunjë pranë bregut të liqenit dhe meditoj…, krahët e tyre më spërkatin me pikëza uji fytyrën time.
Dielli pasqyrohet si një barkë e artë dhe tingujt e kasetës me këngë nga serenatat korçare kanë shkuar gjer në maja plepash dhe gjelbërojnë gjethet e verdha të vjeshtës së artë.
Por retë shpesh ishin të pabesa që edhe pse turpëroheshin duke avulluar nga këto këngë kaq melodioze, ato përsëri lëshonin ca pikla shiu si peri i mëndafshtë, njomnin flokët e barit, ku papritur rrezet e diellit i jepnin një shkëlqim të argjendtë.
Melodia e piklave te shiut bashkohej si në një simfoni të vërtetë me serenatat e ëmbla korçare të muzikantit Kajno.
Ecim dhe luajmë në këtë tablo poetike, edhe pse mund të dëgjojmë herë pas here këngë melankolike korçare nga Kajno, që të japin një ndjesi të çastit sikur e kanë thinjëzuar paksa kantautorin në pritje të ndonjë dashurie të shkuar.
Heroi i tij lirik, e pret të dashurën me vite, dhe përsëri mundohet ta ruajë thellë shpirtit sekretin e dashurisë, si murgu qirinë, duke e shprehur këtë ndjenjë hyjnore me një delikatesë poetike si: Si më ike u largove/ porsi dielli përmes resh/ zemrën peng seç ma more/ nuk e di a do ma kthesh…?
Këto vargje të kujtojnë poetin lirik Shvjediçkov i cili për dashurinë harron dhe “Perëndinë”…
Të dashuroj ty, gjersa harroj veten,
Të dashuroj ty, me të tillë çmim,
qëndroj para teje, gati të të jepem,
dhe për dashurinë harrova Perëndinë.
E shijoj penelin e piktorit të vjeshtës, penelin e magjishëm të natyrës, por këto këngë në CD-n me serenata korçare, më dhuruan penelin e dashurise, penelin që të pikturoj me fjalët e ëmbla, mirënjohjen për dhuratën e çmuar nga një kantautor korçar, nga bashkatdhetari im Kajno.
Këto këngë vijnë si sy qiellorë, si sy të largët, si shkrepëtimë vetëtimash që djegin zemrat tona të malluara për njerëzit atje, për nxënësit në bangot e shkollave, për një shetitje mbrëmjeve bulevardit të Tiranes, për mimozat e verdha të liqenit, por dhe për petalet e trëndafilave të mbjella nga amvisat korçare në lulishtet e bukura të Korçës lule.
Unë lotoj nga kënaqësia e muzikës së serenatave korçare brenda shpirtit, e bashkë me mua dhe ndonjë degë peme në nuditetin e saj, mbuluar nga rè petalesh, në këtë psherëtime vjeshte në Manhattan, New York.

Komentoni
Artikuj te tjere
Këze Kozeta Zylo: Një ditëlindje e bukur, ku dhurohej vetëm dashuri
Këze Kozeta Zylo: Një mbrëmje festive midis devollinjve në Brooklyn
Këze (Kozeta) Zylo: Çmimi Nobël dhe shqiptari Kadare
Këze Kozeta Zylo: Dy motra shkodrane, dy lule të bukura gjithë aromë të Mëmëdheut tonë
Këze (Kozeta) Zylo: Qindra shqiptarë morën pjesë në Paradën Internacionale të përvitshme, në Manhattan
Kozeta Zylo: Requiem për Lazër Radin
Këze (Kozeta) Zylo: Ekspozita "Besa" Kodi i Nderit ne Kombet e Bashkuara
Këze (Kozeta) Zylo: Ngrije Kosovën gjer në madhështi
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit
Keze (Kozeta) Zylo: Debati tolerues midis kundershtareve ne te gjitha fushat eshte nje shenje e civilizimit qytetar
Kozeta Zylo: Mijra shqiptare te Diaspores Amerikane demonstruan per Pavaresine e Kosoves
Keze (Kozeta) Zylo: Ambasada shqiptare ne Washington D.C. dha nje pritje ceremoniale per Diten e Flamurit