E enjte, 01.05.2025, 08:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Pestaloci në Libofshë!

E merkure, 11.11.2009, 07:49 PM


Pestaloci * në Libofshë!**

Tregim

Profesorit tim të ish-Normales
Sotir Paparistos

Nga Përparim Hysi

Aty  pas mesviteve '70,një mbasdite të vonë dhjettori,po kthehesha vonë nga shkolla në shtëpi. Shkolla nga shtëpiaime nuk qe larg.Rreth tri kilometra dhe,megjithatë,këtë rrrugë kaq tëshkurtër unë e bëja me bicikletë.Qe si punë sindrome kjo se në vënd tabëja në këmbë(këtë rrugën time me biçikletë për vite e vite me radhë ebënin qindra e   qindra nxënës të mi nga Mbrostar-Ura ku dhe unëbanoja),këtë rrugë kaq të shkurtër që do qe si gjimnastikë epërditshme,e bëja me biçikletë dhe shkoi e vajti.Rruga qe emirë,disi,me kalldrëm,po e mirëmbajtur dhe kishe vënde që do t'izbrisje bicçikletës,se qe si një"malore" pak e fortë.Po kur thoshteNastradini,pas malores,ka fushore.Dhe kështu qe me të vërtetë:sapërfundoje  "maloren" e fundit,dhe,mandej,do  ia shkelja mbi njëtisezhë që do përfitoja kohën e humbur nga malorja,befas(se,ende,s'kish hyrë dielli.Duket qe kohë e mirë në këtë ditëdimri që mëpërpara erret,se sa ndriçon),dha ballë një burrë aty ngashtatëdhjetat,i pakët nga trupi,me një kokë shogë,që,pa pyetur përmoshën e vet,po ngjiste si një djalosh këtë"maloren" që për mua doqe"tisezhë".
-Mirëmbrama!- foli me politesë.-Mirëmbrëma!- ia ktheva.-Asht largLibofsha prej këtej?-pyeti.Unë,duke iu afruar,i hodha një vështrim aqmikëlues,sa,i poanjohuri,u befasua.Megjithatë,nuk e bëra veten.JU,- ithashë,- nuk mund të shkoni në Libofshë sot.Tani ështëvonë.Këtej  pari,rrallë e për mall,kalon ndonjë makinë fare e rastitdhe,veç kësaj,ndodh që dhe mos të marrë.Libofsha prej këtu është 10 kmlarg.Larg apo afër,- tha,- unë do shkoj se ata më presin.Dëgjo,- fola dhe unë me politesë.Ju sot nuk do shkoni  në Libofshë,pordo vini në shtëpinë time.500 metro larg që këtu dhe nesër në mëngjesju nis unë në Libofshë.-Të faleminderes,por nuk mundem.-Profesor Pestaloci!,-bërtita,- unë jam Përparim  Hysi,ai nxënësi juajnë vitet 1958- 1959 dhe nuk ju lë të shkoni sikur të bëhetqameti!Kisha thënë,Përparim  Hysi,sikur unë të isha sadërzëmidhe,ky,profesori i nderuar,tani mbi 70-vjeçar duhet të më mbante mëndpas një çerek shekulli.Kush?Kush?- u mundua të kthiellohejprofesori.Dhe aty,në rrugë,zura t'i tregoja...
                   *   *   *

Profesor,a të kujtohet ai nxënësi trazovaç,që bëhej sy evesh kur ju shpjegonit dhe,sa mbaronit ju,ai ngrihej:-Profesor,unëmund ta përsëris të gjithë mësimin siç e thatë ju!-Si?-Taprovojmë...dhe unë zija cucërija.E kisha kujtesën brisk.Ju natestonit:dyzet emra rresht dhe matnit kujtesën tonë.Kush mund tëmbante më shumë?Pa modesti të rreme:askush nuk mund të më  kalonte.Juna ndiqnit dhe në praktikën pedagogjike dhe,për secilin,tregoje tëdhënat.Se si do ishim ne kur të dilnim mësues.Për mua the:-Do jeshmësues i mirë,po,po qëllove që të punosh vetëm në një shkollë,tështunave shkollës do t'i vësh kyçin.Të gjithë qeshën me këtëkarakteristikë timen.Po i kishe luajtur piten e kresë,kur thonë nëElbasan.Unë i tillë qeshë në shkollë vërtet.Kisha nevojë  për fre,sesa për shtyrje.Tani,profesori i dashur aliaz Pestaloci(kështu ethërrisnim se kish mbaruar në Zvicërr),sikur u kthiellua dhe mëpushtoi fort.Sa iu bëj qejfi që në këtë ditë të vonë dimri,gjeti dikëtë njohur dhe të  dashur.Këndellja ishte e të dyve: e profesorit plaknga Elbasani,po dhe imja,se do ta gëdhija atë natë dhjetori me kujtimetë përmallshme.Por,me keqardhje them,se profesori më shpjegoj:-Mua mëpresin në Libofshë.Kam  dhanë fjalën.Ndjek vullnetarisht praktikënpedagogjike të një nxanseje prej Libofshe(profesori kish mbi 10-vjetnë pension),dhe më presin.Janë ba gati.E fjala e burrit asht ma erandë se gozhda e murit.U mëdysha.Atëherë,profesor,qe biçikleta jeme(i erdha në ndihmë të folmes së tij),dhe  e ke dhe me "Dinamo" të  redhe veç grahja si për"Manazgja",i thashë me të qeshur,dhe për 40minuta je në Libofshë.Edhe"kondra",edhe kopertonat janë të rinj,veçjepi gaz.Ashtu siç  ngjiteshe si djalosh i vërtetë tek shkëmbi iLetajt.A të kujtohet,kur na mësove si alipnista?Edhe sot ekujtoj,që,pasi pamë"Pusin që lahet vet",tek ullishta,ia thirrëm asajkëngës që na mësove:"Zik-zak! Zik-zak!Hej-hej,alpinista jemi ne."Prapëe paske kujetsën "brisk",tha duke qeshur.M'u hodh në qafë për nderinqë i bëra,por unë vazhdova:-Po a të pres pasi të mbarosh punë nëLibofshë?Të faleminderes shumë,por nuk mundem.Kam thanë se pas  dyditësh kthehem dhe,me ba me u vonue,po plasin prej merakut nështëpi.Kish të drejtë.U ripërqafuam dhe,tek po ndaheshim më thotë:-Posi do ta kthej biçikletën tek ti?As mos e vrit mëndjen.Mjafton atje kudo bujtësh,t'u thuash ta çojnë në shkollën e Libofshës dhe kushdo prejatyre që më njohin,do ma sjellë biçiletën.Përsëri u përqafuam.E ndoqame sy kur mori atë tisezhën e fortë sikur ta ndiqte dikush me shkopdhe më nuk e pashë.
Të nesërmen,aty nga mesdita, një kolegu im nga Libofsha ma solli biçikletën.Së bashku me të,profesori i nderuar,më kish dërguar një letër:

                     *    *   *
Fort i dashtuni miku jem,Përparim!
Kurrë s'e kisha çue në mend se në një udhëtim krejt të rastit,aq më tepër ,në një mesditë të vonë dimni,me takue me një dashamir të tillë siç u dëftyt ju me mua.Jam i prekur prej kësaj mirënjohje të nxehtë dhe nxehtësisht ju falënderoj.Kur kam pa rrugën sot ditën, kam thanë:kushedi se çfarë kish me ndodh me mue dhe  sa zor do kisha me mbrri deri në Libofshë.Jo vetëm që do qellesha,por vallë a i dihet natës?Edhe njiherë të falënderoj dhe të uroj gjithë të mirat!
                 S.P.

Ja të gjitha këto m'u kujtuan kur gjeta këtë letrën e vogëltë shkruar nga ajo dorë e dashur,e profesorit tim të nderuar.Aq mënostalgjik bëhem kur kujtoj se sivjet,më 1 dhjetor,mbushen plot100-vjet nga hapja e shkollës Normale.Dhe unë jam një nga maturantët e50-vjetorit.Sa mall kam që të jem atje atë ditë!Se,veç tjerash,doshkoja në varreza dhe tek secili do të vija ndonjë lule.Se zor ndonjëprej tyre,profesorëve tanë të mrekullueshëm,të jetë gjallë.Po dhekështu ata janë gjallë në kujtesën e secilit prej nesh.Se na dhuruandituri.Të gjallëve( kam marrë vesh që deri vjet rronte,i bukuri,VilsonTodri,profesori i muzikës,dhe,ndoshta rrrojnë,Meri Andoni dhe  imrekullueshmi,Pirro Bishka?),me mall do t'u puthja duarët.Ato duar aqtë ngrohta dhe të mira.Të gjallëve jetë të gjatë!Të tjerëve:nderim dhetë prehen në paqe!

*Pestaloci-pedagog i madh zviceran
**Libofsha-fshat 15 km larg  nga Fieri
                   
10 nëntor 2009


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx