Kastriot Dervishi: Abedin Hoxha i Zyrës Sekrete
Në periudhën 12 gusht 1928 – 3 dhjetor 1930 në krye të Zyrës Sekrete ishte gjirokastriti Abedin Hoxha (1897-1954). Ishte financier dhe arkivist. I arsimuar në shkollën rushdije të Rodosit, gjimnazin “Vefa” në Stamboll dhe një vit në kolegjin gjerman “Gjorg” në Stamboll, hyri në shërbim të shtetit shqiptar në vitin 1915...


























