Kulturë
Albert Habazaj: Kënga Labe rron me ne
E diele, 14.12.2025, 06:45 PM
Albert HABAZAJ
KËNGA
LABE RRON ME NE
kënduar nga grupi i grave të Tërbaçit “10
Shqiponjat e Tërbaçit”
teksti:
Albert Habazaj
marrëse:
Antoneta Goxho Mehmetaj
kthyese:
Shpresa Kapo Çelaj
hedhëse:
Hava Çelaj Muçaj
bëjnë
eee, mbushin këngën:
Lavdie
Goxho Xhakaj, Liri Gaçaj Shkurtaj, Bejushe Gaçaj Veraj, Liljana Rrapi Kapaj,
Fatmira Hodo Skëndaj, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Flutura Nanaj
Që
kur lindi lab i parë
(Nuk
dihet se kur ka lindur),
Në
hall të tij - faqebardhë
Me
këngë labe është rritur.
Që
kur lindi lab i parë
Në
krahë të tij labëresha,
Kënga
u rrodhi ujëvarë
Gurrë
shpirti, siç e desha.
Në
këngë u ndritën gëzimet
Me
çfarë kishin në vatër,
Me
këng’ labe qanë hidhërimet
Edhe
me malet u matën.
Kënga
si qiri në vatër
Kënga
në shpirt si floriri,
Pika
e ujit të pastër
Qumështi
i bardhë i gjirit.
Kënga
që më mësoi gjyshja
Më
ngjan si shqiponjë mbi male,
Nëna,
baba, ... dallëndyshja
Më
rritën me këngë labe.
Sa
herë më dukej si buka
Me
këngë zjarrin e ndeza,
Si
flori në shpirt e futa
Kënga
labe rron në breza.
Ku
ka rrjedhur, do pikojë [ref.]
Kënga
mjaltë,
Kënga
labe - gojë më gojë
Merr
uratë
E
jetë të gjatë!









