Fahri Xharra: Tradhtia e Bizantit
| E Diel, 15.07.2018, 11:47 AM |

Tradhtia e Bizantit - Krijimi i Perandorisë Osmane*.

E përgatiti Fahri Xharra

Kur dhe si, shteti otoman i shtriu kufijtë e tij nё kontinentin Evropian?- mund t`a lexoni në librin e autorit Bujar A. Kule .

Kjo pyetje, tё çon  drejt përfundimit tё logjikshëm, se shkaku i “hapjes sё portave” tё Evropёs turqve otomanë, nuk ishte heroizmi i princit Sulejman apo tërmeti i vitit 1354, por, mediokriteti dhe verbëria politike e perandorëve bizantinë dhe sundimtarëve serbë, bullgarë dhe franko-latinë tё Ballkanit, qё pёr tё përmbushur interesat e tyre vetjake, vunë nё rrezik kulturën, historinë, e madje, edhe vetё emrin e Evropёs.- shkruan Bujar A. Kule

Sipas mëndimit tim (fxh ) ,këtu qëndronte edhe tradhtia e Bizantit e cila sipas Aristidh Koles (Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve ) se pas Konstantinit , Bizanti kurrë nuk ka qenë në duar të vendorëve- grekëve ( lexo: shqiptarëve )

(Fjalet dhe shprehjet “grek i felliqur”, “krimb grek”, “grek i degjeneruar”, “grek i ndyre dhe i neveritshem”,etj ishin te perdorimit te perditshem ne Bizant.Nje mije vjet perandorie bizantine, qe u konsiderua greke , nuk doli asnje general grek (14).Dhe kur them grek e kam me kuptimin e pare te fjales, pra banor i Greqise.- Aristidh Kola  faqe142 )

Pra edhe një herë “Pёrgjigja e kёsaj pyetjeje, edhe pse kaq e rëndësishme pёr historinë e Evropёs, pёr shumё shekuj u mbulua nga njё terr misteri. Pёrse? Pёrse kronikat otomane dhe ato bizantine, ishin nё kundërshti, madje edhe pёr datёn e kёsaj ngjarjeje qё pёrcaktoi tё ardhmen e Perandorisё Bizantine dhe asaj Otomane?

Perandori bizantin Jovan Kantakuzeni (1292-1383), gjatё luftёs të njëkohshme kundёr mbёshtetёsve tё Jovanit V (trashёgimtari i ligjshëm i fronit tё Perandorisё Bizantine) dhe sundimtarëve serbë, bullgarë e franko-latinë, kёrkoi mё shumё se njё herё ndihmёn e Orhanit, sulltanit tё otomanёve. Një aleancё politike kjo, qё u shndёrrua nё njё miqёsi familjare mbas martesёs tё bijёs sё Kantakuzenit me Orhanin. Kronikat turke, pёrshkruajnё hollësisht edhe vёndet ku dy familjet perandorake, ajo e Kantakuzenit dhe Orhanit, kalonin pushimet sё bashku. Por, qё ndihma ushtarake qё Orhani i jepte Kantakuzenit tё ishte e qëndrueshme dhe frytdhёnёse, nevojitej qё shteti otoman tё kishte njё bazё ushtarake nё brigjet evropiane tё Dardaneleve. Kjo ishte arsyeja që rreth vitit 1352, Kantakuzeni vendos t’i dorёzojë në fshehtësi shtetit otoman, kalanë e vogёl tё Zympes.

Sigurisht, pёr perandorёt bizantinё dhe historianёt perandorakё, nuk ishte aspak e këndshme tё rrëfenin dhe pranonin qё shtetit otoman, “copёza” e parё evropiane iu dhurua nga njё paraardhёs i tyre. Edhe pёr shtetin otoman, ishte po kaq e pakёndshme tё pranonte, se “copёza” e parё e Evropёs qё ishte bёrё pjesё e shtetit otoman, nuk ishte fituar me luftё, por qe “dhuratё” e njё marrëveshjeje tё fshehtё të nёnshkruar me njё perandor tё paligjshëm bizantin. Mosdёshira e pёrbashkёt otomano-bizantine pёr tё rrёfyer zanafillёn dhe historinё e territorit tё parё evropian tё Perandorisё Otomane, u bё shkak i krijimit tё mjegullёs sё misterit qё mbulonte rёnien e kёshtjellёs sё Zympesё nё duart e turqve.

Tё fshehur nga kjo mjegull e dyanshme misteri dhe kundërshtirash mbi ngjarjen nё fjalё, kronistёt otomanё, thurën historinё qё do t’i paraqitej sё ardhmes si e vёrtetё. Sipas kёsaj historie, princi Sulejman, djali i Orhanit, i frymëzuar nga njё ëndërr, sё bashku me 39 trima, tё cilёve nё kronikat otomane u përmenden edhe emrat, kaloi nё fshehtësi ngushticёn e Dardaneleve hipur mbi dy trape tё ndёrtuar me trungje dhe lёkurё buajsh. Sapo zbarkuan nё brigjet evropiane tё Dardaneleve, 39 trimat otomanё tё prirё nga Sulejmani, zunë rob njё “grek”.

Ky i tregoi Sulejmanit, qё kalaja e Zympes ishte e pambrojtur dhe mёnyrёn sesi tё hynin brenda nё kala. Kёshtu, me ndihmën e spiunit grek, Sulejmani pushtoi kalanë e Zympesё. Kur morën lajmin se kalaja e Zympesё u pushtua nga Sulejmani, pa mbaruar dita, 300 luftёtarё turq kaluan ngushticën e Dardaneleve dhe u vendosёn nё Zympe. Me anijet qё gjetёn nё portin e Zympesё, brenda tre ditёve, 3000 luftёtarё turq, mbёrritёn nё kala.

Ky version sa heroik aq edhe aventuresk i pushtimit tё kalasë sё Zympesё nga Sulejmani, edhe pse ishte e vёshtirё tё besoje qё njё kala, qoftё kjo edhe e vogёl siç ishte Zympeja, ishte lёnё aq e pambrojtur sa tё pushtohej nga vetёm 40 burra, u pranua me kёnaqёsi nga kronistёt bizantinё sepse versioni otoman i çlironte nga pesha e fajit qё i kishin hapur otomanёve portat e Evropёs.

Mbas kronikave bizantine, versioni otoman i pushtimit tё Zympesё nga Sulejmani, do tё pёrsёritej pёr shumё shekuj nё kronikat e historisё tё mbarё Evropёs. Gjithsesi, versioni heroik i historisë së rreme të pushtimit të kalasë sё Zympesё nga princi Sulejman, edhe pse i denjë për tu përfshirë në skenaret e telenovelave historike turke të tipit “Ertogrul”, nuk mjaftonte pёr tё shpjeguar pushtimin e mëpasshëm të fortesave tё tjera bizantine që gjendeshin përgjatë brigjeve evropiane tё Dardaneleve, nga ku, trupat otomane, brenda pak vitesh, pushtuan gjysmën e gadishullit Ballkanik. Pёr pushtimin e kёtyre fortesave, duke filluar nga mё e rёndёsishmja ndёr to, ajo e Gallipolit, do tё fajësohej tërmeti i vitit 1354, qё sipas kronikave otomane dhe bizantine, shkatërroi muret e kështjellave bizantine “si tё ishin prej balte”. Mё tej, tё njёjtat kronika rrёfejnё sesi, duke pёrfituar nga shkatërrimi i mureve, forcat otomane tё përqendruara nё Zympe, pushtuan fortesën e Galipolit. Nё mёnyre tё natyrshme tё lindte pyetja, sesi ishte e mundur qё tёrmeti i vitit 1354, i shkaktoi dёme vetёm fortesave bizantine si Galipoli, dhe çuditёrisht, la tё paprekur kalanë e Zympesё qё gjendej fare pranё tyre? Si ishte e mundur qё kёshtjellat e braktisura nga bizantinёt me arsyen se tёrmeti i vitit 1354 u shkatërroi muret dhe si rrjedhojё, kishin humbur fuqinё e tyre mbrojtёse dhe strategjike, menjёherё mё pas, i shёrbyen otomanёve si baza ushtarake pёr pushtimin e Evropёs?

* Titulli i shkrimit nga Fahri Xharra 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: