Nijazi Ramadani: Ndahet nga jeta artisti Demir Behluli
| E Marte, 08.05.2018, 06:59 PM |

Piktori dhe shkrimtari Demir Behluli, sot (04-05-2018) u varros me nderime në varresat  e Gjilanit

Në moshën 80 vjeçare ka ndërruar jetë Demir Behluli nga fshjati Ranatoc i Preshevës pas një sëmundje. Varrimi i të ndjerit Demir Behluli u bë sot me  4 maj 2018 (e premte) në varresat e qytetit të Gjilanit, ku edhe ka jetuar që prej viteve të 1970-ta, ku iu dha lamtumira e fundit.

Mbresa te pashlyeshem me rastin e ndarjes nga jeta nga miqet:  "Me pikëllim të thellë mora lajmin për ikjen në amshim të ish arsimtarit tim, kolegut, krijuesit të çmuar e mikut tim të shtrenjtë DEMIR BEHLULI. Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet e mia të thella bashkëshortes së tij zonjës Nexhë, djemëve Dashnimit e Dorëlirit, vajzës Drenushë dhe familjes së gjerë Behluli. Do të rrojë vepra e tij e Demirin do ta kujtojmë përjetë. U prehtë në paqe shpirti i tij", Mexhid Mehmeti, shkrimtar.

Shkollen fillore e kreu në fshatin Magjere dhe Craravajkë, të mesmen në Preshevë. Shkollën normale në Shkup si dhe shkollën e Lartë Pedagogjike-dega e atrit figurativ në Prishtinë, ndërsa për dizajn specializoi në Kufshtajn të Austrisë.   Demir Behlulit ishte një punëtor disajni nga kombinati Tekstilit të Gjilanit. Për 50  vite realizoi mbi 3000 vepra artistike: 850 portrete, hapi 12 eksozita personale dhe 63 kolektive, bëri 7 skenografi, 50 ballina librash, ilustroi mbi 30 libra, realizoi 63 dezene perdesh, 7 stripe origjinale, 60 murale, pikturoi 650 metra katror afreska në Kishën e Binçës në Viti, dekoroi 40 xhami me mbi 26.000 metra katror afreska, botoi 14 vepra letrare, u prezantua në 11 antologji, 11 herë u shpërblue dhe ka marrë 23 diploma e mirënjohje. Pikturat e tij gjinden në kolekcione individuale e institucionale në: Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër e gjetiu, ndërsa dhuroi mbi 560 punime artistike. Jeton dhe vepron, si pensionist, në Gjilan. Poet e rrëfimtar i një të kaluare të afert,  ku mprehtësia e tij ka arrit me mjeshtri të nxjerrë në sipërfaqe shumë gjëra të pa thëna të personazhit në veprat artistike dhe letrare.

Veprimtaria letrare artistike: Veprat letrare- Me këto duar-1968, Dielli-zog qielli-1969, Jehonë maji-1981, Udhëtimi-1984, Kronikë-SHKA “Punëtori 1968/781985, Arabeska origjinale në xhami të Kosovës Lindore-1995, Mbreti i shtëpisë-1996, Trenat e bukës-1997, Duke pritur-1997, Ese, kritika, ekspozita-1997,  Portrete shkrimtarësh-250 portrete me laps-2002,  Shtëpi prj zalli- poezi për fëmijë-2004, Kur njeriu flet vetëmevete-tregime-2006, Befasi e këndshme-novelë-2006,  Ekspozitat kolektive dhe ekspozitat personale, 1955, Preshevë, si nxënës i klasës së VI-të fillore 1960, Shkup, si normalist 1965, Bileçe,si ushtarak  1967, Preshevë,1971, Preshevë, 1980, Gjilan, 1985, Gjilan, ekspozitë retrospektive, 2004, Gjilan, “Portete e laps”, 2005, Tiranë, 2007, Gjilan,etj. 2013 Shkup (retrospektive). 2015 Gjilan, Krejt Shqiptare, (jubilare 1955-2015).

2.4 Muralet-Martirët e Karadakut, (650 metra katror - 500 figura) - Kisha në Binçë,  Xhamitë e dekoruara,  Malishevë-Gjilan, 1984, Smirë-Viti,1988, Lluçan-Bujanoc,1988, Vërban-Viti,1989 Karaçevë e poshtme-Dardanë,1991 , Skifteraj (ish Gjylekar)-Viti,1991 , Letovicë-Preshevë,1991, Sullare e epërme,Gjorgje Petrov-Shkup,1993, Bukurocë-Preshevë, 1993, Breznicë-Bujanoc, 1993, Geraj (mëhalla e poshtme)-Preshevë, 1994, Geraj (mëhalla e epërme)-Preshevë, 1994, Rahovicë-Preshevë,1994, Xhamia "Atik"-Gjilan 1994 (renovim dhe arabeska të reja), Beguncë-Viti, 1995, Ramjan-Viti, 1995, Hani i Elezit-Lagjja e Re, 1995, Zhiti-Viti,1996, Manastirc-Ferizaj, 1996, Stagovë-Kaçanik, 1996, Marali-Malishevë, 1997, Krushë e madhe-Rahovec, 1997, Tërnavë-Preshevë,1997, Miratoc (Shatërvani)-Preshevë, 1997. Asllare-Bujanoc, 1997.  Remnik-Viti, 1998, Norçë-Preshevë, 1998, Asllare (riparim pas djegies nga serbët)-Bujanoc, 1999, Lagjja Çenar çeshme-Gjian, 2000, Muçivercë-Drdanë, 2000, Sadovinë e Çerkezëve-Viti, 2000, Livoç i poshtëm-Gjilan, 2000, Zhegër-Gjilan, 2000, Tërpezë-Viti, 2001, Sllakoc-Gjilan,2001, Dobërçan-Gjilan, 2002, Budrigë e epërme-Viti, 2002, Damjan i Hasit (teqe)-Gjakovë, 2004,  Xhamia e vogël -Gjilan, 2005, Llocë (ish Llovcë)-Gjilan, 2006.

(Portreti i krijuesit: Frymë artistik e piktorit, Demir Behluli, Zëri, 2006, Prishtinë, nga Nijazi Ramadani)



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: