Luan Dibrani: Politika e Erdoganit
| E Shtune, 07.04.2018, 09:00 PM |

Politika e Rexhep Taip Erdoganit viktimizon popullin turk atë shqiptar dhe disa popuj tjerë për interesa personale!

Shkruan Luan Dibrani

Arrestimi i gjashtë shtetasve turq që jetonin në Kosovë dhe ekstradimi i tyre në Turqi,tek qytetarët e Kosovës është krijuar një opinion shqetësues? Qytetarët janë  te shantazhuar me lloj, lloj deklaratash ku  me së shumti po ndikojnë  deklaratat e zyrtarëve të Kosovës si anarkiste nga  të gjithë flitet dhe nuk thonë  asgjë. Lind pyetja se deri me tash askush nuk dha përgjegjësi për ata qytetarë tanë dhe të informohen drejtë  se  kush e dha  urdhrin për ekstradimin e tyre për Turqi pa miratimin e drejtësisë kosovare. Kërcënimi i Erdoganit kundër kryeministrit të Kosovës lidhur me arrestimin e  6 gulenisteve  ka marre përmasa  shqetësuese edhe ne Bashkimin  Evropian qe ma Kosova  është  duke  e hequr te zitë e ullirit  ne arritjen  e plotësimit te standardeve  për liberalizimin e vizave . Ky skandal i pa matur  ka rrezik se do te na kushtoj  neve kosovarëve.

Ndërhyrja e Erdoganit në punët  e brendshme të Kosovës keqëson shpresën e liberalizimit të vizave për Kosovën!

Kjo ndërhyrje  e Erdoganit me forcat e veta ne Kosovë , po e fut Kosovën edhe ma tutje në vazhdimit te  vetizolimit  dhe një stopim për liberalizimin e vizave?

Reagimet  e para erdhën nga Rebecca Harms, zëdhënëse e Punëve të Jashtme dhe eksperte mbi Turqinë në grupin e të Gjelbërve në Parlamentin Evropiane cila u prononcua me një deklaratë për bllokim të Kosovës në BE pas arrestimit të gylenistëve?

BE-ja duhet të sigurohet që shtetet anëtarë të BE-së të reagojnë të bashkuara duke i ofruar Kosovës ndihme ne mbrojtjen e të drejtës kushtetuese mbi të drejtat e njeriut...  Në këtë rast Evropë mos   hezito qe të  biem  viktimë  e presidentit turk  me veprimet e tij! Ai po  bënë trysni në organet shtetërore  të Kosovës.

Shqetësimi është permanent,se gjithnjë e më shumë Turqia duket se po ushtron ndikimin e saj përmes lidhjeve me ‘Vëllazërinë Myslimane’ edhe mbi shtetet e Ballkanit gjë qe Kosova, po përballet  me orientim  kah Azia ku pretendon Erdogani apo ne rrugën tjetër  drejt perëndimit...

Prandaj  përmes këtij  mesazhi  ftoj   forcat politike të Kosovës qe të jenë unik për këtë çështje. Ftoj  disa gazetarë qe  në vend se të shkruajnë  diçka në interesin  e situatës  atë  e ndezin me shkrime  të njëanshme  qe po  e hutojnë popullin se kujt ti beson!!!

Le të jetë si ftese për  Bashkimi Evropian dhe NATO-ja në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe aleatet tanë qe mos të mbetet  Kosova e vetmuar ne këto çaste dramatike të krijuara nga Presidenti i Turqisë Ergodan. Zyrtarë të Bashkimit Evropian  dhe ju fuqitë  e mëdha  ndërgjegjësohuni dhe mos e vrisni popullin e Kosovës për interesat  personale të Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan!

Erdogan aleat i Rusisë nuk mundesh të jesh edhe mik i Kosovës,sepse Kosova nuk është  vilajet i Turqisë.

Është fakt i ditur se Erdogani është aleat i Rusisë. Amerika dhe Evropa duhet shqyrtuar largimin e tij nga NATO për shkak të veprimeve të tij kundër agjendës evropiane por edhe ta shpëtojnë edhe popullin turk nga ky sulltan tiranik  i vogël . Burgjet e Turqisë janë  mbushur me gazetarë, intelektualë dhe eksponentë opozitarë. Iu shtuan edhe  6 nga Kosova  gjë që u bë mollë sherri  në keqësimin e marrëdhënieve  Turqi –Kosovë.

Le te jete ky shkrim si mesazh  drejtuar edhe  organeve ndërkombëtare qe të jeni ma syçelë dhe ma aktiv qe të shpëtohet   populli turk ai shqiptar dhe disa popuj tjerë qe mos te  viktimizohen  shkaku i interesit të një  njeriu  të sëmurë për pushtete!...

Mos të harron Erdogani  se 500 vjet s’kanë arrit të na zhbëjnë shqiptarinë pushteti osman ,por as edhe 5 mijë të tjera  nuk do ta realizojnë këtë ëndërr,  prandaj zoti Erdogan mos i bërë armiq shqiptarët!

Thjesht, ngase  ne shqiptaret nuk jemi vilajet i Turqisë. Kosova është Evropë ,aleate “mish  e thua me Amerikën e orientuar qartë nga Perëndimi, por në asnjë mënyrë nga Lindja” me pretendime  te skllavërimit  nga kush do qoftë.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: