Shoqatat shqiptare: Peticion
| E Diel, 26.11.2017, 09:00 AM |

SHOQATAT SHQIPTARE TË LANDIT BADEN WÜRTEMBERG DHE BAVARI

Peticion

Këshillit të Evropës në Strasburg Kryetarit zoti Antonio Tajani,

Komisionit Evropian Kryetarit zotit Donald Tysk,

Përfaqësueses së Lartë për Politikë Komisioneres zonjës Federica Mogherini

Shoqatat Kulturore Shqiptare në Republikën e Baden Würtembergut dhe Bavarisë të Gjermanisë shprehin indinjatën dhe kundërshtojnë në të gjitha format qytetare, juridike dhe politike  për  vendimin e motivuar të padrejtë të Gjykatës Maqedone të shqiptuar këto ditë në procesin e ashtuquajtur “Gjyqi i Kumanovës” ku të akuzuarve (gjithesej 37 persona iu shqiptua një dënim astronomik  me mbi 7 shekuj, saktësisht 746 vite, 8 persona me dënim maksimal të përjetshëm).

Këto dënime të padëgjuara më parë, shprehin jo korrektësinë dhe urrejtjen e madhe të gjykatësve maqedonas kundër prestarëve të kombit shqiptarë.

Kërkojmë nga Ju, si institucion i paanshëm dhe i besueshëm, të jepni Kontributin tuaj Politik e Juridik dhe njerëzor që të ndërpriten proceset e montuara ndaj prestarëve të kombeve tjera si në këtë rast ndaj prestarëve të kombit shqiptar.

-Duke jetuar për kohë të gjatë në sisteme të drejta e demokratike vlerësojmë se edhe në të ardhmen e gjithë Evropa të gjejë paqen në barazinë e dëshirueshme dhe të mundshme pa dallime kombëtare dhe racore, duke mos përjashtuar edhe popujt e Evropës Juglindore.

-Ne kërkojmë me forcë morale njerëzore të merrni përsipër monitorimin e aplikimit të standardeve të pranishme për të gjithë qytetarët në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë.

-Shtojmë se paqja nuk duhet të ketë alternativë në rrugëtimin e mëtejshëm në integrimet Evropiane. Si qytetarë me prejardhje nga Evropa Juglindore, jemi thellësisht të interesuar të shprehim përkrahjen tonë në rrugëtimin paqësor të rajonit.

-Theksojmë se pjesëtarët  e dënuar janë trajtuar sipas skenarit të montuar nga regjimi i kaluar i partisë nacionaliste të Gruevskit.

-Kërkojmë që Ju si Institucion të merrni përsipër krijimin e një grupi hetues jo partiak dhe jo politik në Maqedoni me qëllim të ndihmoni ruajtjen e paqes dhe arritjen e drejtësisë në vend dhe për ato familje të ndara padrejtësisht. Ne kërkojmë  rezultatin e një hetimi të pavarur ndërkombëtar.

Reagimit  i bashkëngjiten këto shoqata si me poshtë :

SHOQATAT SHQIPTARE TË LADIT BADEN WÜRTEMBERG DHE BAVARI

1.) Shoqata “Pavarësia” Stuttgart

2.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna Terezë” në Göppingen

3.) Shoqata Kulturore “Kadri Zeka” Kirchheim unter Teck

4.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Kosova” në Fellbach

5.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Boletini” në Sindelfingen

6.) Shoqata Kulturore Shqiptare "Atedheu" në Shwäbisch Gmünd

7.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen

8.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Shqiponja” në Schwäbisch Hall

9.) Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart

10.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Dardania” Manheim

11.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Yjet e Kosovës” Emendingen

Shkresa për botim  nga Asllan Dibrani



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: