Nexhat Halimi: Flaka e etjes
| E Merkure, 30.08.2017, 05:11 PM |

Botime të reja

FLAKA E ETJES

Libri i ri i Nexhat Halimit “Flaka  e etjes ‘’ - i ribotuar; është  një plotësim i botimit të parë  – ‘Parakalimi i etjeve’’, të botuar më 1969 nga Edicioni i  ‘Jetës së Re’, nën përkujdesje të poetit të mirënjohur  Esad Mekuli.  Botimi i tashëm, me një riorganizim dhe ripunim të ri, vjen me titull të ri dhe me shumë  finesa kuptimore të reja. Nxjerr    dritë dhe një veçori tjetër, një tingëllim  me dimension të ri, me kuptim shumë më të thellë dhe më të gjithanshëm, me latim të ri të vargut dhe me jehonë të re të tij, e cila gjë bën që poezitë, kështu, të përjetohen  në një mënyrë të posaçme.

E tërë atmosfera – këndimi për dashurinë i një gjimnazisti të viteve të gjashtëdhjeta, është ruajtur dhe përjetohet me ndjenjë dhembshurie,  me ndjenjë ngashërimi dhe ndër valë të thella shpirtërore, të cilat vijnë me këmbim të krijuara me përkushtim.

Të gjitha poezitë janë të formës së sonetit dhe autori tërë jetën e shkruan këtë libër, tërë jetën e kthen në lumë dashurinë që nuk plaket..

Ky botim fillon me vjershën hyrëse “ E fundit në fillim”, përmes vargjesh mjaft unikate autori lidh nyjat kyçe të dashurisë, e cila herë përshfaqet përmes zjarri e herrë tjetër përmes akullit. Kapen në këtë mënyrë dy polet e jetës e të dashurisë me një sukses të rrallë, “duke e zgjuar hirin një herë, dy herë, tri herë, që të vijë shkëlqim rrëmbyeshëm nga gjaku”. Kështu të fillojë  Pylli i errët,  aty të shfaqet Pema e ngrirë dhe pastaj vjen Fundi i pyllit. Këtu megjithatë nuk përfundon dashuria, por ajo kthehet në mitin e përhershëm, i cili lidhet me flijimin dhe fjalën e dhënë, gjithnjë të gjallë. Pra, gruaja ngrihet mbi  çdo gjë të shenjtë me aromën e shpirtit të mirë. Ajo është aty në brez të murit me gjinjtë jashtë, të vijë zemra e vetmuar dhe të pijë, të  krenohet ylli me kalanë e varur mbi Bunë, të pijë vogëlushi qumësht e të rikrijojë besim  te zoti, të thërras e të thërras nënën  që s` kthehet e gjithmonë është aty me cicat jashtë, vetëm t`i vihet themeli agut... – përmbyllet libri me hijen e  poezisë së papërsëritshme të traditës sonë dhe të gjakut të shpërthyer të autorit, i cili letërsisë sonë i ofron një libër të rrallë.

Ja pse tash ajo është veç;lule me aromë – gruaja, pse është e pavdekshme dashuria dhe poezia e mirë!

Libri ka 86 faqe dhe është botuar nga SHB “Fad” në Prishtinë.

Kaltërina Meka



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: