Fritz Radovani: Pellgu i 'revolucionit kulturor
| E Merkure, 02.08.2017, 07:00 PM |

PELLGU  I “REVOLUCONIT  KULTUROR”

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e fundit.

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”

Fjala pellg në fjalorin e gjuhës shqipe ka disa kuptime. Jam kenë fëmijë në fshatin e Dajçit të Bregut të Bunës, kur një fshatarë i quejtun Palok Gjushi na mori bashkë me tim vlla per me shkue tek një pellg i familjes së tyne gati në Sukat e Dajçit. Ishte hera e parë që njoha fjalen pellg! Në dukje ishte një brrakë e madhe me ujë të ndejun vende – vende ngjyrë jeshile dhe plot me grumbuj mushkajash që shetisnin siper atij ujë të pistë...

Aty kishte shumë kallama dhe lule kënete plot me ngjyra. Paloka nuk më la me hy me kambë tek ai ujë se pernjëheresh të sulmonin ushujzat, të cilat, fshatarët i pastronin nder shishe me ujë të paster rreth 20 ditë, dhe i perdornin per mjekime të ndryshme.

Pak ma larg nder disa stomije dheu kishte edhe gjarpinjë të mëshefun, që veç kur i sheh tue kercye dhe tue u zhytë në pellg me kokat thumuese siper drejt brigjeve tjera...

Shqipnia – një nga vendet ma të bukra të Ballkanit e pse jo, t’ Europës, ishte vetizolue dhe kthye në një pellg ku kullonin ujnat e ndejuna të kampit socialist, që andrronte prej kohësh Nikita Hrushovi: “RPSSH – Kopshti i lulzuar i socializmit në Ballkan!”

Nder vendet komuniste dhe socialiste atëherë dhe sot edhe pse çensura ishte e plotë dhe pa asnjë lëshim, jo vetem nder gazeta apo organe kryesore po, edhe nder disa të dorës së tretë apo të katert kishte edhe kontroll të çensurës, me errsim të plotë të së “vërtetes”!

Shqipnia në të gjitha shtetet socialiste të Botës asht kenë shteti ma i izoluem, ma shumë se të gjithë të tjerët i shtypun dhe i shkallmuem nga diktatura e “luftës së kllasave”, ma i varfer se të varfërit e Afrikës dhe t’ Azisë, ma i mbytuni në gjak nga qeveritarët që nuk lëshonin asnjë post në qeverisje, ma i shfrytzuemi per pasunimin e drejtuesve kryesor, ma fanatiku anadollak i mbrojtun nga filo – ortodoksia sllave, e cila me Gjenocid arrijti me zhdukë krejtësisht Kulturen Europjane Perëndimore, Gjuhen Gegnishte Shqipe, të gjitha Burimet e lavdishme të Historisë dhe Letersisë Shqipe, tue fillue nga Betejat e Lavdishme të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, Formulës së shkrueme të Pal Engjullit, Shkrimtarët Atdhetarë Shqiptar të Veriut, Rilindjen e Papersëritshme Kombtare, gjurmët e Shkollave të Para Shqipe, Perpjekjet per Liri e Pavarsi të Lidhjes së Prizrenit, një nga Etapat ma të Lavdishme të Historisë së Popullit Shqiptar nder të gjithë shekujt: Ngritjen e Flamurit në Deçiq nga Heroi Kombtar Dedë Gjo’ Luli, me 6 Prill 1911... Dhe të gjitha faktet Historike të Lavdishme që Shqipnia e Veriut solli me “Memorandumin e Gerçës”.

Të gjitha ngjarjeve të papersëritshme dhe të lavdishme Historike deri në ngritjen e Flamurit Kombtar në Vlonë, me 28 Nandor 1912 dhe Shpalljes së Pavarsisë, u ka prij me vetmohim Burrnia dhe Fisnikia e Veriut, e cila po mos t’ ishte e pranishme në të gjitha Betejat Historike e të shkrueme me gjak Herojsh, as sot Shqipnia nuk do t’ njihej Shtet!

U vranë tradhtisht tue fillue nga Dedë Gjo’ Luli me djelmë, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi, Gjelosh Luli, Gjergj Vata e Bajraktarët e Maleve me sa e sa Trima të pashoq që na lanë një Histori me shkronja t’ arta, e sot me paturpësinë e pashoqe “Akademia e Shkencave e RSH”, pret udhzime nga turqit per me ba ndryshime dhe me shkrue “Një Histori të vertetë”! Gjarpijt e djeshem të pellgut të ndytë të “Shqipnisë socialiste”, perpara se me folë mendohen se çka me mashtrue: “Unë kam shkrue per dhimbjen e madhe të vdekjes së Enver Hoxhës me 11 Prill 1985, po ju as sot nuk i kuptoni ata rreshta, ku shprehej me ironi ajo ‘dhimbje!...” E bash këta tradhtarë nder skuta e strofulla gjarpijsh qeshen tue i shterngue duertë njenitjetrit: “Ua hodhëm!”

Vetem mos harroni me pyet veten: “Kush ua porositi librat, kush ua botoi, kush ua perkthei, kush ua shperndau dhe kush ua pagoi paret!??.. E, cila ishte djersa e juej?” Mbasi ti mendoni këto pyetje provoni me u pergjegjë buzë atij pellgu ku jetoni...

Dhe, do të kujtoheni se, nuk jemi të gjithë të droguem që presim “ringjalljen” nga ju!...

Mos harroni me kujtue se kush ua dha të drejtat e studimit, pse ua dha pikrisht ju dhe, cilat ishin kushtet e shperblimit nga ana e juej, nga familjet e krijueme nga ju e pasuesit?

Ju shetitshit nder lundra tek pellgu, zhyteshit mbrenda dhe kur nxirshi koken jashtë, asnjë nuk ndryshojshi nga gjarpijtë që ju thumonin dhe ju pajisnin me helmin e urrejtjes së perjetshme ndaj mikut e deri tek vllau i juej, ndersa sot mundoheni me na mashtrue se “nuk ishin të gjithë gjarpijtë njëlloj”... Kishte edhe nga “ata me helm të mirë...”

Se cili ishte helmi “i mirë” i dy drejtuesve vrasës të “Revolucionit Kulturor të 1967” këte, e provon ma sëmiri Martiri Havzi Nela, i varun në vitin 1988 në Kukës nga Ramiz Alia.

Pa hy në zhdukjet e pabesa të tiranve të Popullit Shqiptar nga viti 1944, vetem shikoni kush vrau e vari në “Revolucionin Kultural” dhe cili ishte objektivi i këtyne masakrave?!

Edhe sot janë të gjakosuna piramidat kufitare të Shqipnisë “socialiste” nga mashtruesit terroristë të Rinisë Shqiptare me “ndryshime ligjësh të arratisjes” nga Ramiz Alia, që asnjëherë nder damart e tij të pistë nuk ka pasë asnjë pikë gjak shqiptari, boshnjaku po!

Ka 70 e sa vite që u shembën Kishat e Kullat e Maleve të Veriut, u vranë e u qiten fare të gjithë Klerikët dhe Bajraktarët Trima të Bjeshkëve të Nêmuna, u dhunuen Kanune e ligjë Malesh, u zhduken Fise e pinjollë të “Besës, Burrnisë e Bujarisë” së Maleve tona kreshnike... E, tradhtarët me sllavokomunistët anadollakë të “konferencës islamike” të Ramiz Alisë me pasuesit e vet, edhe sot, ua kanë friken e dridhen si qejt nga “Vetëtimët” e Vargjeve të “Lahutës së Malcis” së të Pavdekshmit Poet Kombtar At Gjergj Fishta!

Kanë kalue sa vjet që Eshtnat e At Fishtës janë të shkaperdame në Varrezat e Rrëmajit, dhe ju e vetem ju, trashigimtarët e pellgut të pistë, keni frikë me i mbledhë në një thes!

Ka plot 76 vjetë që Shqipninë e shkretë ua keni lëshue në dorë homoseksualëve tue e fillue grumbullimin e pisllekut të PKSh me 8 Nandor 1941, nga sllavet Miladina me pleha dhe tue u tregue sllavëve se, ua kalojmë edhe me veset ma të flliqta që trashigojmë nga turqit “vëllezërit e gjakut” nga pushti Enver Hoxha, Ramiz Alia e deri ku të doni ju, tek trashigimtarët e tradhtarëve të betuem tek sllavët, e tue mbushë xhepat e bankat nen flamurin e ngulun të Esad Pashë Toptanit në varrezat e Parisit...

Po bahen 105 vjetë që Europa ua ka hapë një dritare nga Perëndimi! Ende nuk keni gjetë as sot një Shqiptar Katolik per President apo Kryeminister... Edhe Ata që ishin i keni vra! Mundohen trashigimtarët e vrasësve të djeshem me tregue se “janë Pagzue!”, por “fatkeqsisht” u rritën në Bllokun e Udhëheqësve, e sot mbi 50 vjeç nuk dijnë me ba as Kryq, edhe pse nder shtatë ditët e javës, dy ditë i nisin gratë e veta tek Erdogani...

Po, a kujtoni se ka luejtë mendësh Europa me mbushë salonet me homoseksualë?

Kujtoni mirë thanjen e Plakut Grisë..., per “qenin që han robt’ e shtëpisë së vet”!

SHQIPNIA ASHT TRUELLI I GJERGJ KASTRIOTIT !

Edhe pse Varrezat e Atdhetarëve tanë, ka gati 550 vjetë që i boshatisni...Tue fillue nga i MADHI GJERGJ KASTRIOTI e deri tek At Gjergj Fishta e Don Kolec Prennushi, Ata e kanë një varr, edhe pse pa Kryq e Emen, po, Toka Arbnore asht me “Emnin e Tyne” !

“Shqipnia e Gjergj Kastriotit e Flamuri i Tij ishte Ajo që u pranue në NATO” !

E sot, po mos të ishte ALFABETI I AT GJERGJ FISHTËS, edhe unë do të kishe shkrue me shkarravinat e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit apo të Erdoganit...

E po mos të kishe Bekimin dhe edukaten e fitueme nga Don Kolec Prennushi, do t’ishe një kokerr spijuni i sigurimit të shtetit, po ishte Urata e kujdesi i Tij që më ka shpetue!

Kur iku Don Koleci heren e fundit që nuk u kthye ma në Dajç, në Qershor të vitit 1950, kishe qejfë me e percjellë deri tek Lisi në Vorr ku e priste karroca per Shkoder. Ishte një ditë e nxehtë. Ai mu afrue dhe në vesh më tha: “Fritz, rri këtu e ruej qelen, se po vijnë komunistat e më vjedhin librat e bibliotekës!” E, unë ndeja aty e nuk shkova me Ate...

Porosia që më la Daja... Ishte një porosi e perjetshme: “Me u ruejtë nga hajdutët...” Janë pikrisht ata komunistë vrasës që sot kerkojnë me krijue “Jugosllavinë e Re, Ballkanin Perëndimor apo Republiken e Re... E ndoshta, me drogë me na e ringjallë edhe njëherë “Enverin e 1941”!! Po, a mund të besohet se krahinat që ishin Shqiptare nder shekuj, sot me punue per Mosken, Beogradin, Athinen apo shkombtarizimin e Trojeve të Gjergj Kastriotit, tue shkrrye Flamurin e Tij që edhe sot asht i mberthyem per parzem të Atij Burrit të Hotit, që derisa serbët e toptanët e varrosen në Token e Bekueme Shqiptare,  bash pranë Atyne Françeskanëve Miqve të Tij, që sllavokomunistët i lane pa vorre!

Mos harroni edhe Ramizin e masakrave të Tivarit dhe Mehmetin vrastar të Kelmendit!

Mbi varret e tyne të qelbuna vazhdojnë me u shkrrye edhe sot “tituj e dekorata”!

Perçarësit e Popullit Shqiptar janë vetem renegatët e hajdutët që sot kerkojnë me ruejtë me dhunë kolltukët e pushtetin e gjakosun, janë ata trashigimtarë që vrasësit e djeshem  i quejnë “heronjë”, janë tradhtarët e sotem shovenistë sllavë: “Besnikë të Stambollit”!

***

VLLAZEN E MOTRA SHQIPTARË !

“Ajo që ka ngja në Shqipni.., nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...

Europa duhet t’a dijë...!!”

Po, këte thanje a e kujtoni kush e ka thanë dhe, në cilin vend ?!..

50 VJET: Ju lutem kujtoni VITIN 1967. Mos e harroni 6 SHKURTIN !

Ata qinda e mija të vramë e të mbytun pa varre e pa Shenja tek koka, dhe mos mendoni se i kanë “harrue ata”.., që i thurin lavdi diktatorëve, torturuesve e vrasësve të Tyne !?

I shihni naltë ata kafshë tue pi ujë tek pellgu? Shikoni edhe njëherë...Ata pijnë ujë... Vetem me freskue tradhtarët tanë, kur të zhyten në llomin tek pellgu i mnershem i

FJALIMIT PROGRAMATIK: “6 Shkurt 1967”!

Fund...

Melbourne, 31 Korrik 2017.



(Vota: 5 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: