Fritz Radovani: ''Çlirimi i tretë'', kur do të bahet?!
| E Shtune, 06.08.2016, 07:43 PM |

PO, “ÇLIRIMI  I  TRETË  I  SHQIPËRISË”, KUR  DO    BAHET ?!

Nga Fritz RADOVANI

Lexova këto ditë këta rreshta: “Kthehemi tek realiteti ynë i kohëve të fundit. Ç’po vihet re tani, pas miratimit të Reformës, “revolucionit” të 21 korrikut apo “Çlirimit të dytë të Shqipërisë”, siç u vlerësua me zë të lartë, nga shumë syresh?...”

Mendova pak çaste, po nuk po hezitoj per me dashtë me thanë të vertetën: “Po, çlirimi i parë kur pat ndodhë, që nuk po e mbajmë nder mend asnjë shka mbushëm 75 vjetët!?”

Per me kenë objektiv në percaktimin e këtij dyshimi, nuk do të shpjegoj mendimet e pleqve tanë dhe as, shka kujtojmë si fëmijë, nga ngjarjet e mnershme të atyne viteve kur zgjoheshim nga gjumi prej krizmave të automatikëve në Zallin e Kirit të Shkodres, po do të paraqes vetem dokumentin e shkruem nga z. Henry Kissinger, në librin Diplomacia, botue në Tiranë, në vitin 1999, ku shenon në fq. 443: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore pa ndërmarrë një risk të tepruar... Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.” Dhe vazhdon në fq. 438: “Prandaj ai e mbajti ushtrinë e tij në qender të Europës, ku gradualisht ai imponoi qeveri kukulla.” Në fq. 434: “Stalini ngulte këmbë të mos pranonte kërkesën e demokracive për zgjedhje të lira në Europën Lindore.”

***

JANAR 1945 Enveri i jep urdhën me shkrim trupave që ndodheshin në Veri:

“Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufinjve, pa treguar as më të voglën tolerancë!..”

1 korrik 1946, Enver Hoxha, i pari i huej që dekorohet “Hero i popujve të Jugosllavisë”.

15 Dhjetor 1947, Enver Hoxha deklaron në mbledhjen Komitetit Qendror të PKSh: “Duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria, nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË ...” (1947)

***

“Deputetët” tanë endè nuk e kanë marrë vesht se “nder tavolinat e Kuvendit Popullor” nuk flitet me hamendje, as me rrena apo si i thoni ju “shokë e zotrinjë” me “gjuhën e njësuar” pra, me gënjeshtra... Por, vetem, me fakte dhe dokumenta!

Janë ba plot 25 vjetë që flisni per “pastertinë e figurës”! A e kujton veten o Sali Berisha, perballë të Madhit Isa Boletini në Shkoder...kur pate thanë: “Të gjithë jemi bashkvuejtës dhe bashkfajtorë, per çka ka ngja!”, dhe të gjithë duertrokitëm, tue “kujtue” se ti me të vertetë, ishe tue tregue të vertetën... A të kujtohet data, apo e ke harrue!? – Nuk janë aq shumë vite sa kujtojnë disa... Plot 25 vjetë, “para çlirimit të dytë!”...

Mësuesi i juej, diktatori anadollak Ramiz Alia, Sekretar I i KQ. PPSh, President i RPSSh., ka mbajtë një fjalim në Byronë Politike të KQ të PPSh, në vitin 1989, në Tiranë, të cilit, me shumë djallëzi po vazhdoni ti përmbaheni ju pasuesit e tij, andrrimtarët e “rilindjes” së kasaphanës së re të Popullit Shqiptar. Ai ju la një “testament”:

“Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqëve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë ne dhe pasardhësit tanë…

Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë…

Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!”

***

Si bre “burra”, po edhe 25 vjetët e “demokracisë s’uej” paskan kenë robni komuniste!?

... E prap tashti, po mendoni me fillue nga fillimi me “çlirimin e dytë”?!

Të mjerët ata që do ti besojnë komunizmit e pjellës së mallkueme të Tij !..

Edhe lumejt rreth Shkodres kanë ma pak ujë se lotët që kanë derdhë sytë e Nanave tona nga fjala e mnershme nder shekuj të shekujve: “Çlirimtarë komunistë”!..


Melbourne, 4 Gusht 2016.

(Vota: 8 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: