Reshat Nexhipi: Toponime me elemente iliro-shqiptare
| E Enjte, 21.05.2015, 07:44 PM |

Toponime të njohura në botë, me elemente iliro-shqiptare

Nga Reshat Nexhipi

Në vend të hyrjes

Isha në dilemë,  a të dërgoj për publikim një tekst të tillë me toponime për të cilat është shkruar nga autorë të ndryshëm, si dhe nga ana ime, por për sicilin vend në veçanti, për dallim nga ky i sotmi, në të cilin i kam grumbulluar në një vend. Për të zgjedhur dilemën, tekstin ja dërgova një kolegut tim për të dhënë mendimin e tij. Si e mbaroi së lexuati, përmes telefonit, më tha:  ,,Larg asaj të denigroj shkrimet e autorëve të tjerë, por nuk mund të mos them se ky tekst, vlen sa për tëra shkrimet e tjera që kam lexuar deri më sot, sepse  nxjerr në sipërfaqe lashtësinë dhe shtrirjen e gjerë të  racës tonë nëpërgjithësi,, dhe se ,,Ky tekst,  me  toponime të   grumbulluara në një vend, i përngjet pasqyrës të madhe ku njeriu shikon trupin e tërë, nga këmbët gjer në kokë,,- më thotë  kolegu dhe,  për shkaqe  që mund të merren me mend, kërkoi  të mbetet anonim..

Evidentimi i vendeve,sipasalfabetit dhe pa ndërhyrje në objektivitetin e tyre

Afrika dhne Azia. Emrat e këtyre dy  kontienteve,  Elena Kocaqi, i lidh me fjalët shqipe: frikë për Afrikën dhe i zi për Azinë.,duke u mbështetur  në faktin që  për shkak të egërsive njerëzit e Afrikës kanë frikë, kurse ata të Azisë janë të zinj. (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane, f 93)

Albion. Emri i vjetër i Anglisë, që ka të bëjë me Albanët-banorë të qytetit Alba të Italisë. Robert D’Angely, shkruan se në kartat gjeografike dhe historike të Anglisë, shihet se, në këtë shtet, ekzsitojnë emrat Albion, Albain, Albany. Pra, historia më e vjetër e këti shteti është e lidhur ngushtë me stërgjyshët tanë-thuhet në një shkrim të internetit.

Aleksandria. Emri i këtij qyteti të Egjiptit, ka të bëjë me fjalën shqipe ëndërr-shkruan  studijuesi Mathieu Aref,  në librin Shqipëria...f. 299.

Algjeria. Emri i këtij vendi ka të bëjë me fjalët shqipe-Gjiri i Artë-shkruan Astrit Lulushi. Algjerinë   nga zgjedha  e huaj e çliruan 4 vëllezër shqiptarë.

Anadolli. Ky  emër, sipas disa shënimeve, ka të bëjë me fjalët shqipe ana e dollijve.

Arabia. Sipas shkencëtarit francez Robert D’ Angely, emri në fjalë, gjegjësisht i arabëve, ka të bëjë me fjalën shqipe arb, kurse në një shkrim të “Globit”, të 30 qershorit, 2001, f.38, theksohet se emri Arabi rrjedh nga fjalët shqipe arë tokë etj.

Argjentina. Emri i saj ka të bëjë ne fjalën shqipe  argjend (“Globi”, 30 qer

shor, 2001)

Atllantida. Emri i këtij kontinenti të zhdukur, me një sipërfaqe më e madhe se ajo e Afrikës dhe  Azisë së bashku, rrënjët i ka te fjala shqipe at, baba shkruan Elena Kocaqi e cila  i referohet shkencëtari Katapano, i cili, sipas prof. dr. Skender Rizajt,  thotë se  kontinenti në fjalë, ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshërve të shqiptarëve.

Athina. Emri i saj lidhet me fjalën shqipe e thënë= shkruajnë Spiro Kondo, Aristidh Kola,  Robert D’Angely, Dhimitër Pilika dhe  Mathieu Aref.

Austria. Elena Kocaqi, në librin  e saj  të cituar më sipër, f. 176, shkruan se në kohën më të vjetër  shteti në fjalë  quhej  Norikum, kurse Jakov Milaj në librin“Raca shqiptare”,f. 70, shton se atje jetonin ilirët, kështu që ata mund të kenë qenë edhe themelues të këtij qyteti ?

Austria.Thuhet gjithashtu se nuk përjashtohet mundësia që emri Austri  të ketë lidhje me me fiset ilire-istrët ose histrët dhe se  mbiemri i  të famshmes femër me origjinë shqiptare-Elena Gjikës-Dora d, Istria, ka të bëjë me Istrët ?. Mateja Aref, në librin e tij, Shqipëria, f.72, shkruan se ,,,gjuha e farkëtarëve austriakë  mendohet se ishte ilirishtja,,.

Ballkani. Emrin e  këtij gadishulli disa e  lidhin  me fjalët shqipe ballë dhe hënë. Xhoana M. Perkai, shkruan se Ballkani deri para dy shekujsh është quajtur Gadishulli ilirik dhe se më parë njihej si More, emër ky që ka rrënjë ilire.

Belgjika. Në literaturën historike thuhet se nga familja princore  trojane, një  pinjoll  i saj i quajtur Bavo, disa vjet më parë, u vendos  në Belgjikën e sotme dhe se në qytetin Gent edhe sot  ndodhet  katedrala  me emrin e tij,,Shën Bavo,, pasi aty është qendra  e shtetit që ngriti ky trojan-ilir.

Berlini.Sipas disa shënimeve, enri i këtij qyteti,rrënjën e ka te emri Ber, i cili, sipas mitologjisë ka qënë djalë i Zotit Makedon, e ky ishte nip i Zeusit ilir.

Bitolla (Manastiri).Von Hahn shkruan se emri e vendlindjes së Alfabetit, vjen nga një fjalë e vjetër shqipe, si një dëshmi e popullimit të rajonit nga shqiptarët, para se fiset sllave të zbrisnin në Ballkan” (Fakti, të 31 tetorit 2006). Disa shkencëtarë shqiptarë janë të mendimit se emri Bitolla...ka të bëjë me fjalën shqipe i butë, duke u bazuar në faktin se Manastiri është quajtur edhe me emrin Butelion (shqiptarët e Maqedonisë, Shkup, 1994, f. 90, 92 dhe 94).Përndryshe, Manastirit vllehët i thonë afërsishtme emrin e posatheksuar që i përgjigjet fjalës shqipe i butë ?

Bizanti(Stambolli i sotëm). Emri i tij rrënjën e ka te fjala shqipe buzë, sepse kishte atë formë- thotë   shkencëtari francez Robert D’Angely, në veprën e vet, “Enigma”, f. 169, kurse  dr Skender Rizaj, shton: “Banorët e Perandorisë Bizantine ishin kryesisht ilirë, prandaj Bizantia quhej Ilirikum-Iliri..,,.

Brindizi. Mathieu Aref, në librin e tij “Shqipëria”, f. 285, emrin e këtij qyteti e nxjerr nga fjalët shqipe bri dhie (dashi).

Britania. Elena Kocaqi, në librin e saj të cituar, f. 81 dhe 156, shkruan se emri Britani ka të bëjë me Britin, liderin e dardanëve ilirë.

Bukureshti. Mathieu Aref, në librin e tij “Shqipëria”, f. 286, emrin e këtij qyteti e lidh me fjalët i bukur është, qytet më i bukur,  Lazgush Poradeci ka shkruar se Bukureshti “mban emrin më bujar të të folurit shqip”, kurse Komiteti Korçar i Bukureshtit, “paraqet lulen më të bukur të Shqipërisë.

Dalmacia. Emrin e ka fituar nga fiset  ilire-dalmatët dhe  ka të bëjë me fja

lën shqipe dele, blegtor etj. Në literaturën historike thuhet se Dallmacia hyn në territorin që quhet “Zemër e tokës Ilire” (Aleksandër Stipçeviç).

Danubi. Mathieu Aref,  shkruan se këtë lumë grekët e quanin Istros, që ka të bëjë me fjalën shqipe i shtrirë, i madh.

Dardanelët. Emri i këtij vendi, ka të bëjë me dardanët ilirë dhe me fjalën shqipe dardhë- shkruan Mathieu Aref. Në mungesë të shkronjës dh, sllavët dhe të tjerët këtë gërmë e zavendësojnë me d. dhe del Dardania në vend Vend i dardhave etj- thuhet në një tekst të internetit.

Emadhia. Emri i parë i Maqedonisë, me rrënjë shqipe-e madhe (Matej Aref, Sami Frashëri, Vepra, 7, Rilindja, Prishtinë, 1984, f.39 etj.) Fan Noli, në Historinë e Skenderbeut, botimi 1921, f.50-51, thotë se Emathia është Mati në Shqipëri, kurse sipas disa shënimeve të tjera edhe Matiçani dhe Matka  në Maqedoninë e sotme kanë të bëjë me fjalën Emadhia.

Epiri. Në librin “Vepra” të Naim Frashërit, nr. 5, Prishtinë, 1986, f. 205, thuhet se emri në fjalë ka të bëjë me fjalën shqipe i epërm, i sipërm, i lartë.

Evropa. Emrin ky kontinent e ka fituar nga ai i motrës së  Kadmit, i cili ishte babaj i Ilirit, pra emër puro ilir. Një vendbanim me emrin Evropë është shënuar pranë Kolosjanit, në jug të Kuksit në Shqipëri.(prof.dr.Agim Shehu, “Historia e hartografisë”..f, 38).Stefan Vizantiski, gjeograf i shekullit X, Evropë e quante edhe Dardaninë, me qendër në Shkup. (L.Domazetoviq, Antiçka Makedonija,63).Në literaturën historike thuhet se mbretërit e shteteve evropiane, ishin pasardhës të Herakliut, babajt të Hilit ose Hillurisit prej të cilit e fituan emrin ilirët. (Lubomir Domazetoviq, Antiçka Makedonija, Beograd, 2002, f.104). Feja e vjetër e Evropës quhej Druid. Emër ky  që e ka origjinën nga fjala shqipe dru , sepse ata praktikonin një fe që lidhej me drurët?-shkruan Elena Kocaqi,në librin e cituar, f.160.

Evropa, shënime të tjera. Pa Kadmin ilir i cili solli shkronjat e para nga Fenikia në Ballkan dhe pa Konstantinin e Madh ilir, i cili shpëtoi krishteriz

min dhe ndau botën nga paganizmi primitiv, si dhe pa Skenderbenë i cili 25 vjet me rradhë pengoi sulmet osmane  drejt Evropës, ky kontinent  sot do ishte shumë prapa botës.

Evropa. Për këtë kontinent kemi edhe këto shënime: “Kalorësinë e lehtë Evropa  e mësoi prej ushtarëve shqiptarë që kanë shërbyer në Francë dhe në Itali. Shqiptarët ishin ata të cilët e futën bujqësinë në Evropë dhe ia bënë atë të njohur fiseve të këtij kontinenti”- shkruan Mitat Frashëri në librin  “Fati i Shqipërisë”, f.55 dhe 98)

Fenikia. Mbreti i saj, Agenori, ishte babaj  i  Kadmit, Evropës, Feniksit dhe Siliksit, të tre pra me origjinë ilire. Feniksi themeloi Fenikinë kurse Sikiksi Sicilinë. (M. Aref, Mikenët-Pellazgët, Tiranë, 2008, f. 419).

Greqia. Aristidh Kola, konstaton se emri i këtij shteti ka të bëjë me fjalët shqipe gra të bukura dhe se  Greqia një kohë quhej edhe Shqipëria e Re. Robert D’Angely, shkruan: “E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip” kurse Lamartini dhe ca të tjerë që e kanë vizituar Greqinë e asaj kohe, të gjithë, pa përjashtim, kanë shkruar se ajo (Greqia - R.N.)duhet të cilësohet si Shqipëri,,

Medi Frashëri:Gjaku i ri shqiptar rilindi Greqinë e Re”.

Gjermania.Në literaturën historike, thuhet se nga Gali, vëllai i Ilirit, kanë dalë Keltët e nga këta dolën gjermanët, që do të thotë historia e parë  e gjermanëve është e lidhur ngushtë me ilirët- thuhet në një tekst të internetit dhe shtohet që nuk ishte gjë e rastit që Hitleri i deshte shqiptarët.

Holanda. Hollandezët rrjedhin nga Kelltët, kurse këta të fundit rrjedhin nga i vëllai i Ilirit-Gali- thuhet në një tekst të internetit.

Kafiristan. Banorët e këtij vendi, midis Avganistanit dhe Pakistanit, gjuhën e tyre e quajnë burusheski, që ka rrënjët në fjalën shqipe burrë, në kuptim trim, gjuhë e burrave, e trimave (Aristidh Kola, “Gjuha e perëndive”, f.69, fusnota

Korzika.Emri i këtij ishulli ka të bëjë me fjalët shqipe Gur i Zi, gjë që dësh

mohet edhe me faktin se një vend i Korzikës mban emrin në fjalë “Gur i Zi”. Në këtë ishull ka edhe plot gjurma të tjera të elementit iliro-shqiptar. Në enciklopedinë elektronike, qëndron shkrimi ku thuhet se Napoleon Bonaparta e ka ditur që shqiptarët dhe korsikanët kanë zakone të përbashkëta në lidhje me besën, hakmarrjen, mikpritjen etj.

Londra.Sipas Elena  Kocaqit, këtë qytet, pra kryeqendrën e sotme të Angli

së, e themeloi dardani Briti dhe e quajti Troja e re.Me këtë emër e quajti edhe Cezari, poashtu trojan.

Marsej. Emri i këtij qyteti historik, ka të bëjë me fjalët shqipe marr, sjell, tregëti. (Robert D’Angely, “Enigma”, f.65)

Moskë. Emri o këtij kryeqyteti rus ka të bëjë me fjalën shqipe mushkë-shkru

an Matheu . Aref, Mikenët....f. 288.

Parisi. Emri i tij lidhet  me fjalën shqipe i pari (Engjëll Sedaj“Fiset ilire... gjurmime alban­ologjike”, XXX-1983, Prishtinë 1984, f.88, si dhe Mathieu, f.26)

Piza. Këtë qytet, siç duket, e kanë themeluar ilirët, prandaj edhe jo rastësisht më parë quhej Tautana, aludim ndaj Teutës.

Prilepi. Shkencëtari Vërshçeviq, ka shkruar: Pjesa e dytë e emrit Prilep ka kuptim shqip, kurse shkencëtari bullgar Hr.Shaldev, në librin e tij, Grad Pri

lep, Sofja, 1916, f. 3 shkruan se Prilepin romakët e morrën nga Thrakët dhe ilirët. Shkencëtri tjetër bullgar, G. Trajçev, në librin e tij, me të njëjtën emër si i pari, botuar në të njëjtin qytet, më 1925, f. 2, shton se e shtuquajtura Kulla e kral Markos, mbi Prilep, rrjedh nga koha e Ilirëve dhe Thrakëve- njofton dr.Mustafa Ibrahimi.

Qipri. Linguisti i shquar Spiro Kondo, në veprën e tij, kushtuar pellazgëve, botuar në Tiranë më 1964, f.182, shkruan se emri Qipro rrjedh nga fjala shqipe bakërr që asocon edhe në kripë.

Raguza. Ky emër i vjetër i Dubrovnikut, ka të bëjë me fjalën shqipe rush. (“Gjuha shqipe”, I, Prishtinë, 1987, f.78, autor: Mehmet Halimi)

Roma. Mathieu Aref,  në librin  “Shqipëria”, f. 87 dhe  290 shkruan se emri Romë ka të bëjë me fjalën shqipe rrumbullak.

Sicilia. Emri i këtij ishulli ka të bëjë me fjalët shqipe si kali, formë kali. (Robert D’ Angely, “Enigma”, f.195). E themeluar nga  Siliksi, vëllai i Kad

mit ilir nga Fenikia. (M. Aref, Mikenët-Pellazgët, Tiranë, 2008, f. 419).

Shkupi. Studiuesi kroat, Petar Skok, kosntaton se fjala shqiptar vjen pikërisht nga emri i Skupit (Shkupit)- thuhet në një shkrim të internetit dhe shtohet se ky qytet është formuar në gjysmën e parë të shek. IV p.e.r. në anën e majtë të lumit Vardar nga dardarët ilirë.

Troja. Emri i këtij qyteti historik, ku është zhvilluar lufta e njohur midis ve

të fiseve pellazgo-ilire, ka të bëjë me fjalët shqipe truall ose tru, etj. (Robert D’Angely “Enigma”, f.117) Themelues i tij ishte Iliri, prandaj edhe emri i dytë i qytetit në fjalë ishte Ilij, kurse vepra e Homerit kushtuar Luftës të Trojës quhet “Ilijada”.

Vashingtoni, mban emrin e  Kryetar i parë i Amerikës, me nënë shqiptare.

Venediku. Emri i tij sipas  Mathea Aref, (Shqipëria..f.532) ka të bëjë me fjalën shqip vend, vendas.

“Via Egnacia”. Emri i kësaj rruge të famshme romake e ndërtuar në vitet 146-12- p.e.s., sipas Mathieu Arefit ka të bëjë me fjalën shqipe i gjatë.

Vllahia. Emri i këtij vendi, pra edhe i fjalës vlleh, rrënjët i ka te fjala vëlla. (Robert D’Angely, “Enigma”, f.255)

Në vend të përfundimit

Ky shkrim, siç më tha edhe kolegu i lartpërmendur si dhe disa të tjerë, mund të nxisë ose duhet të nxisë krijuesët tanë të gjuhës etj.dhe që njohin rusishten të hapin enciklopedinë ruse dhe të shikojnë si studijuesit e ati vendi e sqarrojnë domethënien e emrit të kryeqytetit të tyre-Moska dhe në këtë mënyrë mund të haset ndonjë element që ka të bëj me fjalën shqipe mushkë dhe nëse nuk ka  asnjë element të tillë atëhere del se  konkludimi i Mathie Arefit është sajesë e kulluar, gjë që vlen edhe për studijuesin  Aristidh Kola, i cili  emri i vendlindjes së Lekës së Madhh Pella, e lidh  me fjalën shqipe pelë!  etj.etj.Përndryshe, ky vend sot është një fshat midis Manastirit dhe Selanikut në Greqi, të cilin pata rast ta vizitoj dhe fitova përshtypje, ndoshta emocionale që pozita e këti fshati  është e përshtatshme për ruajtjen e pelave? Nëse këto dy  teza, si dhe ato të autorëve të tjerë, dalin të vërteta, atëhere, vërtetohet pohimi i  Niko Stilos se  ,,Shqiptarët janë më të vjetër se  toka, ata janë Pellazgë,,-njofton  Arben Llalla në Faktin e 18 gushtit, 2007 dhe shton se ky shkencëtar,  mbi 30 vjet merret me prahistorinë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: