Agim Gashi: Presidenti Rugova dhe biri im Nineli
| E Merkure, 21.01.2015, 08:55 PM |

PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE

Nëntë vite pa Presidentin Rugova!

Shkruan Agim Gashi

Në çdo janar që do vijë në shekuj, tek varri i Presidentit do të vërshojnë qytetarë, subjekte dhe institucione për ti bërë homazhe njeriut që ishte ikona e mbarë kombit shqiptar dhe kolos i çështjes shqiptare. Aty do të shkojnë ata që e duan me zemër, ata që e urryen, ata që dashten ta vrasin, ata që e lane rrugëve të Evropës pa para e pa bileta, që me emrin e Tij fituan vota, pushtet e para milonshe.

Presidenti Rugova do të mbetet përjetësisht përsonaliteti historik i kombit, sepse për 16 vite sa ishte kryetar i partisë që Ai e ngriti dhe e udhëhoqi, ishte edhe kryetar i Republikës së Kosovës që pas luftës të zgjidhet edhe kryetar i shtetit të Kosovës, ishte vizionar e diplomat dhe njeri i urtë që arriti të bëj kthesa kolosale kombëtare duke jetësuar aspiratat e popullit.

Fatkeqësisht vdekja na e mori herët, aq herët kur neve na duhej më së shumti. Dhe kjo është arsyeja që edhe sot pas nëntë viteve, pos krenarisë që e kishim dhe jetuam në epokën e Tij, na gërshetohen ndjenjat duke e bërë dhembjen edhe më të thellë. Kjo dhëmbje, ky pikllim i popullit shqiptar, do të zgjasë duke mos njohur kufijtë kohorë e toksorë.

Njeriu që krijoi vetëdijen shtetërore

Por, disa karaxhozë të atdheut, disa susllovë, aq ia kishin inatë saqë edhe shteticilat do ta digjnin për me dhejgë diçka rugoviane,  dogjën në sheshet e Dardanisë flamurin dardan të ideuar nga Presidenti dhe bijt e tij. Ata e dodhen shqippnjen dykrenare, simbolet dardane, andaj sot Kosova ka flamurin me gjashtë "zvezdica", flamur të cilin po të ishte Rugova nuk do të valonte në hapsirat dardane.

Koha prej nëntë vitësh ishte kohë e mjaftuar që klasa politike të meditoj dhe të reflektoj për të kaluarën që Kosova e ka lënë mbrapa, për të përfituar eksperiencë dhe trashëgimi të lëna nga Presidenti Rugova, për të shkuar para duke ndjekur rrugën e tij. Rruga rugoviane ishte dhe është më se e domosdoshme për prosperotetin dhe ardhmërinë e këtij shteti, sepse ai ishte kampion i liderit demokrat jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, ishte modeli i politikanit humanist, liberator dhe liribërës. Për këtë arsye edhe njerzit e politikës botrore thanë se Dr. Rugova ishte më shumë se politikan, më shumë se lider, më shumë se shtetar, më shumë se gjiçka tjetër. Ai kishte një urtësi të mahnitshme që bënte për vete masën popullore të shumë vuajtur nga robëria. Me përkushtim të pashembullt u bë Qytetari i Parë i Kosovës dhe arriti që pa aparat burokratik, pa aparat propogandistik, pa makineri detyruese pa asnjë mjet shtrëngimi e manipulimi, në mënyrë njerzore e të drejtëpërdrejtë, vllëzërisht e shqiptarisht, në formimin e vetëdijës qytetare të shtetit të Kosovës. Ai nxiti vetëdijen tek individët se me sjelljen, qëndrimet dhe veprimet e tyre nderohet jo vetëm vetja, familja, prejardhja, brezi, por, edhe vetë Kosova dhe shteti i saj. Kjo ishte më e rëndësishmja, sepse shumë më vështirë është të edukohet qytetari i një shteti dhe të ngrihet vetëdija shterore e qytetarit, se sa të bëhet shteti.

Shteti konsiderohet i bërë kur të ketë arritë ti bëjë mardhënjet e shëndosha me qytetarët e vetë dhe të jetë krijuar mirëkuptimi i ndërsjellë midis shtetit dhe individit. Këtë Dr. Rugova e kishte arritë por që fatkeqësisht pas vdekjes së tij filloi të zbehet brutalisht.

Dr. Rugova ishte kolos mbi kolosët

Sot, pushteti i Kosovës, nuk ka mardhënje me qytetarin e vetë, nuk e pyet dhe punon kunder interesave qytetare shqiptare.

Dr. Rugova ishte kolos mbi kolosët. Duke definuar një politikë të luftës ndryshe nga barbarët serb, fitoi zemrat e shumë politikanëve modern botror, duke arritë që të bëj miq të sinqert e që mundi u shpagua katërcipërisht. Pastaj arriti që të fitoj edhe zemrën e popullit të Kosovës, duke u kthyer në një lider të zemrave shqiptare. Sa herë që populli ia dha votën , ai e dinte se vota e tij po i ipet vetëvetes së tyre dhe shtetit të Kosovës. I vetmi Dr. Rugova në hapsirat e ish Jugosllavisë, ka arritur që me menqurinë dhe politikën e tij, ti rrëzoj kurthet dhe barrierat e ngritura në shekuj nga politika antishqiptare serbe. Politika dhe metoda e të bërit politikë e Dr. Rugovës, jo që u përqafua nga populli i Kosovës por kjo politikë u përqafua edhe nga kundërshtarët e tij politik. Fytyra simpatike e tij si lider ishte edhe fytra e Kosovës. Populli brohoriste: Rugova-Kosova!

Doktor Ibrahim Rugovën që kater vite se kemi më në mesin tonë. Por, Kosova duhet të shkoj rrugës së Tij, nga e cila askush nuk do duhej të kthehet mbrapa. Ai është tani mbi qiellin e Kosovës ku si Engjëll Mbrojtës vështron dhe bën sehir me veprimet e disa liderëve shkatrrimtarë të asaj që ngriti Ai dhe populli me mund e sakrificë.

Dita e shtune e 21 janarit 2006 e pikrisht të orës 11:38, momenti kur pushoi së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të shetit të Kosvës, ishte edhe dita kur pushoi së rrahuri zemra e Kosvës dhe kombit shqiptarë, pushoi zemra e njerzimit. Në momentin më delikat të historisë së re, para finalës së madhe, populli shqiptar përjetoi humbjen më të madhe në histori.

Kosova humbi njeriun e pa arritshëm, njeriun e pa përsëritshëm. Humbi Simbolin e shtetsisë që njëherit ishte emblemë e lirisë dhe e pavarsisë, kultivues dhe promovues paqeje, miqësie e humaniteti, i vlerave demokratike, kombëtare e njerzore. Humbi të vetmin kryearkitekt që e bëri Kosovën-Kosovë.

Sot pas kater vitesh i dashur President, e di që të janë bërë shumë padrejtësi edhe për së vdekuri. Ta shkatrruan partinë tënde dhe u bënë dy taborre. Ta ndërruan flamurin, himnin, u munduan ta ndërrojnë edhe emrin. Por, fli i qetë se emri i Juaj është i shenuar me shkronja të arta të lirisë, sepse ti na ishe prijës legjendar i cili triumfalisht hyre në Panteonin e burrave më të shquar të kombit. Ti do jeshë përgjithmonë Yll që shëndrit token e Arbërit dhe lirinë e njerzimit, do jesh burim e rrezeve të paqës, lirisë, miqësisë, dashurisë dhe humanizmit njerzor. Pusho atje lartë në Velani të Dardanisë ku puhizat e frymave arbërore ta flladisin shpirtin tënd Engjëll.

E vërteta për familjen e Dr. Rugoves!

Ibrahim Rugova, u lind më 02 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut. Dajtë e Presidentit Rugova janë me prejardhje nga Koshutani i Rugovës. Me fis janë Kelmend, nënfisi Muriq, përndryshe dera e lavdishme e kryetrimit të Zhuj Selmanit. Janë të ardhur nga Malësia e Rugovës në komunën e Istogut pikërisht në fshatin Llukavc i Begut para me shumë se 100 vjet. Nëna Sofë ka lindur në vitin 1921 në Llukavc të Begut dhe është vajza e Qerim Rrustem Rugovës,një burrë i urtë dhe pleqnarë në zë,dhe e nënës Razë, një grua fisnike nga familja Visoqi e po këtij fshati, pra Llukavc i Begut. Kulla e Qerim Rugovës ishte dhe është në zë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në vitin 2005 është futur me ligj nën mbrojtjen e shtetit si arkitekturë kombëtare me vlera të veçanta,kurse guri i oxhakut të kësaj kulle është në sallonin e Rezidencës së Presidentit Rugova,ku i ka pritur të gjithë burrshtetasit e botës.

Kurse sa i takon babait të Presidentit Rugova, Ukë Rrustë Rugova,është pushkatuar bashkë me babain e tij (gjyshin e Presidentit, Rrustë Rugovën) me 5 janar 1945,si familje nacionaliste nga OZNA serbe. Siç dihet familja e Presidentit njifet si një nga familjet më atdhetare në Rugovë e Dukagjin,që kanë dhënë shumë mashkuj për mbrojtje të kufijve të Shqipërisë etnike, si Halil Sadria e Xhemë Sadria (Vëllëzrit e gjyshit të Presidentit,Rrustë Sadri Rugovës).Ja se çka shkruan Gjergj Fishta në një varg në Lahutën e Malsisë:

''Pritni djemt e vatanit,

Rrustem Ukën pika e djalit,

Xhemë Sadrinë si zanë e malit".

A nuk flet kjo mjaft se kush është familja e presidentit Rugova dhe sa gjakun e derdhi kjo familje për të mirën e atdheut?

Kurse rapsodët në këngën për Rrustë dhe Ukë Rugovën që u pushkatuan së bashku e këndojnë këngën si vijon:

''Në katerdhjetepestën me 5 janar

N´'Cerrcë kanë hy çetnikt barbarë.

Vranë çetnikt at Rrustë Rugovën,

Hije e zezë kaploi Kosovën,

Rrustë Rugovën me djalë t'vet,

E la Uka nji amanet,

Amanet e la një djalë

Që ta shpëtoj popullin shqiptarë“!

Dhe aludohet në Presidentin Rugova që mbeti jetim kur kishte vetëm 5 javë jetë.

Presidenti Rugova duke shpalosur flamurin të cilin duhej sot ta kishte Kosova tha: “Ky flamur do të valon në hapsirat e Dardanisë“!

Fatkeqësisht ate e dogjë në rrugët e Prishtinës dhe qyteteve tjera, andaj për këtë sot e kemi atë flamur që si ngjan me asgjë identitetit shqiptar.

 

NË PËRVJETORIN E RINGJALLJES

 

(Dr. Ibrahim Rugovës)

 

Shkuan shumë vite

Do t´shkojnë dhe njëmijë

Me Ty gjithmonë

Në pamvarsi.

 

Shkuan shumë vite

Shekujt varg e vi,

Kosova trime

Me Ty n´liri.

 

Shkuan shumë

Do t´ndrrohet moti

Për Ty i dashur,

S’do të teret loti.

 

Sa të jetë toka

Sa t´jetë gjithësia,

Krenar n´fitore,

Me Ty shqiptaria.

 

Sa t´jetë Luboteni

Sa të jetë Rugova,

Ty do t´këndojnë

Shqipëria e Kosova.

 

Nga maja e Tomorrit

Nga majë e Korabit,

Roje nuri Yt

Në tokën e Arbërit.

 

Bashkë me Nanë Terezen

Edhe Skënderbeun,

Nga korbat e zinjë,

Do ruani atdheun.

 

Mos t’i bijë e keqja

Mos të vie robëria,

Gjithmonë n´tokë të Arbërit

Liri e pamvarsia.

 

Si ndërrohen stinët

Dhe vie pranvera,

Gjithmonë me emrin tënd

N´fitore të reja.

 

Lum Kosova nanë

Që të pati Ty,

Gjithmonë roje nderi

Në pamvarësi.

 

Fli i qetë në tokën dardane i dashur President!

 

20 janar 2015

Düren

 

 

AGIM GASHI

 

LETËR BIRIT TIM NINEL GASHIT TË VRARË MË 21 JANAR 1994

 

I dashur biri im, Ninel!

Ti e di që të kam shkruar poezi, të kam kënduar këngë, të kam përkujtuar çdo vit, por letër,o biri im s‘të kam shkruar shpesh. S‘të kam shkruar shpesh se gjithëherë të kam pasë në kujtimet e mia ashtu si ke qenë, i buzëqeshur gjithmonë, pak i lazdruar, gjithmonë faqekuq dhe disi si me marre….Kjo është hera e dytë që të drejtohem me letër!

Të shkruajta më 21 janar të vitit 2012 me shpresën se do të shkruaj edhe më 21 janar të vitit 2013, por ja që nuk munda, sepse akoma isha në shtratin e shërimit. Atëherë një mik i panjohur kishte dhuruar mëlqinë e Tij e që mjekët në krye me prof Naumannin ma dhanë mua.

Tani kur të shkruaj, të shkruaj me një trup e dy shpirtëra, sepse edhe ai që nuk e njof, gjysma zuri vend në trupin tim e në shpirtin tim, e gjysma i gjendet atje ku je ti. Ndoshta edhe jeni takuar, por këto unë skam si i di  Dosido o biri im, respekti dhe kujtimi për njeriun human, te unë gjithmonë zuri vend.I tillë ishe edhe ti.

Të mbaj mend edhe kur ishe shumë i vogël e kur bërtitje: “Unë jamë sciptal“ . Kështu thoshe se akoma nuk mundje ta shqiptoje mirë fjalën shqiptar. Atëherë unë nuk e dija se ty do ta merrte jetën mu kjo fjalë e cila kishte zënë vend në kokën tënde.

Ninel i dashur!

Ti e di, të kam treguar, se data e çdo 21 janari, në mua ka shumë ngarkime. Pikrisht më 21 janar 1994 ë kishin vra Ty policia serbe. Një vit më vonë më 21 janar 1995 lindi Azaleja, tre muaj para kohe, me operacion, por Zoti dashti që një vit më vonë kur t eke dhënë shpirt,të rilindet shpirti yt në Azalenë.Kjo për mua tregon shumë sepse nuk mundem ta quaj rastësi.

Ti, shumë shpejt lëshove shtat. Kur ika në kurbetin e zi, ti nuk ishe rritur akoma, por si për inatin tim, sapo u largova, ti lëshove shtat thua se doje ta prekje qiellin ose të zgjateshe aq shumë për të më parë se ku gjendem, sa larg gjendem dhe se a do mundesh të më mbërrish. Thoshin njerëzia: Si gufoi ky kështu, ore?Mos është kob?!

Po të shkruaj, o biri im, me dhimbje të madhe shpirti, që po të mos ishe vrarë pafajësisht, sot do t‘i kishe 37 pranvera, do të ishe njeri i pjekur e me familje të formuar. Nusja jote do të ishte shumë e bukur, e mençur dhe e sjellshme. Do të kishit disa fëmijë të cilët do t‘i edukonit njerëzisht, kombëtarisht, që të rriteshin të drejtë e të ndershëm. Sa do të kisha pas dëshirë të rrija e të lozja me fëmijët tu. Do të isha ndje gjysh e shkuar gjyshit. Por të vranë, o biri im i shtrenjtë, nuk të lanë t’ia arrish asaj dite.Të vranë për një fjalë goje, të vranë pafajësisht, të vranë e të shanë ty e mua. Por mua, o bir, s‘më vranë, por duke të vrarë ty, më vranë edhe mua. Ta morën kufomën dhe u frikësuan nga kufoma jote, nga kufoma e një fëmije me rrezatim drite, me rrezatim Kosove, me rrezatim lirie…Dhe babai yt i mjerë,as varrin nuk ta di.

Por ti mos u mërzit, biri im Ninel, sepse babai shumë shpejt do ta marrë rrugën e amshimit, atje ku je ti me shumë engjëj të pafajshëm, engjëj, që para kohe ikën nga kjo botë për t‘i dhënë asaj tjetre bukurinë që ka. Të kam gënjyer kur të pata thënë më herët se do të vi e nuk erdha. Nuk mundesh me ardhë kur të duash ti, e kur të teket ty. Vetë Zoti e di edhe pse shenjat tani kan filluar kjart se po nisem. Atje unë patjetër do ta gjej çerdhen tënde.

Deri atëherë s‘më ka mbetur edhe shumë të këndoj këngë për Ty, të ta shkruaj ndonjë poezi apo edhe ndonjë përkujtim.

Bëhu burrë si je e prit se do të vi!

Babai yt Agimi nga kurbeti i Zi!

PAFAJËSI E NDËSHKUAR

Kushtuar birit tim Ninelit, Diellzës, mbesës së mikut tim Adem Berishës dhe të gjithë atyre që u vranë ose vdiqen pafajsisht në moshat e njoma të jetës së tyre!

Sot sharkia më thirri vet

të ia dridh telat, ta lajë me lotë

nga mërgimi, kjo plagë që vret

për të kujtuar për jetë e mot.

 

Ninel bir or skifter mali

ty qe të kisha të mirin djal

shtatëmbëdhjetë vjeç shkjau jetën të ndali

që për jetë të jetëve s’ia bëj hallall.

 

Prehu i qetë bir në përjetësi

bashkë me motra e vëllezër plot

që humbën jetën qysh në fëmijëri

pa asnjë borxh atëherë dhe sot.

 

Merre Diellzen e i shtrëngo dorën

bashkë parajsën ju zbukuroni

babë e gjysh ju vejmë kurorën

nga parajsa ju ne na mbroni.

 

Ju jeni yje të përjetësisë

që shkëlqeni kurrë pa u ndalë

ndonëse viktima të çmendurisë

të mos ndaheni si pëllumba të bardhë.

 

Ne për juve shkruajmë poezi

rrahim telat nëpër sharkia

si dallëndyshet ju kem’ përmbi

qoftë e juaja pavdekësia.

 

Edhe motra e vëllezër shumë

poezi që u kanë kushtuar

mallkojnë vrastarët të bëhen shkrumb

për mizoritë që kanë treguar.

 

16.06.2010

Düren



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: