Presidenti i shoqates se shkrimtareve shqiptaro-amerikane ne vemendjen e disa Nobelisteve
| E Hene, 21.04.2008, 08:00 PM |

Gjekë Marinaj
Presidenti i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë prof.Gjekë Marinaj në vëmendjen e disa Nobelistëve

Sapo ka dalë në shtyp libri më i ri me poezi, “Lutje në ditën e tetë të javës”i prof.Gjekë Marinaj.
Libri është botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica” në Prishtinë, 2008.
Parathënia e librit ka një analizë të thellë, nga kritiku Ndue Ukaj dhe me pasthënie nga studiuesi z.Ali D.Jasiqi.
Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë e uron shkrimtarin Gjekë Marinaj: suksese të mëtejshme në krijimtari dhe në cdo fushë të jetës.
Prof.Gjekë Marinaj edhe pse në dukje ka një qetësi olimpike, poezitë e tij po bëhen epiqendra poetike në vëzhgimin e disa nobelistëve.
Për lexuesit dhe më gjerë po sjell disa vlerësime të nobelistëve për poezinë e tij.
Po e filloj me kandidatin për çmimin Nobël, personalitetin e shquar të letërsisë botërore, Nderin e Kombit shqiptar:

Ismail Kadare, fitues i Cmimit The Man Booker

Gjekë Marinaj dallohet ndër poetët më të mirë shqiptarë të kohës. Kjo do të thotë se ai zë vend midis poetëve më të mirë evropianë. Në universin e tij poetik ka një harmoni të mrekullueshme midis shpirtësisë ballkanase, më e vjetra e kontinentit, dhe asaj planetare. Sic ndodh shpesh me poetët e vertetë, kjo harmoni kalon nga jeta te vepra poetike dhe anasjelltas. Kështu për shembull, kur lexojmë poezinë e tij për kalimin e Akeronit, lumit të skëterrës, atë që ndan jetën nga vdekja, s’ka si të mos na kujtohet episodi prekës, ku ai, djalosh i ri, u arratis dramatikisht nga Shqipëria totalitare më 1990, duke kapërcyer me “not” një lumë, që shërbente si kufi”.

Nga Frederick Turner, kandidat për Cmimin Nobël në letërsi

Në një botë ku poezia shpesh tingëllon si një mplakje, e rraskapitur dhe si një luftëtare gati e dorëzuar në mbrojtje të pikave të fundit të sensibilitetit letrar, Gjekë Marinaj shpërthen në skenë me tërë shkëlqimin e rinisë, me energjinë erotike dhe maturinë e një poeti të pjekur. Ai na tregon një mënyrë që ta shohim botën-përtej realizmit magjik, përtej mendjemadhësisë metafizike, madje dhe përtej surealizmit ngjyrëplotë të Evropës Lindore, që tregon se akoma jemi në agun shpresëplotë të civilzimit human.”

Nga Wole Soyinka, fitues i Cmimit Nobël në letërsi, 1986

Kur miku im, Prof.Jerry Kuye, më tha se kishte zbuluar një poet të vecantë nga të gjithëpoetët që ai kishte lexuar më parë, mendova se poezitë (që m’i la për t’u hedhur një sy) do të ishin të shkruara me numra apo simbole abstrakte e jo me shkronja. Vetem pasi I lexova ato, të cilat mbanin për autor poetin Gjekë Marinaj, e kuptova se ku ishte fjala. Nëse Marinaj vazhdon të shkruajë kështu, ka gjasa se një ditë jo të largët, e gjithë bota letrare do e kuptojë domethënien e fjalëve vlerësuese te Prof. Kuye-s për Gjekën.”

Nga The Brookhaven Courier

“Nëkëtë libër duket qartë se Gjekë Marinaj është një nga dashamirësit më të sinqertë tëletërsisë, me një mendje thithëse si sfungjer. Ai është shembull natyral i poetit tokësor”.

Këze (Kozeta) Zylo
Sekretare për shtypin pranë shoqatës



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: