Halit Bogaj: Lorenci nga Arabia
| E Premte, 13.05.2011, 07:57 PM |

Piter O Tul

 

“LORENCI NGA ARABIA”/1962/

 

/Laureat i 7 çmiimeve oskarë/

 

Nga Halit Bogaj

 

 ‘’Lorensi nga Arabaia’’është ndër filmat më të shkëlqyer që i ka krijuar ndonjëherë kinematografia anglo-amerikane dhe i shpërblyer me shtatë  7 çmime oskarë. Regjisori madhështor Dejvid Lin hyri thellë në psikon e heronjve të tij, duke u bërë edhe vetë madhështor  me disa filma antologjikë.Personaliteti historik /Lorensi nga Arabia/është figura qendrore e filmit të shpërblyer me një numër aq të madh të çmimeve oskarë  i cili  shkon në vendet arabe për të luftuar  kundër invasionit  turk në atë regjion.Aktori kryesor Piter O` Tul ka mbetur njëra ndër figurat më  të rëndësishme  në mbarë historinë e artit të shtatë,që përveç “Lorensit..”krijoi edhe disa filma të ndritur.”Lorensi nga Arabia” është një realizim  që mbahet mend , duke mbetur njëra ndër 1oo kryeveprat më të fuqishme filmore.I njejti regjisor/Dejvid Lin/ krijoi edhe një film tkjetër epokal”Ura mbi lumin  Kvaj”, gjithashtu i shpërblyer  me 7 çmime ,por edhe filmin”Doktor Zhivago”,  me 8  statuja të tilla,I cili gjithashtu bënë pjesë në 1oo filmat më të mire..Edhe Lorensi evokon kujtimet e veta të shumta aventuriste dhe takimet me figura të ndryshme historike ,siç ishte edhe mbreti Fejsal i Arabisë saudite/në interpretimin maestral të aktorit tjetër  të shquar – Entoni Kuin/.Filmi është bërë thellësisht heroik,epokal dhe historic, duke mbetur  përherë i shtresuar në kujtimet tona .Regjisori Dejvid Lin e çmonte dhe e adhuronte edhe shkretëtirën e Saharës në të cilën i bënte skenat e tij të fuqishme dhe impozante  nga filmi”Lorenci nga Arabia”.Duhet theksuar edhe faktin se filmi kurdoherë shikohet dhe përjetohet me një freski të madhe,duke nxjerr  prej tij vlera të shumfishta   dhe  kulminante .Duke pasur parasysh se aktorët e famshëm:Piter  O` Tul,Omar Sharif,Alek Ginis,Entoni Kuin ,Xhek Houkins ,Entoni Kuejll,Hoze Ferer,Artur Kenedi dhe Klod Rens ishin ndër emrat më të shquar të kinematografisë amerikane,ishte evident edhe fakti se  as filmi nuk mund të mbetej jashtë atij niveli .Për këtë film  të paharruar dhe madhështor ,Piter O` Tul fitoi çmimin oskar për rolin kryesor dhe Dejvid Lin për regjinë e tij   maestrale ,duke u konsideruar edhe si njëra  ndër kryeveprat më të pavdekshme në kinematografinë amerikane dhe  botërore.Edhe”Lorensi nga Arabia”ka mbetur ndër realizimet më spektakulare të shekullit të artë filmor në të cilin lindën edhe disa vepra të tilla të rralla,si:”Dhjetë urdhërat”,”Përftoi bashkë me erën”,”Spartaku”,”Ben Huri”,”Sidi”,”Kleopatra”,  “Prej këtu deri në  amshim”,”Rebelimi në anijen Bounti”,dhe disa të tjera.Ngjarja historike e filmit me epizmin e saj,vendoset në Arabinë e largët ku personazhi kryesor është i destinuar të kalonte në furtuna të shumta dhe të njëpasnjëshme.Piter O` Tul bëhet ndër yjet më të shquar filmor,duke e skalitur në mënyrë të përsosur  dhe energjike heroin kryesor të filmit për të shkuar në një luftë çlirimtare të një populli që luftonte për lirinë e vetë  të rrëmbyer nga okupatori turk.Duke i ndihmuar arabët në luftë kundër pushtimit të huaj,Lorensi nga Arabia krijon marrëdhënie të thella , miqësore dhe vëllazërore me luftëtarin e shquar arab/Ali Ben El Kharis/,në interpretimin maestral të Omar Sharifit të madh,i njohur pastaj edhe nga shumë filma të tjerë,por  edhe nga ”Dr.Zhivago” kontraverz.Është e tmerrshme edhe skena e filmit kur Lorensi kapet   dhe torturohet  në mënyrë barbare nga Beu turk të cilin e luan në mënyrë fenomenale Hoze Ferer/i paharruar nga filmat”Sirano De Berzherak”dhe”Afera Drajfus”./dhe pikërisht nga ato mundime drakonike që ia bën Beu, Lorensi jep urdhër të mos zihen kurrë robërit e luftës..Filmin e bën të paharruar edhe skenaristi -Robert Bolt,i njohur dhe nga filmi tjetër i Djevid Linit”E bija e Rajanit” , i cili krijoi  edhe vepra të tjera të pavdekshme filmore ,qoftë nga kinematografia angleze,qoftë nga ajo amerikane.Në film është maestrale  edhe muzika e klasikut filmor-Moris Zhar i cili ka bërë edhe shumë komponime të tjera të rëndësishme filmore- si një mjeshëtr i veçantë i zhanreve të ndryshme kinematografike.Se çfarë vlerash të fuqishme kishte filmi”Lorensi nga Arabia”,përveç një numri të madh oskarësh, tregojnë edhe shumë çmime të fituara ,siç është “globi i artë” dhe tri çmime britanike të filmit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: