Shkreli: Të drejtat e njeriut si standard ndërkombëtar

Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet nga komuniteti ndërkombëtar çdo vit me 10-dhjetor, date kjo që përkujton ditën kur në vitin 1948, Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut. Dy vjetë më vonë...

Frank Shkreli: U nda prej nesh Monsinjor Rrok Mirdita

Ishte ky lajmi pikëllues këtë javë nga një njoftim për mediat dhe për publikun nga Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës.  Lajmi na tronditi meghithëse kishim marrë vesh se gjëndja e tij shëndetsore nuk ishte aq e mirë, prap se prap nuk na e merrte mendja se Mons Miridta do të ndahej prej nesh kaq shpejt...

Frank Shkreli: Amerika për Kosovën

Marrëdhënjet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të përshkruhen si, historikisht, të shkëlqyeshme ç'prej sulmeve ajrore të NATO-s  që i dhanë fund fushatës brutale të policisë dhe ushtrisë së diktatorit terrorist Millosheviq kundër shqiptarëve...

Frank Shkreli: Drejtësia shqiptare

Media të ndryshme kanë botuar lajmin për dekorimin e 1000 ish-funksionarëve të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë –ku përfshihen ish-prokurorë, gjykatës  të regjimit enverist, si dhe ish-agjentë  të Sigurimit të shtetit -- me "Medaljen e Mirënjohjes".  ...

Frank Shkreli: Çlirimi i Kosovës

Zyra për Informim e Universitetit Shtetëror të Tetovës  (USHT) njoftoi se fund javën e kaluar më 21 nëntor, në njërën prej hapësirava të këtij universiteti u promovua  versioni shqip i librit, "Çlirimi i Kosovës -Diplomacia ...

Frank Shkreli: Shteti Islamik duhet të asgjësohet

Kështu u shpreh Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama gjatë një konference që zhvilloi të martën me shtypin së bashku me presidentin francez Francois Hollande, pas takimit dhe bisedimeve të tyre kokë më kokë, në Shëpinë e Bardhë.  Në fillim të konferencës me...

Frank Shkreli: Solidariteti amerikan me Francën

Të hënën mbrëma, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry arriti në Paris për t'i shfaqur popullit francez solidaritetin e Shteteve të Bashkuara pas sulmeve terroriste në Paris. Ai arrijti kryeqytetin francez nën masa të forta sigurie, për të shprehur ngushëllimet e ...

Shkreli: Liria e shtypit - ferrë në sytë e politikanëve

Duke lexuar gazetën Illyria të komunitetit shqiptaro-amerikan në New York të martën, lexova një shkrim nga korrespondenti i saj në Tiranë në lidhje me një konferencë të përbashkët me shtypin që Kryeministrit shqiptar Edi Rama zhvilloi me përfaqsuesen e ...

Shkreli: Jehona e vizitës së Dom Jubanit në Amerikë

Katër nëntori shënoi 25-vjetorin e Meshës së Parë, pas një periudhe prej 45 vjetësh persekutimesh fetare në Shqipëri, meshë e cila u celebrua nga kleriku i njohur dhe guximtar, Dom Simon Jubani, më 4 nëntor, 1990 në Shkodër.   Konsiderohet kjo si mesha që shënoi ...

Frank Shkreli: Louis (Luigj) Zanga - Nderi i Kombit

Gjatë jetës dhe karierës, njeriu takon ose për fat të mirë ndodhë që punon me njerëz të cilët, me sjelljet e tyre njerëzore dhe me aftësitë e tyre profesionale, lënë mbresa të përjetëshme dhe të paharrueshme. Unë për veten kam pasë fatin dhe rastet e mira që të kem njohur ...

Frank Shkreli: Ambasadori amerikan në burgun e Spaçit

Fjala është për një vizitë simbolike por tepër domethënse që ambasadori amerikan në Shqipëri, Z. Donald Lu bëri të martën në burgun famëkeq të Spaçit. Menjëherë sa e pashë në facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë, më bëri një përshtypje të...

Frank Shkreli: Sulmi ndaj shtypit në Shqipëri dhe Turqi

Artikulli 19 i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut  përcakton se, "Çdo person gëzon të drejtën e lirisë së opinonit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshinë lirinë për të pasur opinione pa asnjë ndërhyrje dhe për të kërkuar, për të marrë informacion, dhe për të shpërndarë këto informacione...

Frank Shkreli: At Gjergj Fishta si vlerë kombëtare

Disa ditë më parë, gazeta e Tiranës Telegraf njoftonte për gjëndjen e mjeruar të shtëpisë ku ka jetuar poeti kombëtar At Gjergj Fishta, duke thënë se vetëm disa ditë para 144 vjetorit të ditlëlindjes së Fishtës më 23 tetor, janë disa foto të hedhura në facebook që na...

Frank Shkreli: Dëshpërim dhe vetëm dëshpërim!

Për shqiptarët në mërgim, por dhe për të gjithë shqiptarët kudo, gjëndja  e mjerueshme e shqiptarëve gjatë historisë fatkeqe, sidomos të gjysëm shekullit të kaluar nën komunizmin ndërkombëtar -- për të mos shkuar më larg në histori -- na i kishte zhdukur shpresat se fati  ...

Frank Shkreli: Roli i diasporës në politikën amerikane

Të premten që kaloi, në Departmentin Amerikan të Shtetit (DASH) në Washington u mbajt konferenca një-ditore mbi rolin e diasporës në politikën e jashtëme dhe në diplomaci, tubim që shënoi njëkohësisht edhe fillimin e aktiviteteve kushtuar Javës së Diasporës ...

Frank Shkreli: Marrëdhënjet amerikano-gjermane

Në fillim të gushtit, Departmenti Amerikan i Shtetit kishte njoftuar se me mbështetjen e Qëndrës Atlantic Council të Studimeve Ndërkombëtare dhe nepërmjet një marrveshjeje me firmën gjermane Verbundnetz Gas Aktiengesellschaft, një pjesë e veçantë e Murit të ...

Frank Shkreli: Shpirti human dhe dështimi i shtetit

Media të ndryshme vizive dhe e shkruara në Shqipëri raportuan gjatë fund javës që kaloi një lajm, që për nga natyra dhe besueshmëria, ishte vështirë për të mos thënë e pamundur që të mos tërhiqte vëmendjen e lexuesit.  Ishte një lajm disi i jashtzakonshëm, sepse njoftohej...

Frank Shkreli: Europë, liria e shtypit në rrezik!

Ky është konstatimi i njërës prej organizatave më të mëdha botërore, misioni i së cilës është mbrojtja e fjalës së lirë dhe mbështetja për gazetarët anë e mbanë botës.   Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (KMG) (Committee to Protect Journalists) është një organizatë...

Frank Shkreli: Ded Gjon Luli në shërbin të bashkimit

Historia e kombit shqiptar gjatë shekujsh është përballur vazhdimisht me pengesa të llojllojshme të cilat kanë bërë të pamundur bashkimin shpirtëror dhe kombëtar të Shqiptarëve. Ishin këto pengesa të vjetëra e të reja, sipas orekseve të rastit  të armiqëve ...

Frank Shkreli: Papa Francesku në SHBA

Pas një vizite në Kubë, Papa Francesku arrijti të martën pasdite në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara në Washington duke filluar kështu një vizitë disa ditëshe në Amerikë, përfshirë edhe vizitën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York më 25 shtator...

Shkreli: Historiani i krimeve të komunizmit s'është më!

Në fillim të këtij muaji, ndërsa shumica e njerëzve ishin në pushimet verore, ndërroi jetë në Kaliforni në moshën 98-vjeçare historiani, poeti dhe njëri prej heronjëve intelektualë më të shquar botërorë të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, anglo-amerikani Robert Conquest...

Frank Shkreli: Muri i Berlinit në Amerikë

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të mërkurën se me mbështetjen e Qëndrës Atlantic Council të Studimeve Ndërkombëtare dhe nepërmjet një marrveshjeje me firmën gjermane Verbundnetz Gas Aktiengesellschaft, një pjesë e veçantë e Murit të Berlinit do të arrijë të ënjtën më 13 gusht, 2015...

Frank Shkreli: Luigj Gurakuqi në një optikë të re

Ky vit, siç dihet, shënon 90-vjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit (2 Mars, 1925), nga një dorë shqiptare, para një hoteli në Bari të Italisë.  Njëri prej personaliteteve më të shquara të Rilindjes Kombëtare, patrioti i flakët dhe demokrati konseguent, Luigj Gurakuqi mori pjesë së bashku me Ismail Qemalin...

Frank Shkreli: Gëzuar Fitoren, Kroaci!

Për disa ditë këtë javë, me ceremoni që kulminuan të mërkurën me 5 Gusht, Kroacia shënoi 20-vjetorin e operacionit ushtarak "Stuhia" --  që konsiderohet si operacioni më i madh ushtarak në Europë ç'prej Luftës së Dytë Botërore -- një luftë kjo që çliroi vendin nga forcat separatiste serbe...

Frank Shkreli: Arshi Pipa - 95 vjetori i lindjes

Dua të përshëndes Vatrën për organizimin e këtij tubimi sonte për të shënuar kujtimin e Profesor Arshi Pipës me rastin e 95-vjetorit të lindjes.  Është me vend, në fakt është detyrim, që ky përvjetor të shënohet ashtuqë të mos hidhet në harresë ky burrë i madh  i Shkodrës i cili me aktivitetin ...

Frank Shkreli: Dr. Sami Repishti - veprimtar i shquar

Është kënaqësi të jem me ju këtu për të festuar 90-vjetorin e lindjes së Profesor Sami Repishtit. Natyrisht se ky është një jubile i gëzueshëm, në të cilin jam krenar të marrë pjesë - për të shënuar këtë moment të rëndësishëm në jetën e Profesorit në rrethin familjar dhe me miqët ...

Frank Shkreli: Grabitqarët u turren trojeve arbërore

Nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug, duket se hienat shekullore anti-shqiptare vazhdojnë me lakmi tua mësyjnë trojeve shqiptare, me qëllim për t'i çkombëtarizuar ato. Për pasqyrim të kësaj situate, dy raste të ditëve të fundit kanë tërhequr vëmendjen e medias në trojet shqiptare ...

Frank Shkreli: Rusia dhe gjenocidi serb në Srebrenicë

Me rastin e 20-vjetorit të masakrës serbe mbi popullatën civile boshnjake në Srebrenicë të Bosjnjës, Britania e Madhe kishte paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të cilësuar masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, me emërin që i takon dhe që meriton...

Frank Shkreli: Humbi zgjedhjet, por doli fitues

Të dielën që kaloi në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet vendore anë e mbanë vendit, por ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe ishte natyrisht konkurenca për Bashkinë e Tiranës midis kandidatit të Partisë Demokratike, Dr. Halim Kosova dhe rivalit të tij ...

Frank Shkreli: 40 vjetori i vdekjes së Ernest Koliqit

Këtë vit janë mbushur 40-vjet nga koha kur ndërroi jetë Ernest Koliqi, njëri prej shkrimtarëve më të njohur shqiptarë për periudhën që jetoi, pjesën më të madhe e të cilës ai e kaloi në mërgim, në Romë të Italisë, ku pat botuar edhe rëvistën Shëjzat për një periudhë 20-vjeçare.  Nepërmjet revistës...

Shkreli: Respekt për punën e Ambasadës Gjermane

Javën që kaloi Ambasada Gjermane në Tiranë dhe Zyra e OSBE-së në kryeqytetin shqiptar njoftuan financimin nga qeveria e Gjermanisë të një projekti për nixtjen e dialogut publik rreth të kaluarës komuniste në Shqipëri.  Në një deklaratë për media thuhet se...

Frank Shkreli: Joe Biden humbë djalin 46 vjeçar

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se "Të Shtunën me 30 Maj, vendi ynë humbi një zyrtar publik të përkushtuar -- një luftëtar për drejtësi në frontet e luftës si dhe në gjykatat e drejtësisë këtu në Shtetet e Bashkuara.  Një bir, baba dhe bashkshort -- për Beau Biden, familja e tij zinte vendin...

Frank Shkreli: FIFA e korruptuar!

Ministria e Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara njoftoi të Mërkurën në Gjykatën Federale në Brooklyn të New Yorkut,  padinë me 47-akuza kundër nëntë zyrtarëve të lartë dhe pesë drejtorëve ekzekutivë të organizatës ndërkombëtare të futbollit, FIFA.   Ndër të akuzuarit që gjithsejt...

Frank Shkreli: Ruajtja e sigurisë së internetit

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë një vizite në Seul të Koresës së Jugut të hënën, mbajti një fjalim të rëndësishëm mbi lirinë dhe mbi sigurinë e  përdorimit të Internetit, duke theksuar nevojën për bashkpunimin ndërkombëtar në këtë fushë.  Në fjalimin e tij në ...

Shkreli: Fitore mbi fashizmin - përmbytje në komunizëm

Këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë u shënua 70-vjetori i fitores në kontinentin europian dhe mbarimi i Luftës së Dytë Botërore.  Me këtë rast, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në fjalimin e tij të përjavëshëm të shtunën drejtuar kombit, kujtoi fitoren e aleatëve në ...

Frank Shkreli: Liria e Shtypit, përparësi e politikës

Si çdo vit edhe sivjet, 3 Maji shënoi Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.  Kjo ditë u shpallë si e tillë nga Asamblea e Përgjithëshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) me qëllim që anë e mbanë botës të celebrohen dhe të mbështeten parimet themelore të lirisë së shtypit...

Shkreli: Shqetësime serioze për influencën e Rusisë

Ky ishte titulli i seancës që u mbajtë të mërkurën nga Nën-Komisioni i Punëve të Jashtëme të Kongresit Amerikan që merret me punët e Europës dhe të Euro-Azisë.   Kryetari i këtij Nën-Komisioni, deputeti i shtetit Kalifornia, Dana Rohrabacher e hapi sesjonin duke thënë se është hera...

Frank Shkreli: Pinjolli i një familjeje refugjatësh

Javën që kaloi, Senatori i Partisë Republikane nga shteti Florida dhe bir i një familjeje imigrantësh të arratisur nga Kuba, Marc Rubio shpalli kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Në të vërtetë, ky njoftim nuk ishte krejtsisht i papritur pasi...

Frank Shkreli: Në Shkupin shqiptar, 2015???!!!

Besojeni ose jo, por është e vërtetë - kjo është një demonstratë që u zhvillua të premtën në sheshin para xhamisë së Murat Pashës në   Shkup, në mbështetje të tezës së  Turqisë se gjenocidi  kundër popullit armen nga otomanët, fillim shekullin e kaluar,  nuk ishte i tillë...

Frank Shkreli: Gjermania - Hapni dosjet!

Të martën që kaloi, Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman mori pjesë në ekspozitën "Diktatura dhe demokracia në epokën e ekstremeve: Fasha drite mbi historinë e Evropës së shek. XX“, në Galerinë e Artit "Edward Lear" në Berat.  Sipas ambasadës gjermane në Tiranë...




Kryesore