E enjte, 13.06.2024, 12:51 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Sula

Në kafenenë e një lavazhi buzë autostradës, ulur, vetëm, kafe, cigare, rrathë tymi, muri përballë. Kështu e njoha Sulën e rreptë me sytë me shkëndija. Sula është trembëdhjetë vjeç. Sula ka zbritur nga Kuksi. Sula nuk kishte lindur në dhjetor të nëntëdhjetës. Sula ka bërë pesë klasë shkollë. Sula është fukara...

Edison Ypi: Ruhu nga Xhaxhiu

E ashtuquajtura intervistë televizive që përsëritet pafund natë e ditë në të gjitha studiot televizive është katandisur për të qarë. Ka gjithçka. Pyetës, të pyetur, llomotitje, filmime, drita, ngjyra, dekore, sigla. Por mungon kryesori. Ai për të cilin televizioni ekziston. Ai pa të cilin televizioni vdes. Mungon shikuesi, ndjekësi, i interesuari...

Edison Ypi: Rruga ime

Te rruga ime fjala më e sikletshme është "puna", zbavitja më e këndëshme është Interneti, filmi më i bukur është teleovela, muzika më e pëlqyer është sirena e makinës së policisë që vjen për të arrestuar komshiun, vera më dehëse është vjedhja, rakia më e mrekullueshme është hilja...

Edison Ypi: Ne budallejt

Ne budallejt themi atë që mendojmë dhe besojmë, atë që ju të squtët na thoni. Ju skilet nuk thoni atë që mendoni, dhe nuk e besoni atë që ne budallejt j’u themi.Ne budallejt në takim me ju të përpiktit vijmë në orën e caktuar. Ju qerratenjt në takim me ne budallejt vini gjithmonë me vonesë...

Edison Ypi: Komunisti, gjallesa më e ndyrë

Komunisti është gjallesa më e degjeneruar, më e ndyrë dhe më e pështirë në fytyrë të dheut. Komunisti nuk është njeri. Komunisti është shtazë, kafshë, skuth, krimb, gjarpër, gaforre, skile, derr, çakall, zvarranik, zhapik, iriq, zhabë, kukumjaçkë. Komunisti është llapaqeni më i neveritshëm. Komunisti është ...

Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio

O i ftuari në studio. Hiç mos e vrit mendjen. Edhe kurgjë të mos dish, edhe kurrkushi të jesh, përderisa dikujt i vajti mendja të ftojë në studio, ti të gjitha i di, për gjithçka mundesh, hatanë mund të bësh, patjetër duhet të shkosh.Ama disa gjëra duhet ti kesh parasysh...

Edison Ypi: Buçiti Lasgushi

Të mos më spiunonte katundari, të mos më gjakoste teli apo kafshuar qeni a sharruar kalashnikovi, arratisesha netëve "jashtë shtetit" duke dëgjuar radion.Një mesnatë me kufje në vesh dëgjova ca fjalë të mbytura si pëshpërima Shqip. S'mund të ishte Radio Tirana. Radio Tirana nuk ...

Edison Ypi: Ti nuk lexon

Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, zbavitesh. Por nuk je i qetë. Nuk ndjehesh i lumtur. Ke ankesa. Nuk të rreh mirë zemra. Nuk të mbushet mushkëria. Nuk e shijon dhe nuk e tret si duhet ushqimin. Mirë të bëhet. Do vuash derisa të vdesësh. Sepse ti nuk lexon.Vendi yt ka vuajtur diktaturën më kriminale ...

Edison Ypi: Heroi i Punës Socialiste

Shqipëria gëlonte nga mizëri heronjsh; të popullit, të guximit, të vetmohimit, të heshtur (të spiunllëkut), të ditës, natës, luftës, naftës, kombinateve, fabrikave, uzinave, 5 vjeçarëve, Artit, letërsisë, muzikës, kinematografisë etj. etj.Ama heroi i heronjve, superheroi, ishte Heroi i Punës Socialiste...

Edison Ypi: Zemërhekur

Lindi në një fshat malor në verilindje të Elbasanit, në një vend me pyje, pisha, liqene të kthjellët, lëndina të blerëta, mijëra aroma, miliona ngjyra. Kur u bë njëzet vjeç vendosi të zbriste nga ai vend i lartë, i freskët, i pastër, por i pa jetueshëm, në një vend më të ulët, më të ngrohtë, më pak të pastër, por të jetueshëm...

Edison Ypi: Me rrush në dorë

-Faleminderit që e ndale makinën dhe më more. Po nuk deshe pare, të jap rrush nga ky që kam te kjo qesja. Dëgjo të rrëfej një mesele. U nisëm, që thua ti, sot në mëngjez për të parë një djalë në një katund të Fierit. Ishim katër. Unë që u bëra sebep për atë krushqi, babai i çupës, shoferi dhe një surratmajmun mik i ...

Edison Ypi: Grua për mua

Dua grua të lartë. Por jo sa Nëmërçka që e hedh shurrën sa Vjosa dhe pordhën sa tundet Gjirokastra dhe Labëria. Më mjafton sa Sonila Meço. Ku kam shkallë për tu ngjitur. Por s'kam gomone ta hedh Drinin.Dua grua të sofistikuar si Zhaku që të më pëshpërisi në vesh fjalë të ...

Edison Ypi: Dua

Dua sa s’thuhet, sa s’shkruhet, sa s'numurohet.Sa ende akullnajat nuk janë shkrirë, pyjet nuk janë sharruar, ka njerëz që u mbushen sytë me lot, yjtë ndriçojnë, dielli ngroh, hëna frymëzon - dua.Dua shqiptarët të kthehen me diturinë e bukurinë...

Edison Ypi: 11 Pridh

Dridhej e spërdridhej të linte përshtypjen se ishte i shkolluar. Por ishte thjesht një gdhë që s’mori dot asnjë diplomë.Po i ditur, i kënduar, a ishte vallë ?As minimalisht. Nga frika se mund ta dëshmonin sa i paditur qe, i vrau një nga një të gjithë ata që ja dinin hilet...

Edison Ypi: Friend request

Po s'më bëre mik gjumi nuk më flihet, ëndrra s'më fanepset, djersët nuk më dalin, qurrat nuk më bien, kolla s’më ngacmon, teshtima nuk më vjen, mishi s'më rrënqethet, ajri nuk më thithet, uji nuk më pihet, buka nuk më hahet, piruni nuk më ngulet, çiçi nuk më bëhet, qumshti nuk më derdhet, jeta nuk më duhet...

Edison Ypi: Faleminderit plehra

Diktatura kishte banorë por nuk kishte plehra. Demokracia ka plehra por nuk ka banorë.Sapo dal nga shtëpia, në pamundësi të përshëndes banorët inekzistentë, shkoj përshëndes plehrat që ka grumbulluar në oborr pastruesja...

Edison Ypi: Si qëmoti

Kush kapet duke e pritur të dashurën me kufje në vesh ose duke shkruar mesazhe në celular, dënohet 7 vjet burg pa të drejtë apelimi.Selfiet dënohen me rjepje lëkure, varje në litar, ose pushkatim në vend pa gjyq.Udhëtimet bëhen vetëm me tren...

Edison Ypi: Me celular

Celulari nuk është vetëm për të bërë muhabet, për të dhënë e marrë mesazhe. Me celular mund të krruash bythën, të blesh sende, të paguash fatura, të bësh selfie, dhe plot gjëra të tjera.Me celular hedh në erë një makinë ose një shtyllë.Me celular gjen brimën e çelësit në errësirë...

Edison Ypi: Fshati i dashuruar me burgun

Rusia, Kina, Kuba, Koreja, Lenini, Stalini, Mao, Fideli, të ishin bërë bashkë, nuk do gënjenin dot sa në një film të vetëm shqiptar.Komunista sythellë, brigadiera vetullngrysur, mjelëse që e tejkalojnë planin shumfish, traktora me zinxhirë tym e rrapëllima, kooperativistë të lumtur mes baltash...

Edison Ypi: Rruga e Fijes

Rruga e Fijes nuk është thjeshtë e bukur, e gjatë, e shkurtër, e gjerë apo e ngushtë. Rrugën e Fijes që nis në Tiranë e mbaron në Vaksincë afër Kumanovës, dhe gjithçka që lidhet me të, është aq e jashtëzakonëshme sa nuk e kap asnjë definicion, nuk e rrok asnjë figuracion. Fija dhe Rruga e Fijes japin...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora