E shtune, 20.04.2024, 03:35 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: 150 vjet në shërbim të Zotit dhe të Kombit

E merkure, 16.08.2023, 07:55 PM


URIM PËR DOM NDUE GJERGJIN, PËR DOM ALEKSANDËR KOLËN DHE

DOM LUSH GJERGJIN – NË 50-VJETORIN E MESHTARISË

--150 vjetë në shërbim të Zotit dhe të Kombit --

Urim nga Frank Shkreli – Nju Jork

Të nderuar Dom Lush, Dom Ndue dhe Dom Aleksandër  – ju falënderoj për ftesën për të marrë pjesë në meshën Shejte të Falënderimit me rastin e 50-vjetorit tuaj të madh jubilar, në shërbim të Madhit Zot, grigjës tuaj, dhe Kombit shqiptar. Për fat të keq, nuk do të kam mundësi të jem i pranishëm në këtë ceremoni të rëndësishme për ju personalisht, për Dom Ndoun dhe për Dom Alekandër Kolën – por edhe për Kishën Katolike Shqiptare në Kosovë dhe për mbarë Kombin shqiptar, anë e mbanë trojeve të veta shekullore, por edhe të përhapur anë e mbanë botës.

50-vjetë – një gjysëm shekulli në shërbim të Zotit e të Kombit, me fjalë e me vepra. Me shkrime, publistikë e me botime. Me ndërtime kishash e katedralesh në diasporë përfshir këtu në Amerikë, por sidomos në Dardaninë e vjetër, atje ku ishin hedhur themelet e para të Kishës katolike – me moton për “Për Fe, Atdhe e Përparim! U lumtë për veprimtarinë tuaj gjysëm shekullore – secilit prej jush -- në shërbim të popullit tonë të vuajtur shqiptar në trojet e Dardanisë së vjetër, në Kosovën e re. Me urimin tonë nga Malësia e Madhe u them: Zoti ua rritët Pushteden të tre juve, përfaqësues të denjë të Kishës, të Kosovës e të Kombit mbarë, pa dallim feje a krahine. Qoftë me punën tuaj të pazëvendësueshme gjysëm shekullore në Kosovë, qoftë në diasporë, përfshirë komunitetin tonë të dashur shqiptaro-amerikan këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithmonë veprimtaria juaj fetare këtu në Amerikë, në Kosovë dhe kudo tjetër, është, ka qenë dhe mbetet në dobinë shpirtërore të katolikëve shqiptarë, por jo vetëm.  Sepse as veprimtaria juaj për Atdhe, traditë e vlerë e pandarë e punës së klerikëve shqiptarë gjatë shekujsh, nuk ka munguar kurrë gjatë rrugëtimit tuaj prej 50-vitesh në shërbim të Zotit dhe Kombit.

Përkundrazi, përballë goditjeve të rënda me të cilat përballen bashkatdhetarët tanë kudo në diasporë, ju përfaqësuesit e Kishës Katolike Shqiptare, me zell të flakët e pa pritesë, kini punuar në vendet e huaja kudo ku ka shqiptarë, përveç fesë -- edhe për ruajtjen e pasurisë tonë etnike, identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës, që  kanë lenë trashëgimi të parët tanë – një pasuri kjo që falë punës tuaj na mundëson ta quajmë veten shqiptarë në këtë oqean të madh kombësh – siç e quajmë Amerikën tonë të dashur, që na ka dhënë lirinë dhe mundësitë për një jetë më të mirë dhe më të denjë, si shqiptaro-amerikanë.

Nga Amerika e largët, ju uroj të nderuar meshtarët tanë,  këtë 50-vjetor të meshtarisë! Që Zoti i Madh t’u fali jetë e shëndet që të vazhdoni edhe ma gjatë në traditën shekullore të meshtarëve shqiptarë në mbrotje të vlerave Fetare dhe Kombëtare – duke predikuar fisnnikërinë e fesë dhe dashurinë për Atdhe.  Vlera këto për të cilat shumë klerikë shqiptarë, për fatin e keq të tyre dhe të Kombit – u detyruan të jepnin edhe jetën në mbrojtje të këtyre vlerave – nga një regjim barbar komunist sllavo-aziatik, i cili ishte përbetuar të zhdukte fenë dhe të shpallte edhe Zotin jasht ligjit, por edhe nga ndjekjet barbare sllavo-serbe kundër klerikëve katolikë shqiptarë në Dardani dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.  Puna juaj këto 50-vite – së bashku 150-vjeçare – tregoi se sa mizorisht dështoi ai regjim anti-njerzor e anti-fetar i frymëzuar nga ideologjia komuniste sllavo-aziatike.  Si një ish-seminarist, unë jam i vetdijshëm i sakrificave dhe mundimeve që kini hasur në rrugën e gjatë të veprimtarisë tuaj fetare e kombëtare, sidomos gjatë komunizmit, por edhe sot. Për këtë, kini falënderimet dhe mirënjohjen e të gjithëve.

Por me ndihmën e Zotit dhe me vullnetin e çelikt tuajin, ju ia dolët. Veprimtaria juaj këto 150-vjetë së bashku, kremtimi 50-vjeçar i meshtarisë për secilin prej jush – nuk mund të kishte ardhur në një moment më të bukur dhe më të rendësishëm historik për Kishën Katolike shqiptare në Kosovë. Por edhe për të gjithë popullin e Republikës së Kosovës dhe për mbarë Kombin shqiptar, pa dallim feje a krahine – e që është lajmi i ditëve të fundit shqiptuar nga goja e vet Papa Françeskut në intervistën me një revistë spanjolle pas vizitës së tij në Portogali javën që kaloi, se me ndihmë të Zotit ai po përgatitet të bëjë një vizitë në Kosovë – një vizitë historike.  Kurorzim më të madh e më të bukur të veprimtarisë tuaj -- së bashku, prej 150-vjetësh meshtari -- nuk do të kishte për ju në këtë 50-vjetor të Meshtarisë, për secilin prej jush që festoni sot më 12 Gusht, 2023 në Kishën e Shën Jozefit në Stubëll të Kosovës!

Falënderoj Zotin që u kam njohur gjatë viteve. Personalisht, u jam mirënjohës për miqësinë dhe për lutjet tuaja duke ju falënderuar edhe njiherë për ftesën për të festuar me ju këtë moment të rëndësishëm për të gjithë ju, pore dhe për besimtarët katolikë dhe mbarë Kosovën.

Njëkohësisht, duke ju paraqitur edhe njëherë urimet e mia më të përzemërta -- ashtuqë veprimtaria juaj e shenjtë të vazhdojë -- me jetë e shnet -- duke frymëzuar si gjithmonë grigjen tuaj në traditën shekullore më të mirë të klerikëve katolikë shqiptarë me binomim: Fe, Atdhe e Përparim!

Bekimet e Zotit dhe lutjet e Shën Nënë Terezës për të gjithë ju dhe për mbarë Kombin shqiptar në trojet e veta shekullore dhe të përhapur anë e mbanë botës! Ad multos Annos!

Përzemërsisht,

Frank Shkreli, Nju Jork

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Mohimi i së keqes - 35 vjetori i varjes në litar të Poetit Disident Havzi Nela Frank Shkreli: Dom Ndre Mjeda në sytë e nxënësit të tij, Mons. Dr Zef Oroshit Frank Shkreli: Vrasjet makabër të komunizmit në Shqipëri dhe shteti që ende nuk i ka dënuar, një njollë e zezë për kombin shqiptar! Frank Shkreli: “Flamuri i Arbërit” i Jeronim De Radës Frank Shkreli: Universiteti i Bernës në Zvicër vërteton deklaratën e At Gjergj Fishtës Frank Shkreli: Mirënjohje për jetë e mot për Kongresistin Eliot Engel Frank Shkreli: Karrigia bosh e Kosovës në Tiranë dhe muri shqiptaro-shqiptar Frank Shkreli: Zbrazja e trojeve shqiptare sot dhe rreziku i brendshëm aktual Frank Shkreli: Po me Oso Kukën e me malësorët çka kini?! Frank Shkreli: Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara Frank Shkreli: A ekziston më Besa shqiptare? Frank Shkreli: Adem Demaçi - E para është fjala e lirë Frank Shkreli: Thirrje për dorëheqjen e Josep Borrell! Frank Shkreli: Ish-Presidenti George W. Bush, mik i përhershëm i shqiptarëve! Frank Shkreli: Liri, Pavarësi, Demokraci Frank Shkreli: At Gjergj Fishta - “Krenët e Shqyptarisë”, të Gegërisë dhe Toskërisë në Lidhjen e Prizrenit Frank Shkreli: Lidhja e Prizrenit një kthesë vendimtare për kombin Fjala e Frank Shkrelit me rastin e pranimit të Dekoratës, “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe Frank Shkreli: 50-Vjetori i Revoltës Anti-Komuniste në Spaç Frank Shkreli: Revolta Antikomuniste në Gulagun Shqiptar të Spaçit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora