| E merkure, 16.08.2023, 07:55 PM |
URIM PËR DOM NDUE GJERGJIN, PËR DOM ALEKSANDËR KOLËN DHE
DOM
LUSH GJERGJIN – NË 50-VJETORIN E MESHTARISË
--150
vjetë në shërbim të Zotit dhe të Kombit --
Urim
nga Frank Shkreli – Nju Jork
Të
nderuar Dom Lush, Dom Ndue dhe Dom Aleksandër
– ju falënderoj për ftesën për të marrë pjesë në meshën Shejte të
Falënderimit me rastin e 50-vjetorit tuaj të madh jubilar, në shërbim të Madhit
Zot, grigjës tuaj, dhe Kombit shqiptar. Për fat të keq, nuk do të kam mundësi
të jem i pranishëm në këtë ceremoni të rëndësishme për ju personalisht, për Dom
Ndoun dhe për Dom Alekandër Kolën – por edhe për Kishën Katolike Shqiptare në
Kosovë dhe për mbarë Kombin shqiptar, anë e mbanë trojeve të veta shekullore, por
edhe të përhapur anë e mbanë botës.
50-vjetë
– një gjysëm shekulli në shërbim të Zotit e të Kombit, me fjalë e me vepra. Me
shkrime, publistikë e me botime. Me ndërtime kishash e katedralesh në diasporë
përfshir këtu në Amerikë, por sidomos në Dardaninë e vjetër, atje ku ishin
hedhur themelet e para të Kishës katolike – me moton për “Për Fe, Atdhe e
Përparim! U lumtë për veprimtarinë tuaj gjysëm shekullore – secilit prej jush
-- në shërbim të popullit tonë të vuajtur shqiptar në trojet e Dardanisë së vjetër,
në Kosovën e re. Me urimin tonë nga Malësia e Madhe u them: Zoti ua rritët
Pushteden të tre juve, përfaqësues të denjë të Kishës, të Kosovës e të Kombit
mbarë, pa dallim feje a krahine. Qoftë me punën tuaj të pazëvendësueshme gjysëm
shekullore në Kosovë, qoftë në diasporë, përfshirë komunitetin tonë të dashur
shqiptaro-amerikan këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithmonë
veprimtaria juaj fetare këtu në Amerikë, në Kosovë dhe kudo tjetër, është, ka
qenë dhe mbetet në dobinë shpirtërore të katolikëve shqiptarë, por jo
vetëm. Sepse as veprimtaria juaj për
Atdhe, traditë e vlerë e pandarë e punës së klerikëve shqiptarë gjatë shekujsh,
nuk ka munguar kurrë gjatë rrugëtimit tuaj prej 50-vitesh në shërbim të Zotit
dhe Kombit.
Përkundrazi,
përballë goditjeve të rënda me të cilat përballen bashkatdhetarët tanë kudo në
diasporë, ju përfaqësuesit e Kishës Katolike Shqiptare, me zell të flakët e pa
pritesë, kini punuar në vendet e huaja kudo ku ka shqiptarë, përveç fesë --
edhe për ruajtjen e pasurisë tonë etnike, identitetit kombëtar, gjuhës dhe
kulturës, që kanë lenë trashëgimi të
parët tanë – një pasuri kjo që falë punës tuaj na mundëson ta quajmë veten
shqiptarë në këtë oqean të madh kombësh – siç e quajmë Amerikën tonë të dashur,
që na ka dhënë lirinë dhe mundësitë për një jetë më të mirë dhe më të denjë, si
shqiptaro-amerikanë.
Nga
Amerika e largët, ju uroj të nderuar meshtarët tanë, këtë 50-vjetor të meshtarisë! Që Zoti i Madh
t’u fali jetë e shëndet që të vazhdoni edhe ma gjatë në traditën shekullore të
meshtarëve shqiptarë në mbrotje të vlerave Fetare dhe Kombëtare – duke
predikuar fisnnikërinë e fesë dhe dashurinë për Atdhe. Vlera këto për të cilat shumë klerikë
shqiptarë, për fatin e keq të tyre dhe të Kombit – u detyruan të jepnin edhe
jetën në mbrojtje të këtyre vlerave – nga një regjim barbar komunist
sllavo-aziatik, i cili ishte përbetuar të zhdukte fenë dhe të shpallte edhe
Zotin jasht ligjit, por edhe nga ndjekjet barbare sllavo-serbe kundër klerikëve
katolikë shqiptarë në Dardani dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Puna juaj këto 50-vite – së bashku
150-vjeçare – tregoi se sa mizorisht dështoi ai regjim anti-njerzor e
anti-fetar i frymëzuar nga ideologjia komuniste sllavo-aziatike. Si një ish-seminarist, unë jam i vetdijshëm i
sakrificave dhe mundimeve që kini hasur në rrugën e gjatë të veprimtarisë tuaj
fetare e kombëtare, sidomos gjatë komunizmit, por edhe sot. Për këtë, kini
falënderimet dhe mirënjohjen e të gjithëve.
Por
me ndihmën e Zotit dhe me vullnetin e çelikt tuajin, ju ia dolët. Veprimtaria
juaj këto 150-vjetë së bashku, kremtimi 50-vjeçar i meshtarisë për secilin prej
jush – nuk mund të kishte ardhur në një moment më të bukur dhe më të
rendësishëm historik për Kishën Katolike shqiptare në Kosovë. Por edhe për të
gjithë popullin e Republikës së Kosovës dhe për mbarë Kombin shqiptar, pa
dallim feje a krahine – e që është lajmi i ditëve të fundit shqiptuar nga goja
e vet Papa Françeskut në intervistën me një revistë spanjolle pas vizitës së
tij në Portogali javën që kaloi, se me ndihmë të Zotit ai po përgatitet të bëjë
një vizitë në Kosovë – një vizitë historike.
Kurorzim më të madh e më të bukur të veprimtarisë tuaj -- së bashku,
prej 150-vjetësh meshtari -- nuk do të kishte për ju në këtë 50-vjetor të
Meshtarisë, për secilin prej jush që festoni sot më 12 Gusht, 2023 në Kishën e
Shën Jozefit në Stubëll të Kosovës!
Falënderoj
Zotin që u kam njohur gjatë viteve. Personalisht, u jam mirënjohës për miqësinë
dhe për lutjet tuaja duke ju falënderuar edhe njiherë për ftesën për të festuar
me ju këtë moment të rëndësishëm për të gjithë ju, pore dhe për besimtarët
katolikë dhe mbarë Kosovën.
Njëkohësisht,
duke ju paraqitur edhe njëherë urimet e mia më të përzemërta -- ashtuqë
veprimtaria juaj e shenjtë të vazhdojë -- me jetë e shnet -- duke frymëzuar si
gjithmonë grigjen tuaj në traditën shekullore më të mirë të klerikëve katolikë
shqiptarë me binomim: Fe, Atdhe e Përparim!
Bekimet
e Zotit dhe lutjet e Shën Nënë Terezës për të gjithë ju dhe për mbarë Kombin
shqiptar në trojet e veta shekullore dhe të përhapur anë e mbanë botës! Ad
multos Annos!
Përzemërsisht,
Frank
Shkreli, Nju Jork
Në
këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin
Kurti