Speciale
Xhemaledin Salihu: ‘Presheva dhe shqiptarët e Preshevës e veshën plisin e bardhë me krenari’
E diele, 13.08.2023, 07:55 PM
“PRESHEVA DHE SHQIPTARËT E PRESHEVËS E VESHËN PLISIN E BARDHË ME KRENARI, PËR TA RUAJTUR DHE MBROJTUR IDENTITETIN KOMBËTAR NËPËR SHEKUJ”
Shkruan: Xhemaledin
SALIHU, profesor
Preshevën në kohëra
të ndryshme e sunduan Romakët, Bizantët, Sllavët, Turqit, Jugosllavët, mirëpo
ajo asnjëherë nuk u dorëzua dhe me dinjitet dhe xhelozi ruajti dhe mbrojti
traditën e kulturës popullore.Ajo nëpërmjet vallës dhe këngës, të veshur me
veshje kombëtare edhe me plis të bardhë protestoi, kundërshtoi, por edhe luftoi
pozitën e saj të prapambetur shekullore dhe ditti që nëpërmjet valles dhe
këngës me plis të bardhë në kokë, të gëzohet në dasma, gazmende e festa
familjare e kombëtare.
Në Preshevë ishte
traditë popullore që të vishen tirqit e zi, këmisha e bardhë, xhamadani dhe
Plisi i Bardhë, nga persona të njohur,të dalluar në veshje, duke filluar nga
Emin Kurbaliu, Isa Bina, Ali Rrustemi, e të tjerë, të cilët ishin paria e
Preshevës..
Presheva banohet me shumicë shqiptare dhe
aktualisht shtrihet në jug të Serbisë dhe qysh në Antikë ka bërë pjesë në
territorin e Dardanisë.
Në Preshevë jetojnë kryesisht Shqiptarët me 95% të
popullatës.Popullatën tjetër e bejnë Serbët, të cilët erdhën përmes kolonizimit
në Preshevë dhe ajo Rome.
Shqiptarët e Preshevës, me kohë e lidhën fatin e
tyre me Kosovën dhe morën pjesë aktive në të gjitha Lëvizjet Kombëtare dhe
politike të Shqiptarëvë të ish-Jugosllavisë për të drejta dhe çlirim e bashkim
kombëtar.
Edhe pse pas viteve 1454 e 1455, Presheva u pushtua
nga Perandoria osmane, ajo asnjëherë nuk u pajtua me gjendjen e vështirë nën
sundimin turk otoman.
Në Kryengritjen e Dervish Carës, më vitin
1844, e cila ishte kryengritje për
Shqipëri Etnike mori pjesë edhe popullata shqiptare e Preshevës.
Kryengritja e Shqiptarëve kundër Perandorisë
Otomane me në krye të Madhin Idriz Seferi, ku ishin të pranishëm shumë
kryengritës preshevarë me plisa në kokë, në Kaçanik, më 1910 dhe në Shkup, më
1912: Hasan Kadriu-Plaku, Kurtë Tërrnava, Mulla Sinan Maxherja e të tjerë.
Më 1911, në Prishtinë
Vilajetin e Kosovës duhet ta vizitonte sulltani Hamiti dhe porosia e tij ishte
që t’i bëhej pritje madhështore, ku do të merrnin pjesë edhe Grupi i Këngëtarëve
dhe Vallëtarëve nga Presheva, të veshur me veshje kombëtare e plis të bardhë.
“Vallja preshevare ishte një protestë e gjithë popullatës shqiptare kundër
sulltan Hamitit dhe sundimit shekullor të Perandorisë osmane /Xhemaledin
Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999, f.62,63[1] /Mehmet
Kajtazi, Vallja preshevare si protestë, Bujku. Prishtinë, më 12 gusht 1994/[2]
Në qershor të vitit
1930, Grupi i Vallëtarëve dhe Këngëtarëve nga Presheva të veshur më veshje kombëtare
dhe plis të bardhë shkojnë në Beograd dhe marrin pjesë në manifestimin kulturor
dhe gjimnastikor të organizatave “Soko” të Jugosllavisë Mbretërore. /Kujtimet e
Mulla Tefik Osmanit nga Presheva/Xhemaledin Salihu, Presheva pjesë e pandarë e
Lëvizjes kombëtare nëpër shekuj, Preshevë, 2017, 186/[3]
Presheva në fotografi
të vitit 1913, ku shihen banorët shqiptarë me veshje komëbëtare dhe plisa në
kokë. Në foto, poashtu hihet rruga e Gjilanit, në të cilën organizohet panagjyri I themeluar më 1519.
Presheva më 1916, në
foto shihet qendra e saj, ku të hëneve organizohej tregu I qytetit, një numër I
madh banorë shqiptarë shihen me plis të bardhë.
Nga e majta: Deli
Meta-Sefer, Zymer Ajeti-Peçenë, të Preshevës dhe I treti I panjohur të
fotografuar para LDB me veshje kombëtare e plisa të bardhë.
Nga e majta: Nazmi
Ymeri, A.Krashnica-Presheva, Ibrahim Meqa-Gjakova, Gjatë LDB, luftëtarët e
Lirisë me Plisa.
Në prill të vitit 1941, në Shkup u themelua Lëvizja
Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, me shumë patriotë nga Presheva, të
cilët e organizuan organizuan demonstrata te Ura e Gurit në Shkup dhe aty të
gjithë me plisa të Bardhë kërkuan bashkimin e Shkupit, Kumanovës, Preshevës dhe
Gjilanit me Shqipërinë Etnike.
Tubimet pas LDB në
Preshevë oranizoheshin në qender të qytetit dhe shumica e popullatës ishte me
plis të bardhë.Kjo foto e dëshmon.
Pas LDB në Preshevë hapen shkolla fillore katërklasëshe në
të gjitha
vendbanimet e mëdha. Në Caravajkë, mësimi ka filluar në vitin
shkollor 1947/48 dhe mësimi është mbajtur në shtëpi private. Me ndërtimin e
ndërtesës së Kooperativës bujqësore filloi mësimi të mbahet në lokalet e saja
deri më 1954.
Edhe pse ishin kushtet e vështira të punës, mësuesit
atdhetarë dhanë maksimumin
e tyre në procesin edukativo-arsimor, vetëm e vetëm për t’i
edukuar nxënësit në frymën e atdhetarizmit.
Kështu veproi edhe mësuesi nga Bushtrani Kadri Rexhepi, i
cili gjatë vitit
1950/51 punoi në Caravajkë, në klasën e tij nxënësit vinin
në shkollë me plisa.[4]
Mësuesi Kadri Rexhepi me nxënësit e vitit shkollor 1950/51 në Caravajkë, me plisa të bardhë në kokë.
Shkolla fillore “Migjeni”
në Caravajkë të Preshevës, nxënësit dhe mësimdhënësit me plisa të bardhë në
vitin shkollor 1955/56
SHKASH “Presheva” dhe
“Abdullah Krashnica” të Preshevës në programet e tyre kulturore-artistike me
veshje kombëtare dhe plisa të bardhë.
SHASH “Presheva” më 1955/56 në Ristovc të Serbisë SHKASH “Abdulla Krashnica” Preshevë, më 1956/57
Me Plisin e Bardhë nga Presheva u varros Ndrek Luca, Artist i Popullit nga
Shqipëria.
Gjatë viteve 1980, 1981, 1982 dhe 1983, Shtëpia e kulturës
“A.Krashnica” planifikoi edhe programe kulturore artistike të importuara,
sidomos në gjuhën shqipe.Kështu u realizuan edhe disa programe nga Shqipëria,
Turqia dhe Greqia.1
U realizua edhe vizita e Teatrit Popullor “Migjeni” Shkodër,
i cili shfaqi dy shfaqje të dramës “Baca i Gjetajve” të Fadil Krajës, në regji
të Serafin Fanko, ku rolin kryesor e pati Ndrek Luca, në rolin e Bacës.
Isa Alibali, drejtor
i Teatrit në librin: “Rrënjë Dashurie, Shkodranët për Kosovën” Tiranë, 2012,
f.95 shkruan:[5]
“Në shfaqjen e dytë,
ndodhi një ngjarje jo e zakonshme. Kur në fund të shfaqjes aktorët dalin për të
përshëndetur spektatorët entuziastë, një plak, me hap të ngadaltë i ngjitet
skenës, i mbajtur nga dy nipat e vet. I afrohet Ndrekë Lucës, i heq qeleshën
nga koka dhe i vë të veten. Sala nuk përmbahet më. Duartrokitjet e fuqishme, të
cilat u shtuan tepër nga shpërthimet e papërmbajtshme, u dukën si një shpërthim
i shpirtit të kombit tonë.
Plaku nuk lëvizi nga
skena. Ishte bërë pjesë e trupës së teatrit, si të ishte një nga aktorët më të
vjetër. Herë pas herë i fryhej gjoksi dhe dukej se donte të shfrynte diçka që e
kishte mbërthyer të tërin.
Të gjitha shfaqjet e
tjera Ndreka i bëri me qeleshen, që i dhuroi plaku patriot nga Presheva.
E ruajti përgjithnjë
këtë relikë të rrallë.
Kur në vitin 1993 i
ra infarkti i dytë, para se të ndahej prej nesh, porositi të shoqen dhe të
birin që ta varrosin me atë qeleshe, të dhuruar aq bujarisht dhe aq solemnisht
nga vëllezërit e një gjaku.
Amaneti u zbatua.
Ndrekë Luca u nda nga jeta me qeleshen e plakut nga Presheva, për ta ruajtur e
për ta mbajtur pranë vetes përjetësisht.”1
E kërkova
plakun e Preshevës, disa herë e takova dhe e luta të tregoj se a ishte ai që i
dhuroi plisin Ndrek Luca, asnjëherë nuk mora përgjigje, sepse ai shkoi në
haxhillëk dhe plisin e zëvendësoi me atë qeleshe arabe.
Esat Rexhepi/1944…/[6]
Esat Rexhepi i lindur
në Muçibabë, më 1944.Prindit I kane vdekur herët dhe ka mbetur jetim.
Më vonë paska shkuar
në Llojan, në Maqedoni, fshat afër kufirit Serbi-Maqedoni. Nga viti 1980 jeton
në Preshevë.
Në pyetjen time
pergjigjet se baba, gjyshi dhe stërgjyshi sa mban në mend kanë veshur plisin
dhe se e ka traditë familjare veshjen e plisit. Ai edhe sot e mban plisin në
Preshevë, edhepse falet dhe me plis shkom në xhami.
Në pyetjen time ndonjë
ngjarje të keqe apo të mirë lidhur me veshjen e plisit.
Më tregoi se pas
vitit 1980, pasi erdhi në Preshevë me dy të rinjë u nis për Kumanovë dhe po sa
e kaloi kufirin Serbi-Maqedoni, në Tabanoc shkoi në Fri Shop-in e parë, te
Pompa e benzinës, për të blerë cigare, kur ka hyrë brenda policët I kanë thënë
qëta heq plisin dhe ky nuk e hoqi, duke I thënë se dal por nuk I hiçi plisin për
të blerë cigare. Në të dalë prap e ka ndalur policia dhe I ka rrahur këta të
rinjtë, ndërsa Esatit I kanë ra kokës dhe me at rast i ka ra plisi në tokë.Te
mjeku nuk e kanë marrë parasysh, por edhe në polici të Preshevës
Nuk e kanë përfillë
rastin e tij.
Ngjarja tjetër por me
epilog të mirë I ka ndodhur në Surdulicë, duke pritur për biletë, dikush e ka
thirrur që të hyjë pa rend dhe I ka thënë se meriton, përshkak se mban plisin,
identitetin shumë të rendësishëm shqiptar.
Halit Jusfi/1940-2013/[7]
Halit Jusufi ka lindur në fshatin Gosponicë të komunës së Preshevës. më
20.05.1940.
Ishte njëri nga tre djemt e Ramës i cili nuk arriti ta njihte babain e tij
Halitin/Litën/ që luftoi kundër Perandorisë osmane në çetën e Idriz Seferit dhe
që i ri u plagos në grykën e Kaçanikut dhe nga plagët e marra vdiq në burgun e
Prishtinës.
Rama lindi më vonë shtatë fëmijë, tre djem dhe katër vajza! Djemtë e Ramës dhe
ai vet,Musai, Haliti dhe Sabiti mbanin që në rini plisin e bardhë, në shenjë
respekti të babait dhe gjyshit të rënë për çlirimin e vendit.
Haliti e bante dhe e çmonte shumë plisin e bardhë në kokën e tij. Mbaj mend që
e lante shpesh e me kujdes të madh në një kallëp druri, të përshtatur bukur p?r
ta vendosur aty, dhe me dorë ngadalë e me sapun,mjeshtërisht e me kujdes që mos
ti prishej forma plisit, mandej po ashtu e linte në diell, ngadalë të terej dhe
kur e nxjerrze për ta vurë në kokë, plisi rrinte në formën e tij, i bardhë i
lartë, sa që jepte nji madhështi respekti babait tim, dhe jo vetëm por gjithë
atyre që e veshnin.
Ky simbol kombëtar ishte halë në sy për ata që donin të na humbnin farën.
Halitit shpesh i kishte pasë shkaktuar kokëçarje, kur ai donte, ose kishte punë
me forcat e rendit!
Njerëzit me plis, ishin të urryer nga slavopopujt që na rrethonin.
Haliti kishte prooblem në dëgjim! Sa punoi pak në Austri, kishte arritur ta
siguronte nji aparat dëgjimi, që e barti tërë jetën, sa për ti bërë jetën më të
lehtë atij. Ai kishte në përkujdesje nji kohë dy prindërit, deri vonë Tixhën
gjyshe, gruan dhe tetë fëmijë.
Ai e donte lindjen e sa më shumë fëmijëve dhe haptas thoshte ne duhet sa më
shumë të shtohemi. Gjatë disa viteve, sa nuk dëgjoi iu kishte pasë përvjedhur
leximit të librave,duke ja siguruar vëllai i vogël Sabiti, që arriti të shkollohej
dhe punoi për shumë deceni si arkatar në komunën e Preshevës.
Prehja e shpirtit të Halitit në lexim, e ndihmoi ta kuptonte jetën, ta njihte
atdheun dhe e bëri edhe më të dieshëm e që lehtë bisedonte me njerëz të
shkolluar më vonë.
Ishte bërë i mirë, dhe tërë fshati i madh i Rahovicës më vonë e thirrni baba
Lit.
Plisi dhe respekti që ai kishte për te, e bënë figurë stoike për ata që e
njohën.
Halitit ndodhte ti prishej aparati i dëgjimit dhe për ta rregulluar shkonte
vetëm në Shkup!
Më 1 prill 1981, pikërisht ishte në Shkup, la në mëngjes aparatin për ta
rregulluar dhe planifikoi për t’u kthyer pasdite me autobusin që ishte lidhje e
rregullt Shkup-Preshevë.
Ai mori aparatin e dëgjimit dhe me të ngutur iu drejtua stacionit të
autobusave, autobusi ishte i ndezur, për tu nisur për Preshevë. Iu afrua derës
dhe vozitësi i autobusit, maqedon e pyeti për biletën. Haliti i tha, që do ta
merrte në autobus. Menjëherë e vërejti se vozitësi i autobusit me një urrejtje
të madhe e shikonte, me që Lita kishte plisin e bardhë mbi kokë dhe gazetën
Rilindja që sapo e kishte blerë rrugês për stacion e për ta lexuar në autobus!
Me një ton nënçimi i kishte pasë bërtitur vozitësi, shko bleje biletën në
stacion të autobusave, në gjuhën serbe. Haliti ia ktheu: po ju jeni gati për tu
nisur, mos nuk po mjafton koha, unë nuk kam tjeter lidhje për Preshevë, ju
lutem. Mirëpo, vozitesi me urrejtje të madhe it ha: nuk mund të hysh në
autobus, pa biletë.
Babai me një të ngutur i ofrohet kioskut dhe blen biletën, por kur del, e vëren
që autobusi po delë ngadalë nga stacioni i autobusave. Haliti Haliti u ngjit për
dere të autobusit, mirëpo vozitësi shpejto ate dhe ky ran ë tokë. I indinjuar
nga sjellja barbare e vozitësit maqedon, u drejtua në stacion të autobusave për ankesë.
Nuk e përfillën ankesën e tij, edhepse i thanë se nesër mund të ushëtoje për
Preshevë, me të njjëjtën biletë. Haliti nuk kishte ku të bunted he vërejti se
një kombibus shkonte për Kumanovë, ndërsa vërejti së zyrtarja e lajmëroi me
telefon policinë.
Bbai im Haliti vozitësit dhe bashkëudhëtarëve i tregoi ngjarjen, vozitësi
it ha sikur ta kasha ditur nuk do të merrsha për Kumanovë.
Po sa arriti në Kumanovë, policia e mori në pyëtje dhe në fund e lirua,
duke i thënë se përshkak të familjes dhe fëmijëve e liruan, se përndryshe do
t’i jepnin dajak.
Pasi e liruan, nuk shkoi në Preshevë, por fjeti në corridor të Spitalit
në Kumanovë.
Në fund të bisedës më Hyrije Jusufin, poete për familjen e saj, ajo më
tha rregullist për shkak se baba i saj, gjyshi Rama, xhaxhai Musa dhe familja e
tyre kishin shumë telashë se e veshnin rregullist plisin e bardhë.
Haxhi Murat
Jusufi/1896-
I lindur në vitin 1896 në Gosponicë, komuna e Preshevës. Ishte një njeri i ndalur,
por shumë i mençur, ashtu fjalen i tij
nuk ka mundur askush ta kthej mbrapshtë. Haxhi Murat Jusufi Gosponica i ndjeri
prej lindjes e deri në vdekje nuk e hoqi kurrë plisin si shenjë kombëtare.Ai
i punoi në komunë të Preshevës shumë vite, por shumë u angazhua edhe nëpajtimin
e gjaqeve në Preshevë e më gjërë. Shumë herët, në rini vendosi ta vishte plisin
por shum shpejt ran ë sy me veshjen e plisit të bardhë dhe pati shumë sfida në
këtë drejtim.
Në familjen Jusufi e veshën plisin: Ramadan
Jusufi(aga Ram) djemt Halit Jusufi, Musa Jusufi, Jusuf Jusufi dhe
Bektesh Jusufi.
Shefki Asllani/1935-2017/[8]
Njerëzit lënë gjurmë
në jetë, për shkak të veprave të tyre të mira, fisnike, bujare dhe humane.
Njeriu është i detyruar që në Tokë të kultivojë punën e mirë, veprën e ndershme
që i sjell edukim njeriut, familjes dhe shoqërisë i sjell zhvillim, kulturë,
emancipim dhe progress.
Nga kohërat e lashta,
njerëzit rrobat i perdornin jo vetëm që të plotësonin nevojën për mbrojtje nga
të ftohtit dhe të ngrohtit, por shërbenin edhe
për qëllime shprehëse ndaj shoqërisë.
Thuhet se një njeri
me pamje dhe veshje të bukura qëndroi përpara Sokratit i krekosur me prezencën
e tij! Sokrati i tha: “Fol që të shoh.”
Megjithatë, mund të
themi lirshëm se në ditët e sotme, është veshja e një njeriu, ajo që jep
përshtypjen e parë dhe shpreh njëherësh një pjesë të personalitetit të
gjithësecilit prej nesh. Veshja dhe pamja e një personi na jep informacione,
përshembull mbi origjinën e tij, profesionin, gjendjen financiare dhe statusin
shoqëror.Veshja shihet edhe si një mënyrë për të shprehur veten. Madje,
psikologët thonë se rrobat mund të ndikojnë në psikologjinë tonë dhe
anasjelltas; domethënë ne vishemi sipas gjendjes sonë shpirtërore.
Ka njerëz që mbesin
gjatë në kujtesën e njerëzve, edhe për shkak mënyrës së veshjes apo edhe për
shkak se kanë përdorur simbolika. I tillë është personaliteti me plis, Shefki
Asllani nga Rahovica e Preshevës. Ai ishte person karizmatik, plotë jetë.
Fliste pak por me vend, vishej bukur, mbante sahat xhepi me qystek, pinte duhan
me llullë, por ajo që e veçonte nga shumë të tjerë ishte shkëlqimi i plisit në
kokën e tij - kapelja me të cilën identifikohen shqiptarët. Shefki Asllani,
edhe pse i rritur jetim, qysh në moshë të re ishte i frymëzuar për kultivimin
dhe ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare. Ai kishte trashëguar shumë
cilësi e veti nga familja e tij e ngushtë, por edhe nga burrat me nam të kësaj
nahije e më gjerë.
Paris, 1996
Në moshë të re, si
beqar, ai nisi të mbante plisin, të cilin nuk e hoqi gjatë tërë jetës së tij.
Këtë vlerë nuk ia mori as Parisi i Francës ku veproi dhe punoi për 31 vite të
plota për mirëqenien e familjes.Tregonte se gjithë shqiptarët që jetonin në
Paris, saherë që e shihnin me Plis i jepnin përshëndetje dhe u çmallnin me
dicka të bukur shqiptare. Madje edhe gjatë kryerjes së obligimit të Haxhit, në
qytetin Meke, gjatë tavafit në Qabe, shumë haxhinjë shqiptarë e kishin
përshendetur dhe ishin fotografuar me të. Një besimtar nga Shqipëria i paska
pas thënë: Të lumtë o mixhë e paske pru shqiptarinë në Qabe!Tregonte ai vetë se
në udhëtimet e tij gjatë rrugës Paris-Preshevë, shpesh herë, për shkak të
plisit, e kishin marrë në pyetje policia serbe! Ishte koha kur gjithçka e bukur
shqiptare përbënte pengesë për regjimin e Millosheviçit.
Në një rast duke u
kthyer nga Parisi, në pikën kufitare të policisë serbe, i bie në sy shkëlqimi i
Plisit! Asnjë udhëtar tjetër nuk ishte marrë në pyetje, përveç tij! Asnjërit
nuk i ishin kontrolluar valixhet në detaje, përveç tij! Gjatë kontrollit të valixheve
polici i thotë: “Ku e ke revolën, atë jam duke kërkuar!” Shefkiu, në mënyrë
metaforike, ia kthen: “Zotni, revolja nuk mbahet në kofer?”
Si pasojë e kësaj
fjale që kish thënë, atë e kishin kontrolluar në detaje edhe të rrobave që
kishte veshur.
Gjatë festave dhe
faljes së Bajramit, Shefkiu i urdhëronte djemtë dhe nipërat e tij të vendosnin
Plisin në kokë. Kur merrte rrugën për diku dhe planifikonte të rrinte më shumë
se një ditë, ai i merrte me vete dy plisa. I dukej e neveritshme dhe e shëmtuar
që plisi të pluhërosej. Sa herë që i pluhërosej, ai e lante plisin vetë, me orë
të tëra, ngase duhet ditur se si të lahet dhe se si të thahet, ngase për shkak
të mosdijes mund të prishej i tëri. Për pastrim kishte një mjet prej alumini që
vetë e kishte rregulluar në formën e plisit. Plisin në familjen e tij e ka
mbajtur edhe mixha i tij, Fahredin Asllani. Gjatë veprimit në Paris kishin
themeluar shoqërinë kulturo-artistike ”Trepça“, e cila kishte shtri aktivitetin
kulturor për shqiptarët që jetonin në Paris. Shefki Asllani ishte nënkryetar,
ndërsa kryetar ishte Abedin Lepraj, sot dëshmor i Republikës së Kosovës. Në
organizimin e shoqërisë “Trepça”, janë mbajtur shumë aktivitete kulturore në
bashkëpunim me ansamblin “Shota“, ku shpesh herë ishin ftuar artistë nga
Kosova. Asokohe, u hapen shkolla shqipe, organizoheshin drama, si dhe
aktivitete humanitare për të ndihmuar jetën institucionale në Kosovë, dhe jo
vetëm. Haxhi Shefki Asllani, pas daljes në pension, jetoi në Rahovicë të
Preshevës dhe vdiq në moshën 83 vjeçare në vendlindjen e tij.
Referencat
Alibali, Isa, Rrënjë Dashurie, Shkodranët për Kosovën”
Tiranë, 2012, f.95
Kajtazi, Mehmet, Vallja preshevare si protestë, Bujku.
Prishtinë, më 12 gusht 1994
Punimin mbi Halit e Murat Jusufin e shkroi Hyrije Jusufi,
poete nga Presheva
Punimin mbi Shefki Asllanin e shkroi Leutrin Asllani, imam
në xhaminë e Rahovicës së Preshevës
Salihu, Xhemaledin, Bisedë me Esat Rexhepin, më 2023
Salihu, Xhemaledin, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995,
Preshevë, 1999
Salihu, Xhemaledin, Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes kombëtare
nëpër shekuj, Preshevë, 2017/Kujtimet e Tefik Osmanit, Preshevë/
[1] . Xhemaledin Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999
[2] . Mehmet Kajtazi, Vallja preshevare si protestë, Bujku. Prishtinë, më 12 gusht 1994
[3] . Xhemaledin Salihu, Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes kombëtare nëpër shekuj, Preshevë, 2017/Kujtimet e Tefik Osmanit, Preshevë/
[4]. Xhemaledin Salihu, Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes kombëtare nëpër shekuj, Preshevë, 2017, f. 500
[5] . Isa Alibali, Rrënjë Dashurie, Shkodranët për Kosovën” Tiranë, 2012, f.95
[6] .Bisedë e autorit me Esat Rexhepin, më 2023
[7] .Punimin mbi Halit e Murat Jusufin e shkroi Hyrije Jusufi, poete nga Presheva.
[8] .Punimin mbi Shefki Asllanin e shkroi Leutrin Asllani, imam në xhaminë e Rahovicës së Preshevës