E merkure, 09.10.2024, 02:39 AM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Gjoni II Kastrioti dhe Kostantin Arianiti Komnena

E diele, 09.07.2023, 08:00 PM


GJONI II KASTRIOTI DHE KOSTANTIN ARIANITI KOMNENA

(Pjesa e 5°)

Nga Lutfi ALIA, Siena – Itali

Projekti francez i kryqëzatës kundër Perandorisë Osmane, i shërbeu Karlit VIII për të realizuar objektivat dhe ambicjet e tij për të marrë mbretërinë e Napolit dhe të Dy Siçilive. Këtë nisëm e justifikonte dhe me të drejtën e koronës të Perëndorisë të Kostantinopolit, që i a dha Andrea Paleologu më 6 shtator 1494. Për organizimin e kryqëzatës kundër Sulltan Bajazitit, Ai shfrytëzoi dhe një rrethanë të veçantë të njohur pas luftës në Otranto, pikërisht kapjen rob të princit turk Xhema, të cilin Urdhëri i Rodit ia kishte dorëzuar Papës Borxhia dhe ai më 21 janar 1495 ia kishte dërguar mbretit Karli VIII. [De Frede L’impresa pp. 161-162].

Këto rrethana, Karli VIII i shfrytëzoi me mjeshtri dhe duke propoganduar marshimin drejt lindjes për të marrë Kostantinopilin, madje dhe drejt Jerusalemit, çka ngjalli shpresa ndër popujt e Ballkanit, për t’u çliruar nga zgjedha osmane, si shkruan Commynes, ambasadori i Karli VIII në Venecia nga 2 tetori 1494 deri 31 maj 1495: “... et tant de milliers des chrestiens estoient prestz à se rebeller, que nul ne le sauroit penser ... et ces païs sont Albanoys, Essclavons et Grecz et fort peuplés, qui sentoient des nouvelles du roy par leurs amys, qui estoient à Venise et en Pouille, à qui aussi ilz escripvoient, et n’attendoient que ce Messias pour se rebeller”.

Karli VIII kishte programuar që forcat e kryqëzatës të niseshin nga Otranto dhe të zbarkonin në Vlorë, të çlironin Albaninë, të vazhdonin marshimin dhe brenda 18 ditëve të arrinin Kostantinopolin. [De Commynes, Mémoires vol. III p. 103. Si confronti anche Stefano Magno ‘Événements’ p. 239, dove afferma che la notizia della Crociata si era diffusa in tutto l’Oriente cristiano fin a Italia che Albanesi incoleno].

Për të arrijt këto objektiva, Karli VIII aktivizoi Gjonin II Kastrioti, dajën e tij Kostantin Arianiti Komneni, si dhe ipeshkëvin e Durrësit, arbërorin Martinus Firmani (në listën e ipeshkëve të Eubel dhe sipas Stefano Magno dhe Commynes, Martinus ishte arbëror – albanoys). [Commynes Mémoires vol. III pp. 103-104].

Gjatë kohës që vazhdonte marshimin drejt Naapolit, Karli VIII bujti në shtëpinë e Kostantin Arianitit në Montferrato, ku priti në takim Gjonin II Kastrioti dhe disa fisnikë italianë, me të cilët diskutoi për masat për organizimin e kryqëzatës anti-turke.

Në këto veprimtari intensive, Karli VIII aktivizoi dhe Ipeshkëvin e Durrësit, Martinus Firmani, që ishte përfaqësues i mbretit (de par le roy). Ipeshkëv Martini kishte shkuar shpesh në Itali dhe kishte takuar në Pulja Dukën Gjoni II Kastrioti, Kostantin Arianitin në Montferrato, si dhe Andre Paleologun, që kishte emigruar në Romë, të cilit Karli VIII më 5 prill 1495, i kishte akorduar pension vjetor me 1200 dukate. Ipeshkëvi Martini, kur u kthye nga Venecia, bujti në shtëpinë e Kostantin Arianitit në Montferrato, ku diskutoi me mbretin Karli VIII, më Kostantinin dhe me dukën Gjoni II Kastrioti, për shpejtimin e kryqëzatës antiturke, të cilët i informoi se me kryqëzatën do të bashkoheshin mbi 20 000 arbërorë. [Mastrojanni, Sommario p. 533] [Malipiero, Annali p. 146, anche in pp. 138-139: 138] [L. Alia, Kostantin Arianiti Komneni, në Kronika e eksodeve dhe vend-banimet e arbëreshëve në Itali 1272 – 1774, 2016, f. 93].

Projekti i kryqëzatës u mirëprit nga ikanakët arbëror, që shprehën gadishmëri të bashkoheshin me Karlin VIII, duke u rradhitur në repartet e Kostantin Arianitit dhe të Gjonit II Kastrioti. Disa historianë, sidomos Volpicella, i përkrahur dhe nga Vallone [Voisava, Bernay pp. 9-10], theksojnë se Gjoni II Kastrioti u aderua me projektin e Karlit VIII, me qëllim të rimerrte feudin e Gagliano. Sipas Petta, në se Kostantin Arianiti, i cili pretendonte trojet e Albanisë, Maqedonisë dhe Thesalisë, do të vihej në krye të forcave kryqëtare për realizimin e projektit të Karlit VIII, sigurisht Gjon II Kastriotit do të kishte rolin qëndror në kryqëzatë dhe me pretendimet e trojeve Arbërore. [Petta, Despoti pp. 32-33 pp. 153-154].

Pjesmarrja e Gjonit II Kastrioti në kryqëzatë, si një ndër komandantët e kryqëtarëve, konfirmohet dhe me ndryshimin e stemës heraldike të Kastriotëve, që ndodhej mbi portën e pallatit dukal në Soleto, si u theksua në shkrimin e më parshëm, ku krahas dy shqiponjave dykrerëshe, i shtoi dhe kryqet e Jerusalemit, që i mori nga stema e kryqëzatës e Karlit VIII, që e prezantoi në diskutimin e famshëm në Lion, me pretendimet e marrjes të dukatit të Milanos dhe të Mbretrërisë së Napolit. Kështjella e Soleto e Gjonit II Kastrioti është shembur, por stema u ruajt nga vizatimi i artistit Pietro Cavoti. Kjo stemë u ruajt dhe nga Dukesha III Erina Kastrioti (1528 – 1565), vajza e Ferrante Kastriotit Duka II i Galatina [Luigi Galante, museo Pietro Cavoti di Galatina. Edito una prima volta in copertina di BSTO, 14, 2005]

Rreth përgatitjeve të kryqëzatës, thuhet se Karli VIII kishte dërguar një emisar arbëror (nuk theksohet emri i tij), të cilit i kishte dhënë 40 000 dukate, për të paguar prijësat arbërorë, që kishte mobilizuar ipeshkëv Martin Firmani [Marongiu, Carlo VIII e la sua...crociata p. 250].

Situata përgatitore e kryqëzatës u ndërlikua me vdekjen e princit turk Xhema, ngjarje që i trembi venecianët, të cilët i mbyllën portet e Adriatikut, nga frika e reagimit të Sulltan Bajazitit, kështu u bllokuan anijet e kryqëtarëve. [Commynes, Mémoires vol. III, p. 104-105].

Në fakt princi turk Xhema kishte vdekur në Napoli më 25 shkurt 1495, tre ditë pas hyrjes në Napoli të Karlit VIII, por lajmi në Venecia arrijti më 4 mars, ndërsa në Turqi më 6 mars 1495. [Malipiero Annali p.146, e in Documenta pp. 138-139] [Sanudo, La spedizione di Carlo VIII p. 254 sulla data del 6 marzo per l’informazione inviata al Turco] [Stefano Magno, Événements p. 242 sembra affermare che il 4 marzo fu inviata la notizia della morte di Gem a Costantinopoli, o forse che il Turco n’ ebbe notizia in 6 marzo].

Më 6 mars, Ipeshkëv Martini u nis me një anije të ngarkuar me armë për t’ua dorëzuar kryengritësve arbëror, por u zbulua nga venecianët, të cilët i sekuestruan armët dhe disa letra të Karlit VIII, që ia gjetën ipeshkëvit. Më 7 mars venecianët e arrestuan imzot Martinin, të cilin e izoluan dhe e urdhëruan të mos largohej pa leje nga Venecia. [Malipiero Annali p.146, e in Documenta al 7 marzo, pp. 139-141]

Më 10 mars 1495, me ndërhyrjen e ambasadorit De Cammynes, venecianët e liruan ipeshkëv Martinin. [De Cammynes, Mémoires vol. III p. 105 nt. 7]. Historiografia shqiptare nuk i ka evidencuar këto ngjarje, sidomos takimet e ipëshkëvit Martini me Kostantin Arjanitin dhe me Gjonin II Kastrioti, ndërsa Injaz Zamputti i citon saktësisht. [Zamputti Lëvizja, … il rapporto tra l’arcivescovo di Durazzo e Arianiti, e la situazione in Albania.]

Në fund të shkurtit 1495, kur Karli VIII ndodhej në Napoli, aty ishte dhe Gjoni II Kastrioti, me pretendimin të merrte qytetërinë Napolitane, një privilegj që i garantonte avantazhe fiskale, që kishin rëndësi për Gjonin II, i cili ishte aktiv në tregëti, në eksportimin e vajit të ullirit, të drithrave dhe të kripës. Këtë privilegj e pretendonte t’i konfirmohej nga vetë mbreti Karli VIII. Në një njoftim të juristit Lelio Caputo, prezantohen dokumentat autentike të këtyre aktiviteteve të Gjonit II Kastrioti Duka i Shen Pietrit në Galatina, me dëshmi të noterit Nikola de Monte: “... prout vidi instrumentum civilitatis, factum in S. Laurentio per nobiles Fabritium Cossa, Lucium de Sangro, Io. Vincentium Stendardo, Andream Fellapane et Troianum Venatum, pro dicto Ioanne Castrioto Scannerbech Duci Sancti Petri in Galatina in anno 1495 die 29 Februarii per notarium Nicolaum de Monte”. [Laelii Caputi, Ad consuetudines neapolitanas praeludia, Neapoli, ex typ. L. Scorigii, 1623, pp. 31]. Në fakt, shkurti i vitit 1495 nuk ishte muaji i brishtë, për çka kuptohet se data 29 është shënuar gabimisht, pasi ishte 28 shkurt. Gjoni II Kastrioti qëndroi në Napoli gjate muajve shkurt, mars dhe prill 1495.

Pranvera e vitit 1495 shënoi ndryshime rrënjësore në mbretërinë e Napolit. Më 7 mars 1495, pas rënies të Kastel Nuovo, feudalët e mbretërisë së Napolit, u betuan besnikë të mbretit të ri Karli VIII, por Gjoni II Kastrioti nuk rezulton në këtë listë, sepse si thekson De Cammynes, ata që u betuan ishin vetëm “generalement tous ceulx du royame - përgjithësisht vetëm ata të mbretërisë”, me përjashtim të markezit D’Avalos i Peskarës, princi Borgia i Squillace dhe konti i Arena. Edhe pse emri i Gjonit II nuk ishte në këtë listë, nuk përjashtohet mundësia që ndër ata ishte dhe Ai, sepse atë kohë ndodhej në Napoli. [De Commynes Mémoires vol. III pp. 96-98.] [De Frede L’impresa p. 321-322 (a p. 319 la resa di Castel Nuovo)].

Më 12 mars 1495, Gjoni II Kastrioti ndodhej ende në Napoli, si dëshmohet në një akt noterial, ku ai përfshihet në një konflikt tripalësh me tregtarët venecianë Giovanni e Marko Bragadin dhe me Nikolla Barone jurist dhe presidenti i Dhomës të Përmbarimit. [Archivio di Stato di Napoli, R.C.Sommaria, Ordinamento Zeni, fs. 168/29].[Volpicella Regis p. 278] [Sanudo Diarii vol. I col. 221 e,  vol. II col. 292].

Implikimi në këtë konflikt tregëtar i Gjonit II Kastrioti, do ta ndjeki pas për 10 vjet, deri në vdekjen e tij të papritur. Ky konflikt shprehte karakterin e tij grindavec dhe prepotent.

Më 12 mars 1495, Giovanni Bragadin, tregëtar venecian me banim në Napoli, me akt noterial i dorëzoi 130 dukate Gjonit II Kastrioti “nunc Neapoli presens” dhe i premtoi t’i dorëzoi në Lecce mëndashin më ngjyre të kaltër dhe të gjelbër, me vlerë 50 dukate, me çmim 6 dukate një barrë mëndafshi. Gjoni II në këmbim të vlerës 180 dukate të mëndafshit, brenda muajit maj do t’iu dorëzonte vëllezërve Bragadin, në qytetin e Monopoli, ose në Otranto, sasi vaji ulliri me të njejtën vlerë (180 dukate), me çmimin për litër si të shkurtit 1495.

Për realizimin e kësaj marrëveshje, Bragadin caktoi dorëzënës Nikola Barone. Më 26 prill 1495, Gjoni II mori dhe tetë barrë e 1/3 mëndafshi ngjyrë të zezë, me vlerë 50 dukate, si rezulton në faturën e firmosur prej tij dhe dorëzuar Bragadinit. Në Arkivin e Shtetit të Napolit ruhet dokumenti i kësaj marrëveshje, i firmosur nga Gjoni II Kastrioti dhe i publikuar nga Vallone. [ASN, fs. 168/29 c.4r. Si dichiara «Io S. Joanne Castrjoto confeso aver recevuto del magnifico miser Joanne Bragadino channe oto et uno terzo de ceti negro che monta duchati cinquanta, li quali me deveva asignare per resto de li cento otanta duchati li dego dare in olii segondo apare per uno contrato per mano de notaro; e per sua chiareza li ho fato la presente scrita de mia propria mano. Data in napoli a di XXVI aprile 1495. (le firme di due testi.)] [Vallone, Autonomismo p. 59].

Në fakt, Gjoni II nuk ua dha vajin si kishte premtuar, andaj Dhoma e Përmbarimit, për garancinë që i kishte

dhënë Bragadinit, më 12 qershor 1497 thirri në audiencë përfaqësuesit e Nikolla Barone, të cilët i urdhëroi të shlyenin detyrimet, por ata kundërshtuan, spese sipas tyre pagesa duhej bërër nga Gjoni II. Kjo situatë u bë shkas të shpërthimit të një grindje mes trepalëve, që zgjati disa vite. Ndërmjet dëshmitarëve prezantohet dhe Berardin Morea, banorë arbëror nga Shen Pietri, që sipas Papadia [B. Papadia, Memorie della città di Galatina nella Japigia (1792), p.31], vite më pas biri i Gjonit II, Ferrante Kastrioti Duka II i Galatina e vrau Berardinin për hakmarrje. [ASN, fs. 168/29 cc.19r-19v].

Në periudhën shkurt – prill 1495, Gjoni II Kastrioti ishte në Napoli dhe pikërisht në këtë kohë Karli VIII i konfirmoi pronësinë e feudit Gagliano. Ky vendim i 25 prillit i pasqyruar nga kancelleria e Karlit VIII, hyri në fuqi më 28 prill 1495. Dokument origjinal është verifikuar nga Volpicella dhe Mastrojanni. [O. Mastrojanni, Sommario degli atti della Cancelleria di Carlo VIII a Napoli, in ASPN 20 (1895) pp. 550].

Lidhja me mbretin Karli VIII nuk zgjati shumë, sepse më 25 maj 1495, pas rënies të Gaeta, Karli u largua nga Napoli dhe u detyrua të kthehet në Francë, ndërsa Gjoni II u rikthye te mbreti i Napolit Federiku I Aragon, si rezulton në një dokument të 25 tetorit 1496, ku Federiku shprehet: “... è stato alli servizi nostri in Abruzo .... se sforcza de aiutarse e star bene per posser venire a la impresa nostra de Gaieta, che di tali homini havimo bisogno in simili tempi e sempre – Gjon Kastrioti ishte në shërbimin tonë në Abruco … u sforcua duke na ndihmuar për të shkuar mbarë ndërhyrja e jonë në Gaeta dhe se për të tillë njerëz kemi nevojë gjithmonë”.

Si shpërblim për këto shërbime, Federiku I e fali për afrimin me francezët, madje urdhëroi përmbaruesin provincial të shkarkoi nga taksat Gjonin II Kastrioti, në mënyrë të veçantë nga renta e Galatina. Gjoni II i kishte borxhe mbretit Federik, por për besnikërinë e tij, si pjesmarrës në luftimet në Abruco kundër francezëve dhe në luftimet në rrethimin e Gaeta, mbreti Federiko, më 6 prill 1497, e urdhëroi përmbaruesin provincial ta shkarkoi Gjonin II nga detyrimet tributare për feudet që kishte në zotërim. [Monti, La spedizione pp. 317-318; Dokumenta pp. 155- 158. Si noti che il re ordina al Percettore di consegnare «in poter de li factori de esso signor Joanne», non solo le somme percepite a qualunque titolo dalle terre del Castriota, ma anche le somme rimesse alle universitates in questione «per lo excomputo de li pagamenti de li fanti che mandaro in campo».] [Gegaj Dokumenta pp. 697-699].

Në një dokument të 19 majit 1497 rezulton se kur më 1495 ushtria e Karlit VIII pushtoi Gallipolin, feudet e Gjonit II u dëmtuan nga banorët e Galatina, Galatone, Matino, Taviano, Rakale, Alliste, Felline. Bazuar në besnikërinë e tij ndaj mbretit dhe ne predispozzicionin e Federikut për ta ndihmuar, Gjoni II i kërkoi dëmshpërblim për dëmet dhe rindërtimin e kishës të Shen Xhiustit. [Il Libro Rosso di Gallipoli pp. 6 - 19]. Historianët theksojnë se është e vështirë të thuhet se rrebelimi i galatinezëve ishte spontan, apo ishte nxitur nga Gjoni II Kastrioti, sepse dihet se atë kohë ishte pranë e në mirëkuptim me Karlin VIII. [Gegaj, Dokumenta pp. 618 - 619] [Monti, La spedizione pp. 316 - 317].

Proçeset gjyqësore dhe grindjet me Bragadin e me Barone, ashtu si dhe konflikte të tjera të kësaj natyre, që ne nuk i njohim, e përkeqësuan gjendjen ekonomike te Gjonit II Kastrioti, por nga ana tjetër e rëndonin edhe pozicionin e Andronikës. Gegaj dhe Monti theksojnë se me 26 nëntor 1497, kur Gjoni II ndodhej në rrethimin e Diano kundër rrebelit Antonello Sanseverino, mbreti Federiko urdhëroi përmbaruesin provincial, t’i dorëzoi nënës Andronika 500 dukate, nga shuma që duhej t’i kalonin Gjonit II. [Gegaj, Dokumenta pp. 699-700] [Monti, La spedizione p. 318; Dokumenta p. 169]

Si kuptohet përkrahja dhe ndihmat e mbretit Federiko, ndikuan në përmirësimin e gjendjes ekonomike të Gjonit II, madje theksohet se mbreti më 2 tetor 1497 e emëroi kardinal djalin e Gjonit, Imzot Kostantinin dhe më 1 prill 1498, e emëroi ipeshkëv i Irsenia. Pas vdekjes të Kostantinit në vitin 1500, mbreti vendosi te emëroi ipeshkëv të Irsenia Federikun, djalin e tretë të Gjonit II, por për fat të keq dhe ai vdiq para se të merrte këtë detyrë. [Vallone Famiglie nobili albanesi pp. 31-32.]

Gjatë këtyre peripecive lufte dhe qëndrim larg nga feudet, bashkëshortja e tij Erina Kastrioti ishte në rezidencën e tyre ne Soleto të Galatina. Gjoni II dhe Jerina (Erina) merrnin pjesë në jetën korteze të fisnikërisë të provincës Leçeze, që organizonte Isabella Del Balzo, bashkëshortja e mbretit Federiko I d’Aragona. Isabella qëndroi në Lecce nga qeshori 1495 deri në maj 1497 e më pas u transferua në Barletta. E kësaj periudhe është dhe poezia, që poeti Lo Balzino (Rogeri de Pacienza di Nardò), ia dedikoi Erina Kastriotit. [Rogeri, Lo Balzino, IV, versi 657 - 660 (p. 141)].

Në Soleto është kontesha Erina,

e pashme si një hyjneshë,

nga oborri mbretëror Paleologina

e ngjashme me Pentesilea.

(Pentesilea, o Pantasilea, është personazh mitologjik, mbretëresha e Amazonave, e përshkruar nga Etiopide, në një poemë post-Homerike).

Për bukurinë dhe fisnikërinë e Erina është shprehur dhe Zakaria Barbaro në ditën e martesës më Gjonin II, duke e përshkruar shumë e bukura, ndërsa Lo Balzino e përshkruan bukurinë e saj si hyjneshë, por e quan dhe gruaja luftarake – Pentesilea.

Vijon me pjesën e 6°



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora