Speciale » Alia
Lutfi Alia: Portreti i Dukës Gjoni II Kastrioti
E diele, 04.06.2023, 07:59 PM
PORTRETI I DUKËS GJONI II KASTRIOTI
Nga Lutfi ALIA,
Siena – Itali
Gjatë shtypjes pesë
shkullore nga barbarët osmanë, vendi ynë kaloi situata tepër të vështira.
Barbarët osmanë krahas gjenocidit të arbërorëve, grabitën, dogjën, çdukën,
shkatërruan shumë vlera artistike; një pjesë të kishave shekullore i dogjën, të
tjerat i shndërruan ne xhami; ndaluan të flitej e të shkruhej në gjuhën shqipe,
vepruan me egërsi për të shkatërruar kulturën dhe artin arbëror, kërkuan të
vrasin identitetin tonë kombëtar. Gjatë pushtimit nga barbarët osmanë, në
vendin tonë u çdukën shumë vepra arti e një pjesë e pakët e atyre që arbërit
mundën t’i shpetojnë, i morën me vete kur emigruan dhe sot gjënden në arkivat,
në koleksionet private dhe në muzeume europiane, kësisoj kur kërkojmë vepra të
lidhura me figurën dhe veprën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, të
Andonikës dhe të Gjonit II, i kërkojmë kryesisht në vendet e tjera, sidomos në
Itali.
Për të ndriçuar këto boshllëqe në historinë e artit tonë mesjetar, një
ndihmë të madhe ka dhënë studiuesi italian Prof. Giancarlo Vallone, në
shkrimin: “I volti dei Castriota
Scanderbeg, della linea antica nel museo Pietro Cavoti - Fytyrat e Kastriotit
Skendrebeg i linjës antike, në muzeun Pietro Kavoti”, studim që më ndihmoi
të prezantoj dhe një skicë të portretit të Gjonit II Kastrioti, i vetmi portret
i ruajtur.
Pietro Cavoti (Kavoti) (1819 – 1890), artist galatinez (nga Galatina), bëri emër me pikturat e tij në gjysmën e dytë të shekulli XIX e sot shumë nga punimet e tij ruhen në Muzeun e Galatina, madje janë me interes jo vetëm për historinë e ikonografisë të kësaj treve, por dhe për shqiptarët.
Pas vitit 1850, Pietro
Kavoti për 30 vjet, iu dedikua kopjimit me laps, me karbon dhe në akuarel, të
shumë portreteve të personazheve të shquar në historinë e Salentos, mes të
cilëve realizoi kopje të disa veprave arti të artistëve arbëror, të cilët i
kishin sjellë në Itali, për të mos u shkatërruar e për të mos djegur nga
pushtuesit osmanë. Pietro Kavoti kopjoi vepra të ekspozuara në muzeumet e
provincës, në koleksionet private, disa ikona në kisha, vepra jo vetëm të
autoreve italianë, por dhe ato të sjella nga albanezët. Nga veprat e Pietro
Kavoti, kanë mbetur pak dhe ndër ato që kanë mbijetuar, disa lidhen me Princin
Gjon Kastioti, me Gjergj Kastriotin, me familjarët e tij dhe me gjeneracionet
pasardhëse të familjes fisnike të Kastriotëve në Itali.
Një ndër veprat më të
rëndësishme të Pietro Kavoti është një akuarel i portretit të Gjergj
Kastriotit, të cilin e riprodhoi, sipas një pikture origjinale, e cila rezulton
e humbur. Si tregon Kavoti, portreti origjinal i Gjergj Kastriotit, ishte pronë
e Gjonit II Kastrioti, Duka I i Galatina dhe ndodhej në kështjellën e Galatina,
që si dihet nga viti 1485 ishte pronë e dukës Gjoni II Kastrioti e më pas i të
birit Ferrante Kastrioti, Duka II i Galatina.
Studiuesi Vallone
shkruan: “Portreti i Gjergj Kastriotit
Skenderbeut, që ndodhej në kështjellën e Galatinës, ka humbur, por Pietro
Kavoti na ka lënë kopjen në akuarel të origjinalit, të cilin e realizoi shpejt
e shpejt, por me dorë mjeshtri. Ështe kopje e një portreti origjinal të
Gjergjit, që ruhej nga familja dukale në kështjellën e Galatina. Portreti në
akuarel, është me rëndësi, sepse ka shumë mundësi të jetë fytyra e vërtetë e
heroit albanez dhe e realizuar nga Cavoti, sipas një pikture të vjetër, që
dikur ruhej nga familja dukale e Kastriotëve”. [6]
Nuk ka informacion kush ishte autori i portretit origjinal, në se ishte italian apo albanez, nuk dimë as vitin kur u realizua, por mundësia më e madhe është, që portreti të jetë realizuar kur Gjergj Kastrioti ishte gjallë, sepse prezantohet me tipare të veçanta, që nuk i shohim në portretet e tjera të më vonëshme. Ky portret ishte pronë e Andronikës dhe e Gjonit II Kastrioti, të cilët ashtu si morën me vehte armët (shpatat dhe perkrenaren), medaljonët, kodikët, ikonat, inkubulat etj, morën dhe portretin e tij, të cilin e ruajtën për shumë vite. Pikërisht, katër shekuj me vonë atë portret e riprodhoi në akuarel Pietro Kavoti.
Pietro Kavoti tregon se
shkonte shpesh në shtëpinë e familjes galatineze Arkudi (Arcudi) dhe në një nga
vizitat e zakonëshme gjeti një “vizatim antik”, pikërisht portretin e Princit Gjon
Kastrioti, të atit të Gjergjit, të cilin e kopjoi menjëherë, madje ka shënuar
dhe datën e realizimit 6 mars 1857. Në krahun e djathtë sipër, Kavoti ka
riprodhuar shqiponjën dykrenëshe me krahët e shpalosura dhe yllin Katriotian me
gjashtëcepa, njëlloj si stema heraldike e familjes Kastrioti. Gjoni paraqitet
në moshë të avancuar, me mjekër dhe mustaqe, me berretën e modelit Karamanjola,
tipike e udhëheqësve ushtarakë të shekullit XV (e quajtura kapelia e
kapidanëve) dhe i veshur me mantel, me dekoracione floriale. Në pjesën e
poshtëme ka shënuar emërin Giovanni Castriota.
Në pjesën e majtë të
vizatimit, në brendësi të kornizës rrethuese të portretit, ka shkruar emërin
Alessandro Tomaso Arcudi, që ishte poseduesi i portretit antik. Në pjesën
poshtëme janë inicialet P. C (Pietro Cavoti), ndërsa në këndin poshtë-majtas të
vizatimit, është autografi i stilizuar i Kavotit.
Viti kur u realizua ky
portret dhe autori i veprës origjinale nuk njihet, por duke u bazuar në praninë
e shqiponjës të stemës Kastriotëve dhe veshjen, të gjitha gjasat na sugjerojnë
se është realizuar në fillimet e shekullit XV. Portretin origjinal të Princit Gjon
Kastrioti të riprodhuar nga Pietro Kavoti, e përmend Alessandro Arcudi “Relazione di S. Pietro in Galatina”, vepër
e botuar në Genova 1709. [8] Në
këtë vepër Arkudi përshkruan 44 burrat e
shkëlqyer të San Pietro në Galatina, së pari shkruan për Arkudi e ne vazhdim
dhe për Kastriotët.
Portreti i princit Gjon
Kastrioti nuk gjendet, konsiderohet i humbur. Studiuesi Vallone bën një sqarim
të nevojshëm lidhur me këtë portret të familjes Arkudi: “Resta il dubbio, che il disegno ritragga un altro Giova-nni Castriota”.
[6] Pra mendon se ky vizatim nuk prezanton Gjonin II, të birin e
Skenderbeut, por gjyshin i tij Princin Gjon Kastrioti (1380 – 1442).
Këtë konkluzion Vallone
e bazon me praninë e shqiponjës dykrenore të Gjon Kastriotit në portretin e
gjetur
ne familjen Arkudi, ndërsa Gjoni II Kastrioti e kishte modifikuar stemën heraldike, kështu karahas shqiponjës dykrenëshe me kurorat mbreterore mbi kokë dhe yllin Kastriotian me pesë cepa, kishte shtuar luanin në pozion në këmbë, të marrë nga stema heraldike e familjes Brankoviç të bashkëshortes Jerina, pra me këtë stemë të re shprehte lidhjen mes dy dinastive.
Ndër vizatimet e Pietro Kavoti
është dhe skica e portretit të Gjoni II Kastrioti, Duka I i Galatina. Kavoti
tregon se pikturën me portretin e Gjonit II, e gjeti në sakristinë e katedrales
Shen Pjetri dhe Shen Pali të Galatina. Skicë-portretin e Gjonit II Kastrioti, Kavoti e
ka realizuar me karbon dhe e prezanton fisnik me fizionomi me moshë më të re, me flokë të gjata
dhe me një modifikim elegant të berretës alla-Karamanjola. Në pjesën e sipërme
të vizatimit, Pietro Kavoti shkruan: “Giovanni
Castriota, primo Duca di Galatina - Gjon Kastrioti, Duka i parë i Galatina”,
pra dëshmon se skica me karbon e këtij portreti është e Gjonit II Kastrioti. Vallone
thekson, se kopja e portretit Gjon II Kastrioti, Duka i parë i Galatina, është me
rëndësi të veçantë, pasi nuk njihej asnjë vepër tjetër, që të prezantoi fytyrën
e tij. [6]
Ky punim i Pietro
Cavoti, për fatin tonë të mirë ende ruhet në Muzeun e Galatina, ndërsa
origjinali, thuhet se ka humbur, ose ende ndodhet në ndonjë koleksion privat,
por i pa ekspozuar publikisht.
I frymëzuar nga ky
portret i vizatuar me karbon nga Pietro Cavoti, piktori kontemporan Roberto
Gammone, në vitin 2020 realizoi me fantazi admiruese, portretin në vaj të
Gjonit II Kastrioti, portret që shpreh ngjashmëri impresionuese me tiparet
fizionomike të portretit të skicuar. Fotografinë e këtij portreti e botoi
pasardhës i dinastisë Kastrioti, Dr. Alessandro Castriota Scanderbeg, i cili më
njohu të drejtën të botoj në këtë shkrim.
Gjatë vizitave në kërkim
të veprave me personazhe historike të familjeve Kastrioti, Pietro Cavoti gjeti
edhe portrete të fëmijëve të Gjonit II Kastrioti, kështu p.sh në shtëpinë e
fisnikut arbëresh Calo Filippi (Kalo Filipi) në Galatina, gjeti portretin me
ngjyra dhe e kopjoi në akuarel portretin e Ferrante Kastrioti (Duka II i
Galatina). Në Abacinë Shen Maria e Akuaformoza e urdhërit Ciscersen, ndërmjet
pikturave dhe ikonave të shumta, gjeti portretin e të bijës të Ferrante, Erina
Kastrioti Dukesha III e San Pietro - Galatina. I mrekulluar nga bukuria e
Erinës, në atë portret me bardhësi fisnike, me një vështrim të thellë e
meditativ, me flokë bjonde të gërshetuara me hijeshi e të mbuluara me kapuç
hirosh e plot ornamente me motive shumë-ngjyrëshe, me gjerdanët me gurë të
çmuar varur në qafë dhe me veshjen elegante, Pietro Cavoti iu përvesh punës dhe
e kopjoi portretin, po me
ato cilësi artistike, sa
dhe origjinali. Ky punim në akuarel, ruhet ne muzeun Pietro Cavoti, ndërsa
origjinali, të
cilin e gjeti në Abacinë
e Akuaformosa në Kalabri, nuk gjendet, çuditërisht ka “humbur”.
Në koleksionin e
bocetave të piktorit Pietro Cavoti, është dhe një vizatim me portretin e kontit
Pardo, djali legjitim i Ferrante Kastriotit, i cili ishte i pari pasardhës i
familjes të Kastriotëve, në degën Leçeze. Portretin e kontit Pardo Kastrioti,
Kavoti e riprodhoi sipas origjinalit, që e gjeti në rezidencën e Kostandin
Kastriotit, i biri i Akile Kastriotit, nipi i Dukës II Ferrante Kastrioti.
Pasardhësit e kësaj dege të familjes Kastrioti, banonin në Leçe, në rrugën
“Augusto Imperatore”. Në pjesën e poshtëme të vizatimit me portretin e kontit
Pardo Kastrioti, Kavoti ka bërë dy shënime informuese. Në pjesën e poshtëme të
portretit ka shkruar emërin Pardo Castriota Scanderbeg dhe në vazhdim tregon: “I shoqëruar nga Cosimo de Giorgi, shkuam në
shtëpinë e kontit Kostantin Kastriota Skenderbeg, i cili na mirëpriti dhe me
lejoi të vizatoi portretin: 9 prill 1882”.
Portreti origjinal i
kontit Pardo ka “humbur”, por në Muzeun e Galatina ruhet vizatimi i Pietro
Cavoti.
Bibliografia.
01. Zacchino Vittorio.
Primordio Luigi Galatone da
Malacarne a oggi (1407-2007)
Edizione Santoro,
Galatina (Lecce) 2006.
02. Giovannni Musachi: La
storia e l‘eredità da generazione a generazione della famiglia dei Muzaka.
Napoli, 1510.
03.
Paolo Giovio. Dialogo sugli uomini e le donne illustri del nostro tempo. Vol.
1. Ribotim 2016
04. Paolo Petta, Despoti
d'Epiro e principi di macedonia, Lecce, Argo, 2000, p. 61- 67
05. Biografia Andronica Arianiti Commeno, su
Castriotascanderbeg.it URL consultato il 15 settembre 2019.
06. Giancarlo
Vallone, në shkrimin: “I volti dei Castriota
Scanderbeg, della linea antica nel museo Pietro
Cavoti - Fytyrat e Kastriotit Skendrebeg i
linjës antike, në muzeun Pietro Kavoti”.
07. Marino Sanuto, I Diarii, Tomo III, Venezia, Marco Visentini,
1880, p. 301.
08. Alessandro Arcudi. Relazione di S. Pietro in Galatina”, Genova 1709.
09. Filangieri R. Castel Nuovo Reggia Angioina e Aragonese
di Napoli. Napoli, 1934, p. 23 - 80
10. Zacchino Vittorio. Francesco
Bellotto scultore di Nardò e il cinquecentesco corteo trionfale della chiesa
di S. Sebastiano a Galatone. Fondazione Terra di Otranto.
20. 12. 2012.
11. Papas Francesco
Chetta-Schirò, I Castriota Principi D'Albania nell'Ordine Sovrano Militare
di Malta,
Valletta, 1929, p. 38.
12.
Erasmo Ricca. La Nobiltà del Regno delle due Sicilie,
vol. 1, Napoli, Agostino de Pasquale, 1859, p 64.
13. Giovanni
A. Summonte, Historia della cittá e regno di Napoli , Tom V, Napoli, R. Gessari, 1749,
p.102.
14.
Floristán, J. M. Sociedad, economía y
religión en las comunidades griega y albanesa de Nápoles y Sicilia:
nuevos documentos inéditos in: Erytheia, Revista de
Estudios Bizantinos y Neogriegos, v. 37, 2013, p. 133.