Speciale » Alia
Lutfi Alia: Ne ish maturantët e vitit 1965 dhe pleqëria
E shtune, 22.04.2023, 08:00 PM
NE ISH MATURANTËT E VITIT 1965 DHE PLEQËRIA
Pleqëria
është i vetmi mjet, që na bën të jetojmë më gjatë.
(Charles Augustin De Sainte Beuve)
Nga
Lutfi ALIA
N? qershor t? vitit 2023 mbushen 58
vite, kur përfunduam
shkollën e mesme dhe morëm dëftesën e pjekurisë, një ndër evenimentet më të
rëndësishme të jetës. Kjo ngjarje kujtohet me mall dhe kremtohet me gëzim të
veçantë, pasi dëftesa e maturës ishte liçenca që dëshmoi pjekurinë tonë dhe që
na i hapi portat p?r t? hyr? n? jet?n e pavarur. Si kudo në botë dhe te ne është traditë
përkujtimi dhe kremtimi i përfundimit të studimeve të gjimnazit.
Në qershor të
vitit 1990 festuam 25 vjetorin.
U mlodhëm shumica
e ishmaturantëve të 1965, tashmë me pjekuri adulte, plot shëndet e me bukuri,
shumica me familje, me autoritet, me personalitet, me aktivtete dhe me
kontribute dinjitoze në shoqërinë e asaj kohe. Në takimin tonë na nderoi
drejtori i gjimnazit, pedagogu ynë i shquar Jovan Beça, i cili me seriozitetin,
autoritetin dhe dashamirësinë e tij karakteristike, na përshëndeti me një
diskutim të përzemërt, tepër emocinues dhe mbreslënës.
Në qershor të
vitit 2015 u mblodhën për të kremtuar 50 vjetorin. Nuk ishim të gjithë. Pak
prej nesh nuk mundën të organizoheshin për të përjetuar gëzimin e kësaj feste.
Në këtë takim mungonin dhe disa nga shokët dhe shoqet tona, që ishin ndarë
parakohe nga jeta. Atë ditë feste të qershorit 2015, të gjithë ishim bashkë, të
pranishëm fizikisht dhe virtualisht, me kujtimet, me miqësinë dhe me mallin
shoqëror. Pjesmarrësit në këtë takim u nderuan me praninë e pedagoges shumë të
respektuar Karmelina Papleka.
Festimi i 50
vjetorit ishte një takim të moshuarish, të gjithë 68 - 70 vjeçar, flokëbardhë,
madje dhe gocat dhe pse i kishin lyer flokët, nuk kishin mundur të fshihnin
ndonjë tufë vogël të bardhë, që dilte tinëzisht ndërmjet ballukeve. Thinjat nuk
fshihen, sepse ato janë bukuri dhe fisnikëri.
Në këtë takim
shumica ishin pensionista, por aktiva dhe vital, të “punësuar” në familjet për
rritjen dhe edukimin e nipave dhe të mbesave, pak prej nesh ende punonin, por
të gjithë dinamikë, gazmorë e hokatar, me kujtime të viteve të gjimnazit, me
rrëfime të përvojës për punët që kishin kryer në ato 50 vite dhe me optimizëm
për të ardhmen.
Bukuria dhe
entusiazmi i këtij takimi, i inkurajoi dhe i nxiti të gjithë të kërkojnë
organizmin e takimit dhe në vitin 2020, për të kremtuar 55 vjetorin. Kadri
Çopja dhe Paskal Papajani u impenjuan intensivisht për organizimin e këtij
takimi shumë të dëshiruar, bënë një program të pasur me aktivitete, na njoftuan
të gjithëve dhe ne me padurim prisnim të mblidheshim në Elbasan, në javën e
fundit të qershorit të ngrohët e të ndritshëm, por endërrat dhe dëshirat për
takimin e 55 vjetorit të maturës, papritur u shembën me shpërthimin e pandemisë
të Covid-19. Rrezikshmëria e larte e infektimit me këtë virus agresiv,
sëmundjet që shkakton dhe ndërlikimet me pasoja të rënda për shëndetin dhe
jetën e të sëmurëve, sidomos rreziku i lartë për të lënduar shëndetin e të
moshuarve, ashtu si në vendet e tjera të botës dhe në Elbasan, ndikoi të
zbatohet lockdown, për pasojë u anullua dhe ky takim, aq shumë i dëshiruar.
Festa dështoi për
vitin 2020, por nuk do të thotë se nuk do të takohemi në të ardhmen. U
dëshpruam, por nuk u dekurajuam. Në jetë ndodhin të papritura të
padëshirueshme. Kur Pandora hapi kutinë, zbrazi të gjitha të këqiat, por ruajti
një, ruajti shpresën. Dhe ne nuk e kemi humbur shpresën. Jam i bindur se do të
takohemi përsëri në vitin 2025 për të festuar 60 vjetorin e maturës historike
të gjimnazit “Qamil Guranjaku”, madje shpresojmë të arrijmë ta festojmë për të
fundit herë dhe 65 vjetorin. Nuk është ëndërr, as fantazi sepse ky takim në
dukje i largët, në realitetin e sotëm është afër, madje dhe pse do të jemi të
moshuar, me siguri do të mblidhemi përsëri, madje të shoqëruar me nipat e me
mbesat.
T? gjith? ne jemi aktor? n? sken?n e
teatrit t? madh të jetës, aty ku luhet dhe drama e pleq?ris?, me fundin fatal. Shkenca,
shkolla, mjekësia, puna, p?rvoja e jet?s, e kan? m?suar
njer?zimin si t? plakemi dhe kjo natyrisht ?sht? një ndër kryeveprat e m?nçuris?, por dhe nj? nga kapitujt m? t?
v?shtir? t? artit t? madh t? jetuarit. Në qershorin e vitit 2023, kolektivi
ynë i maturës i vitit 1965 i Shkollës 11 vjeçare “Qamil Guranjaku” – Elbasan,
do të jetë më i plakur, me mosha mbi 75 vjeç, ndërsa në takimin shumë të
dëshiruar në qershorin e vitit 2025, për të festuar 60 vjetorin e maturës, do
të prezantohemi edhe më të plakur, do të jemi mbi 80 vjeçar.
Plakja është epilogu i jetës, është
proçes fiziologjik gradual, që vjen në mënyrë natyrale dhe dinamike,
është proçes i pashmangshëm. E
shprehur në mënyrë ironike, plakja arrinë pa dëshirën tonë. Të gjithë jemi të
bindur se proçesi i plakjes është i pandalshëm, i pariparueshëm, i pakurueshëm, i
pakthyeshëm dhe këto proçese arrijnë në mënyrë tinzaare dhe veprojnë aktivisht
duke krijuar dramën e pleqërisë.
Plakja nuk dallohet nga fazat e tjera të
moshës, megjithatë ne mundohemi ta fshehim, ta largojmë duke tentuar të
harrojmë vitet që shtohen gradualisht dhe që rëndojnë, deri sa arrinë ajo që
nuk e dëshirojmë, por duke e mohuar fundin fatal, ne jetojmë me idenë e
pavdekshmërisë.
Pleqëria është mosha e tretë, janë vitet e argjendëta dhe për modifikimet e funksioneve të organeve dhe për veçoritë e sëmundjeve që prekin pleqtë, trajtohet nga shkenca e gerartrisë, me mjekë specialitë, që përkushtohen trajtimit të kualifikuar të pleqëve e plakave. Geartria është shkenca dhe arti, që ushtrohen me synim për të trajtuar plakjen, për ta bërë sa më të shëndetëshme, më aktive dhe sa më jetëgjatë.
Disa persona e përballojnë pleqërinë
mirë, me qetësi, marrin masa parandaluese dhe mbrojtëse, të tjerë e kalojnë me
probleme shëndetësore, psikologjike dhe shoqërore.
Në vitet e rinisë, ditët janë të
shkurtëra dhe vitet të gjata, ndërsa në pleqëri vitet janë të shkurtëra dhe
ditët të gjata, sepse ne pleqtë zgjohemi herët, për t’i jetuar sa më gjatë dhe
më aktive ditët e jetës sonë. Proçesi
i plakjes është tepër kompleks, i varur nga faktorët genetikë, konstitucionalë,
anatomo-fiziologjikë, varet nga personaliteti dhe karakteri i individit, nga
niveli ekonomik dhe kulturor, nga burimet dhe mbështetja sociale, nga prania
ose mungesa e sëmundjeve të rënda dhe invalidizuese, nga çrregullimet
psikologjike dhe emocionale.
Studimet e vazhdueshme dhe dëshirat
për ta zgjatur sa më shumë jetën, për ta larguar në kohë plakjen dhe sidomos
vdekjen, ishin, janë dhe do të jenë piksynime të shkencave mjekësore, për ta
kthyer në realitet atë që Ciceroni e quante “ëndërr” dhe si shtrohet për
zgjidhje nga të gjithë ne.
Plakja varet nga faktorët genetikë,
por ndikohet dhe përshpejtohet nga faktorët mjedisor, sidomos nga sëmundjet e
shumta si ateroskleroza, diabeti i sheqerit, nga sëmundjet kardiovaskulare dhe
ato infektive. Pleqëria ka sëmundjet e veta shoqëruese, në disa me ecuri të
lehtë në të tjerët me probleme shëndetësore.
Publio Terenzio Afro ka thënë:
“Plakja në vëtvete është sëmundje - Senectus ipsa est morbus”. Nga pleqëria nuk
shërohet askush dhe çdo individ plaket në
mënyrën e vet. Henri Amiel thotë: “Plakja është kryevepra e mënçurisë, është një
ndër kapitujt më të vështirë të artit të jetuarit”. Thuhet se plakja është
mosha në perëndim, por ka perëndime dite, kur të gjithë ndalojnë duke kundëruar
bukurinë e flakërimit të diellit në horizontin e ngushtë të ditës, kështu është
dhe bukuria e pleqërisë.
Plakja është individuale e zhvilluar
në dy format:
Plakja natyrale -
fiziologjike.
Është epilogu i jetës, është plakja
në mënyrë “pozitive”, duke u përshtatur herë pas herë me realitetet e reja të
jetës, duke krijuar mirëqenie shëndetësore dhe socialekonomike. Sa më pak
sëmundje bashkëshoqëruese dhe invalidizuese, aq më ngadalë plaket njeriu, gëzon
jetëgjatësi të pritëshme të gjatë, madje aktualisht me rritjen e mirëqenies
ekonomike dhe shoqërore, është shtuar në mënyrë të ndjeshëme numëri i
subjekteve mbi 80 vjeçar, ashtu si janë shtuar dhe pleqtë mbi 100 vjeçar.
Askush nga ne nuk dëshiron të plaket,
por këtë privilegj na e kanë mohuar ligjet e natyrës. Robert Browning thot?: “Plakja është pjesa e fundit e jet?s, që vjen pasi kalojmë të par?n, atë pjesë të gjatë, aktive, dinamike
dhe intensive”. Marcel Proust thotë: “Disa e
përballojnë plakjen me indiferencë, jo se kanë kurajo me shumë se të tjerët,
por sepse kanë më pak imagjinatë”.
Studimet
e shumta shkencore kanë konfirmuar se në kushtet aktuale dhe me progresin
ekonomiko shoqëror dhe në subjektet e shëndetshëm, plakja natyrale e njeriut,
duhet të arrijë jetëgjatësinë e pritëshme mbi 100 vjeç.
Plakja patologjike.
Është plakje e parakohëshme, e
zhvilluar kur shëndeti i individit lëndohet nga sëmundje degjenerative, të
cilat e vështirësojnë jetesën, përshtatjen mjedisore dhe shoqërore të
individave; përshpejtohet nga disa sëmundje të rënda dhe invalidizuese, si
neoplazitë, sëmundjet kardiorespiratore, nga dabeti i sheërit, nga sëmundjet
infektive etj.
Sipas Martinez (2018), pleqëria
konsiderohet koncept abstrakt, që shpreh fazën e tretë të jetës, ndërsa Maria
Del Carmen Amaro (2016) e konsideron formë socioantropologjike e zhvilluar në
tre faza progresive: parapleqëria,
pleqëria e vërtetë dhe faza e të moshuarve.
Sejcila nga këto faza pleqërie
karakterizohet me veçori fiziko-biologjike dhe psikoemocionale.
- Parapleqëria. Është faza pararendëse e pleqërisë, e cila përfshinë grup
moshat 55 – 65 vjeç. Subjektet e kësaj moshe kanë ulje të lehta dhe graduale të
funksioneve fiziologjike dhe konjitive, ulet fuqia fizike, megjithatë vazhdojnë
të punojnë. Edhe ne maturantët e vitit 1965, në këto mosha ishim në aktivitet
të plotë pune, me kontribute në proçeset e zhvillimeve ekonomike dhe social –
kulturor të vendit. Ndonëse nuk ndiheshim të plakur, më saktë nuk e pranonim
fillimin e pleqërisë, në biseda konfindenciale mes nesh, të gjithë shprehnim
shenjat e para të pleqërisë, disa nga ne, sidomos “gocat” ishin shëndoshur,
ndonjëra dhe mbipeshë, pasi në këto mosha ulen proçeset metabolike, pakësohen
enzimat tretëse, në femrat shfaqet meopauza (klimaksi), që është situatë e
shprehur me shtim peshe trupore dhe me shfaqien e çrregullimeve psiko-emotive.
Në moshat mbi 55 vjeç flokët fillojnë të thinjen duke e zbukuruar fisnikërisht
fizionominë tonë mature.
Subjektet e këtij grup-moshe bëhen
nostalgjikë, janë melankonikë për vitet e kaluara, sidomos për vitet e
gjimnazit, kështu ndodh dhe me ne kur rastiste të takoheshim, mes nesh fillonin
bisedat me kujtime të atyre viteve të shkuara, me bukurinë dhe dinamizmin rinor
të gjimnazit.
- Faza e
pleqërisë së vërtetë.
Shprehet në moshat 66 – 80 vjeç. Është periudha kur ndihet pesha e viteve dhe
pleqëria arrinë tinzare dhe e rëndon jetën tonë. Kështu ishim ne maturantët e
vitit 1965 në takimin e qershorit 2015, ishim të moshave 69 – 71 vjeçare,
shumica pensionista, përjashtuar Vason Agronin dhe mua, që ende vazhdonim
punën, me ritëm dhe me regjim të plotë.
Në takimin e 50 vjetorit të maturës m? 14 qershor 2015 nj? pjesë e gjeneracionit tonë kishin
ndryshuar, ishin shndërruar në “pleq e plaka”. Vitet e shumta i kishin l?n? gjurm?t e mosh?s dhe t? mundimeve.
Ishim flok?bardh?, t? mpakur fizikisht, ndonjëri i krrusur nga mundimet e me
fytyr?n t? pikturuar me
rrudha, si d?shmia m? e bukur e pleqërisë.
Pleq?ria tek meshkujt shfaqet papritur dhe
me probleme shëndetësore,
sidomos me shqetësimet e prostatës, që janë ankthi i pleqëve, sepse asnjë burrë
në botë nuk i shpëton kësaj të keqe munduese, ashtu si nuk i kishin shpëtuar
dhe “djemtë” e klasës time.
Ndryshe kishte
ardhur pleq?ria te shoqet
tona. Ato kan? privilegjin se janë më inteligjente se ne, dinë të kujdesen për
shëndetin, dinë t’i fshehin vitet e mosh?s, pasi i lyejn? flok?t, b?jn? tualete intensive dhe
k?shtu e ruajn? ende bukurin?. Grat? din? ta fshehin plakjen, pasi kan? b?r?
marrëveshje nd?rmjet fytyr?s, q? fillon t? plaket dhe
mendjes e zemr?s ende rinore.
Ne të moshuarit e
grupmoshave 66 – 80 vjeçe, sidomos në
pensionistat, forcohet lidhja afektive mes burrit e gruas. Në pleqëri,
dashuria, miqësia dhe kërkesat janë të konsoliduara, nuk ka vend për forma të
reja ndjenjash dhe mbi të gjitha forcohet dashuria, si ka thënë Dante
Alifhieri: “Dashuria është ndjenja e parë e intelektit, të gjitha të tjerat
vijnë pas”. Në pleqëri shtohen ndjenjat e dashurisë, lidhjet afektive dhe
dëshira të rrinë sa më gjatë bashkë me bashkëshorten, bëhen të pandashëm, për
më tepër se bashkëshortet kujdesen më shumë për burrat e plakur, që bëhen
“dembela”.
Kjo lidhje
afektuoze shprehet me bashkëpunimin dhe bashkëveprimin në punët e shtëpisë,
madje dhe
burrat më namuzli, fillojnë të bëjnë pazaret, të kryejnë ndonjë punë shtëpie dhe nga ato punë që në vitet e shkuara, nuk i kishin kryer kurrë, sepse ishin të “ndaluara” për mentalitetin dhe kulturën tonë gjysëm patriarkale. Unë qesha më shpirt, kur një shok i maturës tonë më tregonte si i lante pjatat, qesha atë çast, por më pas reflektova, madje disa vite më vonë i lava edhe unë. Pleqëria rezervon shumë të papritura.
Grup mosha 66 - 80 vjeç mbizotërohet nga vështirësitë e
krijuara nga plakja, nga problemet e lidhur me shëndetin e lënduar nga
sëmundjet e pleqërisë, sidomos nga ateroskleroza që intensifikohet në këto
mosha, e shprehur me uljen e kujtesës, të aftësive konjitive dhe me çrregullime
psiko-emocionale. Një plak aterosklerotik emocionohet shpejt, madje kur sheh
filma me tensione psikologjike, apo kur dëgjon një lajm të keq, përlotet
menjëherë, nuk arrinë t’i përmbajë emocionet.
Ateroskleroza
është sëmundje kronike progresive, që rëndohet me moshën dhe ndikon fuqishëm në
plakjen e organizmit. Ateroskleroza fillon që në fëmijëri, rëndohet nga djeta e
papërshtatëshme si ajo që kemi ndjekur në vitet e rinisë dhe sidomos në moshat
adulte. Në moshat që jemi ne, mund t’i pakësojmë, madje dhe t’i shmangim
ndërlikimet e aterosklerozës, në se ndjekim një regjim dietetik të përshtatshëm,
të shoqëruar me aktivitet fizik dhe me medikamentet kundër kolesterolit.
Të moshuarit mbi
moshën 70 vjeçe, me fëmijët të martuar, që jetojnë me familje të ndarë nga
prindërit, vuajnë nga sindroma e “folesë
të zbrazur”, krijuar nga “mungesa” pra nga largimi i fëmijëve, andaj shtëpia iu
duket e boshatisur, madje ndjehen të vetmuar dhe të “braktisur”. Këtë vuajtje
shpirtërore e kishin ndjerë prindërit tonë, kur ne filluam jetën e pavarur, por
kur e provuam vetë, nuk mundëm t’i shmangemi. Kjo situatë, në disa nga ne
pleqtë e maturës 1965 kishte krijuar ndjenjën e vetmisë, të mërzisë, sidomos në
pensionistët. Për situatën psikologjike të vetmisë Gabriel Garcia Marquez
thotë: “Është sekreti i një plakje të mirë dhe një pakt i ndershëm me vetminë”.
Ndonjë prej
shokëve dhe shoqeve të maturës, shprehnin probleme me shëndetin, dikush vuante
nga hipertensioni arterial, dikush me çrregullime të aparatit të tretjes,
ndonjë me probleme kardiorespiratore, sidomos ata që vazhdonin të tymosnin duhanin, ndonjë kishte ulje dëgjimi, ose
ishte operuar për katarakën.
Si kuptohet pas moshës 75 vjeç, të
gjithë jemi pacienta gerartrikë, të shprehur me probleme në cilësinë e jetës,
më shfaqien e sëmundjeve të “pleqërisë” dhe të vështirësive fizike, madje dhe
me pa aftësinë për një jetë autonome. Krahas problemeve fizike, në këtë grup
moshe fillon të shfaqet rënia e niveleve konjitive. Ndonëse inteligjenca e
kristalizuar manifestohet me maksimumin e kapacitetit, çka shpreh mençurinë e
pleqërisë, inteligjenca fluide, e lidhur me shkathtësinë mendore, fillon të
pakësojë intensi-tetin dhe rendimentin.
- Faza e tretë,
vitet e të moshuarit. Shpreh fazën e fundit e pleqërisë, që fillon nga mosha
81 vjeçe dhe mbyllet me vdekjen. Këtë fazë, çdo individ e shpreh me ndryshime
cilësore në nivelet fizike dhe sociopsikologjike.
Ne gjeneracioni i maturës i vitit
1965 kemi përpara dhe 5 vite sa të arrijmë këtë fazë, andaj presim në të
ardhmen të ndjehemi më të dobët fizikisht, kockat do të na behen më të brishta,
kyçet do të na lodhen më shpejt, do të ecim më pak dhe me vështirësi, do të
bëjmë një jetë më të izoluar, do të në kufizohet autonomia, do të flejmë më
pak, do të jetojmë të “mbyllur” në rëndesën e pleqërisë. Si kuptohet, jeta e
jonë do të ndryshoi, ashtu si do ndryshojmë dhe ne.
Kur të arrijmë moshat mbi 81 vjeç, do
të na shtohen problemet shëndetësore, do të behemi më të lëndushëm e më të
rrezikuar nga sëmundjet e pleqërisë si nga tumoret, nga sëmundjet
kardiorespiratore dhe nga sëmundjet infektive, si p.sh nga virusi Covid-19, që
prek në mënyrë mbizotëruese të moshuarit, duke krijuar ndërlikime të rënda dhe
me përfundime fatale.
Në këtë fazë të pleqërisë, ne të
moshuarit do të vuajmë dhe nga izolimi shoqëror dhe nga vetmia e për të
përballuar këto situata këshillohet jeta aktive, shetitjet në mjedis të hapur,
leximi i librave, ushtrimet gjimnastikore, kryerja e disa punëve të vogla për
të mbajtur tonusin fizik të trupit.
Benjamin
Disraeli ka thënë: “Rinia ?sht? një gabim, jeta e
adultit ?shte
luft?, ndërsa
pleq?ria
bëhet
pishman p?r
gjith?çka”.
Pra, kur të plakemi, do të behemi pishman, që disa aktivitete që nuk i kryenim
para pleqërisë, si aktivitetet fizike, shetitjet në mjediset natyrore, djeta e
përshtatëshme etj, do të duhet t’i kryejmë tani kur vitet na e kanë renduar
jetën dhe organizmi ynë i plakur i përballon më vështirësi.
Ashtu si jetohet
aktivisht fëmijëria, jeta rinore dhe jeta adulte plot vitalitet, aktive,
dinamike dhe me optimiz?m n? familje, n? shkoll?, n? pun? dhe n? shoq?ri, ashtu duhet t? jetohet
dhe pleq?ria, me qet?si, me durim n? ngadal?sin? dhe pabesinë e saj dhe me pasojat që krijon në
lëndimin e shëndetit, andaj duhet t? jemi p?rher? optimista dhe pse pleq?ria ?sht? e
pariparueshme, e pakurueshme dhe e pakthyeshme.
Nd?rsa shkruaj p?r pleq?rin? ton?, nuk e
fsheh se dhe unë i trembem pleq?ris? tinzare, sidomos vetmis? së mërzitëshme, por duke u plakur s’do te thot? se kam frik? nga vdekja, sepse mendoj
si Sokrati i lashtë: “P?rderisa un?
jetoj, nuk ekziston vdekja, kur t? vij vdekja nuk do t? jem un?, pra un? me
vdekjen nuk do të takohemi kurr?”. Karonte do të presi dhe shumë vite atje në
terrin e humbëtirës të lumit Akeronte, nuk do t’i shpenzoj dy asprat, për
lundrimin e fundit, por do të pi kafè me miqtë e mi.
Fakti se kolektivi
yn? dhe pse me mosha
mbi 75 vjeç, e ruan në
shpirt potencialin dhe dinamizmin rinor, që na nxit d?shirat tona t? jetojm? aktivisht, sa më gjat? dhe me shëndet të fortë, t’i largohemi sa m? shum? finales të pleq?ris?, sepse jemi ende aktiva, dim? t?
administrojm? vitet e mbetura, dimë ta mbajmë nën kontroll pleq?rin?.
Nobelistia
Rita-Levi Montalcini, duke përshkruar pleqërinë e saj 100 vjeçare shkruan: “Më
është ulur shikimi, më është ulur shumë dëgjimi, në konferenca nuk i shoh
projektimet e nuk i dëgjoj mirë referuesit, por vazhdoj të mendoj ashtu si
dikur 20 vjeçare. Trupi të bëj çfarë të dojë, unë nuk jam trupi, unë jam
mendja”.
Ju kujtoj nj? fakt shkencor, q? populli yn? e ka
ligj?ruar në një sentenc? profetike, që shpreh mençuri: “Mendon dhe flet
si plak”. Pikërisht ?sht? konfirmuar shkenc?risht, se
plakja e trurit nuk shkon paralel me plakjen fizike, p?rkundrazi, truri ?sht?
organi q? e ruan vitalitetin dhe aktivitetin, madje truri i pleqëve normal? pothuajse nuk plaket, pavarësisht se vitet e rëndojnë fizikisht
trupin.
Homeri në veprën
“Odisea”, kur përshkruan mbretin Nestor thotë: “Ekzaltohej për virtytet që e
karakterizonin dhe e shihte moshën e tretë të mënçur, të arsyeshme ndonëse në
dukje tregohej mburravec”.
P?rvoja e njer?zve t?
shquar, si e piktorëve të mëdhenjë Ticiano, Mikelanxhelo, Pikassò, Fusi
etj., krijimet e tyre më të bukura i realizuan në pleqëri, krijuan vepra me
vlera të mëdha dhe të pavdekëshme. Edhe shumë shkenctarë si Virhow, Pasteur,
Einstein, Tesla etj, zbulimet shkencore më të mëdha, që çuan në progres dhe në
modernizimin e shoqërisë, i realizuan në vitet e pleqërisë.
Pleqëria
është rezerva potenciale e familjes, e shoqërisë aktuale dhe e të ardhmes.
Kund?rvënia ndaj pleq?ris?, m?nyra p?r t’u
plakur ngadal? dhe sh?ndetsh?m, realizohet duke e mbajtur trurin n? aktivitet,
mendjen përherë
të impenjuar dhe t? vazhdohet t? jetohet jeta çdo ditë, sikur jeta e
jon? t?
ishte pafund, sepse kështu behet opozitë dhe e mposht
pleqërinë.
Lev
Tolstoj, kur e ndjeu peshën e viteve tha: “Pleqëria arrinë papritur ndër të
gjitha këqijat, që mund t’i ndodhin njeriut”; ndërsa Bob Hope thotë: “E
kuptojmë se jemi plakur, kur qirinjtë e tortës, kushtojnë më shumë se torta”.
Të
gjithë ne dëshirojmë të jetojmë sa më gjatë, askush nuk e dëshiron plakjen dhe
pse e dimë se është
e
pashmangëshme, mizore dhe e frikëshme. Kuptimi i frikës ndaj pleqërisë, motivet e
lidhura me pasojat e saj dhe fundin fatal, i ka bërë të vetëdijshëm njerëzit të
krijojnë dhe të jetojnë një pleqëri të shëndetëshme dhe të gjatë. Ciceroni në
veprën “De senectute” thotë: “Pugnandum tamquam contra mortem, sic contra
senectutem – duke luftuar kundër vdekjes, kështu veprojmë kundër plakjes”.
Si
kuptohet, jeta ka kufijtë e saj kohorë dhe vjen një fund i pashmangshëm, andaj
duhet të jetojmë brenda asaj kohe të përcaktuar genetikisht, të jetojmë me
guxim aktivisht e intelektualisht brenda jetës, duke krijuar fatin e
jetëgjtësië, si thotë Virgjili: “Audentes fortuna iuvat - fati i ndihmon
guximtarët”.
Ciceroni,
në veprën oratorike “Pleqëria”, duke shprehur raportet ndërmjet gjeneracioneve,
prezanton katër akuzat kundër pleqërisë.
1.
Pleqëria fazë jete e pashmangëshme.
2.
Pleqëria provokon dobësi fizike, por jo shpirtërore.
3. Na
privon kënaqësitë.
4. Na
e afron me vdekjen.
Pleqëria
nuk shmanget, por kjo nuk do të thotë se duhet të bëhemi të vjetër parakohe.
Pleqëria është fazë e bukur e jetës, por mëkati i saj është se zgjat pak.
Homeri
përdor përcaktimin “ne vdekatarët”, si jemi të gjithë, ose e përmbledhur në paradoks
filozofik do të thotë se çdo gjë që nuk vdes, nuk jeton. Cilësimi vdektarë nga Homeri, është më i bukur se një
metaforë. Homeri e dinte se ç’është vdekja, ndaj e trajton si gjëmë dhe
fatkeqësi e pandreqëshme, pra kishte dhe ka të drejtë, sepse vdekja është e
pashmangëshme, është gjëmë individuale, familjare dhe shoqërore.
Shkrimtari
Xhiakomo Leopardi, duke komentuar raportet mes plakjes dhe vdekjes shkruan:
“Vdekja nuk është e keqe, sepse i çliron njerëzit nga të gjitha të këqiat e
jetës e sa bashku me ato dhe nga dëshirat. Pleqëria është e keqia më e madhe,
sepse e privon njeriun nga të gjitha kënaqësitë, duke i lënë vetëm oreksin e
madh dhe i shton të gjitha dhimbjet. Edhe burrat jo më pak i trembën vdekjes,
andaj e dashirojnë pleqërinë”.
Me
pleqërinë mund të tregohemi trima, por me vdekjen jo. Kush e përmend vdekjen
çdo ditë, vdes gradualisht dhe nga pak çdo ditë, kush e mohon vdekjen, vdes
vetëm një herë e në moshën e duhur.
Trimëria
ndaj vdekjes është fallsitet, është mburrje pa vlera. Jo çdo lloj krekosje
është trimëri, sepse në fakt ka karshillëk, ose qesëndisje të vdekjes vetëm nga
frika, çka është një lloj vetënënshtrimi, një lloj frike, e cila në fakt është
e natyrëshme është njerëzore.
Të
gjithë ne mendojmë se vdekja kërcënon dhe qesh me fundin tonë, duke vepruar në
heshtje, tinzare, si opozitë e jetës. Vdekja është mizore, nuk respekton
moshat, vret mizorisht dhe pabesisht, vret dhe fëmijët e pafajshëm, andaj
Dostojevski me dhimbje thërriste: “O Zot, pse duhet të vdesin fëmijët!”
Pleqërisë
dhe vdekjes duhet t’i kundervihemi me shëndet të fortë dhe me mendje të
kthjellët.
Dritëro
Agolli, në një bashkëbisedim me mikun tonë të përbashkët Moikom Zeqo, shprehu
disa mendime praktike dhe filozofike rreth jetës dhe vdekjes.
Dritëroi: Vetë jeta është
pafundësisht sfidë ndaj vdekjes. Çdo ngrënie buke në sofër apo tryezë, çdo
pirje uji është kundërshtim i vdekjes. Të ushqehesh, do të thotë të sfidosh
vdekjen. Në moshë të rritur kur puth për herë të parë, kur bën dashuri dhe e
kupton sekretin e seksit, atëhere sfida ndaj vdekjes bëhet e madhe, më e
plotfuqishme, shumëplanëshe, është gati një kryengritje. Njeriu kështu ngjiz
vetveten te pasardhësi, babai te i biri, i biri te nipi dhe mbesa e më tej te
stërnipi dhe stërmbesa. Vdekja kthehet nga një ligj i vrazhdët, në një
konvencion, kështu dobësohet fataliteti i vdekjes, pushteti i saj suprem
lëkundet. Edhe Arti ka lindur si kundërshtim, si triumf i jetës ndaj
vdekjes.
Moikomi: Shqiptarët lindin shumë fëmijë. Kjo është
një mënyrë për të fituar betejat me vdekjen.
Dritëroi: Fara e shqiptarit mbars dhe gurin. Në
kuptimin e seksit, si rikrijim i vetvehtes dhe i botës, shqiptari është
kryemjeshtër, tepër vital, i pamposhtur, është i tmerrshëm! Padyshim fitimtar!
Moikomi: E çuditshme kjo shprehja: “Shqiptari e
mbars edhe gurin!”
Dritëroi: Është një metaforë, Moikom!
Moikomi: Metaforë surrealiste. E tejskajëshme.
Dritëroi: Plotësisht e vërtetë.
Moikomi: Për të gëzuar jetën, nuk duhet të humbim
shpresën.
Ky
dialog filozofik mbyllet me shpresën. Jean Paul ka thënë: “Pleqëria ështe
trishtim, jo pse mbarojnë gëzimet, por sepse mbarojnë shpresat”. Pavarësisht
nga pakësimi i shpresave, pleqtë nuk duhet të bien në pesimizëm, sepse shpresa
vdes e fundit, andaj të insistojnë ta jetojnë jetën aktivisht dhe me optimizëm.
Shumë
sociologë, psikologë, antropologë, filozofë dhe shkrimtarë shprehen me humor
duke thënë: “Pleqëria dhe martesa janë të ngjashme, sepse i kërkojmë t’i kemi,
por kur arrijnë, më pas na trishtojnë”. Megjithë shprehjen me humor, kjo
analogji nuk shkon paralel, sepse martesa mund të shmanget, që mos të krijoi
trishtim, ndërsa pleqëria është e pashmangëshme dhe në opinionet e dyskajshme,
me të mirat dhe të këqiat dhe me humorin dhe sarkazmat, pleqëria mbetet përherë
vlerë shoqërore.
Në
këtë esse kam shprehur optimizëm për bukurinë e viteve të pleqërisë, duke
kërkuar anët më të mira të natyrës njerëzore, sidomos ato që shprehin
dinamizmin dhe entusiazmin dhe shpresat, andaj nuk kam mbajtur qëndrimin e
gjykatësit dhe as të kritizerit, por jam shprehur si avokati i pleqërisë.
Si
epilog të kësaj esse-je, preferova të shpreh një sentencë të Sheila Kaye-Smith: “Jam aq i vjetër, për të parë sa pak
kam bërë për atë kohë të gjatë që kam jetuar dhe sa duhet të bëj ende, në këtë
pak kohë jete që më ka mbetur”.
Zemra Shqiptare,
29/12/2022