E shtune, 05.10.2024, 01:47 AM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Mall dhe dashuri për piqerasiotët në botimin e ri të Miho Gjinit

E shtune, 03.09.2022, 08:00 PM


IMZOT “SHËN MËHILLI” NJOFTON:

Meqënse edhe MIHO GJINI mba emrin tim, nuk e pranova në “PARAJSË”, kur afroi në “derën time” vitin e kaluar, atje në Athinë, që ta krrente edhe librin e ri për PIQERASIN, që e kishte si merak, në plotësim të librit të parë për bashkëfshatarët e tij të dashur,afro 10 vite më mbrapa! Si e vetmja DASHURI QË MBETET dhe që kurrë nuk e braktisë, para se të vijë njeriu në këtë “derë të fundme”! Sepse :” edhe yjet në qiell shkëlqejnë më ndritshëm atje ku është shtëpia jote,-thotë Ray Bradbury, ndërsa tek “qyteti im i heshtjes” mbretëron errësira e harresa e nuk do të keni më mundësi më të grindeni me njëri-tjetrin! Dhe,unë them që: “klienti im”, mase i gëzon edhe ata me këtë libër të dytë: të 35-ën në rradhë. Pa le të kujtohet a harrohet paskëtajë...Me 435 faqe libri i tij i parë dhe me 250 i dyti, me të dhëna të reja historike, portrete letrare dhe publiçistikë. Redaktuar e pajisur me një parathënie të Mjekut e Historianit pasionant Lutfi Alia, me një pasthënie nga intelektuali piqerasiot, Turistologu Vangjel Xhani, si edhe me konsulencën e reçensën e tij dhe të shkrimtarit e poetit fabulist Vasil Gjivogli. Nën korrekturën gjuhësore të Migena Elezit dhe me një kopertinë mbresëlënëse të kameramanëve Spiro Nino e Tedi Arifi, nipit piqerasiot.Arti Grafik është nga Edlira Kame Kallupi. Gjithëçka e përgatitur me përkushtim nga ky njeri, nga miqt e tij të afërt dhe nga Sh.B.”EDLORA”. Kushdo që do të ketë sevdan e shfletimit të këtyre librave për fshatin PIQERAS,-më të bukurin në BOTË (apo, edhe libra të tjerë të tij), mund t’i gjeni  ato në “Arts’ Librari”, përbri monumentit të Mbretit Zog, në ish stacionin e Trenit të Tiranës, në “Bar-Bufe Piqerasi“të këtij fshati , midis Sarandës e Himarës, apo edhe nëpërmjet një komunikimi të drejtpërdrejtë me autorin në fjalë....

Me kënaqesinë, falenderimin e BEKIMIN tim, për gjithë sa e ndihmuat Miho Gjinin,-kam nderin të përcjellë parathënin e këtij libri me vlerë dhe jo vetëm për PIQERASIN, po sot, më 1 shtator 2022:

PARATHËNIE

MALL DHE DASHURI PËR PIQERASIOTËT NË BOTIMIN E RI TË MIHO GJINIT

Kur miku im i kahershëm Miho Gjini, më propozoi t’i shkruaj parathënien për librin e tij “Piqerasiotët 2”, undjeva i nderuar dhe i emocionuar përftesën, por dhe u preokupova shumë,sepse ishte përgjegjësi e madhe përt’u shprehur në atë lartësi, që kërkonky libër i shkruar nga Mjeshtri i Madh,autori i 34 librave, të rradhitur në romane, vëllime me tregime, monografi artistësh të mëdhenjë, esse, novela, drama, skica letrare, publiçistikë, kronika historike dhe histori të letrarizuara.Në librin pararendës “Piqerasiotët”, botuar në vitin 2013,Miho shkruan: “Vitet që kalojnë mblidhen lëmsh ... dhe ringjallinme forcë të jashtzakonshme atë dashuri sublime e krejt tëveçantë që quhet vendlindje ... dhe spiranca e jetës ngulitet aty, në gjirin e thellësisë të vendlindjes, nga ku nisi jeta jote, jeta dhe vdekja ... e tërë dashuria e qënies, e gjithë bota...”Kështu e filloi “kuturisjen e parë”, shtegëtoi pa anë e pa fund në historinë ë vendlindjes së tij, të kurorëzuar me botimin e parë dhe tani në vitin 2022 edhe me vëllimin e dytë. Miho Gjini është ndër shkrimtarët e rrallë shqiptar, që ka shkruar kaq shumë për vendlindjen dhe për bashkëfshatarët e tij, ka shkruar për çdo njerin prej tyre, por dhe për të gjithë, pothuajse nuk ka harruar asnjë, ashtu si nuk ka lënë mal, kodër, lagje, shtëpi, sokak, pyll, ulli dhe portokall pa e përshkruar.Krahas prindërve, gjyshërve të tij dhe”Arrëzës” fisnike -bashkëshortes dinjitoze, rrëfimet e Miho Gjinit janë të mbushur me aq shumë personazhe realë, sa është e vështirë t’i rendisish e mes tyre një vend të posaçëm u ka kushtuar mësuesve, atyre që dikur ne i nderonim dhe i respektonim me admirim, duke iu drejtuar “zonja mësuese” dhe “zoti mësues”, sepse ata ishin për ne zotat, që na jepnin dituri, kulturë dhe edukatë. Miho e përshkruan jetën e fshatit, tregon për bashkëfshatarët e tij të shumtë, i përshkruan me vërtetësi, me realitet bindës, me individualitetin e sejcilit prej tyre, larg monotones dhe largshprehjeve klishe. Në këtë vepër Miho është shkrimtari dhe personazhi, është autori dhe aktori; është rrëfimtari, por dhe guida e vetvehtes, është si Publio Papini Stasi ilir, që e shoqëroi Dante Alighierin në Purgator; ashtu e shoqëroi vetvehten Miho në këtë rrugëtim të gjatë në vendlindje dhe me bashkëfashatarët e tij. Të shkruash kujtime nuk mund të shmanget të shkruash për vetvehten, aspekti më i vështirë për një vepër si kjo e Mihos, sepse rrezikon të biesh në pozita autoidolatrie dhe vetëmburrjeje, përkundrazi Miho shquhet për modestinë dhe qëndrimet dinjitoze, duke rrëfyer gjithëçka me vërtetësi, me thjeshtësi dhe me art admirues, duke e trajtuar jetën e tij në raporte dhe të pandarë nga jeta familjare, shoqërore, artistike, krijuese, madje dhe në raporte me politikat e kohës. Kjo mënyrë të rrëfyeri kësisoj, rrallë herë trajtohet e trupzuar në një të vetme, si kjo në të dy veprat e Miho Gjinit, dedikuar Piqerasit dhe piqerasiotëve. Rrëfimet për Piqerasin nuk kanë kufij, nuk mbarojnë kurrë, sepse piqerasiotët nuk janë vetëm ata që banojnë aty buzë detit, por jeta dhe kushtet i kanë detyruar të shpërndahen në të katër anët e Shqipërisë, ashtu si dhe ikanakë në Itali, në Greqi, në Francë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Turqi, në Australi, në Kanada e në shumë vende të tjera europiane, vende ku ata kanë përfaqësuar dhe prezantuar Piqerasin, duke i dhënë përmasa ndërkombëtare këtij fshati të vogël, buzë Detit Jon. Miho ka kujtuar shumë bashkëfshatarë, i ka ndjekur kudo ku ndodhen dhe përsëri i rikthehet kujtimeve dhe shkruan veprën e dytë me plot të dhëna të reja, një libër për të treguar jetën, punën, veprat, të mirat dhe të këqiat, sukseset dhe dështimet, gëzimet dhe vuajtjet e piqerasiotëve. Të shkruash kujtimet nuk është e lehtë, për më tepër të shkruash histori të letrarizuar, por arrihet lehtë në se e shkruan duke i rradhitur personazhet dhe ngjarjet me realitetin dhe thjeshtësinë e tyre, ashtu si i ke jetuar. Kësisoj i ka përshkruar Miho me vërtetësinë, me bukurinë e tyre mbresëlënëse, thjeshtë e me kulturë dhe art, duke prezantuar një mozaik personazhesh, ngjarjesh, ndjesishë, qëndrimesh, vendimesh, reagimesh, meditimesh, përjetimesh, përsiatjesh, regëtimesh shpirtërore, ashtu si dhe vuajtjet nga persekutimet e absurdit komunist dhe më pas të mohimit dhe braktisjes nga pseudodemokratët. Në një bisedë me mikun tim italian, gazetarin Roberto Rossi, i tregova se po shkruaj nje parathënie për librin e dytë që ka shkruar miku im Miho Gjini dhe pasi i tregova veprën e parë dhe një fotografi të Piqerasit, që lartësohet hijshëm buzë detit Jon, ai me habi dhe kurjozitet më pyeti: “Si mund të shkruhen dy libravoluminoze për këtë fshat të vogël? Qesha dhe i thashë: Piqerasi është vendlindja e Mihos, është gëzimi dhe krenaria e origjinës së tij, është pakti solemn i besës, që ka lidhur me atë fole hyjnore, aty ku para 80 vitesh erdhi në jetë dhe i ligjeroi të drejtën të jetë piqerasjot trim, kryelartë dhe kryemëvehte, që e bën të mos ndihet i larguar dhe i vetmuar në këtë botë të rrëmujëshme. Mua nuk më befasoi fakti pse shkruan kaq shumë për vendlindjen, sepse e di se Miho ikanak e ka marr me vehte Piqerasin, jeton me mallin përvëlimtarë dhe me dashurinë për vendlindjen. Jetesa në Greqi nuk ia ka fshirë përkatësinë dhe identitetin shqiptar, përkundrazi e ka forcuar edhe më shumë. Ndonëse larg, Piqerasi gjysëm i shenjtë dhe gjysëm profan, e thërret çdo ditë ta përjetojë së bashku me të gjithë njerëzit e tij, me të gjitha mrekullitë, që gjallojnë në ato troje me bukuri magjepse dhe të përqafuara nga dallgët e detit Jon. Ndofta dikush mund të mos e shohi Piqerasin me këto bukuri sa të marroset pas tij, por Miho vendlindjen e tij nuk e ndërron me asnjë vend të botës, sepse Piqerasi është poemë toke dhe qielli, është simfoni dashurie, është mit, është epikë, është mallë përvëlimtar, është magji, është legjendë, është djep trimërie, kulture dhe arti, është mrekulli kaltërsie qielli dhe deti, vendlindja e Mihos, aty ku jeta gjallon me ditën ngjyrë dielli dhe me natën ngjyrë hëne.

Për vendlindjen Horaci thotë: “Ille terrarum mihi prater omnis angulus ridet : është ai kënd i tokës, që më buzëqesh më shumë se të tjerat”, apo si shkruan poetia Alda Merini: “?shtë një vend i kësaj bote, ku zemra të rreh fort, ku mbetesh pa frymë nga emocionet që përjeton, ku koha ndalon dhe nuk e ndjenë moshën; ky është vendi ku zemra nuk plaket dhe ku vetëm ëndërrohet”, kësisoj është Piqerasi dhe për Mihon, që e ka frymëzuar të shkruaj këtë libër të ri me rrëfime, meditime,përjetime, këngëtime zemre, përsiatje dhe regëtime shpirtërore për vendlindjen, që e dashuron deri në adhurim. Piqerasi është fshat i vogël, i shtrirë në një kodrinë hiroshe buzë detit Jon, madje shpesh nuk shënohet as në harta, por Herman Melville thotë: “Vendet e vërteta nuk janë në harta, por ruhen në mendjet dhe në zemrat e atyre, që kanë lindur aty dhe për ata që jetojnë në këto troje”. Dhe pse ndodhet larg, Miho Gjini vazhdon të jetojë me Piqerasin hyjnor, i cili e pret, e shoqëron dhe e përcjell me mall, me dashuri, zemërbardhë e gojëmjaltë, sa herë shkon dhe ikën, por pa ia kthyer shpinën dhe kur Ai nuk do të jetë, në zemrën e madhe dhe mikpritëse të Piqerasit të vogël, do të ketë përherë një vend që i përket.

LUTFI ALIA. Siena. Itali.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora