Speciale » Alia
Lutfi Alia: 31 Maji - Dita Ndërkombëtare Pa Duhan (5)
E enjte, 26.05.2022, 07:55 PM
31 MAJI – DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DUHANIT. 5
TYMOSJA E DUHANIT SHKAKTON S?MUNDJEN E TABAGISMIT
Nga Lutfi
ALIA
Tabagismi shkaktohet nga
substancat e shumta të pranishme në tymin aktiv të duhanit, por edhe nga tymi
pasiv, që provokon gjithashtudëmtime në shumicën e organeve, në disa të rënda
si në sistemin nervor qendror, në zemër,
në vazat e gjakut dhe në aparatin e frymëmarrjes, por lëndon dhe organe
të tjera, të shprehura në dukje me shenja të lehta, ndërsa në fakt janë me
pasoja serjoze për shëndetin dhe të subjekteve jo duhanxhinjë, që thtithin
tymin pasiv.
EFEKTET DËMTUESE TË TYMIT PASIV TË DUHANIT
Çdo lloj cigare, puro, dhe
tymosja me llullë,prodhon dy tipe tymi. Në skajin e cigares, të puros dhe të
llullës që mbahet në buzë, thithet sasia më e madhe e tymit, i quajturi tymi
aktiv, i cili provokon dëmtime në shumë organe me pasoja për shëndetin e
duhanxhinjëve, ndërsa në skajin ku ndizet dhe fillon djegia e duhanit pa flakë,
prodhohet tymi dytësor, që davaritet në ajër, me të cilin bashkohet dhe pjesa e
tymit e nxjerrë nga rrugët e frymëmërrjes dhe që formojnë tymin pasiv të
shpërndarë në shtëllunga në ajër, duke provokuar ndotje difuze të mjedisit,
sidomos kur tymoset në shtëpi, në lokalet publike pa sistem ajrosje dhe pa
aspirim.
Substancat toksike dhe
irituese në tymin pasiv, janë në sasi më të mëdha se sa në tymin aktiv, çka
tregon se sëmundjet e shumta, që shkakton tymi aktiv, zhvillohen dhe në
subjektet, që nuk tymosin duhanin, sepse të ndodhur në mjedise ku tymoset
duhani dhe ata thithin tymin me këto substanca, që provokojnë shfaqien e
bronkitit kronik, provokojnë kriza të zgjatura dhe të rënda astme bronkiale,
bronkopati obstruktive kronike,
bronkopneumoni, infarkte të miokardit dhe kancere të mushkërive.
Dëmet e duhanit nuk kufizohen
vetëm me ndikimin e tymit aktiv dhe pasiv, por dhe me të ashtuquajturin “efekti
tretësor”, i krijuar nga një përzierje e padukëshme substancave tepër toksike
të tymit të duhanit, që davariten në mjediset shtëpiake, të punës dhe në
mjediset publike dhe që depozitohen e kondensohen ne flokët dhe në lëkurën e
duhanxhinjëve, por dhe të atyre që nuk tymosin duhanin.
Me studime të shumta
sistematike, është vertetuar se kur prindërit tymosin duhanin në mjediset
shtëpijake dhe fëmijët e pranishëm shndërrohen në duhanxhinj pasivë, çka është
verifikuar me praninë në përqëndrime të larta të kotininës në urinën e këtyre
fëmijëve të pafajshëm.
Kotinina është prodhim
metabolik i nikotinës e pranishme në gjak, në urinë dhe në pështymën e
duhanxhiut aktiv dhe të “duhanxhinjëve pasivë”, që ndodhen në mjedise ku
tymoset duhani. Ashtu si nikotina dhe kotinina lidhet duke i aktivizuar dhe
desensibilizuar receptorët neuronale nikotinike, por me fuqi vepruese më të
vogël se nikotina. Në duhanxhinjtë kotinina qëndron në gjak për disa ditë dhe
javë, ndërsa ne subjektet që i thithin tymin pasiv deri në 20 orë, kohë e
mjaftueshme e nikotinës për të krijuar dëmtime. Niveli i kotininës plazmatike
është në vartësi të sasisë të cigareve të tymosura, mbi 20 cigare në ditë ka
nivele të larta 50 – 300 ng/ml, por dhe në ata që nuk tymosin duhanin, niveli
plazmatik i kotininës është në vartësi të nivelit të ndotjes të mjedisit nga
tymi i duhanit, pra të sasisë të tymit pasiv dhe arrinë vlera nga 10 ng/ml deri
50 ng/ml. Individët që tymosin cigare me përmbajtje mentoli, e mbajnë kotininën
për kohë më të gjatë në gjak, sepse mentoli mbështet metabolizmin enzimatik të
kotininës. Edhe në subjektet duhanxhinjë që vuajnë me hepatite dhe që tymosin
duhanin, kotinina ruhet për kohë më të gjatë në gjakun qarkullues, sepse
favorizohet nga nivelet e larta të enzimave të prodhuara nga mëlçia e dëmtuar.
Matja e vlerave të
kotininës në gjak, në urinë dhe në pështymën e subjekteve jo duhanxhinjë, por
të pranishëm në mjedise të ndotura nga tymi i duhanit, është parametër i
rëndësishëm për të vlerësuar efektet dëmtuese të tymit pasiv.
Tymi pasiv është i
dëmshëm për shëndetin njëlloj si tymi aktiv dhe shkakton bronkit kronik,
bronkopati obstruktive kronike, bronkopneumoni, infarkt miokardi, kancere të
mushkërive etj, sëmundje të konfirmuara nga studime të shumta shkencore. Mbi
bazën e këtyre të dhënave shkencore, në USA janë zhvilluar disa proçese
gjyqësore kundër kompanive të industrisë të duhanit, duke i akuzuar përgjegjëse
për prodhimin dhe tregëtimin e duhanit me efekte dëmtuese në duhanxhinjtë dhe
në ata që thithin tymin pasiv. Disa subjekte të diagnostikuar me kancere të
mushkërive, por që në jetën e tyre nuk kanë tymosur duhanin, ndërkohë që kanë
punuar me kolegë që tymosnin duhanin në mjediset e punës, i akuzuan kompanitë e
industrisë të duhanit, përgjegjës për sëmundjen kancerogene dhe gjykata
federale i deklaroi fajtor industritë e duhanit dhe me dëm-
shpërblim me miliarda
dollarë për vikitimat e tymit pasiv. Në këto rrethana, industria e duhanit nuk
e pakësoi
prodhimin e cigareve, të
purove dhe të qeseve me duhan të grirë për dredhjene cigareve, por në
konfeksionet e duhanit prezantoj lajmërimet: “Tymi pasiv dëmton ata që janë
pranë duhanxhinjëve”.
TYMOSJA E DUHANIT NGA ADOLESHENTËT
Adoleshenca është një
periudhë delikate kur djemt dhe vajzat, e kalojnë fazën e fëmijërisë dhe
fillojnë fazën e rinisë së herëshme, për të ndërtuar identitetin e të riut të
rritur plot vitalitet. Adoleshenca është nën kontrollin, kujdesin dhe tutelën e prindërve, por gjatë
kësaj periudhe fillojnë të shfaqen efektet e rritjes intensive fizike dhe të
zhvillimeve psikoemocionale, të shprehura me prirjet e lirisë dhe të
iniciativave jasht turelës prindërore, me synim për t’u dukur të rritur, të
pavarur, të sigurtë. Përcaktimi i kufijëve të adoleshencës, në një farë mënyre
është arbitrar, pasi shprehet në shumë aspekte individuale dhe sjelljesh
socialkulturore, që ndryshojnë nga individi në individ, më herët dhe ndryshe
shprehen në vajzat dhe më vonë e ndryshe në djemt.
Krahas veçorive të
zhvillimit psiko-somatik të individit, adoleshenca ndikohet s pari nga statusi
dhe edukimi familjar, por varet dhe nga impakti i shkollës dhe i shoqërisë. Në
këtë fazë ndryshimesh të mëdha, tymosja e një cigare është një sjellje kurajo
dhe sfide, është një veprim me iluzionet për të hyrë në botën e të rriturve.
Djemt dhe vajzat që kanë prindër duhanxhinj, tymosjen e duhanit e shohin si një
veprim burrnije, andaj e imitojnë,duke filluar me ndezjen e një cigare, por me
efektin e kënaqësisë që krijon nikotina, e nxit të tymosi të dytën, të tretën e
kësisoj të tjerat, duke u shndërruar skllav të efektit drogë të nikotinës.
Tymosja e duhanit në
adoleshentët fillon në vitet e para të gjimnazit dhe intensifikohet e
masivizohet në vitet në vazhdim dhe zakonisht si imitim i prindërve duhanxhinj,
por dhe duke imituar dhe shoqruar shokët e shkollës që kanë filluar të tymosin
duhanin. Në dy dekadat e para të shekullit XXI po verifikohet shtim i rasteve
që tymosin duhanin. Nga hulumtimet e kryera nga qendra studimore të luftës
kundër tym osjes të dduhanit, rezzulton se 20 % e adoleshentëve tymosin
rregullisht, ndërsa 50 % e kanë provuar së paku një herë shijen e tymosjes të
duhanit. Në vitin 2020 rezulton se duhani tymoset nga 12 % e subjekteve me
mosha nën 15 vjeç, 45 % në moshat 15 – 17 vjeç, 30 % nga moshat 18 – 20 vjeç
dhe 13 % nga moshat mbi 20 vjeç.
Në Itali 37 % e adoleshenëve
tymosin duhanin, në Bullgari dhe Kroaci 33 %, në Francë, Gjermani, Rumani,
Qipro 25 %, në Norvegji 10 % dhe në Islandë 6 %.
Tymosja e duhanit
shprehet në raporte pothuajse të barabarta ndërmjet meshkujve dhe femrave, me
të vetmin dallim se meshkujt preferojnë më shumë cigaretelektronike dhe duhanin
me dredhje të cigareve, ndërsa vajzat cigaret tradicionale.
Duhanxhinjtë adoleshenta
vuajnë më shumë nga çrregullimet në organet e frymëmërrjes, të shprehura me
rhinite (formë rrufe), me bronkite akute me nxjerrje mase të madhe gëlbaze, më
pneumoni të shpeshta, shumë prej tyre ankojnë dhimbje koke, ulje të
përqëndrimit të vemendjes në mësime, ulje të kujtesës, që janë shprehje e
dëmtimeve të trurit nga substancat toksike, të pranishme në tymin e duhanit.
Sëmundjet e aparatit te frymë-marrjes janë 10 herë më të shpeshta në
adoleshentat duhanxhinj, krahasuar me ata që nuk tymosin duhanin.
Me fushatat intensive të
luftës kundër tymosjes të duhanit dhe me ligjet e miratuara për ndalimin e
tymosjes ne mjediset publike, të punës dhe në shkollat, u konstatua pakësimi i
duhanxhinjëve nga 10 – 20 % sipas vendeve të ndryshme europiane, për pasojë u
pakësua tregëtimi i duhanit.Në këto rrethana, industria e duhanit, për të
kompensuar pakësimin e numerit të duhanxhinjëve, filloi prodhimin e cigareve
light (Slim), me çmime më të ulta, me përmbajtje më të pakët nikotine, kësisoj tërhoqi
më shumë adoleshentët dhe të rinjtë nërradhët e duhanxhinjëve. Këtij veprimi iu
kundërvunë institucionet shkencore të shëndetësisë, të cilat bazuar në studime
të shumta shkencore, paraqitën projektligje paralmenteve, që miratuan dhe
ndaluan prodhimin dhe tregëtimin e cigareve të lehta (light), ndërsa në
Shqipëri ende nuk ështa ndaluar tregëtimi i këtyre cigareve, përkundrazi
vazhdojnë të tymosen masivisht.
SUBSTANCAT SHTESË NË PRODHIMIN E CIGAREVE DHE TË
PUROVE
Industria e duhanit,
prej kohësh përdor një numër të madh substancash kimike, madje një grup i
këtyre substancave janë të pranishme edhe ne cigaret elektronike, pra dhe kjo
cigare nuk i shmang efektet dëmtuese mbi shëndetine tymuesve. Substancat shtesë
përdoren nga prodhuesit për qëllime teknike dhe tregëtare:
- Për konsolidimin e
cigares dhe të puros, përdoret një lloj rrëshire e holluar,e cila gjatë djegies
bashkë me duhanin, çliron një sasi impresionante lëndësh dëmtuese për shëndetin
e duhanxhinjëve, sidomos katramin.
- Përdoren subsubstanca
aromatike, për t’i dhënë tymit të thithur shije të veçanta sitë frutave, të
specieve, të
barit, të alkoolit, të
karameles, të mentolit, të vaniljes. Prodhimi i cigareve me mentol, janë shumë
te preferuara nga femrat duhanxhije, pasi avujt e mentolit shmangin erën e keqe
të duhanit.
- Për të fuqizuar
proçesin e djegies të duhanit të grirë shtohen acid benzoik, acid formik dhe
acid propionik.
- Për të ruajtur
lagështinë e duhanit të grirë dhe të mbështjellë në purot, për të shmangur
tharjen dhe ashpërsinë e duhanit përdoren glicerina (gliceroli),
propilenglikoli, acidi o-fosforik. Përdorimi i glicerolit ndonëse është konsideruar
substancë e sigurtë, gjatë tymosjes së shpeshtë të cigareve dhe purove,
shkakton dhimbje koke, pakësim të kaliumit plazmatik, marrjemendësh, të
përziera, të vjella dhe etje.
- Substancat shtesë si
taurina, përdoren për të eleminuar efekte të padëshirueshme që krijon tymi i
duhanit, si erën e keqe dhe shijen djegëse.
- Teknologët e
industrisë të duhanit pretendojnë se shtojnë substanca kimike për ta bërë tymin
sa më delikat dhe për të ulur efektin iritues dhe toksik mbi mukozën e rrugëve
të frymëmarrjes, por në këtë mënyrë bllokojnë sinjalet e alarmit dhe barrierën
mbrojtëse të mukozës, ndaj efekteve dëmtuese të tymit të duhanit.
- Për efekte
psikologjike në duhanxhinjtë, përdorin disa lëndë kimike që e zbardhin hirin e
duhanit, lëndë të tilla janë hidroksidi dhe silikati i alumnit, oksidi i
aluminit, magnezi, talku, acidi salicilik dhe kriprat e amonit, të cilat kur
digjen në temperatura mbi 800° C, çlirojnë lëndë të shumta toksike dhe irituese,
që provokojnë dëmtime të mukozës së bronkeve dhe të qelizave të hojeve të
mushkërive.
- Në proçeset teknologjike
të grirjes dhe të përpunimit të gjetheve të duhanit, zhvillohen spontanisht reaksione
biologjike, të shprehura me çlirimin e nitrozaminave specifike të duhanit, të
njohura për efektet kancerogene, si dhe pasurohen me substanca si amoniaku dhe
acetaldehidi, me efekte irituese dhe toksike.
- Industria e duhanit
prodhon dhe cigaret e barit (me grirjen e bimëve verbasko, luleshtrydhe,
kamomila), të quajtura Blend klasike, të cilat nuk përmbajnë nikotinë, pra nuk
krijojnë efektet e dipendencës nga nikotina, por krijojnë efekte të tjera
psikofizike, si dhe çlirojnë shumë substanca toksike, mutagene(katrami
kancerogen) dhe blozë që shkakton antrakozë të mushkërive.
CIGARIA ELEKTRONIKE
Në vitin 2003, farmacisti kinez Hon Lik prodhoi dy tipe cigare
elektronike, që prodhojnë avull, një tip pa nikotinë dhe një tip me pak
nikotinë, e tregëtuar nga Grupi Golden Dragon (Holdings).Cigaret elektronike të
prodhuara nga industria farmaceutike e Hong Kongut, u tregëtuan si Ruyan, që do
të thotë “pothuajse si tymi”, andaj dhe u quajt Personal Vapouriser(avulluesi personal).
Në fakt, patenta e cigares elektronike (e-cig) i përket
amerikanit Herbert A. Gilbert, i cili e kishte prodhuar në vitin 1963 dhe këtë
zbulim ia kishte prezantuar industrive kimike, farmaceutike dhe industrisë së
duhanit, por ato në ujdi mes tyre, bënë gjithëçka për të penguar prodhimin dhe
nxjerrjen në treg të cigares elektronike.
Pas debutimit në tregun aziatik, në vitin 2004 cigaria
elektronike arrijti dhe u përhap dhe në tregun europian.
Në vitin 2020, shitja e-cig ka arrijt fitime 25 miljard
dollarë në vit, ku 55 % të faturimit të fitimit është në USA, e pasuar me
Anglinë (12 %), ndërsa 33 % e shpërndarë në Kinë, Itali, Francë, Gjermani,
Poloni etj.
Cigaria elektronike, e quajtura e-cig, ose svapo, është
një dispozitiv elektronik, pa përmbajtje nikotine, ose me përmbajtje të pakët
nikotine, e prodhuar me qëllime për të konkuruar konsumin e duhanit të
përpunuar (cigare, puro, llulla, nargjilia etj). Me e-cigme përmbajtje
solucioni nikotine, imitohet tymosja dhe ndjehet shija e tymit të cigareve të duhanit.
Këto cigare shiten si alternativë e duhanit, madje konsiderohen më pak të
dëmëshme për shëndetin e përdoruesve, duke theksuar se nuk përmbajnë substanca
kancerogene, si ato që çlirohen nga djegia e duhanit dhe njëkohësisht
këshillohen të përdoren nga subjektet që synojnë të ndërpresin tymosjen e
duhanit tradicional, duke përdorur e-cig pa nikotinë dhe e-cig me përmbajtje të
pakët nikotine, duke proçeduar në pakësimin gradula dhe progresiv të
përmbajtjes së nikotinës, çka ndikon në desensibilizimin ndaj dipendencës të
nikotinës – drogë.
Aktualisht,
cigaret elektronike prodhohen nga industria e duhanit. Megjithë reklamat se nuk
ushtron efekte dëmtuese për shëndetin e përdoruesve, në nëntor 2010, Organizata
Botërore e Shëndetësisë deklaroi se nuk ka prova të mjaftueshme që e-cig nuk
dëmton shëndetin, andaj duhet të studiohen efektet afatgjatë për të dhënë
konkluzione të plota.
Pavarësisht
nga format e shumta dhe madhësitë, cigaria elektronik formohet nga pipa
thithëse (Drip tip), filtri, solucioni i vendosur në rezervuar (me substanca
aromatike, ose me përmbajtje nikotine),bateria dhe rezistenca për nxehjen deri
në temperaturën e vlimit të solucionit, i shprehur me prodhim avulli (pra nuk
zhvillohet proçes djegie dhe nuk prodhon tym), nga atomizuesi (shpërbërësi i
solucionit) dhe qarku elektronik i brendshëm.Disa tipe e-cig kanë një
llambushkë led me ngjyrë të kuqe, që ndizet duke imituar skajin e ndezur
të
cigares tradicionale.
Lëngjet aromatike për
e-cig, pa përmbajtje nikotine, sipas direktivave europiane prodhohen nga bimë
dhe substanca natyrale dhejanë një grup i madh molekulash si: limonen (nga
agrumet), mentoli (nga menta), pinene (nga koniferet – pisha, bredhi),
eukalitoli (nga eukalipti), gamma-nonalettone (nga koko), frambinone (nga
luleshtrydhet), linalolo (nga baziliko), cinamato (nga qershija e nga kanella),
geraniolo (nga xheranio), gamma-undekalattone (nga pjeshka), beta-ionione (nga
lule vjollca).
Si kuptohet, subjektet
që përdorin cigaret elektronike, thithin avujt e prodhuar nga vlimi i lengjeve
nga këto substanca aromatike.Ndër solucionet më të përdorura janë ato me
përzierje substancash, që i përshtaten gustos të individit, sidomos përdoren
shpesh solucionet e formuara nga 50 % glicerol, 40 % glikol dhe 10 % ujë, të
cilave mund t’i shtohen substanca aromatike në raporte 1 : 10 njësi. Disa
subjekte përdorin e-cig me përmbajtje 100 % gliceroli, por përvoja ka treguar
se gjatë thithjeve të shpeshta të cigares elektronike shkakton dhimbje koke, të
përzieradhe sidomos etje.
Për subjektet me
dipendencë nga nikotina këshillohet përdorimi i e-cig me solucione nikotine, që
pasi avullohen tërësisht, zevendësohen me të njejta solucione nikotine me
përqëndrime më të ulta të nikotinës, që pakësohen në mënyrë graduale duke
ndikuar në pakësimin e dipendencës nga nikotina dhe për të shmangur abstinencën.
Është verifikuar se me përdorimin e e-cig me solucion nikotine, shtëllunga e
avujve të çliruar, i iriton kordat vokale të laringut, madje sa më e madhe
përqëndrimi inikotinës, aq më intensiv është iritimi dhe enjtja e kordave
vokale, të shprehur me ngjirje të zërit, si dhe iritimi i mukozës
trakeobronkiale, çka shprehet me shtimin e gëlbazës. Për subjektet që duan të
ndërpresin tymosjen e duhanit, mund të përdorin e-cig me përmbajtje nikotine,
me kusht që të përdorin solucione më pakësim gradual të përqëndrimit të
nikotinës deri sa të arrijnë në vlerat minimale 3 mg/mL, për të kaluar në
përdorimin e solucioneve pa nikotinë, kësisoj do të shmangin abstinencën. Sasia
e avullit të prodhuar nga e-cig, e quajtura dhe reja “tymuese”, e prodhuar nga
vlimi i solucionit në rezervuar, varet nga efiçienca e atomizuesit
(shpërbërësit të solucionit) dhe nga përqindja e përmbajtjes të glicerolit në
solucion. Sa më e madhe sasia e glicerolit vegjetal, aq më e madhe shtëllunga e
avullit. Të mos harrojmë dhe faktin se avujt e çliruara kanë tempertaurë të
lartë, sepse çlirohen në temperaturat e vlimit e kjo rrethanë shprehet me enjtje
të lehtë të mukozës së gojës dhe të vijave të sipërme të frymëmërrjes.
Avulli i prodhuar nga
e-cig thithet dhe nxirret nga subjekti me shtëllunga të dendura, të mëdha, të
bardha, që davariten në formën e tymit të cigareve, duke krijuar ndjenjën e
kënaqësisë të “tymosjes”, sidomos më e shprehur në tipat që përdorin e-cig me
llambën Led të ndezur në skaj.
Ndikimi i avujve të
cigareve elektronike mbi shëndetin e përdoruesve.
Ndonëse ende nuk ka studime të plota për efektet dëmtuese
dhe toksicitetin e avujve të çliruara nga e-cig, duhet të kemi në konsideratë
faktet se avujt ujor përmbajnë dhe përqëndrime të larta molekulash toksike si
të glikolit peopilenik dhe të glikolit dietilinik (substancë tepër toksike),
tëcilët shkaktojnë edemë
qelizore, të shprehura me dhimbje koke, pakësim të kaliumit plazmatik,
marrjemendësh, të përziera, të vjella dhe etje. Solucionet e përgatiturë me
substanca aromatike bimore, natyrisht përmbajnë nitrosamina dhe sa më shpesh të
thithet e-cig, aq më shumë shtohet përqëndrimi i këtyre substancave me efekte
toksike në qelizat e mukozës të vijave respiratore.
E vetmja përparësi e
e-cig është se në avujt e thithur nuk kakatram, benzen, hidrokarbure
policiklike aromatike dhe substanca të tjera kancerogene, që çlriohen nga
djegia e duhanit në cigaret dhe në purot tradicionale. Problem mbetet përdorimi
i e-cig me solucione me përmbajtje nikotine dhe që nuke zëvendësojnë me
solucione me pakësim gradual të përqëndrimin e nikotinës, për pasojë nuk arrijnë
të çlirohen nga dipen-denca e nikotinës.
Pavarësisht nga pretendimet e prodhuesve të e-cig, se
avujt e prodhuar nuk janë toksike dhe se nuk ndosin mjediset e punës, mjediset shtëpijake
dhe publike, shumë shtete kanë reaguar me masa të ndryshme mbrojtje të
shëndetit të banorëve, madje disa kanë marrë masa të rrepta proibitizmi.
- Në Panama, nga viti 2009 është ndaluar tregëtimi dhe
përdorimi i cigareve elektronike, vendim i bazuar nga studimet e Federal Drugs
Agency, e cila konstatoi se efekti toksik i glikolit dietilenik i përdorur në
këto cigare, ishte shprehur me efekte toksike dhe shkaktarë i vdekjestë mijërave
panamezë në vitet 2006 – 2009.
- Për të njejtat motive, presidenti Tabaré Vàsquez i
Uruguajit, me dekret të posaçëm të vitit 2009, e ndaloi tregëtimin ee-cig.
- Në Australi dhe në Finlandë është ilegale tregëtimi i
cigareve elektronike me përmbajtje nikotine.
- Në Hong Kong, është ilegale prodhimi dhe shitja e
cigareve elektronike.
- Në Austri, Danimarkë, cigaret elektronike konsiderohen
dispozitiva mjekësore dhe ampulat me solucione me nikotinë, regjistrohen si prodhime
farmaceutike. Për kato arsye, lejohet shitja e cigareve elektronike të markës
CE (sipas ligjeve të Komisionit Europian për e-cig) dhe ampulat me solucione me
përmbatje nikotine duhet të regjistrohen si prodhime mjekësore, para se të
tregëtohen.
- Në Hollandë, lejohet përdorimi i tyre, por ndalohet
reklama e cigareve elektronike me përmbajtje nikotine.
- Në Zelanda e Re, ampulat me solucione që përmbajnë
nikotinë, shiten si medikamente të regjistruara.
- Në Itali është e lirë shitja e cigareve elektronike në
faramcitë dhe dyqanet e tregëtimit të duhanit, por me ligj shitësit janë të
detyruar të paguajnë taksën 3, 73 euro për çdo 10 ml solucion që prodhon avujt
në e-cig.
-Në Malaysia, e-cig konsiderohen dispozitiva mjekesore
dhe ampulat me solucion me nikotinë prodhime mjekesore. Këto e-cig shiten në
dyqane të veçanta dhe në farmacitë.
- Në USA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka kufizime në
tregëtimin dhe përdorimin e cigareve elektronike.
Në
shkrimet në vazhdim do të trajtohen:
- Kompromiset dhe dilemat e duhanxhiut me duhanin
(të tymos, apo të mos tymos duhanin!).
- Si të ndërpritet tymosja e duhanit, këshilla,
strategjia dhe taktikat praktike.