Speciale » Alia
Lutfi Alia: 31 Maji - Dita Ndërkombëtare Pa Duhan (4)
E diele, 22.05.2022, 09:30 PM
31 MAJI – DITA
NDËRKOMBËTARE KUNDËR DUHANIT. 4
TYMOSJA E DUHANIT SHKAKTON S?MUNDJEN E
TABAGISMIT
Nga
Lutfi ALIA
Tabagismi shprehet me dëmtime në shumë organe, në
disa të rënda si në sistemin nervor qendror, në zemër, në vazat e gjakut dhe në aparatin e
frymëmarrjes, por lëndohen dhe organe të tjera, në dukje me shenja të lehta,
por në fakt me pasoja serjoze për shëndetin e duhanxhinjëve.
TYMI I DUHANIT DHE SËMUNDJET E APARATIT TË TRETJES.
Një
ndër shenjat e para të efektit të tymit të duhanit është era e keqe e gojës,
ngjyrosja në bezhë e pistë e dhëmbëve nga depozitimi në smalt i nikotinës dhe
sidomos i katramit dhe i substancave të tjera në përbërje të tymit, që e
thithin plot epsh duhanxhinjtë. I shpeshtë është dhe zhvillimi i gingivitit nga
veprimi i radikaleve të lira. Tymosja e duhanit pakëson ndjenjën e urisë, por
ky veprim i provokuar nga nikotina është i përkohshëm. Ndjenja e urisë nxitet
nga tkurrjet e paretit të stomakut, por shtimi i nikotinës i frenon tkurrjet,
pra largon ndjenjën e urisë, për aq kohë sa vepron mbi mbaresat nervore, por me
pakësimin e nikotinës rikthehet uria.
Duhanxhinjtë,
sidomos ata rishtarët dhe ata që tymosin mbi 20 cigare në ditë gjithmonë
ankojnë të përziera, ndërsa adoleshentët që tymosin disa cigare njera pas
tjetrës kanë të vjella, të provokuara nga gjendja toksike akute, por që çduket
me ndërprerjen e tymosjes të duhanit. Shtimi nikotinës në gjak ngacmon dhe
gjëndërrat endokrine, kësisoj pakëson insulinën dhe rrit gliceminë, çka krijon
përshtypjen e shtimit energjik të organizmit, por kjo gjendje është fallco,
pasi pasohet me uljen e forcës fizike dhe me lodhje të shpejtë.
Ju
rikujtoj se shumë substanca të çliruara nga djegia e duhanit, si nikotina,
formaldehidi, fenoli, radikalet e lira, arseniku, cianuret, butanoli, metanoli,
amoniaku, plumbi, acid sulfurik, DDT, acetoni, acidi silicilik, acidi karbonik,
acidi acetik, acidi formik, acidi stearik, dioksidi i titanit dhe klorur vinili
i çliruar nga filtri i cigares, frenojnë sekretimin e bikarbonateve nga
pankreasi, çka çon në shtimin e aciditetit të stomakut, me pasoja për subjektet
që vuajnë me gastrite kronike dhe me refluksin gastro-ezofageal, duke u
ndërlikuar me zhvillimin e ulçerave të stomakut dhe të duodenit, sëmundje që
rastisen në mbi 70 % të duhanxhinjëve që tymosin mbi 20 cigare në ditë. Në
adoleshentët që fillojnë tymosjen e duhanit me 15 – 20 cigare në ditë, kalojnë
një gjendje toksike të shprehur dhe me dalje të shpeshta diarreike.
DËMTIMET E SHËNDETIT TË FEMRAVE NGA TYMI I DUHANIT
Ne tre
dekadat e fundit është shtuar numëri i femrave që tymosin duhanin. Për
karakteristikat fiziologjike që ka organizmi i femrave, si diferencat genetike,
veçoritë hormonale dhe metabolike, ndikojnë në shtimin e efekteve dëmtuese të
substancave të çliruara nga djegia e duhanit. Studimet epifemiologjike dëshojnë
se efektet dëmtuese të tymit të duhanit në femrat, në vitet 2000 - 2020 janë
shprehur me rritjen 6 % të kancereve të mushkërive krhahasuar me vitet 1975 –
1995. Në gratë duhanxhije në menopauzë janë shtuar rastet me kardiopati
iskemike, çka favorizohet dhe nga pakësimi i hormoneve estrogenike, që ndodh
normalisht në këto mosha, duke u shprehur me ulje të efekteve mbrojtës të këtij
hormoni. Gratë duhanxhije me moshë mbi 40 vjeç që përdorin dhe antikonceptivët
orale, rrezikojnë 20 herë më shumë të zhvillojnë infarkte të zemrës, iktuse të
trurit, flebotrombozë dhe trombemboli pulmonare, krahasuar me gratë që nuk
tymosin. Gratë duhanxhije kanë jetëgjatësi të pritshme më të shkurtër dhe
vdesin 15 vjet më para se gratë që nuk tymosin duhanin.
Tymi i
duhanit lëndon dhe organet e aparatit të frymëmarrjes të grave duhanxhije,
kështu bronkiti kronik shfaqet nga tymosja dhe e një numëri të pakët cigaresh,
krahasuar me meshkujt, madje bronkiti kronik në gratë ka evolucion më të
shpejtë në bronkopati kronike obstruktive, sëmundje e pakurueshme që
favorizohet nga fakti se mushkëritë e
femrave kanë sipërfaqe respiratore më të vogël se mushkëritë e meshkujve.
Për
efektete toksike të substancave të shumta në tymin e duhanit, gratë duhanxhije
kalojnë më herët në menopauzë, zhvillojnë osteoprozë me herët se gratë jo
duhanxhije, kanë plakje dhe rrudhosje të parakohëshme të lëkurës, sidomos te
lëkurës të fytyrës, si pasojë e ndryshimeve distrofike, pakësimit të fibrave
elstike dhe zhvillim diskromie, të provokuarta nga radikalet e lira dhe nga
nikotina.
DËMTIMI I SHËNDETIT TË NËNËS SHTATZËNË DHE I FOSHNJES NGA
TYMI I DUHANIT.
Efektet
dëmtuese të substancave në përbërje të tymit të duhanit janë me pasoja
preokupante për shëndetin e nënës shtatzënë dhe foshnjën. Studimet e shumta
dëshmojnë se nënat duhanxhije (që tymosin mbi 15 cigare në ditë) në 20 – 30 %
të rasteve lindin fëmijë nën peshë (hypotrofë), në 10 % e rasteve lindin fëmijë
parakohe (premature) dhe kanë numërin më të madh te femijëve të vdekur në
periudhën gjatë dhe paslindjes, krahasuar me nënat që nuk tymosin duhanin.
Në një
studim laboratorik të një numëri të madh fëmijësh të porsalindur nga nëna që
kishin tymosur duhan gjatë shtatzanisë, Prof Stephen Hecht (Qendra e Kerkimeve
të Kancerit - Minnesota) konstatoi se urina e të porsalindurve përmbante një
ndër substancat më të rrezikëshme kancerogene nistrosamine 4
(methylnitrosa-mine)-1-3-pyridil-1-butanol (NNAL), si dhe metabolitin
nistrosamine 4 (methylnitrosamine)-1-3-pyridil-1-butanone (NNK). Një studim i
ngjashëm u krye nga Y. Xia dhe J. Bernert në fëmijë mbi 6 vjeç, në familje me
prindër duhanxhi nga rezultoi se fëmijët duke thithur tymin pasiv të duhanit në
mjedisin shtëpiak, kishin nivele të larta kotinine dhe nitrosamine 4
(methylnitrosamine)-1-3-pyridil-1-butanone (NNK).
Nga
këto të dhëna studimore, nënat shtatzëna e bëjnë foshnjen duhanxhi para se të
lindi dhe me probleme shëndetësore. Fëmijët e nënave duhanxhije në 1/3 e
rasteve lindin nënpeshë, kanë zhvillim psikofizikë të ngadalshëm dhe të vonuar,
sepse nëna ka koncentrim të lartë në gjak të monoksidit të karbonit, i cili
duke u lidhur fuqishëm me hemogobinën, pakëson oksigjenimin e indeve të gjithë
organeve dhe kur pakësohet oksigjeni rritja dhe zhvillimi i foshnjes nuk kryhen
me ritme normale.
Nënat
duhanxhije, në qumështin e gjirit kanë përmbajtje të lartë nikotine, sasi e së
cilës shtohet në raporte proporcionale me sasinë cigareve që tymosin. Sa më
shumë cigare të tymosi nëna, aq më shumë probleme shëndetësore provokon të
foshnja latant, që është i wkaituar, qanë shpesh, humb oreksin, prë refuzon të
pijë qumështin e gjirit, ka rrahje te shpeshta të zemrës, të vjella dhe dalje
diarreike. Nga këto çrregullime zhvillimi psikofizik i fëmijës ngdalësohet.
Një
nënë shtatëzënë, në se dëshiron të lindi e të rrisi një fëmijë të shëndetshëm,
duhet vendosmërisht të ndërpresi tymosjen e duhanit.
Si
theksuam në shkrimet e më parëshme, tymi i duhanit përmbanë mbi 4700 substanca
dëmtuese, disa prej tyre si radikalet e lira, katrami, hidrokarburet aromatike
policiklike, benzopireni, nitrosamina, polonium, kadmium, butanol, DDT etj,
ushtrojnë efekte dëmtuese mbi kromozomet dhe genet, çka në një pjesë nënash
ndërlikohen me aborte spontane, që janë më të shpeshtë në nënat duhanxhije, se
në ato që nuk tymosin duhanin.
Dua
t’iu rikujtoj nënave të reja, se grupi i substancave toksike, irituese dhe
inflamatore, lëndon qelizat veshëse të mukozë së mitrës, çka vështirëson, madje
dhe e pengon inplantimin e vezës së fekonduar, si dhe zhvillojnë gravidancë
ekstrauterine (barra në tubat e mitrës).
Një
ndër problemet preokupante, që fatkeqësisht nënvlehtësohet, është tymosja e
duhanit nga prindërit në mjediset e shtëpisë dhe në prani të fëmijëve. Studime
të shumta kanë vertetuar se fëmijët duke thithur tymin pasiv që qarkullon në
mjediset e mbyllura, i marrin të gjitha substancat irituese dhe toksike që
çlirohen nga djegia e duhanit e ndonëse janë në sasira më të pakta, ndikojnë në
lëndimin e shëndetit të fëmijëve, kësisoj këta fëmijë rrezikojnë të zhvillojnë
bronkite akute, bronkopneumoni, rhinite akute, kanë kriza të shpeshta të astmës
bronkiale, e shprehur me ecuri më të rëndë e më të zgjatura se sa në fëmijët në
familje me prindër që nuk tymosin duhanin. Është vertetuar se këta fëmijë kanë
përqëndrime të larta në gjak të kotininës, pra të
metabolitit
të çliruar nga shpërbërja e nikotinës gjatë djegies të duhanit.
TYMI I DUHANIT DHE RËNIA E FLOKËVE.
Në të
gjitha aspektet e veprimit në organizmin e duhanxhiut, tymi i duhanit është
helm dhe si kemi theksuar
përmbanë
sasi të madhe radikalesh të lira (1015), që shpërndahen në të gjitha
indet, ndër ato dhe në lëkurë dhe
ndërkohë
tymi i davaritur gjatë tymosjes shkon dhe i depoziton substancat toksike dhe
nikotinën në flokët, fakt
që
bëhet i dukshëm në subjektet e thinjur, në të cilët flokët dhe mustaqet marrin
ngjyrë kafe të çelët.
Në një
studim të kryer në Harvard School of Public Health (USA) ka vertetuar se
substancat kimike në përberje të tymit te duhanit të thithur, nxisin shtimin e
hormoneve androgene (mashkullore) përfshi DHEA (5-dehidroepiandrosterone, hormon i prodhuar nga gjëndërra
mbiveshkore, në gonade dhe në trurin e meshkujve dhe të femrave, i cili në
duhanxhinjtë është në vlera 20 % më të larta se në ata që nuk tymosin duhanin),
androstenedionin (35 % më i lartë në duhanxhinjë), testosteronin (10 % më i lartë
në duhanxhinjë) dhe DHT (dehidrotestosteronin 15 % më i lartë në duhanxhinë),
të cilët janë hormonet që krijojnë rënien e flokëve dhe zhvillimin e qerosit.
Tymosja e duhanit përshpejton rënien e flokëve në subjektet qerosa androgenë,
pra me shkaqe te tjera.
TYMI I DUHANIT DHE PLAKJA E LËKURËS.
Plakja
e lekurës nga veprimi i substancave toksike të çiruara nga djegia e duhanit,
ishte hamendësuar që në vitin 1856, por konfermën shkencore e dhanë Ippen &
Ippen në vitin 1965, të cilët vertetuan modifikimet e lëkurës të fytyrës në
duhanxhinjë dhe që përdoren për herë të parë termin “smoker’s face - fytyra e
duhanxhiut”. Plakjen e parakohëshme të lëkurës e verifikuan në 80 % të
subjekteve që tymosnin duhanin rregullisht
dhe për kohë të gjatë.
Në një
studim të lëkurës së duhanxhinjëve, të kryer nga Harry Daniel, u vertetua se
duhanxhinjtë e grup moshave 40 – 49 vjeç, kishin intensitetin e rrudhave të
njetë me subjektet e moshave 50 – 70 vjeç që nuk tymosnin duhanin. Këto
modifikime të lëkurës, janë pasojë e ndryshimeve distrofike të epidermës,
pakësimit të fibrave elstike në dermë, ngushtime të vazave të gjakut nga
veprimi i nikotinës dhe zhvillimin e diskromise, të provokuarta nga radikalet e
lira, por dhe nga nikotina. Daniel thekson se plakja e lëkurës nga ekspozimi
ndaj rrezeve të diellit, është më i pakët se sa plakja e parakohëshme nga tymi
i duhanit. Ai konstatoi se fytyra e duhanxhiut kishte më shumë rrudha të imëta
e në formë brazdash të thella rreth këndeve të buzëve dhe në këndet e syve, të
shoqëruara me gropëzim të çrregullt të faqeve, të shprehura me intensitet shumë
më të lartë se në subjektet me të njëtat mosha, por që nuk tymosnin duhanin.
Studiuesit
Fenske dhe Smith verifikuan çngjyrosjen e thonjëve të gishtave të dorës dhe
mekanizmat e veprimit të nikotinës dhe të katramit në ngjyrosjen në kafe-bezhë
të lëkurës të gishtave që mbajne cigaren.
Në pjesët në vazhdim do të trajtohen:
- Tymosja e duhanit nga
adoleshentët.
- Kompromiset dhe dilemat e
duhanxhiut me duhanin (të tymos, apo të mos tymos duhanin).
- Cigaria elektronike.
- Si të ndërpritet tymosja
e duhanit, këshilla, strategjia dhe taktikat praktike.