Speciale » Alia
Lutfi Alia: Duka Gjoni II Kastrioti (2)
E diele, 30.04.2023, 07:59 PM
DUKA GJONI II KASTRIOTI (PJESA II: 1468 - 1488)
Nga
Lutfi ALIA, Siena – Itali
Me
vdekjen e Gjergj Kastriotit më 17 janar 1468, qëndrimi në Arbëri përbënte
rrezik për Andronikën dhe Gjonin II dhe të afërmit e familjes, pasi pushtimi
turk ishte iminent dhe hakmarrja e osmanëve barbarë nuk do të vononte. Në
fillim të shkurtit 1468, në një letër dërguar mbretit Ferrante I i Napolit,
Andronika i kërkoi ta ndihmonte të transferohej në Itali, në feudet e
Kastriotëve në Monte San Angelo dhe San Giovanni Rotondo. Në letrën e 23
shkurtit 1468, dërguar me Jeronim Karvineo, mbreti Ferrante I Aragon, i shprehu
ngushëllimet dhe e ftoi Andronikën me djalin Gjoni II, bashkë me të afërmit e
tyre të shkonin në Napoli.
Në
fund të muajit shkurt, Jeronim Karvineo u nis për në Albania, të organizonte
udhëtimin e Andronikës dhe Gjonit II për në Mbretërinë e Napolit. [Arch. St.
Napoli, Aragonese, Comune, vol. 6, c. 135 b]. Më javët e para të muajit
mars 1468, Jeronim Karvineo me tre anije, organizoi lundrimin e Andronikës, të
Gjonit II dhe të afërmëve, që zbarkuan në Bari. Fillimisht u vendosën në feudet
e familjes Monte Sant Angelo, që mbreti Ferrante ia kishte dhuruar Gjergj
Kastriotit në vitin 1464, për ndihmën në luftën kundër baronëve. [P. Petta, Despoti d’Epiro e principi di
Macedonia, Lecce, Argo, 2000, pp 29]. [J. Pisko, Skanderbeg. Historische Studie, Wien, W.
Frick, 1894.]. [Bellusci Antonio. Magia, Miti
e Credenze Popolari, Ricerca etnografica tra gli alba-nesi d'Italia. Edizione
Centro Ricerche, Cosenza 1983].
Në vitin 1468,
Gjoni II ishte 14 vjeç, megjithatë nderohej dhe respektohej si përfaqësues i
Albanisë. Më 23 maj 1468, në aleancën e konfederatës të Venedikut, mbretit
Ferrante I Aragon, Papa Pali II, dukët e Firences dhe Milanos, ndërmjet
konfederatëve kishin dhe Gjonin II Kastrioti «filius magnifici domini
Scanderbegi – djali i të madhërishmit Skenderbe», me cilësinë antarë i Këshillit të Madh të Vendedikut. [Giancarlo
Vallone. Andronica e Giovanni Scanderbeg in Italia. Studia Albanica 2018. 1 pp.
59 – 65].
Vallone shkruan se
më 27 gusht 1469, Andronika Kastrioti me Gjonin II u transferuan në Napoli,
fillimisht
bujtën në shtëpinë
e arbërorit Pietro Karlo D’Alessandro, i vëllai i juristit dhe diplomatit të
njohur Antonio Karlo D’Alessandro, me banim pranë Shën Kiarës. [N. Barone,
Le cedole di Tesoreria dell’Archivio di Stato di Napoli dell’anno 1460 al 1504
in ASPN, IX (1884) pp. 255; X (1885)] [Giancarlo Vallone. Andronica e
Giovanni Scanderbeg in Italia. Studia Albanica 2018. 1 pp. 60].
Gjoni II
adoleshent u rrit pranë dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të nënës Andronika. Në
një dokument të 1 tetorit 1469 Madam Donika dhe Gjoni II përfituan një ndihmë
financiare vjetore nga mbreti Ferrante, për të përballuar shpenzimet e
nevojshme të jetesës në Napoli. [Gegaj A. L’Albanie p. 150 nt. 1]; [Arch.Stat.
Venet,
1469, AA. Arm. I-XVIII, 1143 c. 86r-86v]
Sipas referimeve
të kardinalit Zakaria Barbaro, në vitin 1472 Gjoni II Kastrioti në moshën 18
vjeçare u martua me Dukeshën Erina Brankoviç
Paleologa (Irina), e bija e zotit të Serbisë Lazar Brankovi?i dhe Elena
Paleologo nga familia e perandorit të Bizantit. Dasma
me Erinën më e vogël në moshë se Gjoni, u celebrua më 28 tetor 1472 në Kastel
Nuovo në Napoli, me shpenzimet e mbretit Ferrante I, si e përshkruan Z.
Barbaro: “Heri (28 ottobre) intrò la figliola del Despoti de Servia,
vegnuta dal signor de Santa Maura cum le galie regie, per esser quella maridada
nel figliuol de Scandrabego che è qui presso lo re, contra la qual li andò don
Zuane, Giovanni d’Aragona, figlio di re Ferrante, cum tuto el resto del
Conseglio et invitomene anche mi; costei è belissima, de anni XIII et era
nobilissima et smontò in el Castel Nuovo in una camera de madama Leonora
(Eleonora d’Aragona figlia di re Ferrante) et subito zonta fu spoxata. Spero
sarà venuta in bon ponto, poi questo figliuol de Scandrabego ha la gratia del
re – Dje më 28 tetor me gallerat mbretërore, erdhi e bija e dhespostit të
Serbisë, e shoqëruar nga Zoti i Santa Maura, e cila do të martohet me djalin e
Skenderbeut, që jeton pranë mbretit. Nusen e priti Giovanni Aragona i biri i
mbretit Ferrante, i shoqërura nga Këshilltarët, ku isha dhe unë i ftuar.
Fisniken e bukur 13 vjeçare e sistemuan në Kastel Nuovo, në dhomën e madama
Eleonora Aragona, e bija e mbretit Ferrante. Më pas u zhvillua ceremonia e martesës
dhe dasma. Shpresoj të ketë ardhur me këmbë të mbarë, pasi i biri i Skënderbeut
gëzon dashamirësinë e mbretit. [Zacaria Barbaro, Corrispon-denze, 1472 –
1480, p. 408] [M.S. De Filippo in una tesi di dottorato del 2011], [Alessandro
Castriota Scanderbeg in un articolo del febbraio 2019 edito sul periodico
Rrënjët - Le radici.]
Në
vitin 1472, Andronika dhe Gjoni II me bashkëshorten Erina ndodheshin ende në
Napoli në oborrin mbretëror të Ferrante I. Në fillim të shkurtit 1474, Gjoni II
20 vjeçar, gëzonte nga oborri mbretëror titulli “De Herbagii”, pra merrte
tributin e kullotave të bagëtive në zotërimet e Kastriotëve në Pulja. Don
Aleksander Kastrioti thekson se Gjoni II nuk e kishte titullin e plotë të
feudalit për zotërimet e Kastriotëve, por
gëzonte të drejtat të shfrytëzonte ujrat dhe livadhet gjatë shtegëtimit
të bagëtive në këto troje. [Secondo il manoscritto Libro di ricordi di me don
Alessandro Castriota p. 73, Giovanni avrebbe preso possesso di San Giovanni
Rotondo nel 1474.]
Në vitet 1472 -
1476 Andronika dhe Gjoni II me bashkëshorten Erina jetuan pranë mbretit “presso
il re”, ndërsa më pas rezulton se Gjoni II kishte shkuar në feudet e Puljes,
ndërsa nga 11 shtatori 1477, me arritjen e Giovanna III – gruaja e dytë e
mbretit Ferrante I, Andronika ishte dama shoqëruese e mbretëreshës. [Idem: G.M.
Monti, La spedizione ...]
Nga
martesa e Gjonit II me Erinën lindën pesë fëmijë, Gjergji II (lindi më 1476 –
vdiq në Qipro më 1540), Kostandini ipeshkëvi i Irsenia (lindi më 1477, vdiq më
1500), Alfonso (lindi më 1488 – vdiq
aksidentalisht në Valencia në vitin 1503), Ferrante (Lindi në vitin 1493, u vra
në betejën e Pavia më 1561), dhe Maria, për të cilën thonë se i ngjante shumë
gjyshes Andronika. Maria ishte shquar si organizatore e rrethit letrar në
Galatina. Vdiq në vitin 1569. [G. Vallone Famiglie nobili albanesi nella feudalità
meridionale. QS 31, 2012, p. 25-82].
Në
vitet 1474 – 1477, rezulton se Gjoni II gëzonte të drejtat si fuedal i Monte
Sant Angelo, por jo për San Giovanni Rotondo, sepse nuk i ishte njohur
jurdiksioni civil me vendim të administratës publike (Baviglia), megjithatë
merrte rentën vjetore “të zjarrit dhe të kripës” (termi focolai – zjarri ka
kuptimin e familjes që banonin në një shtëpi, në shqip përdoret oxhaku). Ky
pozicion ishte pasojë e faktit San Giovanni Rotondo dhe disa troje të tjera,
ende ishin feude në pronësi të Gjergj Kastriotit, pra nuk i kishin kaluar në
emër të Gjonit II. [G.M. Monti, La spedizione in Puglia di Giorgio Castriota Scanderbeg e i feudi pugliesi
suoi della vedova e del figlio, in IA, 10 (1939) pp. 275-320] [Colafemmina
C, Albanesi a San Giovanni Rotondo nel XV secolo in Preistoria, Protostoria,
Storia della Daunia (XIII Convegno nazionale: 1991), I (Foggia, Archeoclub
d’Italia, 1993) pp. 211-217] [FAR vol. XIII (1990) pp.111-112] [Petta,
Despoti p. 50 nt. 29].
Nga
këto inkonvenienca juridike, djaloshi Gjoni II jo rrallë u ndodh në pozicione
të vështira, si në rastin kur ipeshkëvi i Troja P.O Pietro Ranzono, u ankua te
mbreti Ferrante I, për abuzimet e përsëritura të Gjonit II, ndaj disa pronave
në Spinot të famullisë San Leonardo. Mbreti Ferrante I, më një letër të 18
shtator 1477, e qortoi ashpër Gjonin II për këto veprime jo dinjitoze për një
fisnik. [G. Vallone,
Aspetti giuridici e sociali nell’età aragonese: i Castriota in terra d’Otranto
in G. Vallone Feudi e città pp. 37-81] [F. Nardella, Memorie
storiche di San Giovanni Rotondo... (1894), Brescia, Tip. Artigianelli, 1961.
storiche p. 90 nt.1; scarne e senza documentazione primaria le notizie sul
dominio, ivi, del Castriota (pp. 88-90, 95)].
Gjoni II në vitet
1478 – 1480 iu përkushtua administrimit të feudeve të trashëguara nga i ati
Gjergj Kastrioti, por si feudal ishte prepotent, madje abuzonte ne
administrimin e pronave, për çka kishte provokuar reagimin e banorëve, ndër ato
dhe të bashkatdhetarëve arbëror, të cilët nga vitit 1462 - 1464 jetonin në
Monte Sant Angelo, në San Giovanni Rotondo dhe në trojet e tjera në zotërim të
familjes Kastrioti. Ndonëse nuk u shqua si feudal, nga ana tjetër Gjoni II
ishte ushtar i bindur në shërbim të kurorës Aragoneze, me pjesmarrje aktive në
mbrojtjen e interesave të mbretit Ferrante I, si veproi në vitet në vazhdim.
Gjoni II me repartet stratiote arbërore, merr pjesë në çlirimin Otrantos
nga pushtuesit turqë.
Gjoni II me
repartin e stratiotëve arbëror ishte në shërbim të mbretit Ferrante I i
Napolit, i cili e dërgoi për çlrimin e Otrantos, ku arbërorët u shquan në
luftimet kundër turqëve. Para se të çlirohej Otranto, kapedani Kostantin Muzaka
Karoli, kushëriri i Gjonit, kapi rob eunukun Sulejman Alibeu, komandanti i
forcave truke, që kishte ardhur nga Vlora, në mbështetje të forcave turke në
Otranto. [Stefano Magno Événements… Paris, Leclerc, 1888 (stampati a Venezia
dai Visentini) pp. 214-243] [Zamputi I.. Luftërat e populit Shqipar
kundër pushtimit osman në vitet 1479-1492 (1956) in Studime II pp. 598-599].
Për komandantin
turk të kapur rob nga arbërorët u hap një ankand impresionues. Alfonsi i
Aragona ia kërkoi Kostantinit për 2000 dukate [Forcellini, Strane peripezie
... p. 116] [Maddalena, Uomini
d’arme pp.105), por Kostantini preferoi t’ia dorëzoi Gjonit II për 1500
dukate, shumë që Ai ia shpërndau ushtarëve të tijë, por Gjoni II, pranoi
ofertën e Alfonsit Aragona të cilit ia dorëzoi për 4.000 dukate [Stefano
Magno, Événements p. 230].
Për pjesëmarrjen
me repartet e stratiotëve arbëror në luftën e Otrantos, me dekret të mbretit të
21 majit 1481, Gjoni II u shkarkua nga taksat e feudeve dhe nga taksa e
veçantë, vendim i motivuar nga mbreti Ferrante I për meritat në luftimet në
kështjellën Idronte dhe rimarrjen e Otrantos: “ex causa expensarum factarum per
eumdem Iohannem pro servicio sue curie in castris in ossedione civitatis
Idronti”. [A. M. Silvestri, Una fonte per la storia della guerra d’Otranto
nel 1480 - 1481 in ASP 33 (1980) pp. 205-246].
Në këtë periudhë
Gjoni II, nga portet puljeze vazhdonte të dërgonte anije me drithra dhe kripë
në Albania, madje për këtë tregëti, mbreti e kishte përjshtuar nga taksat.
Gjoni II Kastrioti, në krye të reparteve stratiote, në korrik 1481 zbarkoi
në Vlorë.
Sukseset ushtarake
të Gjonit II në luftimet në Otranto, e nxitën të kthehet në Albania, për ta
çliruar nga zgjedha obskurantiste e Perandorisë Osmane. Duke përfituar nga
lufta për fronin e sulltanit ndërmjet Bajazitit dhe Xhemës, dy djemëve të
sulltan Mehmeti II që kishte vdekur, Gjoni II në korrik të vitit 1481 zbarkoi
në Vlorë me repartet e tij me stratiotë arbëror. Transportimi i stratiotëve u
realizua me anijet veneciane. [F. Forcellini, Strane peripezie d’un bastardo
di casa d’Aragona Napoli, Pierro, 1915 (dhe në ASPN)]
Pas luftimesh të
ashpra, forcat kryengritëse dhe repartet e Gjonit II, nuk mundën ta përballojnë
rezistencën e ushtrisë turk të Vlorës. Në këto rrethana dhe i dëshpruar Gjoni
II u detyrua të kthehej në Itali, por me që deti Jon dhe deti Adriatik
patrulloheshin nga anijet turke, ishte e pamundur të lundrohej direkt për në
Pulja, andaj u detyrua, që repartet e tij dhe një masë banorësh me varka dhe me
pak anije, të lundronin në afërsi të brigjeve të detit drejt veriut të trojeve arbërore,
ndërsa një masë e madhe banorësh, që kishin vendosur të emigronin udhëtuan
nëpër rrugët malore, larg kontrollit të forcave turke dhe u grumbulluan në
Tivarin e Vjetër, ku prisnin të vinin anijet veneciane. Ky eksod masiv u
organizua nga Gjoni II, në marrëveshje me Venedikun, që i kishte premtuar se do
të dërgonte anije për transferimin e arbërorëve për në Pulja. Historia e këtij
eksodi pasqyrohet në një dokument të vitit 1650, i Agostin Toçi nga San Kozmo
Albaneze, i botuar në Firenece në vitin 1860 nga Jeronim De Rada dhe Nikolla
Jeno në veprën “Rapsodia di una poema Albanese”. Sipas Prof. Domeniko Kassiano,
ky memorial është një dokument historik me rëndësi, sepse përmbanë lajme të
vërteta dhe dramatike të fundverës të vitit 1481, rreth udhëtimit të Gjonit II
dhe të arbërorëve ikanakë drejt Italisë.
Gupe banorësh
arbërorë të udhehequr nga Gjoni II Kastrioti dhe nga kapedanët Kol Mark Shini,
Elia Mullisi dhe Mark De Mathia, me varka dhe pak anije lundruan për në portin
Pristan të Tivarit, ku sipas marrëveshjes duhej të prisnin anijet veneciane,
por kur arrijtën, u ndodhën para një të papriture të trishtueshme, në port nuk
kishte anije. Venecianët, nga frika e reagimit të turqëve, e shmangën portin e
Pristanit dhe i ankoruan anijet më në veri, në portin e Pastroviç. Të lodhur
dhe të raskapitur nga lundrimi i gjatë dhe nga udhëtimi i vështirë tokësor i
pjesës më të madhe të arbërorëve ikanakë, të gjithë u sistemuan për një pushim
në fortesën dhe në shtëpitë e pakta të Tivarit të vjetër, para se të nisnin
marshimin për në portin e Pastroviç.
Jusuf Pasha,
komandanti i garnizonit turk në Podgoricë, i informuar për këtë ikje masive të
arbërorëve, u vu në ndjekje me reparte kalorsish turqë dhe arrijti ta rrethoi
fortesën e Tivarit, ku ishin grumbulluar ushtarët e Gjonit II dhe masa e
ikanakëve. Në këto rrethana, ushtarët e Gjonit II dhe burra e gra të armatosur,
u hodhën në sulm kundër forcave turke, që të befasuar nga mësymja e guximshëme
në një natë me stuhi, u shpartalluan dhe nuk ishin në gjendje të ndalnin
vrullin e arbërorëve. Pasi e çanë rrethimin, ushtarët e Gjonit dhe masa e
arbërorëve vazhduan udhëtimin gjatë asaj nate me kohë te keqe me shi të
rrëmbyeshëm, por përsëri u ndodhën para një pengese tjetër. Lumi që zbriste nga
malet Perasto dhe që kalonte përmes pllajës ndërmjet Tivarit dhe portit
Pastroviç, kishte prurje të madhe uji, që e vështirsonte kalimin, për më tepër
se në këtë pjesë nuk kishte ura. Gjoni II dhe kapedanët arbëror vendosën të mos
ktheheshin pas, sepse rrezikonin të përballeshin me repartet e kalorëve turqë,
që ishin vënë në ndjekje, andaj unanimisht vendosën ta kalonin lumin. Të kapur
dorë për dore, më fëmijët krahaqafë, të gjithë në kolonë e kapërcyen lumin, por
disa prej tyre, sidomos të moshuarit e drobitur nga udhëtimi i gjatë, u mbytën
nga valët e rrëmbyera të lumit. Pasi kapërcyen lumin, masa e ushtarëve dhe e
arbërorëve ikanakë, vazhduan udhëtimin dhe pasi arrijtën portin e Pastroviç,
hypën në anijet veneciane dhe lundruan drejt Italisë, me destinacion Palermon,
ku do të zbarkonin sipas porosisë që mbreti Ferrante I i kishte dhënë Gjonit
II. Pas lundrimit të gjatë, kur arritën në Palermo, Gjoni II u përballë me një
tjetër pengesë të paparashikushme. Zv-mbreti i friksuar nga ndonjë sulm
hakmarrës i turqëve, urdhëroi të mos lejohej zbarkimi i arbërorëve në portet
siçiliane. Gjoni II i revoltuar nga ky urdhër, vazhdoi lundrimin drejt portit
të Salernos, por dhe aty nuk u lejuan të zbarkojnë, atëhere pa i perfillur
urdhërat e zv-mbretit, urdhëroi lundrimin drejt Napolit. Kur zbritën në Napoli
ushtarët e Gjonit II dhe arbërorët ikanakë, u pritën me nderime nga truma të
mëdha napolitanësh, të cilët e shoqëruan Gjonin II për në fortesën Kastel
Nuovo.
Në këtë situatë të vështirë konfliktuale me zv-mbretin, Gjoni II i shoqëruar nga një grup oficerash arbëror shkoi në Vatikan dhe takoi Papa Sisto IV, të cilit i tregoi për vuajtjet e bashkatdhetarëve, për pengesta që i kishin krijuar për zbarkimin e reparteve stratiote dhe të arberorëve ikanakë dhe i kërkoi ndërhyrjen e tij, për sistemimin e familjeve që kishin ardhur për t’i shpëtuar persekutimeve të turqëve dhe për të ruajtur fenë e krishterë. Papa Sisto IV, kur u njoh me kalvarin e arbërorëve u mallëngjye dhe i shkroi letra mbretit Ferrante I, mbretit të Spanjë dhe mbretit të Francës, të cilëve iu kërkoi të ndihmonin në sistemimin e ikanakëve arbëror në trojet e mbretërisë së Napolit. Pas këtij takimi dhe me ndërhyrjen e Papa Sisto IV, shumica e familjeve u vendosën në rrethinat e Napolit, një pjesë zbritën në Siçili, ku ishin disa venbanime të kaherëshme me arbarorë. Megjithë këto masa për sistemimin e arbërorëve, forcat e ushtrisë spanjolle nderhynë për largimin e familjeve, që ishin vendosur në Avellino dhe në Ariano, por ato u ndodhën përballë rezistencës të arbërorëve. Të detyruar para këtyre presioneve, arbërorët u tërhoqën dhe u vendosën në komunën e Trebizaçe. Përndjekja e arbërorëve u ndërlikua me ndërhyrjen e ushtrisë të mbretërisë së Napolit, e cila u pozicionua në Korigliano Kalabro, duke bllokuar kalimin e tyre në jug të Kalabrisë. Gjoni II, në këtë situatë të ndërlikuar i kërkoi mbretit Ferrante të ndaloheshin përndjekjet dhe të ndihmoheshin arbërorët ashtu si kishte porositur Papa Sisto IV. Mbreti Ferrante I, pranoi këto kërkesa dhe urdhëroi sistemimin e familjeve arbërore, madje iu dha një mbeshtetje modeste financiare, për të përballuar shpenzimet për sistemimin në trojet e reja. Kështu u mbyll aventura e ikanakëve arbëror e vitit 1481 e organizuar nga Gjoni II Kastrioti. [L. Alia. Kronika e eksodeve dhe vendbanimet e arbëreshëve në Itali: 1272 – 1774. Siena 2016, f. 91]
Gjoni II Kastrioti, Duka i San Piero në Galatina, Konte i Soleto, Galiano,
Avigliano, Orria, Sagliniano,
Bagnula, Padula, Aradeo.
I dëshpëruar nga
dështimi në Albania, Gjoni II u rikthye në feudet e tij në Pulja. Më 17 shtator
1483 mori një letër nga mbreti Ferrante I, i cili e ngarkonte me detyrë të
fortifikonte Vieste (në Foxhia), të mbronte breg-detin nga ana e maleve
Garganike dhe të forconte mbrojtjen e Monte Sant Angelo, që rrezikoheshin të
sulmoheshin nga venecianët. [Barone Notizie XIII, p. 752; Forcellini, Strane
peripezie p. 121; Volpicella, Regis p. 315; Monti, La spedizione p. 299, 315]
Mbretit Ferrante
I, më 17 shtator 1483, i dërgoi letër Gjonit II Kastrioti, të cilin e cilëson:
Burrë i shkëlqyer dhe besniku i jonë......... letër më të cilën e ngarkon me
detyrë të fortifikoi dhe të mbrojë komunën e Veste:
XI. Joanni
Castrioto
Rex Sicilie etc.
Illustris vir
consiliarius et fidelis noster dilecte. Havimo receputa la vostra de XIII del
presente e visto quanto in quella e in le altre lictere de quelli de Vesti se
contene. Ve respondimo che ne è piaciuto esserestati avisati de quello si era
visto declarata inimica et che per vui se attenda cum summa diligentia ad
providere tucte le terre de marina de questa montagna in forma che non habiano
da dubitare che alcuna offensione et licet ne persuadamo che dicta armata
inimica non presumerà ponere gente in terra dubitando che la nostra armata. quale
como sapiti se trova potentissima da quesse bande. pur ve pregamo facciati
tucte le provisione seranno necessarie in dicte terre de marina et maxime in la
cita de Vesti acciò se possa stare con lo animo securo non posser per alcuna
via essere offesi. in questo non ce extendimo altramente perchè simo certi per
honore vostro et nostro stato et servitio farite che tucte quesse Universitate
steranno con lo animo quieto. le quale confortarite da nostra parte ad non
dubitare de cosa alcuna che mai consenteriamo havessero da parere uno minimo
danno.
Datum in Castro
Novo Neapolis XVII septembris MCCCCLXXXIII.
REX FERDINANDUS.
S. A.
Secretus etc.
[Arch. St.
Napoli, Exterorum, cit., I, c. 205 a: cfr. Arch. Stato Napoli, Cancelleria.
Aragonese, Curiae, I, c. 38 a. 175] [Trinchera, pp. 440- 441].
Në vitet 1484 –
1488, Gjoni II kaloi situata të ndërlikuara, të shprehuar me vështirësi
ekonomike dhe me qëndrime kontradiktore, në raport me mbretin Ferrante, me
baronët puliezë dhe me banorët e feudeve të veta.
Më 20 janar 1484,
rezulton se Gjoni II i kishte borxhe oborrit mbretëror, sepse nuk kishte paguar
taksat, për pasojë i ishte ndaluar pagesa e “herbagii” (tributi i kullotave). Pozicioni i Gjonit II u ndërlikua më 22
mars 1484 dhe me një mërrëveshje të papreçizuar me Manfredonian. [FAR vol.
XIII (1990) pp. 185-186; Petta Despoti p. 50 nt. 29.]
Në muajin maj
1484, Gjoni II nuk shkoi në Terra d’Otranto për të luftuar kundër armiqëve
venecian që kishin zbarkuar në Salento, veprim që i lëkundi raportet me mbretin
Ferrante I, sepse me këtë qëndrim, Gjoni II tregonte se i ruante ende lidhjet
me Venecian, që e kishte nderuar duke e pranuar antar i Këshillit të Madh.
Më 28 maj 1484
Gjoni II nuk ndodhej as në Monte Sant Angelo, që rrezikohej nga sulmi i venecianëve
e në këto rrethana mbreti Ferrante I e mobilizoi popullin e Monte Sant Angelo
të ruanin fortifikimet me muret e rindërtuara dhe kanalin rrethues. Si kuptohet
me këto qëndrime, profili i tij si feudal në traditën mbretërore të Napolit
ishte ndërlikuar, madje nga mos administrimi mirë i pronave, i kishin krijuar vështirësi për të përballuar koston
fiskale të feudeve, ashtu si nuk iu bind urdhërit të mbretit Ferrante I, kur e
ngarkoi me detyra për të përballuar sulmet e venecianëve ne trojet puljeze. [Barone
Notizie XIII, p. 767]
Megjithë këto
lëkundje në raportet me mbretin Ferrante I, në mesin e muajit qershor 1484,
Gjoni II u detyrua të shkoi në Terra
d’Otranto, ku me repartet e stratiotëve arbëror mori pjesë dhe u shqua në
luftimet për mbrotjen e trojeve Salentine. [Barone Notizie XIV p. 6; a p. 13
(per il 25 giugno) una conferma del ruolo centrale di Galatina nella strategia
difensiva aragonese contro i Veneziani].
Divergjencat në
lidhje me vështirësitë fiskale dhe për detyrimet e pa plotësuara me mbretërin,
Gjoni II tentoi t’i zgjidhi me rrugë gjyqësore, por gjyqi nuk i dha të drejtë,
madje e detyroi të paguaj tributet. Më 25 qershorë 1485, i pagoi oborrit
mbretëror 235 dukate, nga kontributi i “adoha” që kishte marrë nga banorët e feudeve
Garganike. Nga mënyra si administronte feudin e San Giovanni Rotondo, provokoi
reagimin e banorëve dhe të administratës mbretërore, e cila i njihte vetëm
rentën e “zjarrit dhe të kripës”, ndërsa i kishte lënë të ardhurat që merrte
nga “bagliva dhe herbagii”. [Colafemmina, Albanesi a San Giovanni Rotondo p.
215 - 216].
Më 12 korrik 1485,
Gjoni II shkoi në Napoli, për të diskutuar me adminsitratorët e mbretërisë
rreth këtyre divergjencave. Nga një korespondencë të Lorenzo de Medici e 23
korrikut 1485, rezulton se këto feude i ishin sekuestruar nga adminsitrata
mbretërore dhe mbreti Ferrante I, kishte biseduar me Gjonin II për t’i ndërruar
me feudet e Françesko Taliakoxa. [Scarton, La congiura dei baroni del
1485-87 e la sorte dei ribelli][F. Storti, Poteri, relazioni, guerra nel
regno di Ferrante d’Aragona..., Napoli, Clio Press 2011, pp. 213- 285].
Mbreti Ferrante I,
ishte në dijeni të vështirësive ekonomike të Gjonit II, andaj herë pas here e
ndihmoi me ndihma financiare, kështu më 31 gusht 1485 i dha borxhë 300 dukate,
që duhej t’ia kthente brenda tetorit të atij viti, ashtu i dha një borxhë
tjetër dhe ne vitin 1486. [Barone: Le cedole IX p. 607]
Këto lajme
tregojnë se Gjoni II ishte i predispozuar të shlyente borxhet, për të ruajtur
feudet e trashëguara, por mbreti Ferrante I nuk shprehte miratim, pasi si dihet
nuk ishte aq zemërmirë, kur behej fjalë për pronësitë mbretërore. Fillimisht
Ferrante I mendoi t’i këmbente feudet e Gjonit II me prona në Abruco, por e
ndërroi mendimin dhe më 2 gusht 1485 vendosi t’i japi Gjonit II tokat e San
Piero në Galatina, ku përfshiheshin qendrat e Soleto, Galiano, Aviliano, Orria,
Sagliniano, Bagnula, Padula, Aradeo. Mbreti i akordoi titullin kont i Soleto,
të shoqëruar me një shpërblim financiar vjetor me 1800 dukate, me mundësitë e
integrimit fiskal, në se renta efektive do të ishte më e vogël. Gjoni II u
vendos me banim rezidencial në pallatin dukal në Saleto dhe jo në Galatina. [Una
trascrizione dai Quinternioni in BSNSP ms. XXVIII B 19 p. 173. Il testo
corrisponde a quello in Papadia Memorie pp. 23-25; 104-105] [Volpicella
në Regis pp. 252 b, 315a, 436.] [ASN, Museo 103, A4/4 c. 109v-110r]
[Papadia, Memorie pp. 104-105 (=96-97)] [Monti La spedizione ….
315-316]
Letra e mbretit
Ferrante I, dërguar Gjonit II Kastrioti më 2 gusht 1485, me vendimin për
ndërrimin e feudeve dhe me dhënien e titullit konte i Soleto:
XII Joanni
Castrioto
Ferdinandus etc…
Cum sit quod
illustris Joannes Castriottus consiliarius fidelis noster dilectissimus teneret
et possideret terras Montis Sancti Angeli et Sancti Ioannis Rotundi provincie
Apulie per donationem et concessionem olim factam per Maiestatem nostram
illustri quondam Georgio Castrioto dicto Scandaribech genitori suo… [riproduce
il privilegio di concessione del 10 aprile 1464]. Et ob nonnullas honestas et
rationabiles causas mentem nostram iuste moventes predictas terras Montis
Sancti Angeli et Sancti Ioannis Rotundi in posse nostre Curie in presentiarum
reducere reintegrare curaremus cum matura deliberatone ipsi illustri Ioanni de
tali excambio novoque dominio providere ut de maiestate nostra remaneat longe
maius debite satisfactus non aliter… extimantes tum proptermunificentiam et
liberalitatem nostram in eos qui omni studio cura et diligentia fidem nomenque
nostrum coluerunt nec in aliquo sortis eventu vitam quibuscumque periculis
exponere dubitarunt. cum etiam ob claras virtutes et merita amoremque
singularem erga nos et statum nostrum ipsum illustrem Ioannem Castriotum. nam
merito inducimur ad talem nostrum… et in eum liberalis et benefici principis
munus exercendum… Itaque habentes tenentes et possidentes in nostram
fidelitatem… terram Soleti et terram Sancti Petri in Galatina provincie Terre
Idrunti cum castris fortellitiis et iuribus ac pertinentiis universis. tenore
presentum de certa nostra scientia motuque proprio… predicto illustri Ioanni
Castrioto in excambium silicet terrarum predictarum Montis Sancti Angeli et
Sancti Ioannis Rotundi pro se suisque heredibus de suo corpore natis et
nascituris in perpetuum cum titulo etiam Comitatus damus donamus concedimus et
liberaliter elargimur, cum beneficio omnium iurium legum ac constitutionum que
hanc nostram donationem validam efficere possunt… In cuius rei testimonium
huiusmodi privilegium fieri et antea Maiestatis nostre bulla pendenti iussimus
communiri.
Datum in Castello
nostro Novo civitatis Neapolis per magnificum utriusque iuris doctorem Antonium
de Alexandro Locumtenentem, illustris viri Honorati Gayetani de Aragonia,
Fundorum Comitis Regni huius Loghotete et Prothonotarii collateralis
consiliari….die secundo mensis augusti anno nativitatis Domini Ihesu Christi
Mill.mo CCCCLXXXV Regnorum vero nostrorum anno XXVIII.
Rex Ferdinandus.
Secretus etc
[Arch. Stato
Napoli, Quinternioni, vol. 17, cc. 349 a-56 a].
Transferimi i
Gjonit II në feudet e San Piero në Galatina, rezulton dhe në një letër
enigmatike të 26 prillit 1492, që ia kishte dërguar mbretit Ferrante I, në të
cilën ndër të tjera i shkruante: ““in altri accordii
de Vostra Maestà, se sono dati contadi, terre et provisioni; et recordateve
bene del contado de Solito…”. Ky ndërrim
feudesh ishte i justifikuar ligjërisht sepse Gjoni II ende nuk kishte
juridiksionin civil për feudin e San Giovanni Rotondo dhe të disa trojeve të
vogla puljeze. [Colafemmina, Albanesi a San Giovanni Rotondo p. 215 – 216]
[Lettere di Giovanni Pontano p. 42].
Galatina kishte
qenë kryeqendra e jugut Orsinian dhe ishte mbuluar me ndere në luftën kundër
venecianëve,
kur një vit më
parë e pushtuan Galipolin, ndërsa komuna e Nardò iu dorëzua venecianëve pa
luftuar. Dhurimi i këtyre feudeve nga Ferrante I, u krye me qëllime që Gjoni II
Kastrioti si besnik i Aragonëve, do të ndikonte në stabilizimin e situatave në
Salenton jugore, por dhe për një rrethanë tjetër, për krijimin e Galatina të
një pike referimi për pritjen e ikanakëve nga Albania, që arrinin në trojet
Pulieze, pra ta shëndërronte salenton në një zonë mikëpritje. [Vallone.
Aspetti pp. 62-63, 65s, e in altri scritti; poi, largamente Vallone Il laboratorio,
rifuso e allargato in Essere cittadini. Albanesi e levantini nel Regno
meridionale].
Në fakt, Gjoni II
Kastrioti nuk u prit me entusiazëm në trojet e reja, pasi baronët vendas i
njihnin vështirësitë
ekonomike në
administrimin e feudeve garganike dhe problemet që kishtë pasur me mbretin
Ferrante I. Për të kapërcyer vështirësitë ekonomike në San Piero në Gaalatina,
në vitin 1486, mbreti i akordoi një borxhë tjetër prej 300 dukate. Kësaj
“dashamirësie” të Ferrante I, Gjoni II Kastrioti iu përgjigj duke shpartalluar
komplotin e dytë të baronëve puljezë duke rifituar respektet dhe nderimin e
Mbretit. [L. Volpicella, Regis Ferdinandi primi Instructionum liber, Napoli,
Soc. Nap. di Storia Patria, 1916]
Në një vendim të
25 nëntorit 1485, mbreti Ferrante I e ngarkon zbatuesin provincial, që dy
banesat hospidale të Shën Katerinës, një institucion i pasur françeskan në
Galatina, të cilat deri atë kohë ishin me rentë të mbretit dhe që ishin okupuar
nga Gjoni II me 1800 dukate vjetore, t’i kalonin Gjonit, për të plotësuar
kreditin e tij. [L. Volpicella, Regis Ferdinandi primi
Instructionum liber, Napoli, Soc. Nap. di Storia Patria, 1916.]
Deri në qershorin
e vitit 1488, nëna Andronika Kastrioti ndodhej në Napoli dhe kishte marrë pjesë
në inaugurimin solemn të Poggioreale me Alfonsin II Aragon – Duka i Kalabrisë.
[R. Parisi, Catalogo Scritture Arch. Municipale Napoli, III, Napoli, tip.
Giannini, 1916, p. 162].
Në këto rrethana
të reja, Gjoni II e konsolidoi pozicionin si feudal dhe rikuperoi buxhetin
financiar. Thuhet se në vitin 1488 tentoi të rikthehej në Albania për
organizimin e kryengritjes antiturke. [Zamputi I. Luftërat e
popullit shqiptar, faqe 600-601] [Vallone Aspetti p. 67] [Petta Despoti pp. 32
e 50-51 (nt. 30)].
Malpiero, tregon
se në qershor të vitit 1488, shkuan në San Piero katër fisnikë Albanezë, të
cilët e ftuan Gjonin II Kastriotin të kthehej në atdhe dhe të udhëhiqte
kryengritjen kundër pushtuseve osmanë, por ai nuk pranoi. [D. Malipiero,
Annali veneti dall’anno 1457 al 1500 in ASI 7, 1 (1843) pp. 585 – 586].
Për organizimin
kryengritjes antiosmane, vite më vonë në Albania shkoi djali i tij i madh
Gjergji II Kastrioti. [Petta P. Despoti d’Epiro e principi di
Macedonia. Argo Lecce, 2000, p. 37].
Sipas një lajmi të
dhënë nga Cantù (nella Storia universale vol. XII) dhe treguar nga Camille
Paganel [në veprën “Histoire de Scanderbeg”, Didier 1855, faqe 392],
mbreti Ferrante I, i kishte dhuruar Gjonit II Kastrioti kodin e njohur “Libro di Scanderbeg”, një
dorëshkrim i artit ushtarak, vepër e rëndësishme, që aktualisht ruhet në
Weimar. [Giancarlo Vallone, Andronica e Giovanni Scanderbeg In Italia,
Studia Albanica 2018/1, pp. 74].
Vazhdon në numërin e ardhshëm.