Speciale » Alia
Lutfi Alia: Gjoni II Kastrioti (7)
E merkure, 12.07.2023, 09:00 PM
GJONI II KASTRIOTI (7)
Nga
Lutfi ALIA, Siena – Itali
Jeta dhe
aktiviteti me dritë-hije i Dukës Gjoni II Kastrioti ka tërhequr vëmendjen e
shumë studiuesve e ndër ata Volpicella, informon për ekzistencën e një
dokumenti misterioz të majit 1499, i cili në fakt më pas ka humbur, por njihet
përmbajtja dhe bëhet fjalë për një letër të mbretit Federiku I, i cili ankohet
për marrëzitë e Gjonit II. [Lettera di Re Federico a Giulia Pignatelli principessa di Putignano. In De
Lellis, Discorsi delle famiglie nobili del regno di Napoli. Napoli
1663, p. 148].
Komentet janë pa
referim për cilat qëndrime të Gjonit II, mbreti e quan i marrë, madje këtë nuk
e specifikon Volpicella dhe pse kishte lexuar dokumentin origjinal. Besohet se
nuk i referohet qëndrimeve të gabuara të Gjonit II ndaj mbretit, por rrethanave
të tjera familjare dhe marrëdhënieve të ndërlikuara me banorët e feudeve. [L.
Volpicella, Regis Ferdinandi primi Instructionum liber, Napoli, Soc. Nap. di
Storia Patria, 1916. p. 315a]
Mendimi më i
besushëm është ai i shprehur nga Karlo De Lellis, i cili thekson se kishte
lexuar një dokument, ku mbreti Federik, kishte urdhëruar që trupi i princit
turk Xhema që kishte vdekur në Napoli, të mos shoqërohej nga Gjergji II, i biri
i Gjonit II, pasi rrezikohej të ndëshkohej nga sulltani, për qëndrimet e
Kastriotëve kundër Perandorisë Osmane. [Vallone, Famiglie nobili albanesi
pp. 30-32].
Paftësia për të
ndaluar të birin në një mision plot rreziqe dhe raportet konfliktuale me
banorët e Galatina, e nxitën mbretin Federiko, të urdhëroi Gjonin II të
paraqitej në Napoli më 14 nëntor 1499 dhe njëkohësisht e njoftoi se arsyet e
kësaj thirrje do t’ia spiegonte gojarisht Rafaele Guidano, fisnik galatinez në
administratën e oborrit aragonez, i cili i kishte dorëzuar dhe letrën që
“Madama Scanderbeya”, i kishte dërguar mbretit. [Barone, Notizie XV, p. 711.
Un regesto ancor più stringato ed evanescente di questo documento perduto si
legge in Volpicella Regis p. 315b] [Carlo De Lellis, Discorsi delle
famiglie nobili del Regno di Napoli, vol. II, Paci, 1663. vol. II p. 148] [P. Petta, Despoti d’Epiro e principi di Macedonia, Lecce, Argo, 2000 pp. 37-.54].
Në shkurt 1500, i
biri Gjergji II, shkoi në Venecia për të organizuar kryengritjen dhe marrjen e
trojeve Arbërore. Gjoni II dhe Andronika nuk kishin dijeni për këtë vendim të
Gjergjit II, por thuhet se e kishte nxitur dhe përkrahur nëna e tij Jerina
Kastrioti. [Sanuto M. Diarii, Venezia 1880
ed. M. Visentini, vol. III]
Gjergji II
Kastrioti i nxitur dhe i mbështetur nga venecianët, shkoi në Albania, por
ndërhyrja e tij dështoi dhe pasi i vdiq dhe bashkëshortja në Ulqin, u rikthye
në Itali i dëshpruar. [Alessandro
Castriota Scanderbeg. Giorgio CS juniore, figlio di Giovanni, nipote di
Scanderbeg. Le radici, 2018] [Sanuto M. Diarii, Venezia 1880 ed. M. Visentini,
vol. III]
Viti 1500 filloi
me ngjarje të mbrapshta për Gjonin II dhe familjen Kastrioti, që u tronditën
nga dy fatkeqësi njëra pas tjetrës. Më 8 prill 1500, vdiq papritur djali i tyre
Kostantin Kastrioti, ipeshkëvi i Irsenia dhe pak muaj më pas vdiq papritur djali
tjetër Federiku dhe ai klerik, të cilin mbreti Federiku I kish vendosur, por
nuk arrijti ta emëronte ipeshkëv në vend të Kostantinit. [Vallone, Famiglie nobili albanesi pp.
30-32].
Më 8 dhe 9 dhjetor
të vitit 1500, Gjoni II ndodhej në Napoli, për të marrë pjesë në aktet e fundit
të proçesit gjyqësor me Bragadin dhe Barone. [ASN, R. Cam. Sommaria, Proc.
civ., Ord. Zeni, fascio 168, fsc. 29 c. 69r]. Ky proçes gjyqësor përfundoi me
dëmshpërblimin nga ana e dorëzënësit Barone, me proçedurën ekzekutive të
dorëzimit të stolive që i ishin dhënë nga Gjoni II për garanci (dokumenti i
fundit është i vitit 1504). [Il deposito è dichiarato in data 21. X. 1500:
ASN, R. Cam. Sommaria, Processi civ., Ord. Zeni, fascio 168, fsc. 29 c. 68r; a
c. 68v, l’elenco dei gioielli depositati che ho già pubblicato in Vallone
Famiglie nobili albanesi pp. 68-69]
Ne dhjetor të
vitit 1500, me traktatin sekret të Granadës, mbreti Federiko vazhdonte të
qëndronte në fron edhe pse mbreti i ri i Francës Luigji XII, pretendonte
synimet e Karlit VIII për marrjen e mbretërisë së Napolit, por pa e rinovuar
kryqëzatën. Në këto rrethana mbreti Federiko, mobilizoi forcat për fortifikimin
e mbretërisë, duke aktivizuar dhe Gjonin II ne trojet Otrantine. [Volpicella,
Federico pp. 40s. Si legga anche la relazione di Francesco Morosini partecipata
il 18.I.1501 in Sanudo Diarii vol. III col. 1310. Il quadro politico generale è
ora tracciato da Russo Federico d’Aragona pp. 329-347].
Në këto situata të
reja të ndërlikuara, u forcuan lidhjet e Gjonit II me mbretin Federiko, për më
tepër se në projektin e ri francez, nuk trajtohej mundësia e ndërhyrjes për
çlirimin e Albanisë, kështu Gjoni II nuk është rrjeshtohet ndër aleatët e
Francës, ndryshe si kishte vepruar princi i Amalfit Trojano Karaçiolo. [Volpicella,
Federico pp. 39-40, 63]
Marrëveshja e Granadës,
me të cilën mbreti Federiko u njoh në fillim qershorit 1501, u pasua me
dorëzimin
e Tarantos më 1
mars 1502 dhe dërgimin në Spanjë i dukës së Kalabrisë Ferrando d’Aragona. Në
një kronikë nga Brindizi më 29 shtator 1502 , që arrijti në Venecia më 11 tetor
1502, rezulton se zv-mbreti me Gjonin II Kastrioti vendosën të shkojnë në trojet
Pulieze, që ishin në duart e spanjollëve: “come heri Leze levò l’insegne
francese, e il vice re è venuto lì a Brandizo et Zuan Schanderbecho, e voleno
andar per mar in le altre terre di Puia si tien per spagnoli” [Sanudo Diarii
vol. IV col. 350. Il documento è stato già notato da alcuni studiosi].
Në këto vite janë
shumë ngjarje që duhen evidencuar, si evokacioni i hershëm i Anxhoinëve për
Leçen, megjithë praninë e Aragonezëve të përfaqësuar nga frati Leonardo Prato,
Paladini, Nuzzo Andrano, mjeku Galateo dhe aleati konseguent Gjoni II Kastrioti.
Në këtë kohë del në pah Brindizi me portin franko në duart e venecianëve nga
viti 1495 dhe prania e Gjonit II Kastrioti dhe i zv-mbretit francez të Napolit
Lui D’Armanjak- duka i Nemours, të gjithë të bashkuar në Brindizi për të
sulmuar trojet Pulieze, që ishin pushtuar nga spanjollët. Nuk dihet kush ishin
aksionet ushtarake, por është konfirmuar se Gjoni II Kastrioti ndodhej në
Brindizi deri më 11 tetor 1502. [In una corrispondenza ricevuta a Venezia il
23 ottobre: Sanudo Diarii vol. IV col. 391]
Gjoni II ndodhej
në Brindizi, ndërsa Luis Armanjak, princi i Amalfit (Troiano Karaçiolo) dhe
ipeshkëvi i Brindizit (Roberto Piscicelli), ishin në fushën e luftimeve jasht
qytetit. [Sanudo Diarii vol. IV col. 391], por Gjoni II nuk mori pjesë
në luftime, sepse kishte shkuar në mbrojtje të trojeve otrantine, që ishin të
kontrolluara nga forcat franceze, përfshi Taranton dhe Gallipolin. [Sanudo
Diarii vol. IV col. 359 (al primo ottobre)].
Rezistenca e
Gallipolit kundër sulmeve të ushtrisë franceze, konfirmohet nga lajmet e
ardhura nga Brindizi dhe Otranto më 10 dhe 11 tetor 1502, ashtu si shkruan dhe Antonio
Galateo, i cili thekson si nxitës i kësaj rezistence ishte Gjon Granai
Kastrioti, i biri i Bernard Granai Kastriotit, nipi i Vrana Kontit. Në të
njejtën ditë, Gjoni II Kastrioti dhe Gjoni Granai Kastrioti, ndodheshin pak
kilometra larg njeri tjetrit, në fronte të kundërta, pra në armiqësi njeri me
tjetrin. [Sanudo Diarii vol. IV col. 391].
Pas vdekjes të
Gjergj Kastriotit, Bernard Granai Kastrioti dhe gruaja e tij Maria Zardari, që
ishte kushërira e dytë e Andronika Kastriotit, erdhën në Itali, së bashku me
Andronikën, e cila i ndihmoi të jetonin në mjediset e oborrit mbretëror të
Ferrante I. Në vitin 1468, në Napoli
lindi djali i parë Gjon Granai Kastrioti dhe më pas Alfonsi,
Ferdinandi dhe tre motrat Isabella, Xhiovana e Kamilla, të cilët u shkolluan në Napoli. Djali i madh
Gjoni Granai iu dedikua karrierës ekleziastike, fillimisht ipeshkëv i Mazara
del Vallo, por në vitin 1503 dha dorëheqien dhe vazhdoi karrieren ushtarake me
detyrën Gran Capitano në ushtrinë mbretërore. Është interesant fakti, se fëmijët
e Bernard Granait, kishin të njejtët emëra si fëmijët dhe nipat e Gjonit II
Kastrioti, çka ka krijuar një konfuzion në komentet e prezantuara në portalet
napolitane, ku shpesh shumë ngjarje të lidhura me Gjonin II Kastrioti, i
dedikohen Gjon Granai Kastriotit, gabim që bëri dhe Monti. Qëndrimi armiqësor i
Gjon Granai Kastrioti, shpreh mosmirënjohje ndaj familjes Kastrioti, madje ai e
tradhëtoi për interesa meskine, për të kënaqur ambicjet e Xhiovanna III, me të
cilën ai kishte mardhënie intime. Mosmirënjohja dhe qëndrimet kundër Gjonit II
Kastrioti, kushëriri i tij Gjon Granai Kastrioti i shprehur pas betejës së
Cernjola, kur modifikoi stemën heraldike të familjes Granai, të cilën e prezantoi
me shqiponjën dykrenëshe dhe luanin në këmbë si stema e Kastriotëve, çka nxiti
pakënaqësi dhe reagim nga Gjoni II Kastrioti. [L. Alia. Dixit 2. Tiranë 2021].
Gjon Granai
Kastrioti u rradhit me spanjollët dhe me fitoren në betejën kundër francezëve,
fitoi admirimin Xhiovana III, ndërsa për Gjonin II Kastrioti filloi rënia e
kredibilitetit. [Monti, La
spedizione p.299, con riferimento a Volpicella
Federico p.89]
[P. Petta, Despoti d’Epiro e
principi di Macedonia, Lecce, Argo, 2000.p. 32]
Gjoni II Kastrioti
u rradhit me francezët, jo si zgjedhje personale, por i ndikuar nga vetë mbreti
Federiku I, i cili pasi u njoh me traktatin e Granadës, vendosi t’i dorëzoi
disa rajone Francës, madje sipas disa kronistëve, kishte urdhëruar të
mbështeste francezët kundër spanjollëve. [G. Passero, Storie in forma di
giornale, Napoli, Orsino, 1785. p. 126 (al 31 luglio 1501)]
Sa mund të duket i
pabesueshëm ky vendim, në fakt kronikat theksojnë se mbreti Federiku I po
mendonte t’ia dorëzote mbretërinë Luigjit XII. Pas tradhëtisë më 1 mars 1502 të
Gjon Granai Kastrioti - Gran Capitano, që u rradhit me spanjollët dhe pas ikjes
në Spanjë të dukës së Kalabrisë Ferrando d’Aragona, shumë fisnikë preferuan
aleancën me francezët si frati Leonardo Prato (mbrojtësi i Taranto), Sannazzaro,
Gian Pietro Carafa (gjithmonë kishte qenë armiku i Spanjës, më pas do të
zgjidhej Papa Pali IV) e natyrisht me ata ishte dhe Gjoni II Kastrioti, madje Gallatina
do të ishte ndër të parat bashkësi në trojet e Otrantos, që në shkurt 1503, e
uli flamurin e Spanjës dhe ngriti flamurin e Francës. [Sanudo Diarii vol. IV
col. 801: i].
Ndonëse u rradhit
krah francezëve, Gjoni II Kastrioti nuk i humbi pronësitë e feudeve të tij,
madje në një listë të baronëve të trojeve të Otrantos të 22 dhe 27 prillit 1503
e hartuar në Brindizi, Gjoni II Kastrioti rezulton
duka i Soleto dhe
i Shen Pietri i Gallatina. [A. Canellas Lopez, Documentación napolitana en
Zaragoza relativa a la evolución de tierras confiscadas a napolitanos
angevinos, pactada en el tratado de Blois
(20. X. 1505)in CHJZ 39/40 (1981) pp. 261-342. Documentación napolitana pp. 283-284].
Mbështetja e
francezëve nga Gjoni II Kastrioti, njihej mirë nga venecianët dhe nga
fisnikëria e mbretërisë së Napolit, madje emri i tij nuk rezulton në asnjë
listë të besnikëve të Spanjës. Kronistët theksojnë se Gjoni II mori pjesë ne
betejën e Cerinjola më 28 prill 1503, ku mbeti i vrarë miku i tij francez duka
Nemours. Gjoni II u radhit krah francezëve, i bindur se banorët e Gallatina do
ta mbështesnin, si tregon Arkudi: “Spanjollët ishin vendosur brenda Korliano,
ndërsa francezët në Lecce, në Nardò dhe në trojet tona në Soleto të Gallatina
dhe në zonat e tjera fqinje. Francezët e sulmonin shpesh Korliano, ndërsa
banorët e bashkësive tona ishin të detyruar të dërgonin çdo ditë ushqime, bukë,
venë, mish, tagji për kuajt dhe të tjera sende të nevojshme. Jo vetëm këto, por
ne paguanim ditë e natë rojet, ata që ruanin portat e trojeve tona dhe
kështjellat, ata ruanin dhe magazinat e tagjisë të kuajve, për të mos u
grabitur nga armiqtë”. Në këto situata të vështira të krijuara nga luftimet, në
krye të bashkësive galatinese ishte Gjoni II Kastrioti. [Sanudo, Diarii vol
IV coll.359, 801].
Si të mos
mjaftonin këto, jeta e Gjonit II Kastrioti u trondit rëndë në vitin 1503 nga
vdekja aksidentale në Valencia e djalit Alfonso 15 vjeçar, i cili jetonte me
gjyshen Andronika Kastrioti. [A. Sales,
Historia del Real Monasterio de la SS.ma Trinidad ... de la Ciudad de
Valencia, Valencia, J. E. Dolz, 1761]. Dëshprim i krijoi dhe djali i madh Gjergji II, i cili
më 13 mars 1503 e mbylli më dështim ndërhyrjen ushtarake në Albania dhe më pas
jeta e tij mori një rrjedhë të mbrapshtë, e së fundi pas vdekjes të atit Gjonit
II, iku në ishullin Rodos. [Vallone Famiglie nobili albanesi pp. 30-31]
Në një dokument të
29 gushtit 1504, përshkruhen grabitjet masive të banorëve dhe të pasurive të Gjonit
II Kastrioti nga ushtria spanjolle në San Pietro në Galatina, të kryera më 9
korrik 1504: “... in questo mese in Puglia....messono a sacho il loco di San
Piero in Galatina e fé damni assai”. [Sanudo Diarii vol. VI col. 53. A
prescindere dagli eruditi galatinesi sembra riferirsi a quest’episodio quanto
in Ferrari Apologia pp. 389-390. Ne parla anche il filosofo galatinese Zimara:
Nardi Marcantonio Zimara p. 326]
Sipas një kronike
të S. Arkudi, i cili thotë se kishte marrë nga një dokument i Françesko Maria
Vernalone, por i konsideruar i pasaktë, madje fallco, me të cilin thuhet se
këto grabitje masive u kryen me kërkesë të Gjonit II Kastrioti, i cili i nxiti
sapnjollët të plaçkisnin banorët për 15 ditë me rradhë, për t’i mbajtur të
shtypur galatinezët. Në fakt ky lajm është i paskatë, sepse plaçkitjen nga
spanjollët të banorëve të feudeve të Gjonit II Kastrioti, e kishte urdhëruar
Gran Capitano, pra Gjon Granai Kastrioti, që komandonte forcat spanjolle, si e
ka treguar Andronika Kastrioti, në letrën dërguar fisnikëve të San Pietro dhe
vetë mbretit të Napolit, kur ndodhej në Valencia. [Vallone G. Andronica e
Giovanni Castriota in Italia. 2008, p. 99]
Letra e Andronika
Kastrioti, dërguar kryetarit të bashkësisë të San Pietro në Galatina më 8 mars
1505:
Sindico [et]
Universitati Sancti Petri nobis dilectissimis.
Magnifici viri
nobis dilectissimi. L’altro dì ricepimmo per Joanne nostro criato, una lettera
vestra, e dell’una parte ne fo gratisima, e dall’altra, visto quello che ci
scriviti de tan grande ruina e sacco de questa povera terra, se prima per le
moltiplicate adversitate a noi seguite teneamo pena, questo aviso ce l’ha fatta
augmentare sì per lo intolerabile danno che ne segue alla Illustrissima
Duchessa et anco nostri nepoti, sì etiam per lo amore che ve portamo non come a
sudditi, ma da figlioli. E benché la cosa sia stata de natura che per assai
costantia che vi regna non si possa assai facilmente tolerare, niente di meno
vi ricercamo che vogliate mitigare ogni vostra molestia con lo sforso che si
conviene, contentandove, che almeno detto danno non vi è seguito per vostro
difettu, ma per iniquità di quelli che l’hanno patrato, e stando inferma non
dubita che noi mai mancheriamo exponere tutte le nostre forze per ogni
beneficio e conservatione vestra, sì come havemo fatto appresso questa
serenissima e Cattolica Maestà*, sentendo li dì passati la sopradetta vostra
destruttione, e faremo per mezzo di questa Serenissima Regina mia signora
Giovanna III con più effetto, havendo deliberato ben presto col soccorso a
detta fraterna Maestà in modo che speramo ottenere ottimo frutto per la
conservatione e quiete vostra. Incredibilmente mi è stato caro l’aviso ci
donate delli boni progressi dell’Illustrissima signora Duchessa mia nora e
figlia, e de don Ferrando nostro nipote, pregamove adunque che verso loro ve
vogliate gubernare con li costumosi e debiti ossequi e modi, a talché habbiamo
più potissima causa de amarve e farve conseguire esaltatione a bono fine, non
desistendo quando haverete opportunità darci notitia de vostre occurrentie
perché le cose vostre l’abbracciamo con cordiale benevolentia.
Valentiae VIII
martii 1505.
La Triste
Andronica illustrissimi quondam Scanderbech.
* (Ferdinando il
cattolico)
Natyrisht, Gjoni
II Kastrioti nuk kishte asnjë lloj interesi të shkatërronte trojet e vetë dhe
të nxiste spanjollët
të plaçkisnin
banorët, ashtu si plaçkitën dhe pasuritë në fortesën e tij. Këtë situatë të
rëndë dhe keqardhjen për plaçkitjet e banorëve të feudeve të tij, Gjoni II e shpreh
në letrën dërguar kryetarit të bashkisë të San Pietro Xhioisia Terzo, me anë të
cilës i shpreh keqardhje për dëmet që pësuan banorët dhe me akuza për
spanjollët dhe Gjon Granai Kastriotin. [Arcudi, Relazione p. 26-27]
Në vazhdim po
prezantoj dy fragmente të letrës të Gjonit II Kastrioti dërguar zotit Xhoisia
Terzo.
Lettera di Giovanni Scanderbeg
Allo magnifico
messer Joisia Terzo, verissimo amicho.
Messer Josia mio,
ho letto la vostra con lo verdadiero aviso, e con parere naturale perfetto non
dico altro solo che Iddio et vui sanno la mia natura, la quale se chiama bona,
ma a me et anche a vui, come a quilo che a me ami, ha renduto mal cunto ….….
Come sindico de
quella vertuosa terra demostrate verso notaro Mariano se quella terra me ama
perché vui quando era prisone mai reposava, e fo poi sacchizato per me, mo non
sa che fare esso, e sono stato in casa sua; meraveia come comporta et è
benefizato da tutti. Mostra questo a Madama et a messer Davi, che tutto lo
stato mio li farà demostratione et Madama ancora. Me raccomando a messer Davi e
dili che vederà che farò presto per lui.
Vërtetësia e kësaj
letre konfirmohet me faktin, se përmendet zoti Davi arbëror. Sipas librit me
kujtime të don Alessandro Castriota faqe 73, dedikuar familjeve të linjës
Castriota Scanderbeg, Davi ishte arbëror, David Caiinon Albanese, i cili në
vitin 1485, me prokurë të Gjonit II Kastrioti, kishte marrë drejtimin e Galatina
dhe Soleto dhe në vitet 1502 – 1503 ishte zevendës duka i San Pietro. Në një
dokument të Arkivit të Ipeshkëvisë Otranto [AA di Otranto 27/85], pronat
e Shen Lazari jasht mureve të Gallatina, u themeluan nga Davidi (me mbiemër
Coroneo – Koroneo dhe Caiinon Albanese (Kainon), por pasardhësve të tij, këtë të
drejtë pronësie ia hoqi Ferrante Kastrioti, Duka II i Gallatina. Këtë
informacion e prezanton edhe historiani Andrè Jacob, i cili kishte gjetur një
transkriptim të viteve ‘800, të një epigrafi të vjetër, ku përmendet David
Koroneo Albanese, zevendës duka i San Pietro në vitet 1502 – 1503.
Letra e Gjonit II
dërguar kryetarit të bashkësisë të San Pietro, njihej nga Vallone (Aspetti pp.
67-68 e nt. 77; 79) dhe nga Petta (Despoti p. 30), e botuar e plotë nga Vallone
dhe si kuptohet nga përmbajtja Gjoni II ka mbështetje të plotë nga banorët e
Gallatina, si dhe kritikon ata “që kryen veprën e Judës” dhe plaçkitën banorët.
Në një paragraf të letrës flet edhe për një burgosje të tij, për të cilën nuk
ekziston asnjë dokument apo e dhënë tjetër historike. [Vallone G. Andronica
e Giovanni Castriota in Italia. 2008, p. 100].
Vijon në numërin e
ardhshëm.