Mendime
Florim Zeqa: Shteti dhe Zoti!
E merkure, 15.03.2023, 07:57 PM
Shteti
dhe Zoti!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
shtetin tonë të ri, në Republikën e Kosovës, ku drejtësia ndahet në mënyrë
selektive, qytetarët shpëtimin e kërkojnë tek Zoti në qiell për mbrojtje nga
djajtë në tokë, të cilët dita-ditës po bëhen gjithnjë e më të shumtë në numër!
Sa më shumë i referohemi
Zotit në qiell, aq më largë jemi nga drejtësia në tokë
Ne
shqiptarët e robëruar ndër shekuj, i kemi besuar Zotit e jo pushteteve
sundimtare. Të vetmën forcë mbrojtëse nga dhuna e pushtuesve e kemi kërkuar tek
fuqia mbinatyrore-Zoti. Dhe për çdo gjë të keqe që na ka ndodhur e kemi
ngushëlluar njëri-tjetrin duke e bekuar me lutje për mbrojtje nga Zoti!
Ashtu
siq jemi të barabartë para Zotit, duhet të jemi të barabartë edhe para shtetit,
përkatësisht para drejtësisë dhe ligjeve që burojnë nga Kushtetuta. Sikurse
librat e shenjt që janë udhërrëfyes dhe të respektueshëm nga besimtarët, ashtu
edhe Kushtetuta e shtetit duhet të jetë udhërrëfyese për njerëzit e pushtetit,
në veçanti për bartësit e sistemit të drejtësisë, të cilët ligjin duhet ta
zbatojnë ligjin në mënyrë të barabartë sikurse për pushtetarin ashtu edhe për
qytetarin, sikurse për të varfërin ashtu edhe për të pasurin.
Për
këtë arsye Kosova është ndër vendet me përqindje më të lartë të njerëzve
besimtarë në Zot. Kurse vendet tjera me përqindje të lartë të besimit në Zot
janë vendet më të varfëra në botë, por besimi në Zot është i lartë edhe në
vendet e lira dhe demokratike, në të cilat, besimi në Shtet dhe në Zot është në
të njëjtat nivele.
Arsyet e besimit në Zot
dhe të mosbesimit në shtet
Arsyet
pse në Kosovë ka kaq shumë njerëz që besojnë në Zot janë të shumta, filluar nga
pushtimet e gjata dhe regjimet antipopullore, shkalla e ulët e zhvillimit
ekonomik, edukata familjare, niveli i ulët arsimimit dhe përhapja e dogmave të
shumta fetare të cilat shkaktojnë gjendje të caktuar emocionale dhe verbëri për
qytetarët.
Fëmija
lind i pastër sikur fleta e bardhë, në të cilën çka shkruhet një herë mbetet
për tërë jetën. Kur lind fëmija, lind pa fe dhe pa Zot. Fëmiljës feja dhe Zoti
i bëhen të njohura nga prindërit apo nga ata që kujdesen për edukimin e tyre.
Imponimet familjare ndikojnë në formësimin e fëmijës, në edukimin dhe kulturën
e tij në të ardhmen. Kurse shkolla është ajo që e mëson fëmijën për ekzistencën
e shtetit dhe ndikon në ngritjen profesionale dhe përsosjen e personalitetit të
individit.
Nga
niveli i arsimimit nëpër shkolla varet prezenca e të rinjëve në “Shtëpitë e
Zotit” (Kisha dhe Xhamija) dhe anasjelltas rritet dominimi fetar tek gjeneratat
e reja!
Rritja
e ekstremizmit fetar në Kosovë është produkt i kushteve të vështira
sociao-ekonomike dhe degjenerimit kulturor, gjegjësisht i importimit të
kulturave të huaja në vend të kulturës dhe traditave të bukura kombëtare të
ruajtura me fanatizëm brez pas brezi nga paraardhësit tanë.
Më
shumë sesa dogmat fetare, në shpërlarjen e trurit tek të rinjët janë duke
ndikuar dogmat partiake, përkatësisht gënjeshtrat e politikanëve mashtrues.
Përgjatë
këtyre viteve të paspavarësisë, mostrajtimi i qytetarëve në mënyrë të
pabarabartë nga pushtetarët në njërën anë dhe nga drejtësia selektive në anën
tjetër, ka bërë që të humbet besimi i qytetarëve në shtetin e tyre.
Detyra e prindit
Është
detyrë e secilit prind që ta edukojë fëmijën në rrugën e drejtë, duke e i
shpjeguar në mënyrë reale dhe të drejt fenomenet natyrore, por edhe besimin në
shtet dhe drejtësi, duke e mësuar atë, që, edhe atëherë kur drejtësia gabon
janë ligjet e Universit (Zotit) që e rregullojnë çdo gjë në këtë botë. Çfarë
desha të themë me ketë, assesi prindi nuk guxon që ta edukojë fëmijën, që ai më
forcë (dhunë) ta bëjë ligjin dhe drejtësinë, por të punojë parreshtur për ta
vënë drejtësinë në vend. Nganjëherë ruga e drejtësisë na duket e gjatë, por ajo
vjen në kohën e duhur. Drejtësia vonon, por nuk harron!
Ata
që besojnë në Shtet dhe në Zot nuk e përdorin dhunën si mjet për zgjidhjen e
problemeve, por nuk e përdorin as kërcënimin dhe shantazhin, e më së paku
sharjet dhe fyerjet ndaj tjetrit, pasi ato nuk janë njerëzore dhe as të
natyrshme (nga Zoti)!
Kombi mbi çdo religjion
dhe çdo parti politike
Përderisa
kombi është zgjedhje pa dashje e njeriut, pra është trashëgimi gjenetike, fetë
dhe partitë politike janë krejtësisht zgjedhje personale të njerëzve. Sikurse
religjionet ashtu edhe partitë politike mundohen të ushtrojnë pushtet apsolut
ndaj popullatës në të njëjtin territor. Janë të papranueshme imponimet e
padëshiruara ndaj individëve apo grupeve shoqërore (familjeve) për të pranuar
këtë apo atë fe, këtë apo atë parti politike.
Sa
të ekzistojë njerëzimi, nuk do të ndalet beteja për dominim fetar dhe politik
në rruzullin tokësorë, sikurse që nuk do të ndalet as lufta mes të mirës dhe të
keqës. Gjithmonë do të ketë njerëz të drejtë dhe lakmitar, përkrahës dhe
kundërshtarë, besimtar dhe servil të pushteteve, trima dhe atdhetar, por ka
edhe frikacak që i nënshtrohen të gjitha regjimeve apo pushteteve totalitare
dhe demokratike.
Kombin
dhe atdheun duhet t’i duam dhe adhurojmë ashtu siq i duam prindërit tanë, duhet
t’i ruajmë si shtëpinë tonë, duhet t’i lartësojmë dhe forcojmë çdo ditë e më
shumë siq e dëshiron Nana rritën dhe ngritjen e fëmijës së vet.