E premte, 26.04.2024, 03:48 PM (GMT+1)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Krokodeilos Kladas (1425 - 1490)

E marte, 25.07.2023, 07:58 PM


Elvi Sidheri:

Shumë pak, me gjasë kemi mësuar në historinë tonë, lidhur me figurën e Krokodeilos Kladas (1425 - 1490), pinjollin e një familje të vjetër nga Himara, të lindur në Koroni, ngulim arvanitas të Peloponezit (banorët arvanitas të të cilit, pas shpërnguljes në Itali, do të themelonin ngulimet arbëreshe San Chirico Nuovo, Ginestra dhe Maschito), i cili në vitin 1480, do të udhëhiqte stradiotët arvanitas të Koronit kundër osmanëve, duke shkaktuar edhe fërkime të fuqishme midis venedikasve dhe osmanëve rrjedhimisht, të cilët bashkërisht do të kërkonin kokën e tij. Më vonë kësaj kryengritje do t'i bashkoheshin edhe arvanitasit e Nafplionit, të udhëhequr nga Teodor Bua, gjersa më tutje Kladas do të largohej me një anije napolitane nga Peloponezi. Ajo që pak dihet ndërkaq, është roli i Krokodeilos Kladas në kryengritjen arbërore të udhëhequr nga Gjon Kastrioti II, biri i Skënderbeut, në Arbëri në vitin 1481, me qendër pikërisht në viset e Himarës, ku ishte edhe prejardhja e largët e Kladasit. Ferdinandi II (1479-1516) ndërkohë po planifikonte një fushatë ushtarake në në Epir dhe Arbëri për t'i larguar turqit nga zbarkimi në Otranto, dhe do ta përfshinte, siç thuhet edhe Kladas rrjedhimisht në këtë revoltë, të prirë nga djali i Skënderbeut, Gjon Kastrioti II. Fushata në Epir u zhvillua me sukses në fazën e saj të parë, duke çliruar plot vise të arbërore, përfshirë Himarën. Bejlerbeu i Rumelisë Sulejman Eunuku u përpoq me 3000 ushtarë të çante rrethimin e kështjellës së Sopotit, të çliruar ndërkaq nga arbërorët, por ra në pritë nga Kladas, u kap rob dhe u dërgua si peng tek Duka i Kalabrisë. Kështjella e Sopotit bie në duart e revolucionarëve më 31 gusht 1481 dhe mbreti i Napolit emëron komandant të Himarës Gjon Kastriotin II. Lufta civile në Perandorinë Osmane pati përfunduar sakaq, dhe Bajaziti II (1481-1512) do të ngjitej në pozitën e sulltanit, i cili dërgoi 30.000 ushtarë në Himarë për ta shtypur kryengritjen arbërore. Më në fund osmanët arrijnë në pranverën e vitit 1492 duke i shtypur arbërorët me gjak.

Kladas më tutje kthehet për të luftuar në Peloponez, dhe kapet e vritet mizorisht nga turqit në vitin 1490.

Vepra dhe trimëria, krahas rolit të këtij luftëtari të paepur arbëror në Peloponez dhe veçanërisht në Kryengritjen Arbërore të Gjon Kastriotit II, meriton studime e hulumtime të mëtejshme historike e shkencore, për ta nxjerrë në dritë plotësisht figurën e këtij njeriu kaq të pashlyeshëm në kujtesën arbërore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Elvi Sidheri: Vlerë e paçmueshme për historinë tonë Elvi Sidheri: Kur Milan Kundera pati ftuar në Pragë Márquez, Cortázar dhe Fuentes Elvi Sidheri: Shqiptarët e bregdetit të Azovit, dhe gjuha shqipe që flitet gjer në skajet e Ukrainës Elvi Sidheri: Kur Andon Zako Çajupi paraprinte kohët, me përshkrimin therës të Klubit të Selanikut Elvi Sidheri: Thadeus Benediktoviç Bulgarin, letrari i shquar kundërthënës ruso-polak, me origjinë të largët shqiptare Elvi Sidheri: Ati i 'Maqedonizmës' me rrënjë të panjohura shqiptare Elvi Sidheri: Letra e fundit para rënies heroike e Kristo Bagerit drejtuar të atit, Josif Bageri Elvi Sidheri: Një botim i çmuar për historiografinë shqiptare Elvi Sidheri: Aventurieri arbëror i shekullit XVI që sundoi brigjet e largëta të Indisë Elvi Sidheri: Anton Nikë Berisha - Krijues i mirëfilltë i letrave, që jeton me letërsinë dhe për letërsinë Elvi Sidheri: Vargjet e para në spanjishten mesjetare kushtuar Gjergj Kastriotit Elvi Sidheri: Gjenerali me origjinë shqiptare nga Shkupi që shpëtoi të krishterët e Stambollit Elvi Sidheri: Botohet “Qasje Artit Poetik” të Aristotelit, me shqipërim nga profesor Anton Nikë Berisha Elvi Sidheri: Dy Pjetër Bogdanët e mesjetës së arbërorëve dhe bullgarëve Elvi Sidheri: Familja Radovani dhe krerët shqiptarë të Kishës Katolike në Bullgarinë mesjetare Elvi Sidheri: Komitët shqiptarë në foto dhe dëshmi të panjohura të fillimshekullit XX Elvi Sidheri: E vërteta e munguar e vrasjes e mitropolitit të Korçës, Foti Kalpidis në vitin 1906 Elvi Sidheri: Intervistë me Entela Binjakun Elvi Sidheri: Intervistë me artistin Zoran Kardula Elvi Sidheri: Intervistë me gazetarin sportiv dhe shkrimtarin spanjoll José Manuel Puertas García

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora