Kulturë
Fërgim Demiri: Xixa
E marte, 13.06.2023, 06:10 PM
XIXA
NGA
FËRGIM DEMIRI
KËNGA
Kur më kaplojnë mërzi të kota,
Kënga ves Egjëllor m’i hap
mushkëritë.
Dhe, kur del zëri ndoshta i rrudhur
nga mosha,
Del e liga nga ky i imi Bark.
Të falemnderit o Zot, o Perëndi
e dashtur, që ma hjek mërzinë.
E bëj për veti, e jo për njerzinë
Se, njerzia një llom i tërbuar është
shkatrruar:
Ti, dhe veç Kënga kanë mbetë për t’u
rehatuar.
SHQIPTARZIA
O Shqiptar, o krye tra,
Sa paske qenë, or budalla!
Me këngë lëvdon shqiptarin,
Ke humbë Manastirin e Pellagoninë.
?ka po
krekosesh or i mjerë,
Po të ikin për çdo ditë të rinjtë:
Ke mbetur n`halldupë dhe bozaxhinj.
E, ato pret të të bëjnë bashkë në një
Shtet?!
O Shqiptar, i mjeri njeri,
Veç kënga t`ka mbetë ngushëllim,
Se, sa: burrni dhe atdhetari.
Krejtë jeni bë arab, turq dhe
jabanxhi...
VARGJE BURRASH
O Zot, Syla... O, Syla...
I thash Sylës me i prerë syrin atij
shpati,
Ulurima gjamë burrash, gja a pati?...
Kthej grykat e pushkëve kah skëterra,
E n’lugje të verdha janë ra aty pari,
Janë ujit lulet me gjak shqiptari.
Sylë, ... na kemi kufirin pre këtu,
Mos prek gurin se, po t’qes fre, a
ndive?
Se, s’kam kohë kot të rri në robëri,
jo:
Kjo është Shqipëri, o faqezi! O Mal i
Zi!...
XIXA
Mos më fajsoni për të shprehurat e
mia,
Unë jam ndryshue qysh para dy vitesh,
Duke kundruar pas Mirakut tim, jam bë
si Oqean,
E, më mungon aroma e tij, dita si
Xixë që s’e kam.
Ajo, Xixa në netët pa Hënë më jep
shenjë nga lartë,
E, më buzëqesh të bëhem i gëzuar unë
Plaku.
E, nata është rrënuar në agim, unë
ende po e lypi Xixën,
Ajo kish kaluar në Parajsë, duke u
gëzuar, se:
Sonte, ka komonikuar me Plakun...
ZËRI I KËNGËS
E
lumja dëshirë, ki mëshirë,
Po,
haj ma kthe dëshirën e këngës:
T’ia
them një herë, një kënge të re
Ndoshta,
shkrihet kjo brengë në gëzim e hare.
Zgjohu,
o zë që ka mund Bilbilin, pash atë Zot,
Mjaft
e mbulova veten me të njelmta lotë,
T’ia
them asaj kënge që më fle ne gji:
Nuk
e di më ç’jam, cung, a njeri?!
Tingëllo
një herë, oj këngë mëmëdhake,
Nana
mi ka lënë do të mira vargje.
Thuja
bashkë me Bilbilin në atë lëndinë,
Plagët
të m’i lyesh me ilaç për shërim!...
DURIMI PËR TY
Mall që nuk shterohet, kur fillon me
dasht,
Netë e ditë të shkojnë lëmsh duke
prit,
Atë ditë, që do takoj ato sy të
larmë.
Ato buzë plot zjarr, o yll shkëlqyes.
Mendoj si do duket ajo ditë e lumtur,
Kur takimi do jetë gëzim përtej
reshë.
Vetëm unë e di në fshehtësi se kush
je ti,
A, më dashuron sa unë Ty, më prit se
unë do të vij!...
KËNGË LAMTUMIRËSE
PËR RILINDASËT
OOOOOOOHOOOOOOOOOOOI,
Të vunë pusinë e mjera mu te Rrapi,
Të gjuajtën rrjeshtas djemtë e
Satrapit.
Edhe varret t’i hoqën nga dheu,
Se, burrat e dheut tanë,
Të lanë vetë, dhe ty të vranë.
Qante Gjergji bashk me të vëllanë,
Dheu huaj, ore që s’na mbanë.
Po, njerëzinë tanë, krimbat ku e
lanë?
Po, dhe shkronjat seç na u thanë,
Vajtoni burra, se të gjithëve na
vranë!
Po, Komitetin, ku na e vanë,
E shtypshkronjën e tretën dhe e çanë.
Po, Bashkimi që na mblodhi pranë,
I tërë populli ka marr rrugën mehanë.
As Migjenin që vajton dhe qanë,
Na varrosën Sorrat anembanë.
O Atdhe, ç’fat të ligë që pate,
Zorraxhinjtë ta bënë varrin thellë,
Shkoi gjithë lavda dhe mundimi ynë.
Lamtumirë, o Kala e vjetër,
Se, tradhtarët ta shkatrruan jetën.
Lamtumirë, ti Hotel “Liria”,
T’ka harruar e Londo Shqipëria,
Oii-oiii... Oii-oiii... Oii-oiii...
EPITAFI MBI GURIN
E VARRIT TIM
Ju Shqiptarë vëllezërit e mi,
Sa qesh i gjallë, më hudhët në vi.
Unë për ju bëra çudi,
Gjërat e vdekura i ringjalla përsëri.
E ktheva në vend të Rilindjes pasuri,
Më latë në vuajtje dhe në skamëri:
Shkelët mbi mua dhe njerëzit e mi.
Kur t’i lexoni këto vargje, kujtoni
se:
Këtu, tretet një njeri.
Që, gjithë jetën e harxhoi për
ideale,
Për Shqipërinë, për Kauzën Kombëtare.
Ipavdekshmi, i gjallë mbetet përherë,
Sa herë të kaloni aty pranë varrit
tim,
T’u kujtohet e imja një epokë -
mallkim...
(Përcolli për
publikim: Kalosh ?eliku)