Kulturë
Ilir Muharremi: Formula e shpirtit
E merkure, 07.06.2023, 06:48 PM
Formula e shpirtit
Nga
Ilir Muharremi
Jam
nuk jam asgjë, neutral, eci luftoj
vazhdoj, lundroj nën ujin e ngrohtë njerëzor, jam menstruacion i parë, kënaqësi
ideale për të arritur dikund që as vet nuk e di rezulatin. Nuk qe rezulat veç
ngjyrat primare të jetës, ka gjallesa edhe pa ngjyra. Ka jetë, sepse mendohet
si jetë, para jetë, gjatë jetës dhe pas jetës, asgjë më reale se vet mendimi
për para jetën dhe pas jetën. Formulë deshtake për rezulatin shkencor, as
shkenca se njeh shpirtin dhe kurrë formula për shpirtin nuk u arritë. Sikur të
arrihej një formulë, lehtësim për njohje, prapë ndjenjë mungesë informacioni
dhe lëvizje tradicionale e shpirtit. Shpirti e di formulën, truri e njeh, nuk e shkruan në tabelë. Neutral si
paralindja dhe dita e parë e lindjes, është ky meteor asnjëjës ekzistencial,
qeshrake po ta pohoja njerëzor sepse vet njerëzimi nuk mbanë më mbretërinë. I
tradhtuar nga dija, i panjohur nga ndjenja, mos ekzistent nga shpirti dhe
vdekja. Lartësia dhe largësia e tij simfoni përjetësie që veshet kuadrojnë
vetëm një ngjyrë. Tingull fëmije që qan me arsye, je ti shpirti im fëmijë që
gjithmonë kërkon përgjigje, aty as formula nuk ndjenë rrugë e zgjidhje.
Zgjidhje zgjidhje, rezultat, dije, kthim, prapë rezultat, fëmijë jemi, jemi,
pranojnë këtë para pasqyrës tonë mbretërore se secili prej nesh një ditë është
ndjerë Zot dhe ka kërkuar të barazohet me Zotin. Ndjenjë pushtimi dhe
dëshpërimi sepse rezulati është thellë ay ku mungon logjika dhe forca.
“Shpirti
njerëzor ende ka nevojë më të madhe për idealen se për realen. Nga realja ne
ekzistojmë; nga idealja ne jetojmë.”,Viktor Hygo. “E gjitha çfarë është e
vërtetë, nga kushdo që mund të jetë thënë, e ka zanafillën tek Shpirti,” Tomas
Akuini. “Shpirti i menduar prehet në vetmi,” Omar Khajam. “Jam i bindur në besimin se forca e shpirtit
rritet në përpjesëtim me nënshtrimin që ia bëjmë mishit”, Mahatma Gandi. Prapë
formula e tij prehet në heshtje sepse tek të gjithë barazohet me mishin,
trupin, jetën, dijen. Nuk ka rezulat, por a duhet të ketë sepse vet gjërat e
jetës e njohin rezulatin dhe ne njerzit jemi majmunë ideal për të vrapuar për
një zgjidhje. Shkenca dhe ne, shkenca pa ne, asgjë në fund nuk është një
vulosje e kohës së ekzistencialistëve, por vet jeta do të hasë në këtë
shktretëtirë pa oazë. Jemi fëmijë, e shpirti shërohet afër fëmijëve, por a
kërkon kuren ai sepse në thellësi të tij absolutja si madhështore e tingull
filozofik e historik sidomos te Budizmi klithë. Jam skeptik këtu.
Dyshoj
në veten dhe vet shpirtin tim jam unë ai apo është ai veta e dytë në thellësin
time? Duhet forcë artistike shumë artistike dhe matematikë për këtë rezultat.
Arti qëndron ombrellë mbi matematikën, matematika vlerë për çdo gjë. Pa të
lehtësimi i jetës do ishte shterpë. Koordinim i krejt trupit, magjisë së
paralindjes, mosdijes, asgjësë, prej asgjës drejt asgjës, ose e kundërta
shumëçka dallime drastike njerëzore jo mbijetese duke harruar se kush jemi.
Kafshë të buta , të dobët fizikisht për luftë drejtpërdrejtë me forca lakuriqe
përballë një qeni endacakë. Ja njeriu fizik, por shpirti i tij fisnik për etjen
e jetës pa mbijetesë. Shpirti tundohet, buzëqeshë në vetmi për shkencën
njerëzore anemike drejt zbulimit të hiçit, zhgënjim.
Nëse
shpirti ndjen krimin është në përpjestim me ligjet e tij të Zotit dhe fajtori
kërkohet gjithmonë jashtë, jo brenda tij. Askush nuk ka faj në këtë botë, vet
fajësia është lindja. Në fund të gjithë jemi prift. Ja formula e shpirtit me
pretendime njerëzore drejt një oaze të papërvojë. Të vërtetën nuk do ta gjejmë
kurrë sepse vet kujtimi i paralindjes u shua në lindje. A duhet ta kërkojmë një
origjinë? Intelekti më thotë, po. Ai e njeh çdo organ trupor, por forca e artit
s’ka ngjyra për ta konkretizuar. Da Vinçi mirë thotë, kufoma të gjallë jemi. E
sakt kjo, pse të jetojmë pasi jemi kufoma dhe mundimi gjatë jetës për një vdekje
të përhershme të jetë gjithmonë? Kjo nuk ka kuptim. Nëpër kohë, hap pas hapi
peshojmë veten dhe shpirtin. Rezulati prapë zero. Arsyeja pse mund të vdesë kur
dua unë, kjo është. Jetën nuk e përcaktoj, vdekjen po, rrethanat u lehtësuan
drejt objektives njerëzore, vet Van Goghu kishte një fat të tillë, fajtor ishin
njerzit për vdekjen e tij, as shpirti e as Zoti. Ai ishte i përcaktuar të
jetonte më gjatë. Shpirti në formulë nuk ka vdekjen, as shoqëria nuk ka ndonjë
ndikim. Në esencë çdo gjallesë e kemi familjar të afërm.