Kulturë
Gazmend Freitag: Bekim Fehmiu ishte bërë idhull për mua
E shtune, 03.06.2023, 06:53 PM
Gazmend Freitag:
Bekim Fehmiu, 1.06.1936
– 15.06.2010
Për
mua, Bekim Fehmiu ishte bërë i njohur parasëgjithash në rolin e Odiseut. E
portretizova me entuziazëm. Ai ishte bërë idhull për mua, në kuptimin që
njeriu, pa marrë parasysh rrethanat jetësore, mund të bëjë diçka nga jeta e
tij. Sidoqoftë, jeta kah fund i saj ishte e vështirë për te. Në protestë kundër
diktaturës serbe, ai nuk pranoi të luante në skenat e Beogradit. Në moshën 74
vjeç, pas një depresioni të gjatë, ai bëri vetëvrasje. Me kërkesë të tij, trupi
i tij është bërë hirë dhe nga Beogradi, ku kishte jetuar, është bartur nga
gruaja e tij, një aktore kjo e famshme serbe, dhe është shpërnda në lumin e
vogël të atdheut të tij – Prizrenit. Që atëherë lumi i qytetit ka marrë diçka
nga shpirti i madh i tij. Pasi që njerëzit ndërsa kalojnë pranë lumit do ta
mendojnë artistin.