Kulturë
Neki Lulaj: Kur numrat ngatërrohen me vitet
E premte, 26.05.2023, 07:20 PM
Neki LULAJ
Kur
numrat ngatërrohen me vitet
Pesë
vite pa Florinë
Si
kështu, Florinë?
Si???
Shumë
herët na ngrive buzagazin në fytyrë
Ike
drejt qiellit në kaltërsi
E
na le shkrumb në zemër
Loti
i patharë, pa ngjyrë
Na
mbeti gjithnjë.
Shkove
herët pa lamtumirë.
Atje
larg
Në
rrugën e lagëm me lotë.
Në
zemër thellë
Na
pate hyrë bijë,motër,nuse nënë,
Juriste
e re si rreze që rrezaton.
Çuditërisht
aty u ngujove
Dhe
kurrë s’na hiqesh nga zemra
O
lule që na kujton pranverën.
Fëmijët
na i le të vegjël,
Sa
pak dinin për jetën
Për
Nënëmirë ndiejnë mungesën .
Po
thërrasin.
Po
pyesin me zërin e dridhur me zërin e ngrohtë
-Nga
qielli na sheh nënëFlorina
Edhe
ditën me diell
Edhe
natën e errët me shtrëngatë e shira.
E plotë me mjegulla.
Ngado
që shkojmë e kudo qe vijmë.
Ti
je për ne busull për pastërtinë.
Fytyra
e çiltër na vjen si hënë e si diell.
Po
të kemi në shpirt si të të kishim një qiell.
Kur
cingërin zilja të porta e bacës
Zëri
yt na ndriton terrin e natës.
Për
të hapur portën
Se
po na mungon në shpirt po na mungon në çdo hap
Sugaresha
e bacës dhe e mamasë!
Ikin
ditët vitët e motet
E
sytë tanë nga lotët nuk janë tharë.
Ka
kohë që s’jemi parë. e zemra është si një eshkë
mbi prush
Na
duhet të mësojmë çka është jeta e gjatë
Mashtrim
a realitet?
Apo
një sofër pa ujë e pa bukë?
Eh,
si ikën vitet si kalorës që rrugën e ngatërrojnë.
S’di
çka të shkruaj s’di se si fëmijëve t’ua spjegojmë
Na
ike para kohe o Nënëmirën gojëmjaltë!
Në
qiellin plot yje
Të
shohim e na sheh
Çdo
natë…..
Pejë,maj 2023