Kulturë
Syrja Etemi: Në gjurmë të një këngëje të rrallë rapsodike
E marte, 09.05.2023, 07:54 PM
NË GJURMË TË NJË KËNGËJE TË RRALLË RAPSODIKE...
Nga
Syrja Etemi
... E, nuk dua të
stërzgjatem në interpretime të cilët do të defokusojnë qëllimin e shkrimit
vijues! Bëhet fjalë për një këngë epike-legjendare (nëse mund ta kategorizoj
kështu në arealin e këngëve burimore ), e cila, në fillim të shekullit XX, në
trojet shqiptare iliriane të RMV është kënduar dhe ka vazhduar të këndohet deri
kah fundi i sh. XX. Bëhet fjalë për
këngën: Gjidi Brahimi.
Këtë këngë në
trevën e Pollogut të Poshtëm (Tetovë) dhe të Epërm (Gostivar), madje edhe në
zonën Uskanës, e gjejmë të kënduar në disa variante. Por, varianti që do ta
paraqes në vijim, më duket se është më karakteristik, më pikant dhe më
indikativ, si për nga teksti, tematika, zhvillimi i ngjarjes dhe përfundimi). Ja teksti në vazhdim:
GJIDI BRAHIMI
Ej, kur ka kën, more, hej Gjidi Brahimi
Shëm azgën, more, si Muja e Halili
Nanës vete, jo, shaum llaf po m'i çet-e
Llaf po m'i çet, besa, gjali nanës
vet-e:
- Jo, a m'ka nana gjal ma trejm se
un-e?
- Jo, rrej, bre bir-o në mizliç[1]
mo m'dil-e
O rrej, bre bir-o se m'je shaum i ri-e
O se nant vjet-o, bir ma shaum nuk
kije, o, he.
Oj se nant vjet-o bir ma shaum nuk
kij-e
Mos u ma, bre bir agje te s'ij-e
Se tej motrën-o bir jesir[2]
ma kij-e.
- T'u thaft gjuha n'gjoj, moj nëna
jeme!
Pse s'm’ki thën, nën tej për motrën
te(je)me
Pse kaç vakët tej s’um ke kallxu(ju)-e
O, un te motra, nan jum kën tuj
shku(ju)-e.
O, e na u ngrëjt, more, ej Gjidi
Brahimi
Jo, shum i bukur-o si rrem trëndafili
Je t'na u ngrëjt, more, e t'na sheh sabah-e
E t'm'i fali-o di reqat namaz-e
- Oh, mori nan, tha, moj e zeza nan-e
Jo amanet-un pi babës xhi ka(ja)m-e
O amanet-o baba xhi m'ka la(ja)n-e
M'ka lën baba-o ndonji amanete?
Nana gjalit-o sa mer po mi flet-e:
- Tej m'i kije-o tizllaukët[3]
e ba(ja)bës
Tej ma kije-o dullaumën[4]
e ba(ja)bës
Tej ma kije-o aj shpatën e ba(ja)bës
O mir ma kije, bir gjokin e babës-o,he.
O, e t'na u ngrit, more, ej Gjidi
Brahimi
Aj gjal babe, more aj bir trimi
E t'm’i vejshi tizllaukët e ba(ja)bës
Mir ma nxheshi-o, aj shpatën e
ba(ja)bës
Oj mir ma hipi aj gjokun e ba(ja)bës-o,
he.
O e mur udhën-o ka krali me shku-e
Me kal shale si zog tuj fjaru-e
E kur mbrejni-o ka kulla e kralit
Gjidi Brahimi, mor hej pejka e gjalit
Motra e vete-o tuj shetejt në bafçe
Me alltëna-o në gjiks e në façe
Dhejt hallajkat[5]
po m'i shkuëjn për mbrapa
O pi tu dhejtve ajo ma e nalta-o, he.
O prejti e foli Fatime turkina:
- Ngjoni khëne[6],
moj ju shoçe shkina
Shejfni udhës-o xhi po del çaj timi
Çe çaj ësht, more hej Gjidi Brahimi.
- T'pqasshin sejt, moj turkin-e
Jutbinës
Ku ma njofte tej, hej Gjidi Brahimin
Kur ke ardh, mori ma ke lën pa li-e.
Prejti e foli-o Fatime turkina:
- Ngjoni khëne, o ju shoçe shki(ji)na.
E u thot, more hallajkave t'veta:
- Un'e njoh, more dullaumën e ba(ja)bës
Un' i njoh, more tizllaukët e ba(ja)bës
Un'e njoh, more hej shpatën e ba(ja)bës
Un' e njoh, more ej gjokin e ba(ja)bës
Ej xhi fjaron, mor si zogi havajës[7]-o,
he.
O, hej kur mbërejni, hej gjali ne
de(je)r-e
I del para, more, motra e ve(je)te.
- Mir se erdhe, o vëllau jeme!
Ma mer vllaun n'kull, more e ka shti-e
M'i bon buk, more e m'i bon sajgi-e
M'i bon vllaut, hej kafe m'e pi-e
M'i bon kafe e nji sher të zi-e
N'ëilxhën t'kafes-o po m'i çet raki-e
Ja dha vllaut-o filxhanin me pi-e
Ja dha nja, more, e ja ka dhan di-e
O, shaum rakia m’i ka ra në kri[8]-e-o,
he.
O shejf ç’i buëni-o Fatime turkina
Ajo motër-o ajo motër shki(ji)na
Me kallzu, more e me i dhën na(ja)re
E na mur, more pushkën haberta(ja)re
Ka ushtau, more bitevej[9]
nahia
Paska nij-e, more dhe krajlia – o he.
O erdh te kulla krali - si vetima
I dul para-o Fatime turkina:
- Mizhde kral-o për Gjidi Brahimin
At azgën, more në krali ma trimin.
- Hajt the çafën, moj turkin-e
ke(je)çe!
Sa ushtrin, more une e kam vra-e
Gjidi Brahimin s’ën e kam zën xhall-e
Shif
Fatimja kralit be po i ban-e:
Pasha Kriçin![10]-
o une e kam zan-e
O lidhët n'od, mor-oj un e ka(ja)m -e.
O kur më hini, mor, hej krali në
ku(ju)ll-e
Ej kur ma pa, lidhët gjalit këm e
du(ju)r-e
Shejf xhi bën, more, hej aj kral
kau(ju)r-e
Kur ma shef, more, hej gjalin në
xhu(ju)m-e
Po m'i kcen, more gjalit drejt në
gju(ju)-je
Po mi bjen, more me çizme në ba(ja)ll-e
O krejt për hundësh pija i ka dal-e, o,
he.
Gjidi Brahimin krali e ka ma(ja)r-e
Për me e vu, mor në kriç me e va(ja)r-e
Kejt ushtrin', more, aj e ka tubu(ju)-e
Pak pa e var, more aj i ka kallzu(ju)-e
Pak pa e pre, more gjalit i ka
tha(ja)n-e
- A po t'dhejmët, mor jeta me
dhë(jë)n-e?
- Nuk më dhejmët-o mu jeta me
dhë(jë)n-e
Po ni t'keç ma t'madh në zemër e
kë(jë)m-e
Për k'to petka baba xhi mi ka lë(jë)n-e
O t'keç ma t'madh un, besa qetër s’
kë(jë)m-e, o, he.
O nji rixha, o kral du me t’kërku(ju)-e
Nji rixha n'vend, mor ju me ma
çu(ju)-e.
Me i hjek mor,hej k’to petkat e
ba(ja)bës
Sa ka kën xhall baba në Jutbi(ji)n-e
Kur me xhak, more aj s'i ka përli(ji)-e
Ftejrën babës-o s'du me ja kori(ji)t-e.
Krali rajes-o nis me ba burni(ji)-je
Ene këmët-o gjalit ja ka zgi(ji)dh-e
Hek daullaumën e ja huëç tizlla(ja)ukët
Ja huëç prëngat e zinxhir't e
tra(ja)sh-e
O i erdh takati[11]
gjalit xhi ka pa(ja)s-e, o, he.
Hej, e t'ma huëç gjali, oj shpatën pi
bre(je)ezi
Ene kralit ia prev aske(je)rin
Kejt askerin-o aj ja ka faru(ju)-e
Vetëm krali mrejni për me pshtu(ju)-e
Shejfe gjali-o xhi kishte maru(ju)-e
Po m'i hipën në nji lis të na(ja)lt-e
Nji vërvele[12]
atit m'i ka dha(ja)n-e
Në nënt drina ati m'shel ishte
kë(jë)n-e
Tu nënt drinat ati i ka dërmu(ju)-e
Mori udhën ati tuj fjaru(ju)-e
Te Brahimi-o ati paska shku(ju)-e
Drejt te trejmi-o kali paska mri(ji)t-e
Drejt në shal', more gjali i ka k'ci(ji)-je.
O tuj fjaru-e gjali shkon mas ti(hi)-je,
o, he.
O kullës kralit gjali ju afru(ju)-e
E Fatimja kur e ka hetu(ju)-e
Drejt e n'kull ajo deshti me shku(ju)-e
Krejen krali asaj me ja p'shtu(ju)u-e
Gjidi Brahimi kur i ka bërti(ji)t-e
Mur't e kullës krejt-o tuj u
dri(ji)dh-e, o he:
- Ndalu shkin se ku po don me
shku(ju)-e!
Ma ngat kaurin ki a ma ngat mu(ju)-e
Prit se hakin kam me ta pagu(ju)-e
O t'u l’shu, more e në kull ka hi(ji)-e
Motër-shkinën-o, more e ka mri(ji)-e
E t'ja huëç, more ej krejën me
shpa(ja)t-e
Shejf xhi bën, more o aj krali
ngra(ja)t-e
Ish m'shel n'kull, more, sikur m'shilen
gra(ja)t-e.
Po nis gjali-o me zë tuj vika(ja)t-e:
-O ku ije, mor, o krajli i
Ra(ja)j's-e?!
O ku ije, o krali i shki(ji)nës?!
S'ki pas pun, more, me trejma
t'Jutbi(ji)nës!...
Me k'to fjal’-o, krali u idhnu(ju)-e
Drejt
te shpata dorën e ka çu(ju)-e
E ja nisi me za tuj vika(ja)t-e
E t'u nxhitën me trejmin shpat'për
shpa(ja)t-e
E t'na bahet nji muharebe[13]
gja(ja)t-e
Jo ma pak, more se nja shtat
saha(ja)t-e
Krejen kralit ia hoç me shpa(ja)t-e.
Të di krejet i çiti n'sexha(ja)d-e
O, një të kralit e një t'motrës
ma(ja)dhe.
N'këma dujçish krejet i ka shti(ji)-e
E serbes gjali niset drejt në
shpi(ji)-e
Ka mar udhën në shpi kur ka shku(ju)-e
Në kull t'vete trejmi kur ka shku(ju)-e
E lidh atin e hipi me pushu(ju)-e
Maj hambar-o dujçit i ka vu(ju)-e
Hini n'sob, mor nanën me e gjazmu(ju)-e
O shkoj në sob-o nanës me i
kallzu(ju)e, o, he.
O priti e foli nana e Gjidi Brahimit:
- Biri nanës - rremi trëndafi(ji)lit!
Bir-i nanës - k'put krejën e ba(ja)bës
Xhi m'bon drit-o si illi havajës
- O mor bir-o, -nëna m'i ka thë(jë)n-e
- Si ma lae bir-o motrën të(jë)nd-e?
- Shnosh e mir, nan' une e kam
lë(jë)n-e.
Nja di kungi selëm t'i ka dhë(jë)ne
N'dujçi varët maj hambar i kë(jë)m-e
E kur zdripi nëna posht' në lë(jë)m-e
Çudi t'madhe nëna po m'i bë(jë)n-e, o,
he
O nejsi gjali nanës me i kallxu(ju)-e
N'kull të kralit aj si ka luftu(ju)-e
En për motrën si e ka tradhtu(ju)-e
Nëna gjalit, more m’i ka thë(jë)n-e:
(Shëm haxhuze ene kjo m'ish kë(jë)n-e):
- Mir ja bëne çe k'saj kuçkës to(jo)n-e
Po si s'terdh keç, bir,- m'i ka
kallzu(ju)-e
-O kët shidet[14],
bir k’shtau me e shëmtu(ju)-e, o, he.
O me k'to fjal o gjali u idhnu(ju)-e:
- Mori nën, mori tej mi kofsh
mallku(ju)-e
- Mori nën-o gjali m'i ka thë(jë)n-e
- Hallall boma tëmlin xhi m'ki
dhë(jë)n-e
Me k'to fjal ti shaum më ke idhnu(ju)-e
Krejt dunjëjën, nan ma ki terru(ju)-e
Vorrin e babës, nan me ma poshtnu(ju)-e
Je bë laik[15],
nën’ krejen me t'shkurtu(ju)-e.
Gjidi Brahimi s'mundi me duru(ju)-e
Krejen nënës-o aj ja ka shkurtu(ju)-e
Se ka desht, more trejmin me
tradhtu(ju)-e
Hakin e babës gjali ka pagju(ju)-e
Për shpert t'babës-o gjali ka
luftu(ju)-e
E k'shu roj gjali, more njiqin
vje(je)t-e
O se luftoj-o, për vatën të vete, o,
he*.
Këndojnë:
Ferat Maliki, Malik Maliki, Ismailhaki Jusufi
dhe Mehmet Jusufi- f. Sllatinë – në vitin 1996. Shënoi,
S.E.
Forma e të kënduarit të këngës
Nga biseda ime e zhvilluar në vitin
1996, këngën “Gjidi Brahimi”, këta këngëtarë e kanë mësuar nga dajallarët e
tyre në vitet 6o-ta të shekullit XX, kurse më vonë e kanë përvetësuar tekstin
dhe melodinë (duke e kënduar vet bashkarisht) në formën dyzërëshe, me ç’rast- i
pari, Ferat Maliki, që e ka ditur
tekstin më mirë dhe, që ka zërin më kumbues, udhëheq me zërin e parë -
“hedhësi” , kurse tre këngëtarët tjerë:
Malik Maliki, Ismailhaki Jusufi dhe
Mehmet Jusufi - mbajnë zërin e dytë apo “mbajtësit”. Këngën e
këndojnë pa përcjelljen me instrumente, gjegjësisht, pa ndonjë vegël muzikore
apo “n’t’that”.
Disa të dhëna rreth rapsodëve sllatinasë:
1.FERAT MALIKI, lindur në Sllatinë (1924-2002). Ka
qenë murator. Ka patur të kryer shkollën fillore katërklasëshe në gjuhën
sërbo-kroate. Roli i Ferat Malikit në të kënduarit e këngës: Gjidi Brahimi, ka
qenë në pozicionin e zërit të parë, apo “hedhësit”.
2.MALIK MALIKI, lindur në Sllatinë në v. 1935 . Me
profesion ka qenë murator, kurse ka të mbaruar shkollën fillore
katërklasëshe. Roli i Malik Malikit në
të kënduarit e këngës: Gjidi Brahimi, ka qenë në pozicionin e zërit të dytë,
apo “mbajtësit”.
3.ISMAILAKI JUSUFI, lindur në Sllatinë në v.1946. Ka qenë
punëtor teknik në shkollën fillore të fshatit Neproshten. Ka të mbaruar
shkollën fillore. Roli i tij në të
kënduarit e këngës: Gjidi Brahimi, ka qenë në pozicionin e zërit të dytë, apo
“mbajtësit”.
4.MEMET JUSUFI, lindur në Sllatinë në v. 1947. Ka qenë punëtor teknik në shkollën fillore të fshatit Sllatinë. Ka të mbaruar shkollën e mesme teknike. Roli i tij në të kënduarit e këngës: Gjidi Brahimi, ka qenë në pozicionin e zërit të dytë, apo “mbajtësit”.
[1] mizliç – kuvend; aty ku mblidhen
burrat për të rrahur ndonjë problem
[2] jesir-të zënë rob (robëreshë)
[3] tizllaukët – lloj teshe për betejë
[4] dullaumë – lloj gëzofi
[5] hallajkat – shërbetoret; mëndeshat
[6] khëne – këtu; këndej
[7] havajës - qiellit
[8] i ka ra n’krie – e ka trullosur; e
ka dehur; e ka humb vetëdijen
[9] bitevej – an’embanë; gjithandej
[10] “pasha kriçin!” – Pasha Kryqin: (Pasi
motra e grabitun e ka pranuar edhe fenë e pushtuesit, ajo bën be edhe në bazë
të traditës së krishterë)
[11] takati – fuqia (e mëparshme)
[12] vërvele – thirrje e fuqishme
[13] muharebe - betejë
[14] shidet -madhështi
[15] laik – këtu: e ke merituar