Kulturë
Përparim Hysi: Nuk ka faj ai që "vret", por ai që"vritet"
E hene, 29.05.2023, 10:05 AM
Nuk ka faj ai që "vret", por ai që"vritet"
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Ndodh,
ndonjëherë, që ai që vret, nuk ka faj.Se fajin e ka ai që vritet. Brenda kësaj thëniejeje që nuk është as
racionale dhe as e ligjshme, është dhe ky tregimi im që, për të qenë i sinqert
me lexuesin, më tepër është një përjetim
lirik i një POETi. Sado që fjala"poet" është emër i përgjithshëm, unë
enkas e shkruaj me gërmë të madhe, se nuk dua që POETIT që ka jetuar këtë përjetim, mos i vë një emër
sinonomik. Poeti ka mbi 30-vjet që shkruan poezi lirike me motive të ndryshme
dhe, në tërësinë e tyre, poezia erotike
e tij, si të thuash vë domenin në gjithë vëlimet e tij me poezi. Disa që e
njohin prej kohësh, i thonë:-Je si Anakreonti i Greqisë së Lashtë dhe dikush
tjetër, si Esenini apo dhe si Lasgushi. Natyrshëm, edhe këndellet se, në fund
të fundit, nuk ka një njësi matëse në poezi. Por sa këndellet duke e krahasuar
me POETË të mëdhenj lirikë, por aq
shqetësohet dhe me gjembat që e shpojnë:ca nga zlia dhe, ca të tjerë që i
presin drutë shkurt, si:-Mboll, se nuk të ka lezet me moshën që ke;ose ca të
tjerë:-Ku ishe deri dje që nuk e hape gojën apo të ka ardhur goja me vonesë?
Poeti nuk merret me askënd prej tyre. Nuk është i ri që të shkruajë revan dhe,
po kështu, i ndërgjegjshëm për t'u
mbrojtur me politesë nga sulmet zilare apo të qëllimshme e, shpesh herë, sulme mediokre. Kur je krjues duhet të keshë
koracë të fortë mbrojtëse dhe mos bëhesh preh e sulmeve të parecedentë.
Por
midis këtyre sulmeve të drejtpërdrejta apo dhe prapa shpinës, ai sikur ndjen kënaqësi duke shkruar vargje.
Ai
e di mirë se njeriu siç të bën të mirën, ashtu të bën dhe të keqen dhe, sa ka
vënë re, në shumësi, predominon e keqja.
Sidoqoftë, me POETIN ndodh ai fenomen që ai e ka vënë si"moto" të
tij: shkruaj për qejfin tim dhe, mbi të gjitha, kështu "vras" kohën.
* *
*
Mesazhet
që shkëmben me miqtë, me lexuesit;me të njohur e të panjohur, shpesh bëhen si
motive që ai i kthen në vargje. Por ka mesazhe dhe mesazhe. Ka ndonjë mesazh që
jo vetëm nuk të lë rehat, por dhe të "prishë" dhe gjumin. Ja tek erdhi një syresh që e tronditi POETIN
që është rreth 80-vjeçar. Vërtet që betejat e tij qoftë lirike dhe, sidomos, erotike kanë mbaruar me
moshën, në mesengjerin e tij vjen një
mesazh i tillë që, unë po e sjell për lexuesit:
"...
unë jam Iksi që jo vetëm i pëlqej poezitë e tua, po u kthehem dhe u rikthehem
disa herë. Jo vetëm kaq: kam vendosur që të të gjejë kudo që të jesh dhe kam
për ta"gllabëruar" atë gojë dhe do të të mbajë peng, aq sa do të
kënaqem. E di që do të nxjerrësh njëmijë arsye, por unë dhe në bri të buallit
të futesh, do të gjej. dhe, mbasi të të
gjej, e di mirë se si do recitosh bri
meje. Nuk të lë asnjë alternativë tjetër dhe unë e bëra pjesën time.Tani jam në
pritje.Më trego vendin ku do takohemi e, siç kam hulumtuar, jetojmë të dy në
një qytet. Pres përgjigje dhe mos më bëj të recitoj poezinë e
Kadaresë"Jetojmë të dy në një qytet, sa mall që kemi, sa mall...
Poeti
u trondit. Qe një befasi pak e rrezikshme dhe me pasoja për të. Mëdyshej e
mëdyshej. Ishte në atë gjendje që është dikush, kur e thërresin në dyluftim.
Vërtet që ai ka përvojë për këto "beteja", por dikur dhe, kur
mendonte, se është përcjell njëherë e mirë me të tilla"beteja" ja tek
del, si nga fundi i dheut, IKSI që
pëlqen poezitë, por dhe POETIN. Poetit iu kujtua një proverb ARAB që
thotë:"Mos e kërko aventurën, por mos iu shmang asaj, në të daltë në rrugë". Mirë e ka
proverbi, por POETI ndihet i trembur. Dhe, më së fundi, ashtu si CEZARI që
bërtiti"Zaret u hodhën", e ftoi IKSIN në takim.
* *
*
Ajo
erdhi (iu kujtuan vargjet e NAIMIT:::"po vjen si pëllumb i shkruar",
por ky"pëllumbi i shkruar", siç mendonte ai, është si"qemania e Nastradinit" që
avazin e ka prapa. U takuan duke u përqafuar dhe, tek u ulën në hijen e një
palme, POETI filloi t'i bëjë portertin asaj që "do gllabëronte gojën e
tij". Veshur paksa hollë, ku, pothuajse, i "lexoheshin" nishanet
dhe, tek takuan gotat e birrës, ai skur
po e bënte këtë portret në vargje. Shkëmbyen"batuta"nga ato që i
shkonin këtij takimi dhe, kur POETI tha dy vargje nga GËTE:- Të tepërta rrobat në mes tonë... dhe kujtoi drejt
mesazhin, IKSI jo vetëm nuk e hëngri thatë, por sfidës iu përgjigj me
sfidë:"Një femër e zhveshur, është e armatosur, -thotë HYGOI. Poeti u
drithërua. Poeti i dhuroi librin e tij të fundit me poezi lirike, por IKSI,
sado e veshur, e mori prej dore POETIN dhe drejt tek dhoma e
saj, kur sot qe vetëm. Aty, sa hyri brenda, kaloi tek dhoma tjetër dhe erdhi
krejt e zhveshur, domethënë, e"armatosur". Hë, - i tha, - bëje atë
thotë GËTE:- A nuk the"Të tepërta rrobat në mes tonë".Dhe Poeti hoqi
rrobat. Më gjeti, -tha me vete, - si puna e atij priftit që kërceu nga belaja. Por
e"armatosura" nuk priti më:gati ia shqeu rrobat dhe si një panterë
sulmoi mbi "viktimën". "Beteja" vërtet qe e pabarabartë,
por të dy ranë të përpëlitur. Ndërsa ajo e rimori veten shpejt, Poeti mend
rrinte si i asfiksuar. I iu kujtua një
thënie popullore:-Mos u qethë me shelege, se të zë gërshëra". Qe një
gërshërë e rëndë për të, por ndonjëherë, si në këtë rastin tim, zuri të mbrohej
ai:-Nuk ka faj ai që"vret", por ai që vritet."
Tiranë, 28 maj 2023