E marte, 08.10.2024, 08:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhemaledin Salihu: Të adaptohet apo restaurohet objekti i Universitetit të Punëtorëve

E shtune, 27.05.2023, 07:52 PM


TË ADAPTOHET APO RESTAUROHET OBJEKTI I UNIVERSITETIT TË PUNËTORËVE

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Lidhur me postimin e Kastriot Saqipit për objektin e Universitetit të Punëtorëve në Preshevë po bëhet një polemikë në FCB. Me shumë arsye, shumica e polemizuesve e mbrojnë këtë objekt të vjetër kulturor-arsimor, i cili deri më vitin 1981 luajti këtë rol të rëndësishëm, sepse më shkurt të vitit 1981 e gjithë veprimtaria kulturore-arsimore kaloi në objektin e ri të Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica”, ku kjo veprimtari zhvillohet edhe sot.

Objekti i Universitetit të Punëtorëve në Preshevë, “Sokollana”(sallë gjimnastikore e sokolave) e mori emrin sipas Shoqërisë së Rinisë “Soko” në Jugosllavinë e Vjetër. Ajo pas Luftës së Dytë Botërore ishte ndërtesë e Universitetit të Punëtorëve dhe Shtëpisë së Kulturës, ku zhvilloheshin aktivitetet kulturore arsimore. “Sokollana” filloi të ndërtohet më 1934 me punë vullnetare e kontribute në të holla të zejtarëve dhe anëtarëve të Shoqërisë “Soko: nga Presheva/Slobodna rec, Vranje, od 02 jula 1993 godine.

Salla e Sokollanës u bë gati në dimrin e vitit 1938, kur u organizua program kulturo e argëtues nga zejtarët dhe anëtarët e Shoqërisë Rinore “Soko” nga Presheva, Bujanoci dhe Kumanova, ndërsa plotësisht u krye më 1939./Slobodna Rec, Vranje, od 2 jula 1999.godine apo Xh. Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999, f. 64 dhe 65/

Objekti i Universitetit të Punëtorëve në Preshevë

Pra, këtë objekt e ndërtuan mjeshtërit dhe tregtarët e Preshevës, duke dhënë kontribut në punë dhe në të holla, andaj edhe objekti i takon trashëgimisë kulturore ndërtimore të Preshevës dhe si i tillë duhet të ADAPTOHET APO RESTAUROHET, por të ruhet arkitektura e vjetër, e cila mund të zbukurohet me elemente të reja.

Në Preshevë, para shumë viteve u shkatërrua Hamami i Vjetër të Xhamia e Poshtme dhe u ndërtua një godinë banesash, e cila ka mund të ndërtohet gjithëkund, por jo në themelet e Hamamit të Vjetër. Pra u shkatërrua një objekt i vjetër, për të cilin tashti më nuk e kemi si objekt ndërtimor të trashëgimisë kulturore.

Kohëve të fundit, Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë vullnet dhe janë bë në shumë raste shkatërrues të trashëgimisë tonë kulturore: rasti i objektit të Universitetit të Punëtorëve, ku zhvillohej veprimtaria e bujshme bibliotekare, veprimtaria e kinemasë, veprimtaria e SHKA-së “Abdulla Krashnica”, veprimtaria kulturore-artsitike me koncerte e shfaqje të ndryshme dhe veprimtaria arsimore/lexo:Xhemaledin Salihu:”Kultura shqiptare në Preshevë “/, po shkatërrohet Kalaja e Preshevës, Teqja e Preshevës, Teqja e Tërrnavës, Varrezat e Krushqëve dhe Varrezat e Vjetra Ilire në Bukuroc e shumë asete të Trashëgimisë kulturore në Preshevë.

Arkitekti Kushtrim Nasufi ka hartuar një projekt adaptimi shumë të mirë të objketit të Universitetit të Preshevës, sa kam një informatë edhe Komuna e Preshevës ka hartuar një projekt adaptimi. Cilido prej këtyre projekteve që planifikon adaptimin ose restaurimin e këtij objekti është i mirëseardhur, vetëm e vetëm mos të shkatërrohet i tëri, sepse po e humbim trashëgiminë tonë kulturore, traditën tonë, të kaluarën tonë dhe historinë.

Projekti i Kushtrim Nasufit

Objekti i Universitetit të Punëtorëve patjetër të ruhet dhe të ADAPTOHET APO RESTAUROHET SI ËSHTË MË SË MIRI NGA PROJEKTET E PËRMENDURA.

TA RUAJMË E MBROJMË TRASHËGIMINË TONË KULTURORE TË PRESHEVËS.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora