Kulturë
Fatmir Halimi: Jahe Fida - Bekim Ibrahimi, mbi katër dekada në artin e muzikës
E shtune, 03.06.2023, 07:53 PM
VËSHTRIM RRETH LIBRIT MONOGRAFI PËR ARTISTIN E MADH BEKIM IBRAHIMI, “BEKIM IBRAHIMI- MBI KATËR DEKADA NË ARTIN E MUZIKËS” TË SHKRIMTARIT E POETIT JAHE FIDA
*Promovimi
i librit do të mbahet sot më: 01 qershor, .2023, ora 17.00, në Bibliotekën
kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, Prishtinë.)
Nga
Ma. Sc. FATMIR HALIMI
Libri
poetik i Jahe Fida “Bekim Ibrahimi- mbi katër dekada në artin e muzikës”
vjen
para lexuesve tanë si një buqetë me lule në këtë fillim vit. Ky libër e pasuron
bibliotekën tonë, e zbukuron pamjen dhe e shton koloritin e fjalës së bukur
artistike. Vetë titulli “Bekim Ibrahimi- mbi katër dekada në artin
e muzikës” është determinues
dhe intrigues për lexuesin dhe për dashamirin e shprehjes artistike, që
nënkupton se kemi të bëjmë me një vepër biografi, e shkruar ne zhanrin e
monografive letrare, që shpreh plot ndjesi, plot dashuri për atdheun, për
familjen, për individin, për punën, suksesin dhe të arriturat e individit në
art e kulturë, për individin artist i muzikës, që njëherit është edhe
ambasadori më i mirë i kombit tonë në arenën ndërkombëtare.
Libri biografil
për artistin Bekim Ibrahimi, i shkruar nga shkrimtari Jahe Fida përfaqëson
momente të ngjarjeve dhe përvojave jetësore të Bekimit për gjatë viteve, që
paskan lënë gjurmë në shpirtin e tij, andaj tani ne i shijojmë si metaforë e
përpunuar dhe si simbolikë letrare-artistike.
Duke e parë veprën
si tërsi, tipologjia e saj si shprehje e gjuhës
artistike, si metaforë dhe si simbol ka figurën e artistit, këngëtarit,
instrumentistit, e te biznismetit Bekim Ibrahimi e që të gjitha këto e
plotësojnë personalitetin e tij.
Prandaj si
konkludim për librin “Bekim Ibrahimi- mbi katër
dekada në artin e muzikës” mund të nxjerr se tematika e tij
është jeta e popullit tonë përgjithësisht në Kosovë, pasi që ngjarjet, të cilat
i trajton autori duke filluar nga fëmijëria e hershme e Bekimit, janë ngjarje
që i kemi përjetuar edhe ne, si p.sh. demonstratat e vitit 1989, okupimi i
hekurt i Kosovës pas viti 1990, helmimet e nxënëseve nëpër shkolla, e që Bekimi
atë kohë ishte maturantë, mandej mbyllja e shkollave të mesme dhe të
fakulteteve, e që Bekimi ishte student në fillimet e tij të mjekësisë, gjë që
kjo mbyllje për të dhe për shumë student të gjeneratës së tij bëhet shkak që të
emigrojnë në vendet perëndimore. Prandaj mund të them se të gjitha këto e
përmbushin në njëfarë forme historinë tonë, historinë e popullit tonë nën
okupim, e që me këtë histori është i lidhur ngushtë edhe fati i artistit tonë, Bekim Ibrahimi.
Kur ta
lexojmë librin e Jahe Fida si tërësi, ne do të mësojmë shumë për këngëtarin
Bekim Ibrahimi, jo vetëm se do të njihemi me Bekimin si artist, por edhe me
Bekimin jashtë artit të muzikës, pra me jetën e Bekimit si fëmijë, si nxënës,
si adoleshent, si çapkën, si
bashkëshort, si prind, si sportist dhe si biznesmen.
Sipas
autorit të librit Fida, shkrimi i librit fillon pikërisht nga jeta artistike,
por libri përmban edhe materiale nga jeta jashtë artit. Dhe pjesa jashtë artit,
besoj se është e vlefshme për lexuesit, jo thjeshtë si kuriozitet, por edhe për
atë çka afrohet nga jeta e tij dhe nga ajo se si i paraqes ngjarjet autori.
Libri në përbërjen të tij, dhe siç e cek edhe autori i monografisë Jahe Fida ka këtë përmbajtje kronologjike:
-BEKIMI
DHE JETA E TIJ JASHTË ARTIT - Kush është Bekim Ibrahimi (Një prezantim fare i
shkurtër i tij)
Jeta e
Bekim Ibrahimit jashtë artit (jeta që nga koha e fëmijërisë e deri më sot)
-MBI
KATËR DEKADA NË ARTIN E MUZIKËS - Jeta artistike e Bekimit
nga
viti 1991 deri në vitin 2010, me të gjitha arritjes e tij si artist dhe si
drejtues i grupit “Korabi “. Jeta e
muzikës në lokalet në Zvicër, jeta e krijimtarisë së tij artistike dhe nxjerrja
e albumeve të para muzikore, prezantimi në publikë dhe masmedia, futja e tij në
tregun muzikor etj.
Rikthimi
i Bekimit si llavë vullkani në artin e muzikës, pikërisht në kohën kur bota u
futë në tmerrin pandemik të CORONA VURUSIT (COVID 19-të). Këtu trajtohen Këngët
e reja të Bekimit, pikërisht në këtë kohë të pandemisë.
-TË
TJERËT PËR BEKIMIN – se Jahe Fida është një mjeshtër i fjalës dhe i
shkrimit
përgjithësitë vërehet edhe te ky kapitull, ku ai i lë të lirë të shprehen edhe
të tjerët për Bekimin, duke filluar nga prindërit e tij, mandej dy djemtë dhe
bashkëshortja e tij. Rrëfimi për Bekimin këtu vazhdon edhe me miqtë e tij të
shumtë, por edhe nga kolegët e tij këngëtar, artistë, producentë aktorë, pra
këtu flasin të gjithë njerëzit e artit dhe të kulturës shqiptare
përgjithësisht.
Fëmijëria dhe arti i Bekimit deri në shkollën e mesme. Këtu jepen shumë materiale, histori, ngjarje artistike të njerëzve artist, mësues e shokë që e njohën Bekimin deri në kohën kur ai emigroi për në Zvicër, ku jeton edhe sot.
-BEKIMI DHE MASMEDIA -Një vend të
rëndësishëm zënë opinionet e të
tjerëve për artistin Bekim Ibrahimi. Brenda kësaj kaptine është edhe një analizë të shkurtër e shkrimtarit Fida mbi sukseset dhe vlerat e artit të Bekim Ibrahimi në muzikë.
Autorit Jahe Fida i uroj të mos ndalet së shkruari, që edhe në të ardhme të na sjellë libra me kaq ndjesi e frymëzim të ri.