Kulturë
Hivzi Muharremi: Fryma e introduktit simbolik
E diele, 04.06.2023, 05:59 PM
FRYMA E INTRODUKTIT SIMBOLIK
Motive
e imazhe autoktone nga eksponatet e zbuluara Ilire.
Me
rastin e hapjes së ekspozitës përsonale të grafistes, profesoreshes, Albulena
Bilalli në qytetin e Zarës në Kroaci. Kjo ekspozitë është hapur me rastin e
Manifestimit: Ditët e Kulturës Arbëneshe, “Zonja Jonë e Loretos”, ku i
përkushtohet përkujtimit të 297 – vjetorit të arrdhjes së arbëneshëve në
rrethinat e Zarrës.
Nga
Prof. Dr. Hivzi Muharremi
Padyshim,
dita e hapjes të një evinimenti të tillë artistik, ekspozitës përsonale me
imazhe dhe motive nga trashëgimia kulturo-historike nga periudha e hershme të
eksponateve të zbuluara në lokacione të ndryshme të vendbanimeve ilire të cilët
ishin të parët për nga qëndrimi dhe realizimit të veprave të shumta artistike
që kanë mbetur si dëshmi për një kohë të kaluar e që në esencë shpërfaqin
vlerat e vërteta të periudhave të ndryshme historike ku kanë jetuar dhe vepruar
në hapësirat europiane dhe të gadishullit Ilirik. Pikërisht, kjo datë e
manifestimit është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për artin shqiptar, por,
për vetë artisten e cila një kohë të gjatë është duke u marrë me trajtimin e
temave ilire, nga periudha më e hershme e bronxit e deri tek ajo e rilindjës,
ku arti dhe kultura e arrijnë pikën kulmore të vlerave të njëmendta artistike e
figurative.
Artistja
Albulena Bilalli edhepse ishte e brymosur me motive dhe imazhe nga ambienti
përkatësisht nënqielli kosovarë, ku kryesisht është marrë me realizim të temave
akademike-shkollore nga spektri i imazheve kosovare, Por krahas atye imazheve
autorja ka qenë e frymëzuar me spektrin e gjerë të motiveve Ilire sidomos të
simboleve ilire që kryesisht identifikoheshin me diellin, delfinët, gjarprin,
spirale, tipografi të ndryshme, ornamente e shumë simbole të tjera të natyrës,
si dhe me simbolikën e veshjeve tradicionale. Përveq këtyre frymëzimeve autorja
me përkushtim të madh i ka realizuar edhe trajtimin e imazheve nga “Simbolet”
dhe “Monedhat Ilire” në teknikën e kombinuar digjitale. Kompozimet më të
njohura nga cikli i “Monedhave” vecohen: “Monedhë Dardane, Zoti Apollo”,
sinonim i mashkullit ideal, monedhë e mbretit Monounios – Durrës; monedhë
“Triton”- Koka e Apollos; Laurete- Koka e Apollos e shumë fletëgrafika të tjera
të realizuara nga Albulena Bilalli me një pedantëri dhe invencion artistik
figurativ ku artistja është orvatur që tërë atë thesar kulturore nga e kaluara
të stërgjyshërve tonë iliro pellazgë ta mbarshtroj dhe ta jetësoj në tërë
opusin e saj krijues. Posacërisht Albulena Bilalli, që në kohën e fundit me një
pasion dhe përkushtim të madh është duke iu qasur krijimtarisë së saj artistike
në fushën e artit grafik.
Pra,
për t’i prezantuar këto kompozime me imazhe dhe motive ilire, autorja kryesisht
shërbehet me elementet simbolike që nga lashtësia të cilët ngërthejnë në vete
një histori të vërtetë, një dëshmi të periudhave historike gjatë periudhës Perandorike
ilire, me një shtrirje të gjerë dhe me një specifikë të vecantë zhvillimore të
segmenteve artistike të shtatëdhjetë e më shumë fiseve ilire që përbënin
tërësinë e Perandorisë ilire.
Ekspozita
në në bibliotekën “Aleksander Stipeviq”, në Arbasan të Zarës, pjesë nga katlaogu
i ekspozitës (foto ilustrim)