Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Mbrëmje Gala dhe Paradë madhështore nga Rrënjët Shqiptare në 15-të Vjetorin e saj
E diele, 11.06.2023, 06:58 PM
Mbrëmje Gala dhe Paradë madhështore nga Rrrënjët Shqiptare në 15-të Vjetorin e saj
Nga
Keze Kozeta Zylo
Qindra
shqiptarë u mblodhën në Riverside Church në Manhattan për të festuar 15
Vjetorin e Organizatës së mirënjohur “Rënjët Shqiptare” të krijuar në Diasporë
me President
z.Marko
Kepi. Është krenari që si media si TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” që operojnë
në të gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe në Online kanë qenë prezente që në vitin e
pare të saj dhe kanë parakaluar madhërisht për 15 vjet rresht në
Manhattan. Janë rrënjët tona që na
mbajnë fort, rrënjë që nuk shkulen kurrë, sepse kanë në gjak, gjakun e Arbërit,
gjakun e Dardanisë, gjakun e Gjergj Kastriot Skënderbeut, gjakun e Ismail
Qemalit dhe të Adem Jasharit.
Mbrëmja
Gala dhe Parada iu përkushtua Lidhjes së Prizrenit në 145 Vjetorin e saj. Ishte
një natë mrekullisht shqip. Në këto dy
ditë u promovuan vlerat tona kombëtare, traditat e mrekullueshme, veshjet tona
kombëtare si dhe mjaft personalitete të shquara amerikane dhe shqiptare nderuan
me pjesëmarrjen e tyre.
Darkën
e moderoi gazetarja e mirënjohur dhe plot preofesionalizëm Kozeta Turishta ish
gazetare ne TV Top Chanel në Tiranë. Ajo
mbajti ndezur atmosferën festive për disa orë me zërin e saj, komunikimin e
ngrohtë me publikun dhe mesazhet përcjellëse.
Darkën
e bekoi Baba Eliton nga Teqeja Bektashiane e Detroitit.
Të
gjithë pjesëmarrësit u çuan në këmbë për të shoqëruar Himnet kombëtare
amerikane dhe shqiptare. Hymnin kombëtar
shqiptar e interpretoi Gezim Nika Mjeshtër i Madh.
Nderonin
me pjesëmarrjen e tyre Princ Leka Zogu i shqiptarëve i cili i përshëndeti të
pranishmit plot dashuri dhe kulturë dhe tha ta ruajmë fort Kombin, gjuhën dhe
traditat tona të mrekullueshme.
Nderonte
gjithashtu me pjesëmarrjen e tij z. Blerim Reka, Konsulli i Përgjithshem i
Republikës së Kosovës në New York.
Per
historikun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që Rrënjët këtë vit ia kushtonin
asaj,
foli
Dr. Paulin Marku.
Fjalimi
i ish-kreut te Bashkisë së Nju-Jorkut, Rudy Giuliani, i zgjedhur si personi i
vitit per vitin 2001 elektrizoi te pranishmit ne 15 Vjetorin e Organizates
"Rrënjët Shqiptare" me president z. Marko Kepi.
Z.
Gjuliani ndau disa momente në takimet e tij me Shenjtoren Nënë Tereza të cilën
e kishte takuar katër herë. Z. Guliani
kishte vizituar Shqipërinë. Ai kishte
takuar iranianët të cilët janë strehuar në Shqipëri për t'u mbrojtur nga regjimi
diktatorial iranian.
Z.
Guliani u nderua me çmimin e lartë të Nënë Terezës dhënë nga z. Marko Kepi
shoqëruar nga Arbërie Hadërgjonaj.
Z.
Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” vlerësoi lart punën e z. Marko Kepi dhe të
Rrënjëve Shqiptare.
Gazetarja
e mirënjohur Newsmax Lidia Curanaj ishte e pranishme në këtë aktivitet
madhështor dhe tha se ndjehej krenare që ishte shqiptare, njëkohësisht po aq
krenare për ëndrrën e realizuar të saj që ia kishte dhënë Amerika i vetme shtet
democrat në botë.
Nderonin
me pjesëmarrjen e tyre edhe politikani dhe deputeti i Parlamentit Shqiptar
Agron Shehaj.
Z.
Tahir Mudhedini kryetar i PDIU-s ish deputet në Parlamentin Shqiptar dhe foli
me krenari për Çamërinë nga janë dhe rrënjët e tij.
Gazetari
dhe shkrimtari i njohur per TV Klan Blendi Fevziu filmuan, intervistuan. Ata kishin ardhur enkas për të mbuluar këtë
dy aktivitete të cilat u realizuan në dy ditë rresht në Kryeqytetin e botës në
Manhattan.
Familja
e Gëzim dhe Angjelina Nikës Mjeshtra të mëdhenj u vlerësuan me çmim të veçantë
si Familja e Vitit, pasi ata kanë dhënë një kontribut të vyer për Diasporën,
Rrënjët Shqiptare. Fëmijët e tij
simpatik si dy vajzat dhe djali kanë punuar fort vullnetarisht për 15 vjet në
Rrënjët Shqiptare.
Përshëndetën
nga ekrani dy Kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës, z. Edi Rama dhe z.
Albin Kurti.
Z.
Marko Kepi çmoi lart të gjithë Marshallët e Paradës që nga viti i parë i saj,
ata ishin Tahir Muhedini, Ismet Kurti, Mark Gjonaj, Lisa Milicaj, Marty Golden,
Joe DioGuardi, Ramush Haradinaj, Marin Mema, Belul Qoku dhe për 2023 Princ
Leka.
U
vlerësuan nga Rrënjët me çmime mirënjohjeje si shoqatat: Kraja, Struga, Rozafa,
Ulqini, Vatra etj.
U
vlerësuan për kontribut të vyer për Rrënjët si Myzi Alija, Afërdita Delaj,
Ervin Toro, stafi i “Albania Roots” si Kledi Roda, Fatime Dukova, Arkelino
Hila, Herta Hada, Megi Rona.
Zonja
Turishta falënderoi mediet që merrnin pjese në sallë si TV “Alba Life” me
president dhe themelues z. Qemal Zylo, TV Klan me z. Blendi Fevziu .
Ajo
gjithashtu shprehu mirënjohjen për Tringa Jewelry, Elizabeta Luma dekorin,
Store Castle Wine, Peter Lucaj për ushqimet etj.
Performuan
mjeshtërisht grupi Rozafati me koreografen Mjeshtren e Madhe Angjelina Nika si
dhe grupi i valleve “Rrënjët Shqipare”.
Pjsëmarrësit
u argëtuan me këngëtarët si Gëzim Nika Mjeshtër i Madh, Arbërie Hadërgjonaj,
Nora Muhaxheri, Ardit Cuni, Viola Kunora, Isli Ademi etj nën shoqërimin e
DJ
Edi.
Parada Shqiptare 2023
Është
krenari që Parada sivjet iu përkushtua Lidhjes së Prizrenit të udhëhequr nga
Abdyl Frashëri biri i një familjeje të madhe kombëtare. Kjo Lidhje u mbajt në qytetin historik të
Prizrenit ku Burrat e mëdhenj u bënë bashkë për Komb e për Flamur! Pra këto rrënjë që shtrihen kudo në gjithë
rruzullin ku ka shqiptarë nuk do të kalben kurrë, por do të përhapen se janë
rrënjët e Nënë Terezës dhe të Gjergjit të madh.
Më
10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur
delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës,
Manastirit, Janinës dhe Kosovës.
Një
nga fjalimet që frymëzoi atdhetarët ishte ai i Abdyl Frashërit: “Qëllimi i
Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën
shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë
gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.
E
sjellë këtë fakt se sa fort ka punuar atdhetari Marko Kepi bashkë me stafin e
tij për të promovuar kulturën, historinë, traditat dhe pë të mbrojtur trojet
tona të të parëve.
Kurre
mos u ndalni Marko Kepi, kurrë mos u ndalni ju të rinj, kurrë mos u ndalni për
Atdheun e të parëve, sepse këtë mundësi e jep Amerika, shtëpia jonë e dytë,
Amerika vendi më demokratik në botë!
Zyrtarisht
z. Marko Kepi deklaroi si Marshall të Paradës 2023 Princin Leka i cili
përshëndeti të pranishmit dhe e vlerësoi lart Diasporën Shqiptaro Amerikane.
Hymni
Kombëtar Shqiptar u intepretua nga Gëzim Nika Mjeshtër i Madh.
Shfaqën
programin me plot profesionalizëm grupet e valleve si Rozafati, Rrënjët
Shqiptare, Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, Barbana, Rugova,
Grupi i Valleve nga Qendra Kulturore Shqiptare në Riverdale New Jersey etj.
Në
këtë Paradë morën pjesë mjaft shoqata si Federata Panshqiptare Vatra me kryetar
Dr. Elmi Berisha, Albanian Amerikan Law Enforcment, Ana e Malit, Kraja Ulqini,
Plavë Gucia, Albanian Excellence, Rozafa etj
Shqiptarët
sic do vit mbushën rrugët e Manhatanit me veshjet kuq e zi simbolet kombëtare
dhe me kulturë parakaluan në 45 Street 5th Avenue.
Gëzuar
15 Vjetorin Rrënjët Shqiptare!
Gëzuar
Marko Kepi!
TV
Alba Life së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur për mbrëmjen Gala si
dhe Paradën 2023 dhe do ta transmetojë në kanalet televizive.
10 Qershor, 2023
Manhattan, New York