Kulturë
Ilir Muharremi: Siluetë e shkallëve të teatrit
E hene, 12.06.2023, 07:55 PM
Siluetë
e shkallëve të teatrit
Nga
Ilir Muharremi
Siluetë
e shkallëvë të teatrit. Ishim të ri, tepër të ri. Qeshnim sa askush më shumë.
Qeshnim edhe kur nuk duhet të qeshnim. Takimi i parë. Energji pa fjalë, ndjenjë
ndoshta jo arsye, punë e madhe, ishim të ri. Kthim në një kohë që as vetja ime
s’ka forcë ta jetoj më, nuk duhet të arsyetohet pse. Dhimbja pikturon
retrospektivën. Sa shumë dhimbje aq më e lartë është e kaluara. Nostalgjia
simfoni dehje sepse veç gotat e verës së bardhë e kuptojnë, as unë madje edhe
pse nëpër vena të mija gjaku lundron me verën e bardh.
Ndjehu
rehat zemër sepse çdo fjali tani është e thellë. Rehat sikur dytë të dehur tapë, muzikë,
këndim pa nacionalitet, muzike simfoni me plot ngjyra, art, shpirt dhe jetë. Pi
zemër, pi bashkë me mua si energji nostalgjike nga kaltërisa e qiellit që
vështronim horizontin e skuqur, e dielli dukej si një njollë portokalli. Të
kujtohet, tani reflektimi i dritës së diellit sikur te impresionistët. Po zemër
e di që e kujton edhe ti. Rinia jonë u
tretë më gotën e verës dhe birrës zemër.
E
lindur je për mua, tekstet e mia gjithmonë të sfidonin, isha mburojë ndaj
shtregnatës, ende ëndroj fytyrën tënde, tash më mungon shumë. Porttrei yt pikturohet në mendjen time, por e
lindur je me të dashtë unë, gjykimi vendos të të humbas. Ti lufton shumë si
luaneshë, unë statikë, kurvë mashkull, të tjerat më dashurojnë, ndjejë një
llojë rinie inekzistente besoj vetëm në çastin zemër, prapë jam humbës sepse je
e lindur të të dua, por gjykimi është të të humbas, të humba nga vet faji im
lakmitar sepse jemi kafshë e kafsha është tradhtare. Tash vetëm dua këtë
dhimbje ta fshijë, në heshtje pijë shumë verë të bardh, por u binda që s’ka dashuri
pa ty e dashur, besom , s’ka dashuri pa ty, po çmendem dhe krejt jetën time e
kujtoj brenda kësaj gote qelqi. Nuk ka
dashuri pa ty dashuri, vështirë ecën çdo çast pa ty zemër, kuptom. Akënd spo
mund ta dashuroj siluetë e shkallëve të teatrit.
Në
sy e fsheh dhimbjen të cilën e vërejn të gjithë, pijë për ta harruar, por
dëshira shtohet më shumë për të. Nën tingujt e muzikës dhe këngës e kaloj më
shpejt kohën, por vendet e përbashkëta i kujtoj. Ti je më e lënduar se unë,
zemra të është copëtuar krejt, vetëm shpirti tashmë të mbijeton nga unë e
dashur. Jam një i pavlerë në kuptimin e dashurisë. Nuk kam ditur të të trajtoj
kurrë e kjo më dhemb shumë, besom. Mos qaj se bukur të rrjedhin lotët nëpër
mollëza të faqeve, qaforet tashmë i hedh në baltë, ke të drejtë, sepse dikur
isha i joti e tashmë tretem brenda vetes. Mos qaj edhe pse lotët duken bukur në
faqe tua zemër. Mos qaj, sinqerisht ta them, mos derdh lotë për askënd sepse as
unë e as kush nuk i meriton lotët e tua. Vuaj për fajet e mija dhe mos më shkatërro
më se as për veten time më nuk di asgjë, në zemrën time ka shumë dashuri për
ty, përjetësisht e dashur. Nuk dua të jem poet i dashurisë, e as i sëmurë nga
dashuria, por dashuria jote më dridh, unë pajtohem me të gjitha kërkesat e tua,
vetëm eja te unë të ndjej aromën e trupit nëpër qarqafë e dashur. Mos më thyej
më sepse mjaftë jam i thyer me mungesën tënde. Nuk ka dashuri pa ty e dashur,
çmendem pa ty, jeta e vështirë dhe çastet plaken ngadalë pa fytyrën tënde
rrumbullake zemër.
E
pranoj të kam tradhtuar sa herë të më jepej rasti e dashur, njëra ishte bionde,
trup të bukur, tjera flokë të zi pak e plotë, ndërsa tjetra vishej firmato,
kujdesej për veten. Njëra ishte pak e çmendur, liria e saj më pëlqente. Kjo me
flokë gërshetë fliste shumë. Kjo me flokë të shkurtëra e kishte tonalitetin e
lartë të zërit. Ishin shumë pak më kujtohen.
Të
kujtojet pranë këtij turpi tim të zinte gjumi, të kujtohet, e tash dashuria ime
të pengon, rinia jonë u zhduk. Vështirë ta dashuroj dikënd tjetër. Nuk të kam
merituar, thjeshtë e dashur vonë e kam kuptuar sikur bixhozinjtë e dështuar të
cilët i haxhojnë te gjitha letrat. Sinqeriteti im ishte sikur i një palaço i
lyer me bojë dhe buzëqeshje fallco. Të ndjeja në zemër, nuk e di as vet pse të
sulmova e dashur, të coptova, të thyeja, tash e kuptoj që ti prapë ngrohtësi
gjen te unë, prehjen e ke në afshin dhe shtregimin tim, shpirt.
Bashkëjetuam,
kurorëzimin e besuam vetëm në shpirt, shpirti nuk na tradhtoj, zemra po, mendja
lozi karakterin e vet te mbrapsht, dashuri kthimi për hir të kurorzimit që
tregon kapitalizëm dhe jetë zyrtare e jo fuqi të artit. Besoja që asgjë nuk të
kthen, u stepa pasi një copë letër dhe një vulë me disa nene vlejnë më shumë se
shpirti. Jeta është gjethe dhe fryma e lëviz, andaj dashuria jonë u bë pjalmë e
papirus modern e dashur. Kërkon besim te letra e jo te zemra sepse është shuar,
letra ta premton përjetësinë. Besnikëria dhe morali janë te ligjet sepse
ndëshkohen, çdo imoralist ndëshkohet nga vetja e jo nga ligji, nuk ka ligj mbi
dashurinë sepse vet dashuria është ligj absolut, nuk lë hapësirë për tu
koorigjuar.
Jam
i ndërgjegjshëm nuk të mashtroj, nuk kam qenë mashtrues sepse mashtruesit nuk
ndryshojnë zanati i tyre është të mashtrojnë. Unë të dua e dashur. E kisha pak
në zemër ti koleksionoja femrat sepse kjo nënkupton të jetoj pak në të kalaurën
ti portretizoja. E di zemër, je grua e pasionuar dhe je nënë, zemra jote është
e tharë e larguar nga bota, je bërë ndjenjë e vetme, qenie e vetme, fytyrë e
vetme je gllabëruar. E unë veprova në të kundërtën, vëra në lëvizje dashurinë
tonë ndjehesha çlirues u bëra një hiç, nuk
e kuptova vlerën dhe forcën e një nëne dhe gruaje. Mund të flas edhe për
dashurinë tonë dhe çka quaj unë dashuri, përzierje dashire, dhembshurie,
mirëkuptimi, kjo është zemër. Ndoshta
kjo nuk tingëllon njëjtë për ty e dashur ose për dikënd tjetër. Këtë
përvojë nuk e e radhite te të gjtha përvojat.