Mendime
Nue Oroshi: Turri i parahistorianëve për ta shkruar historinë dhe për ta rifallisfikuar atë
E hene, 23.01.2023, 07:55 PM
Turri i parahistorianëve për ta shkruar historinë dhe për ta rifallisfikuar atë
Nga
Nue Oroshi
Shqipëria, Kosova, viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe
atdhetare kohëve të fundit është duke u ballafaquar me shumë
paradokse, anomali dhe gjëra të ndryshmë saqë është e vështirë që
lexuesi i vemendeshem të kuptoj se pse ndodhin këto gjëra. Njëra ndër anomalitë
që është duke ndodhur kohëve të fundit është edhe vrapi apo turri i disa
parahistorianëve që as që dinë ta ndajnë periodizimin e historisë por që
deshirojnë ta shkruajnë atë. E për qudi ata parahistorianë me profesione të
dështuara ju kanë futur shkruarjes së historisë duke menduar se historia është
një përrallë apo një lojë fëmijesh hu – hu, baba- hu, merr magarin e shko për
dru.Harrojnë para historianët se historia duhet të shkruhet me gjuhën e fakteve
nga të dhëënat arkivore, nga burimet e dorës se parë që është arkiva, burimet e
dorës se dytë që është literatura dhe burimet e dorës se tretë që janë dëshmitë
e të gjallëve për përjetimet që ju kanë ndodhur ku në rastin e hershëm ku
përfshihet mesjeta, koha e re apo ndonjë periudhë tjetër një rol të rëndësishem
e kanë luajtur edhe kronikat , ku kronikanët shpeshherë kanë qenë edhe të
njëanshem me faktin se cilit popull i ka takuar dhe shpeshherë e kanë
shkruajtur për popullin e vet gjithmonë mirë kurse për popujt tjerë apo
kundershtarët e luftës keq. E keqja qëndron edhe në faktin se disa
parahistorianë me profesione berbera,ingjiniera apo peshkatarë janë aq
këmbngulës në shkrimet e tyre sa ta merr mendja se jau kalojnë edhe
historianeve të vërtetë që terë jetën ja kanë kushtuar shkencës. Këta të mjerë
ka ndodhur që ndonjëra apo ndonjëri të din ndonjë gjuhë të huaj ku marrin dhë i
përshtatin mendimet e të tjerve ashtu siç ju kuvendojnë atyre dhe ja
u shkrua historia. U shkrua Historia thonë të gjorët se edhe periudhën e
ripushtimit të Kosovës dhe viseve tjera etnike e shikojnë si normale. Harrojnë
se Kosova dhe viset e tjera etnike i humbën mbi 47300 shqiptarë atdhetar.
Harrojnë se u vranë dhe u masakruan familje të tëra shqiptare. Po i japim vetëm
dy raste nga mijëra të tilla:´´ Familja Bardhecaj më, 5 janar të vitit
1945 e pësoj një masakër që dinë ta bëjnë vetëm kriminelët partizano-çetnikë të
cilët në pamundësi që të përballën me luftëtarin e lirisë Rexhep Halit Bardhecaj
në shenjë hakmarrje ja vrau komplet familjën prej 6 muajsh e deri
në 50 vjeç.Pas lufte me qetniko partizan, Rexhepi u tërheq ngadalë pasi ishte i
plagosur e takon Ali Mustafë Murselajn, i cili i ndihmon të afrohet të Lluga e
Bardhecëve. I thotë Aliut të afrohet të shtëpia dhe ti lajmëroj familjarët që
të ikin ka të mundën sepse unë kam luftuar kundër tyre prandaj ju pushkatojnë
të gjithëve. Por ishte vonë sepse ushtarët partizan te Fadil Hoxhes kishin
mbërri të shtëpia dhe i nxjerrin 11 anëtarët e familjes përfshirë këtu edhe një
fëmijë të moshës 6 mujore. Komisari partizan e merr djepin me fëmijë e ngritë
në ajër dhe zbrazë 24 plumba në të. Ky djep i bërë shoshë nga breshëri plumbash
të një komisari mizor është ruajtur nga familja deri në luftën e fundit
(1998-1999), ku është djegur bashkë me kullën e Bardhecëve.
Me
këtë rast u pushkatuan:
Selman
Halit Bardhecaj, vëllau i Rexhepit, 50 vjeçar,
Tima
Bardhecaj, gruaja e Selmanit, 45 vjeçare,
Fatime
Bardhecaj, vajza e Selmanit, 2 vjeçare,
Shaban
Bardhecaj, djali i Selmanit, 17 vjeçar,
Fazë
Bardhecaj, gruaja e Rexhepit, 48 vjeçare,
Halit
Bardhecaj, djali i Rexhepit, 7 vjeçar,
Sadik
Bardhecaj, djali i Rexhepit 5 vjeçar,
Hala
Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 18 vjeçare,
Sofa
Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 3 vjeçare,
Mejreme
Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 3 vjeçare
Fatime
Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 2 vjeçare,
Vasa
Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 6 muajshe, në djep.
Ka
shpëtuar vetëm Hyla, vajza e Selmanit, 15 vjeçare, e cila ka arritë të ikte dhe
të futet nën urë të Jazit ku ka qëndruar 24 orë. Pastaj ikën në fshatin Cerrcë,
tek daja Tahir Bujupi.
Një
rast tjetër shumë i dhimshem është edhe ai i djegies së djalit të vëllaut të
Ndue Përlleshit atdhetarit Zef Përlleshit .
Zefi
kishte vetëm një djalë Tomën. Pas dy - tre ditësh që doli në mal Ndou me dy
vëllezërit Hilin dhe Zefin në Paskalicë erdhi ushtria partizane e Brigadës së
VII të Shaban Haxhisë e cila ja futi zjarrin shtëpisë së Ndue
Përlleshit duke e nxjerr jashtë familjen dhe gjitha gjesendet tjera.
Në këtë shtëpi u dogj për se gjalli djali Toma që ishte foshnje në djep dhe që
ishte i vetmi fëmijë që i kishte jetuar Zef Përlleshit për faktin se
9 të tjerë i kishin vdekur ndersa Zef Përlleshi u vra në vitin 1945 në fshatin
Volljakë të Klinës i cili ishte në roje të çetës se Ndout i
cili u hetua nga Brigada serbo-qetnike partizane që erdhi nga gryka e Mirushës
dhe u qëllua me armë snajperkë dhe u vra në vend.
Këtu shihet vrazhdësia e regjimit kriminal komunist i
cili në pamundësi që të luftoj ballë për ballë me forcat atdhetare nacionaliste
që udhëhiqeshin prej Ndue Përlleshit e bënte luftën më të papastër që njeh
historia e njerëzimit duke kallur shtëpi e kulla dhe duke djegur fëmijë mbrenda
këtyre kullave siç ishte rasti i djeg'jës së kullës së Ndue Përlleshit dhe
si pasojë e kësaj djeg'je që ja bënë forcat kriminale partizane të Shaban
Haxhisë që kishin ardhur t'iu ndimojnë serbëve për t'ia kthye sërish Kosovën,
Serbisë la pa pasardhës familjen e vëllait të Ndue Përlleshit ,Zef Përlleshin
rreth këtyre ngjarjeve gjatë një interviste të dhënë kohë më parë
vëllai i Ndue Përlleshit, Hili ai nder të tjera kur e shpjegon rezistencën
antikomuniste të Ndue Përlleshit do të përgjigjet kështu:''A nuk e kupton
luftën vëlla-vrasëse? A nuk e kupton t'i luftën e shqiptarit kundër shqiptarit?
Për hesape të huaja. Kush i mobilizoj të rinjët nga Dukagjini e
Drenica për Istri dhe Srem?''
Këtyre
pyetjeve sigurisht do t'iu përgjigjet Fadil Hoxha. E në pyetjën e gazetarit se
kush qëndron pas akteve në fjalë Hil Përlleshi përgjigjet:''Kush tjetër pos
partizaneve shqiptarë të indoktrinuar e të veshur me të kuqe. Kush
tjetër pos partizaneve (vëllezërve) tanë dorë për dorë të vëllazëruar e të
bashkuar me serbët e malazezët. Partizanët e Enverit vranë në
vitin 1943 Patër Lorenc Mazrekun dhe Prenkë Prend Ademin. Me 1945 vranë Pjeter
Jakun,Llesh Gjonin, Pren Laskun, Martin Qunin, Mark Sadrin, Ndue Mark Doden,
Dakë Beqirin, Zef Pren Kolën, Mark Pren Gjinin, Tomë Gjinin, Pjetër Tomën, Mark
Zefin, Hasan Shalën, Shaban Sadik Ramën, Lazër Berishën, Patër Bernard Llupin,
Marie Shllakun, Pal Lumezin, Rexhep Hotin, Llesh Demirin, Emrush Miftarin.
Më 1945
brigadat vrastare partizane shqiptare vranë Zef Përlleshin, Pren Mark Bibën,
Pal Mark Bibën, Ymer Berishën.
Më 1947
vranë Ndrecë Lleshin, Pren Mirakajn, Gjon Mark Qunin, Pren Ndue Ademin.
Më 1948 vranë Ndrecë Nikollën Kangjin, Shaban Demën,
Pren Gojanin dhe në fund në gushtin e vitit 1949 sigurimi shqiptarë
pabesisht i vranë Ndue Përlleshin, Ndoc Mirakën dhe Ndue Fushën ndërkaq te
plagosur shpëtuan Elez Myrta dhe Metë Hasani nga Botusha por edhe
shumë e shumë të tjerë.'' përfundon Hil Perlleshi.
Parahistorian
i dhashë vetëm këto dy dëshmi me ju tregu se ju që mbroni kriminelët komunistë
që masakruan vëllezërit e tyre nëse do t´iu kishte ardhur dita edhe ju do ti
kishit masakruar vëllezërit e juaj shqiptar, edhe ma zi se Enver Hoxha,Fadil
Hoxha,Mehmet Shehu,Ali Shukriu,Toger Baba,Shefqet Peqi dhe shumë kriminel të
tjerë që i maskaruan vëllezërit e tyre vetëm për t´ia rikthyer Kosovën dhe
viset etnike shqiptare Serbosllavisë. Prandaj unë jam me Shaban Polluzhën,
Mehmet Gradicën, Ndue Përlleshin,Profesor Ymër Berishën,Kapidan Mark Gjon
Markun,Kapidan Llesh Gjon Markun,Ukë Sadikun dhe shumë atdhetarë të tjerë. Ju
që e mbroni komunizmin dhe maskarat e kryera të tij mbi popullin shqiptarë
duhet me ju ndjek edhe me ligje të Republikës së Kosovës për faktin se shteti i
Kosovës është krijuar me një bazë të fortë shqiptare dhe direkt lufta e Adem
Jasharit dhe shokëve të ti është luftë që është e trasheguar nga Shaban
Polluzha,Mehmet Gradica,Ndue Përlleshi,Profesor Ymër Berisha,Ukë Sadiku i
Gurgjevikut dhe shumë e shumë atdhetarë të tjerë.Kurse në anën tjetër për ta
formuar dhe ndërtuar këtë shtet na ndihmuan miqtë e nacionalistëve shqiptar
amerikanët, gjermanët, austriakët dhe të tjerë.Ndërsa miqtë tuaj serbët dhe
rusët edhe sot janë duke luftuar që ta shuajnë shqiptarinë, me siguri
llogarisin edhe në shërbimet tuaja qe edhe sot e kësaj dite i bëni Serbisë dhe
Rusisë.