Mendime
Beqir Cikaqi: Rugëtimi i Prof. Dr. Sc Festim Tafolli
E merkure, 16.11.2022, 08:43 PM
Rugëtimi i Prof. Dr. Sc Festim Tafolli
Nga
Beqir Cikaqi
Mërgimi e kurbeti janë plagë e vjetër e kombit ton.
Pushtimet e okupatorëve të ndryshëm, luftërat, represioni, etj. ishin shkas i
ikjes nga atdheu dikur. Por tani rrethanat e përndjekjes nuk ekzistojnë, por
dëshira për një jetë të mirë, të dinjitetshme, pa brenga, pa shtrese, besa edhe
pa punë ose me pakë punë, tani janë arsyet e ikjes! Ka të atillë që mendojnë ti
realizojnë të gjitha këto për një kohë të shkurtë dhe jo me shumë mund. Shkurt,
jetojmë në një kohë shumë interesante në
përgjithësi, por për popullin tonë shqiptar
në veçanti. Të ritë, të papunët, dhe jo vetëm ata, edhe mjekët, profesorët e të
tjerë kërkojnë mënyra e forma të ndryshme për tu larguar nga atdheu. Megjithatë
ka edhe të atillë që nuk mendojnë kështu. Duke e kuptuar thënien, se: “guri i
rëndë peshon në vend të vet”, vendosin
të jetojnë aty. Nga individ të ndryshëm ka edhe të atillë, që edhe nga mërgimi kthehen me dëshirë, me
vullnet, ndoshta edhe duke sakrifikuar, por me shumë entuziazëm të kontribuojnë
në atdhe. Për atdheun që u derdh shumë gjak, e shumë mund. Për mëmëdheun që u
thuren vargje pa kufi e këngë
maratonike... Numri i këtyre të fundi është i vogël e ndoshta mund të numërohem
me gishta. Ndër ata të rrallët (të mos shprehem i vetmi) është edhe personazhi
i këtij shkrimi, zoti Festim Tafolli. I cili me gjithë kushtet dhe mundësit e
krijuara në perëndim(Itali), me gjithë atë bagazh intelektuali e titujsh
shkencor, vendos të kthehet në vendlindje, në atdhe, në Kosovën e sakrificës e
heroizmit, në Kosovën Dardane e
shqiptare.. Dashurin e pa shuar ndaj atdheut e ka trashëgim familjar brez pas
brezi, dashuri të cilën e ka kalitur edhe vet në çfarëdo stadi të jetës që ka
kaluar nga fëmijëria, puberteti, rinia, e deri te pjekuria intelektuale. Një
pjesë të atdhedashurisë ia ka stimuluar edhe prindi (Faik Tafolli), një
profesor me eksperiencë të hershme e të vazhdueshme nga vendlindja edhe në edukimin e brezave të rijë në diasporë, si
me shkollën shqipe të mësimit plotësues, ashtu edhe me Shoqatën kulturore “
Dardania”, drejtues i të cilave është për disa vjet rresht në migracion, profesor Faiku. Festimi
përveç shkollimit me një sukses të veçantë, tregoi edhe dashuri dhe talent në
lëmin e kulturës shqiptare në migracion, ishte anëtar i SHK “Dardania” në
Montebelluno (TV) në grupin e valleve, të cilin për disa vite edhe e drejtoi me
shumë sukses, duke afruar edhe shumë anëtar të rijë. Është individ i
veçanet, me tipare komunikuese, që me
shumë kënaqësi të ndihmon, të udhëzon, të përkrah, të sugjeron, .. për çfarëdo që ka mundësi. Është me karakter intelektuali
të mirëfilltë. Të arriturat dhe veprimet e tij, na bëjnë të mburremi e të
ndihemi krenar, të besojmë në ardhmërinë për të mirën e përgjithshme, duke
shpresuar se shembullin e tij ta ndjekin edhe të tjerë nga diaspora e Italisë e
më gjerë.
Kush është Dr.sci. Festim Tafolli
Festim Faik Tafolli, i lindur më 08.11.1988 në fshatin
Çadrakë Suharekës, në nëntor, që
konsiderohet muaji historikë e festiv për shqiptarët, prandaj edhe jo
rastësisht nga prindërit u pagëzua me emrin Festim. Shkollimin fillor e filloi
në fshatin Grejçevc në vitin 1995 për tre muaj. Në fund të nëntorit të këtij
viti familja shpërngulet në fshatin Shirokë të Suharekës, prandaj Festimi
ndërprenë shkollimin aty për të vazhduar në shkollën e fshatit Shirokë me
mësuese Feride Shehu. Mirëpo edhe këtu nuk arrin ta përfundojë shkollimin
fillor. Ngjarjet në Kosovë që zhvilloheshin në atë periudhë, vërehej qartë se
lufta ishte e pashmangshme. Prindi i
Festimit, profesor Faiku, kishte vite që ishte detyruar të largohet nga atdheu
në Itali për të siguruar ekzistencën e
familjes. Edhe pse iu rregulloi dokumentacionin për bashkim familjar,
profesor Faiku, fillimisht hezitonte ti largonte fëmijët nga Kosova, deri në
vitin 1998. Në atë vit filluan luftimet
e ashpra mes forcave serbe policore ushtarake dhe UÇK-së. Forcat serbe gjatë
ofensivës nuk i kursenin as civilët, të cilët për arsye sigurie nisen të
zhvendosen. Pas kësaj ofensive dukej
qartë se familja e Faikut ishte barrë për pjesën tjetër të familjes në Kosovë,
dhe si rrjedhojë e kësaj gjendje Festimi me nënën dhe dy vëllezërit udhëtojnë
për në Itali për t'ju bashku babait, në fund nëntorin e vitit 1998.
Studimet, sukseset dhe të arriturat e
Dr. Sc. Festimit ...
Festimi arrin në Itali dhe vazhdon shkollimin por tani në
gjuhë të huaj dhe në dhe të huaj .
Pra, shkollën e mesme dhe atë fillore ai e ka përfunduar në Itali,
gjegjësisht Montebelluno të Trevisos me sukses të
lartë. Nuk u ndal për të kërkuar punë (
sikur zakonisht interesoheshin bashkëmoshatarët e tij ), por vazhdoi studimet e
më tejme në fakultet, që krahas ngritjes intelektuale përmbushi edhe dëshirën e
prindërve të tij që kishin për dëshirë
shkollimin e fëmijëve të tyre edhe në vend të huaj.
Festimi vazhdimisht e dëshiroi ekonomin, prandaj edhe jo
rastësisht zgjodhi Fakultetin ekonomik. Studimet i filloi në universitetin e
Venedikut ( Ca’ Foscari ) në drejtimin - Marketing Ndërkombëtar. Në po këtë universitet mbaron edhe studimet
Master. Vlen të theksohet se brenda tre vitesh Festimi përfundon fakultetin dhe
magjistraturën, që ishte rast shumë i rrallë në
këtë universitet. Si rrjedhojë e kësaj i përfitoj bursën gjatë
studimeve dhe ra në sy të stafit ligjërues për zgjuarsinë që kishte. Me të
përfunduar studimet angazhohet në një kompani për prodhimin e llojeve të
ndryshme në ndriçim - Linea Light në Castelmini di Resana(TV). Në këtë kompani
me shumë suksese e udhëhoqi detyrën e menaxherit të marketingut.
Me gjithë suksesin në studime edhe në punën që krijoi në
Itali, Festimi ndiente një atdhedashuri të veçantë për atdheun, për vendin e
origjinës, prandaj edhe ndiente obligim moral, shpirtëror e kombëtar që të bëjë
diçka për atdheun. Kështu kur Universiteti i Prizrenit ishte në vitet e para të
formimit e funksionimit, Festimi shfrytëzoi respektin e veçantë që kishte tek
stafi i Universitetit të Venedikut, inicioi dhe realizoi marrëveshjen e bashkëpunimit
mes këtyre dy universiteteve. Këtë projekt e realizon me sukses në vitin 2016
me nënshkrimin marrëveshjes dhe vizitën e realizuar në Itali nga stafi i
Universitetit të Prizrenit në përbërjen Ram Vata – rektor dhe Bekim Gashi –
kryetar i Këshillit drejtues. Nuk iu mbet pa vërejtur aftësitë e tij, dhe
si rezultat i kësaj stafi i UPZ - së
interesohet dhe angazhohet që Festimin ta kenë pjesë të këtij universiteti.
Kështu, që nga viti 2016 është Asistent i rregullt në Fakultetin e Ekonomisë në
Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ndërsa aktualisht është ligjërues i
disa lëndëve në këtë fakultet.
Mirëpo, Festimi kurrë nuk u pajtua me të arriturat e
suksesit, për ti lënë hapësirë vetëkënaqësisë. Vetes i parashtroi objektiva të
reja profesionale. Konkurron për studime
të doktoraturës në tre universitete
Italiane dhe në një në Austri ( Klagenfurt ). Aplikimet e tij pranohet në të
gjitha këto universitete. Megjithatë Festimi orientohet në atë të“Universität
Klagenfurt” në Austri, ngase këtu fitoj një bursë
studimi. Natyrisht se për doktoraturë
duhej studiuar në gjuhë angleze, të cilën e zotëron dhe e njeh
shkëlqyeshëm krahas shqipes dhe italishtes. Gjatë studimeve të doktoraturës në
Austri, periudha e pandemisë COVID 19, i solli probleme me kohëzgjatje të përfundimit, mirëpo jo edhe ndërprerje,
dhe sapo kjo periudhë mbaroi, vazhdoi procedurën e përfundimit të doktoraturës.
Kështu Festim Tafolli, të mërkurën më 24.08.2022 e ka fituar gradën
Dr.Sc. Ai me sukses ka mbrojt temën e Doktoratës “Pasojat e perceptimit të
punonjësve për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në një kontekst të vendeve
në zhvillim: Përfitimet organizative dhe më gjerë” në universitetin
prestigjioz evropian “Universität Klagenfurt” në Austri. Fitimi i Gradës Dr.Sc.
nga ana e tij është lajm i mirë për Universitetin dhe për gjithë vendin, pasi
që ai do të vazhdojë kontributin e tij në zhvillimin e universitetit, Kosovës
dhe më gjerë. Dr. Sc. Festim Tafolli është treguar i suksesshëm edhe në punën
kërkimore shkencore duke qenë autor i disa punimeve shkencore me indeksim në
platformat kryesore ndërkombëtare, ka marr pjesë në disa konferenca shkencore
prestigjioze ndërkombëtare dhe ka kryer disa trajnime të rëndësishme
profesionale. Universiteti i Prizrenit është me fat
që në mesin e vet ka një kuadër si Dr.Sc. FestimTafolli.
Nëntor, 2022