Mendime
Kimete Berisha: Qeveri anti-amerikane!
E enjte, 10.11.2022, 08:51 PM
Qeveri anti-amerikane!
Nga
Kimete Berisha
-
Kryeministri Albin Kurti po kërkon nga serbët të mos largohen nga
Institucionet, pasi që ata janë larguar.
Nuk
i fton serbët të kthehen në Institucione, i fton të mos i braktisin
Institucionet, pasi që i kanë braktisur.
-
Albin Kurti ka kujtuar se mund t'i ndajë serbët ashtu siç i ka ndarë
shqiptarët, në shqiptarë të 'ndershëm' dhe 'të pandershëm'!
Ka
shpresuar se ata që janë me të, t'i shtyjë t'i 'vrasin' ata që janë kundër tij.
Shpirti
e lëshon për një 'luftë qytetare' që do t'ia shlyenin 20-të vitet e kaluara.
-
Veç një vurmak i madh e detyron t'ua jap serbëve atë që e kërkojnë: ndarjen e
Kosovës.
Serbët
gjithmonë e kanë kërkuar një pretekst për t'u ndarë, por askush deri më tani
nuk ua ka dhënë Schlagwort-it.
-
Sipas Albin Kurtit: opozita dhe gazetarët shqiptarë janë me Serbinë.
Ndërsa,
sipas Amerikës, Albin Kurti nuk është me Amerikën.
-
Albin Kurti pranon që ushtarët amerikanë t'i ruajnë kufijtë e Kosovës dhe ta
japin jetën për Kosovën, por dyshon se ata po i ruajnë kufijtë e Kosovës (dhe e
kanë dhënë jetën për Kosovën) - për interes t? Rusisë.
-
Kujt i shërben kryeministri anti-amerikan Albin Kurti?
Për
kë punon ky!
Pse
e izoloi Kosovën dhe e ktheu prapa!
...kush
po përfiton nga trenia e tij!
-
Albin Kurti është i çmenduri i Bosforit, që e humbi Veriun e Kosovës për targa
KM.
Veriun
e japim - për targa!
Kaq
shumë e kanë lodhur rrenat e gjata sa e ka humbur talentin e tij të mashtrojë
pa u hetuar.
-
Nuk i duhet Rusisë asnjë anti-amerikan tjetër derisa e ka Albin Kurtin, i cili:
ose është psikopat; ose është i shantazhuar.
Se....nevojitet
urrejtje e madhe, sa Rusia, për t'u armiqësuar me Amerikën.
-
Shqiptarët nuk i kanë thënë Beogradit 'PO', siç thotë Albulena e tërbuar,
shqiptarët i kanë thënë 'PO' Amerikës deri më tani, kur Kosova ka degraduar aq
shumë sa qeveria Kurti ia bëri me dije krejt botës se Policia e Kosovës nuk
është e zonja as një Urë ta ruaj, prandaj pa EULEX-in - nuk bën.
- Kur Albulena e tërbuar thotë 'keni bërë
gjithmonë qysh ka thënë Beogradi', për Amerikën e ka fjalën.
-
Amerika, për t'ia dëshmuar Albulenës se nuk është me Rusinë, i tha asaj: Mos
rreziko, shtyje vizitën në Amerikë, derisa të bindesh në sinqeritetin amerikan.
-
Qeveria e Albin Kurtit është non-grata për Amerikën.
Të
gjithëve ua refuzuan vizat.
P.S.
E, ministri i Mbrojtjes ka reaguar lidhur me raportimet se nga FSK janë larguar
4 serbë.
Jo,
tha ministri, pse po i zmadhoni problemet: tre serbë janë larguar, jo katër.
_____________
Në Paris, veç e veç!
Paqja
i ndan Presidenten dhe Kryeministrin.
Ky
do të ishte lajm i mirë, nëse Presidentja më në fund del nga 'burgu' i hapur i
kryeministrit.
Ndodhi
pa pritur, prandaj Albin Kurti mbrëmë vonë tregoi se së bashku me Ritën, si dhe
6-të persona të tjerë, do të shkojnë në Paris.
Ndoshta,
tha, do të takohet me presidentin e Serbisë...
se
janë dy propozime për marrëveshje me Serbinë.
Propozimet
janë sekrete.
Para
se të bëhej kryeministër i kishte shumë mërzi sekretet, kërkonte me mish e me
shpirt t'i analizonte draftet e marrëveshjeve, para se të nënshkruheshin
por,
prej
se u bë kryeministër i ka legjitimuar sekretet e tij me presidentin
serb...propozimet për marrëveshje i mban fshehur...
Nëse
janë kaq propozime të mira, pse nuk po na merr myzhde!
P.S.
Përndryshe, Rita është një grua misterioze, si 'jashtëtokësore' për Kosovën, e
cila, kurrë, asnjëherë nuk e tha një fjalë të vetme, as për 8 Mars, as për të
drejtat e grave, as të fëmijëve shqiptarë.
Indiferenca
e saj ndaj Kosovës është nënçmuese, por duket pak si neveri, pas si urrejtje.
facebook.com/kimete.berisha