E enjte, 02.02.2023, 06:00 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Pa dorëza...!

E hene, 31.10.2022, 08:13 PM


PA DORËZA...!

..Ose... pardhënie për lexuesit...

Nga Zeqiraj Lushaj

Një njeri i ditur,ka thanë: …”Gjithçka që sotështë e vërtetë, nësër mund të jetë e dyshimtë”!

Jeta jonë në këtë vend të shqiponjave e vërteton këtë thënie, ndoshta, katërcipërisht!

Po, pse?

-Një dreq e din sepse, por, ajo që është – është. Dhe, nuk e luan as topi i allamanit,- siç thotënjë fjalë e vjetër e popullit.

Kërkush më shumë se ne, njerëzit e letrave, e sidomosgazetarët e shtypit të shkruar, nuk e ndjen peshën permanente të kësaj thënie proverbiale.Sepse,ne, flasim e shkruajmë; përditë, esi i thonë fjalës, e zeza mbetet mbi të bardhën. Ec e merre me mend miku im se, si do të duken fjalët tona …nesër, pasnesër, tjetër pasnesër, … sivjet, sotmotmot, mbas shumë mote…, e, ku ta di unë?! Tjetri (kushdo qoftë ai), po të dojë, një ditë “ta zën kokën” me një fjalë: - Kështu ke pas thanë!

Jo për ndonjë profeci, por, me shumë dashamirësi e sinqeritet, marr guximn dhe kam kënaqësinë (me gjithë ndonjë rezerve të vogël, të kohës që ka ecur, sigurisht, përpara),të ju parasqes shkrimet e mia të kohës së tranzicionit, përgjithësisht, të këtu e rreth 20 vjetëve më parë, e në vazhdimësi, deri sot…! Shkurt llafi: - Fjalë-tranzit!

Besoj se do tëmirëkuptohemi. Me nga pak lëshime, në të dy krahët. Jo në krahët partiakë, majtas e djathtas, por në të dy krahët e pavdekshëm në shekuj: - shkrues dhe lexues!

Ju kërkoj falje për këshillën, por jeni të lutur, t’i lexoni këto shkrime, me frymën e kohës, kur janë botuar ato. Përpiquni t’i rivendosni në atë kohë, por, gjithnjë, keni të dretjë e jeni të lirë t’i peshoni ato, me vlerën që duhet të kenë edhe sot. Do të jem i kënaqur,nëse, në ballancën tuaj si lexues, shkrimet e mija, do të peshojnë diçka, qoftë edhe sado pak… Në fund të fundit, ajo do të jetë pesha reale e mendimit tim, për në atë kohë kur ështëshfaqë si mendim, por edhe sot! E për mandej, shpresoj se, do të flasim prap, por i lutem Zotit që, jo gjithmonë me fjalë-tranzit!...A, dakort?

Me dashamirësi e tolerancë tëplotë, ju siguroj se do të pranoj çdo vërejtje (edhekeqdashëse, larg qoftë), pa asnjë replikim ambicioz.

Është normale që gjithkush prefereon një dyqan! Gazetat dhe librat, sallat e leximit e bibliotekat, urtia jonë popullore, me kohë, i ka quajtur; “dyqani i Mendjes”… Në Dyqanin e mendjes, nuk ka, asnuk duhet të ketë qefmbetje as “kusur”!...Amen !

- Ju falëmnderit që po e lexoni këtë libër!

Me përgjegjësi ndaj jush, autori

zeqirlushaj@msn.com

“RUAJU TË KEQES TË MOS BAHET VES…”

- Urtia e popullit, mësim për disa poitikanë të ditës –

Nga kush të ruhemi?

Njeriu tërë jetën ka nevojë të ruajë veten.E, roja nuk është frikë, roja është mençuri. Po nga kush të ruhemi, do të thotë tjetri? – Nga të liqtë, - është përgjigjja. Se tërë jetën, njerëzit kështu kanë qenë, disa trima e njerëz të mirë,disa të këqinj. Ai që është trim ruhet.Por, trimidin edhe të të ruaj ty.I ligu as din të ruhet, as di të ruaj. Pra,kujdes nga ai.

Trimi kurr nuk ngutet, i ligu po.Trimi edhe të vret, por ai di edhe të të falë. Trimi nuk vret me kokën e nxehtë, pra nuk kërkon të ja lërë “trimërinë” gjaknxehtësisë. Fatkeqësisht, edhe ligjet në disa raste ia mbajnë anën të ligut! Se “gjaknxehtësia” hyn në kushtet lehtësuese. Të ruhemi,- na mëson urtia e popullit ndër shekuj. Po prap pyesim, nga kush të ruhemi? Nga të liqtë! Po ku janë ata?

Ruaju nga i ligu, nga ai që edhe po ta godasësh, turpërohesh ti, edhe po të goditi ai, turpërohesh përsëri ti, namëson mendëtari i pagabueshëm,populli.

Jemi trazuar si rrallë ndonjëherë në histori.Kurrë nuk kanë qenë kaq më pranë e pranë imiri dhe i keqi, i urti dhenoprani.Ndaj, duhet ruajtur drejtëpeshimi.Se e mira është si burimi me pak ujë, i pashterrshëm. Ndërsa e keqja,ka vetëm një vrull,si uji në pus.

Porosia e hajdutit plak

Kur u lodh hajditi plak e nuk mund të vidhte më, thirri të birin.ia dorëzoi zotshpillakun dhe bashkë me të edhe zanatin, hajninë. Por i la edhe një amanet. Ai i tha: “vathën e filanit, kurr mos elakmo. Kam tërë jetën që vjedh, e vathën e tij nuk kam mundur me e vjedhë”! Djali, që mori drejtimin e zanatit të të jatit, u bë kurajoz se”si nuk mund të vidhet filani”!,dhe fill, që natën e parë, sulmoi vathën etij. Kërceu mbi gardh e hyri mes deleve. U trembën delet. I dëgjoi çobani dhe, hop, me psuhkë në dorë mbi gardh.”Mjaau”, bëri hajduti dhe u fut poshtë leshit të gjatë të dashit të tufës. Bariu mendoi se delet u trembën nga macja. Dhe ra i qetë të flejë.Hajduti therri disa dele,mbushi thesin me mish, drejtë e në shtëpi. Duke ngrënë mish të majm, gjithë qef, babai epyeti:

- Ku emore?

- Tek ai, që ti tërë jetën nuk ke mund me e vjedhë,- tha djali.

- Mos,- tha plaku.-Po më duket sepo ha kokën tënde o bir.

- Por, ja që mbaroi mishi e hajduti u nis prap, se ia la embël rruga e parë. Prap, tek vatha e “filanit”.Prap, kur u ngrit çobani, ky u fut poshtë dashit dhe bëri “mjaaun”.Por, tani e njihte çobani atë”mace”. Bam pushka, e hajduti vdekur, nën leshin e ogiçit.

Një herëgabon gjithkush. Një herë, edhe mund të të falet.Një herë, gjithkush mund të bëjë “mjaau”. Veç kujdes, mos bëj dy herë “mjaau”. Sa bukur e thotë kënga e popullit: “Ruaju të keqes, tëmos bahet ves…”

Trimat nuk dhunojnë

“Gjaku lahet me gjak”, - thotë Kanuni i Lek Dukagjinit. Dhe bie në kundërshtim me të gjithë ata historianë që thonë se kjo ka nxitur gjakmarrjen, vëllavrasjen.Unë nuk them ashtu.Përkundrazi, “gjaku me gjak” e ka kufizua vrasjen.Gjaku për gjak; do të thotë “E vrave tjetrin, bleje qefinin,do të vritesh edhe ti”.

“Pushka është e pastër”,-na meson populli. Sa domethënëse është kjo. Sepse, pushka nuk të koritë, nuk të turpëron.Trimi vret,por trimi edhe vritet.E vrasja e hijshme (ka dhe vrasje të hijshme) nuk është turp.Kurrë, në asnjë kohë populli ynë nuk e ka pranuar dhunimin.Bile është dënuar e shpaguar më shtrenjtë se vet gjaku. Se dhunimi, e përsëritim, është turp,turp i madh.Jemi një komb vital,deri i çuditshëm.E respektojmë shumë të vdekurin. Dhe kur i drejtohemi hasmit pushtues nuk i themi “mos më vra e mos më pre”,- por “mos ma shkel  barin ndër vorre…”. A nuk është ky një varg ndër më rrënqethësit i krijimtarisë popullore? Pra, e thënë më shkoqur, “Trimi ka punë me të gjallët, e jo me të vdekurit”.

Lexoji mirë këto rresha o ti, i paudhë, o ti që nuk dua të di dhe as të të dëgjoj emrin, o ti që në pikë të mesditës sulmon varret, përdhosë monumentet! Vëri gishtin kokës, o i tromaksur! Flas kështu, vetëm për një traditë shqiptare. Gjaku edhe falet, dhunimi jo, kurrë e për të gjallë. Se, siç thamë, ai është turp. Dhe jo për atë që dhunohet, por turp për atë dhunon.  Gjakun e lanë personi,dhunimin nuk e lajnë as brezat. Mos harro, as brezat!

Zemra e nënës nuk mallkon

Është disi e njohur ajo historia që një djalë, ifutur në rrugën e krimit, si provë besnikërie ndaj rrugës që kishte marrë, e ther të ëmën, t’ia heq zemrën e ta çojë si dëshmi tëtrimërisë së tij (lexo: të sadizmit të tij). Duke vrapuar me zemrën e nënës në dorë, u pengua dhe u rrëzua.Zemra e nënës, ndonëse e shkulur nga krahnori, i foli: “a u vrave bir”! Ah, zemra e nënës! Ajo nuk mallkon.Se është zemër nëne.

Jetojmë kohë tallazesh të mëdha. Më vijnë në mendje vargjet e Kadaresë “Jashtë era gjëmonte, jashtë gjethet binin…” Po bien jo pak “gjethe”, sado që në tokën e vet bien.

Po bisedonim këto ditë për një drejtues rinie që u “demokratizue” brenda nate dhe e dorëzoi dokumentin e Partisë sëPunës me një deklaratë servile,qyrranjoze. Është e drejta e tij të “martohet” prap por jo duke sharë burrin e parë! Nuk poia zë emrin, se ai vet shkeli në emrin e deridjeshëm. Dhe, si përdeq, as emrin nuk e ka shqiptar. Kur lindi kyfarë burri, me sa duket, dikush ka shkuar pas modës së emrave të huaj, të kohës allaruse. Tani që lindi pluralizmi, emërmbajtësi po don t’u hyjë në qef demokatëve antirus.Ai që ndërroi parti, s’e ka për gjë të ndërrojë prap edhe emrin.Në mos të tijin, të paktën të ndonjë fëmije që mund t’i lindë. E kuptueshme! Duhet ecur me kohën!

Si lidhen gjërat. Ç’paradokse politike!

Nuk po zgjatem, veç po them atë që më tha një trim nga Labëria, një burrë i nderuar, Muman Saliu. “Nuk ngeli Berati pa dhallë,pse ngordhi një dhi në Velabisht”!

Erërat vazhdojnë. Gjethet po bien e do të bien prap. Ca bijë të nënës (Shqipëri) kanë marrë turravrapin me zemrën e sajnë dorë. Veç një porosi kam: kujdes mos pengoheni, kujdes mos rrëzoheni. E,po u rrëzuat, do të dëgjoni një zë që ju flet:”A u vrave bir?”.

Ju flet, flet zemra e nënës! E nënës së vërtetë dhe jo e njerkes. Zemra e nënës, që kurrë nuk mallkon!

(Mars, 1991)

____

Shkëputa këto dy shkrime të Zeqir Lushajt, nga libri ‘”Dyqani i mendjes”. Të parin, si udhëzim se si të lexohet i dyti dhe i tërë libri. Në kujtim të njëvjetorit që Zeqir Lushaj shkoi në amshim, por na la vepra e fjalë të cilat e bëjnë të paharrueshëm dhe të pavdekshëm. Ndjesë e dritë paste!.

(Enkas për “Zemra Shqiptare”, Adil Fetahu)



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora