E enjte, 09.02.2023, 10:15 AM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit

E enjte, 22.09.2022, 06:41 PM


Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Sipas një legjende, thuhet se Gjergj Kastrioti kur kishte qenë një herë i rrezikuar të zihej si rob nga otomanët pushtues, për të mos rënë në dorë të tyre ,ai kishte kërcyer nga një dritare e kullës së banimit të tij në Kështjellën e Krujës ,dhe gjatë kësaj ai mori me vete ari dhe gjësende tjera më vlerë,Sipas legjendës ishin tre kuaj plotë me ari e me gjësende që ai i mori dhe i futi diku në male nën dhe për t'i marrë sërish kur të kthehej.

Nga kjo mësojmë dy gjëra :

së pari: ikja e Skënderbeut nga dritarja ,ka domëthënien e shikimit të vizionit dhe të ardhmes së kombit tonë ,nëse ecim udhës së tij ,idealit të tij, qëllimit të tij dhe të ardhmes së sigurtë që ai na e vulosi me anë të identitetit dhe emrit arbëror europian,dhe

së dyti : ari dhe thesaret sipas mitologjisë simbolizojnë dritën, diellin dhe pasurinë.

Kështu që domethënia e kësaj është që në figurën e Gjergj Kastriotit populli apo kombi arbëror(shqiptar) mund ta shohë e gjejë dritën pasurinë dhe të ardhmen e tij të sigurt, sepse në personalitetin e Gjergj Kastriotit është mishëruar dielli, drita dhe thesari i vetë kombitdhe historisë së kombit tonë arbëror për liri, pavarësi dhe shtet.

Prandaj ,duke parë këtë nuk duhet tzë mashtrohemi si popull e shoqëri, as të lakmojmë arinë apo thesarin duke kërkuar vendin se ku e ka lënë Gjergj Kastrioti sipas legjendës, por ,ta kërkojmë arin apo thesarin e vërtetë të tij që ai na la përgjithmonë duke na vulosur me identitet dhe rikthyer në hartën e Botës dhe Europës emrin iliro-arbëror, respektivisht Arbërinë.

Me pakë fjalë populli jonë si dje ashtu edhe sot dhe në të ardhmen duhet ta shohë në Gjergj Kastriotin udhën e dritës,e dijes,zhvillimit,bashkimit,thesarit apo pasurisë dhe të ardhmen e ndritur të kombit tonë.

Sikur që dihet kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti nuk kishte pasuri materiale, as ari e as mjete të mëdha, sepse po t'i kishte ato ai nuk do të kishte nevojë për ndihmë nga jashtë, kur dihet që shumë princa,mbretër e perandor të Europës,ishin të pasur e mbuluar nga ari dhe kishin mjaftë mjete ,por nuk i dolën në ndihmë në kohën e duhur atij.Kështu që ai vdiq si një mbret i varfër materialisht, por i pasur shpirtërisht dhe si një udhëheqës i dritës , i cili në fakt la një thesar të pavdekshëm veprat e tij, idealin e tij, dritën , vizionin,urtësinë, parimet e tij, doktrinën e tij të lirisë dhe mbi të gjitha e bëri të pasur me identitet popullin e tij dhe me një rol udhëheqës brenda kontinentit europian.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Dekreti i vitit 1463: Biri i Gjergj Kastriotit, Gjoni pranohet anëtar i këshillit madhor të Venedikut Gjon Keka: Kali i Gjergj Kastriotit nuk donte asnjë tjetër pos zotërisë së tij Gjon Keka: Bibliotekat të mbushura me vepra për Gjergj Kastriotin Gjon Keka: Karl Ghega dhe Aleksandër Moisiu - dy austriakët e mëdhenjë me origjinë arbërore Gjon Keka: Gjergj Kastrioti në mbrojtje të nderit dhe të dinjitetit të gruas apo femrës arbërore Gjon Keka: Autori dhe historiani europian në vitin 1810 - Figura e Skënderbeut duhet mbajtur në zemër Gjon Keka: Shtypi austriak i vitit 1912: Gjergj Kastrioti personalitet i madh ndërkombëtarisht Gjon Keka: Leka i Madh me 32 mijë burra pushtoi botën, Skënderbeu me 30 mijë gjunjëzoi një Perandori Gjon Keka: Familja fisnike arbëror Bokali që la gjurmë brenda oborreve mbretërore Libër i ri nga autori Gjon Keka: Leonik Tomeu, pishtar i djes dhe rilindjes europiane Gjon Keka: Gjergj Kastrioti faqja e bardhë e nami i gjithë Arbënisë - shkruar në shqipen e vitit 1881 Gjon Keka: Raportet e ngushta të shtetit të Arbërit dhe republikës së Raguzës Gjon Keka: Stema e familjes fisnike Basta Gjon Keka: Arbërorët ose ilirët e vjetër të trimit me famë botërore Gjergj Kastrioti Gjon Keka: Fjala ''o bir i dashtun'' i shkruar qysh nga lashtësia në një diplomë ushtarake Gjon Keka: Dokument i rrallë që dëshmon ditën dhe vitin e lindjes të kryeheroit Gjergj Kastrioti Gjon Keka: Gjergj Kastrioti si diplomat e burrë-shteti Gjon Keka: Gjon Gazulli, astronomi i famshëm i kohës së Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Hartë e rrallë e Arbërisë e vitit 1596 Gjon Keka: Imazh i rrallë, Aristoteli duke këshilluar Aleksandrin e Madh

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora