Kulturë
Atdhe Geci: Shtëpitë-Shkollë
E merkure, 21.09.2022, 07:33 PM
SHTËPITË-SHKOLLË
Nga
Atdhe Geci
Në
jetën e popujve të shquar e me histori të begatë, kujtesë të madhe të
qytetërimit quajmë të tashmen 15- mijëvjeçare të gjuhës, origjinës dhe, të
kulturës sonë. Udha mbretërore e popullit tonë kaloi nëpër një qytetërim të
lashtë e të stërlashtë; pellazgo-iliro-shqiptar.
Në
këtë udhë aspak të lehtë të atdheut tonë, patëm çaste dhe momente nga më
epiket, për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Zhvillimi i arsimit shqip në
shtëpitë-shkollë, ishte një gjetje kombëtare e duhur e Kosovës dardane përballë
forcave gjenocidiste serbo-ushtarake.
Arsimimi
i imponuar në "Shtëpitë-shkollë", në vitet e okupacionit serb ishte
një krijim i mbijetesës, ku hero ishin, mësuesi-nxënësi-populli. Në atë kohë në
Kosovë dënoheshin dhe vriteshin për organizimin e arsimit nëpër
Shtëpitë-Shkollë.
Në
ato vite Kosova dardane po përgatitej të hynte në një fazë të re të
rezistencës, nga demonstratat nëpër sheshe, në luftë çlirimtare. Në vitin 1992,
rreth 30 mijë arsimtarë dhe 100 mijë nxënës e studentë të Kosovës, të të gjitha
nivelet të arsimit shqip, u ndaluan nga ushtria e milicia serbe të hyjnë në
lokalet e shkollave të tyre, -pronësi e popullit të Kosovës.
Mirëpo,
Zëri i Kosovës dardane aso kohe ishte më i fortë se tanket e armikut. Populli
sa çel e mëshel sytë bëri mrekullinë. Ai hapi zemrën dhe shpirtin e tij qytetar
dhe shtëpitë i shndërroi në shkolla e mësojtore. Kjo mrekulli kombëtare dhe ai
guxim qytetar i Kosovës dardane për të mos u ndërprerë mësimnxënia, qe maja e
një betimi për të ardhmen e vendit.
Armiku
s´ngopet kurrë me pushtim. Por populli pushtuesin përherë do ta quaj të huaj në
tokë tij. Ngjarjet e mëvonshme treguan se kur e vërteta është brenda popullit,
fuqia e popullit është e pamposhtur.
Flamuri
kuq e zi i lirisë dhe i shkronjave shqipe të lirisë ishin tregues se Kosova
dardane për liri e teritor nuk fal asgjë. Dora dhe grushti i Kosovës dardane i
tregoi pushtuesit serbë, se liria për Kosovën është e shenjtë!...Kosova nuk e
turpëron kurrë atdheun e vetë për liri.
Atdhe
Geci - Autor i filmit, "Shtëpitë- Shkollë" 1992 / Prishtinë.