E enjte, 06.10.2022, 05:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Dorian Koçi: Koleksioni etnografik shqiptar në Muzeun e Poznan-t në Poloni

E merkure, 21.09.2022, 07:59 PM


Koleksioni etnografik shqiptar në Muzeun e Poznan-t në Poloni

Nga Dorian Koçi

Lufta e Parë Botërore është një ndër ngjarjet historike më të rëndësishme me të cilën u përball e gjithë bota. Zhvillimet dhe pasojat e saj sollën një rend të ri botëror i cili ndryshoi politikën e mbarë botës. Përfundimi i saj solli krijimin e një harte të re të botës por edhe maturinë e politikës mbarë botërore e cila tashmë e kishte të qartë nevojën krijimin e institucioneve dhe organeve që do të shërbenin për ruajtjen e paqes dhe qetësisë në botë .

Shqipëria ishte një nga vendet që ndonëse gjatë Luftës së Parë Botërore nuk bënte pjesë në asnjë aleancë dhe rrjedhimisht nuk ishte pjesë e saj,ajo u kthye në një shesh të madh lufte për shtatë ushtri të huaja. Duke përfituar nga mungesa e ekzistencës shtetërore të Shqipërisë, por edhe nga prishjet e balancave politike europiane që kishin ndikuar në krijimin e shtetit të ri shqiptar, Greqia, Mali i Zi dhe Italia shfrytëzuan menjëherë mundësinë për të pushtuar ushtarakisht Shqipërinë. Kësisoj, Greqia pushtoi Korçën dhe Gjirokastrën, Italia në dhjetor 1914 pushtoi Vlorën dhe trupat serbo-malazeze hynë gjatë vitit 1915 në Shqipërinë Veriore dhe Qendrore. Pas disfatës së ushtrisë serbe në frontin ballkanik në fillim të vitit 1916, trupat austro-hungareze hynë në ndjekje të tyre në Shqipëri dhe pushtuan ndërkohë rreth 2/3 e Shqipërisë.Ushtritë franceze dhe italiane pushtuan Korçën dhe Shqipërinë e Jugut. Nga fillimi i Luftës së Parë Botërore e deri në fund të saj fronti ndërmjet forcave të Antantës dhe Fuqive Qendrore u shtri përafërsisht në vijën Vlorë-Berat-Pogradec.

Ushtritë serbe dhe malazeze u detyruan të tërhiqeshin nga territoret shqiptare, nga presioni i ushtrisë austro-hungareze, e cila në janar 1916 krijoi zonën e saj të pushtimit.Zona austro – hungareze e pushtimit në Shqipëri shtrihej nga kufijtë veriorë të vendit deri në rrjedhën e poshtme të lumit Vjosa i cili shërbente si kufi edhe me zonën italiane të pushtimit. Në njësitë e ushtrisë Austro-Hungareze merrni pjesë të rekretuar edhe oficerë e ushtarë polakë nga Krakova dhe krahina e Galicisë që ishin pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze.Krahina e Galicisë ishte përfshirë brenda Austrisë në fund të shekullit të XVIII. Oficerët dhe ushtarakët polakë që u përqendruan me forcat austro-hungareze në Kosovë e Shqipëri  i përkisnin Legjionit Perëndimor. Ata , ashtu si dhe kolegët e tjerë të armatës austro-hungareze përveçse interesave ushtarake shprehnin dhe interesa kulturore që lidheshin me zbulimin e Ballkanit si terra ignota. Në kontaktet e tyre  me popullsitë e Ballkanit, fill pas vendosjes së tyre në kuadër të ushtrisë austro-hungareze në territoret e reja të pushtuara, oficerët dhe ushtarakët polakë do ta shikonin me shumë interes popullsinë shqiptare dhe zhvillimin e saj kulturor. Një pjesë e tyre duke qenë nënshtetas të Perandorisë Austro-Hungareze ka të ngjarë të ishin të influencuar nga shkolla austriake e mendimit mbi origjinën, kulturën, dhe antropologjinë e shqiptarëve. Dominanca e kësaj shkolle mendimi do të vinte bazat e albanologjisë me emra të tillë referues edhe sot për kontributet e tyre si Han, Baron Nopca, Meyer, Jokl etj. Ndaj sfidës  së pashmangshme të ndërtimit të shtetit të ri shqiptar pas pavarësisë , një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe mbështetja ndaj tyre, politike dhe financiare e Perandorisë Austro-Hungareze.

Në Muzeun Etnografik të Poznanit (degë e Muzeut Historik Kombëtar të Polonisë) ndodhet një koleksion i madh etnografik shqiptar i mbledhur nga oficerët dhe ushtarakët polakë që shërbenin në Legjionin Lindor nën komandën austro-hungareze në Kosovë e Shqipëri. Ky koleksion është një dëshmi e interesit kulturor të oficerëve dhe ushtarakëve polakëpor edhe i nxitur nga klima kulturore liberale për të vlerësuar kulturën shqiptare  që austro-hungarezët kishin nxitur në Kosovë e Shqipëri. Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore (1916-1918), drejtuesit e autoriteteve austro-hungareze të pushtimit, ftuan arkeologë dhe studiues të ndryshëm austriakë në viset shqiptare, për kërkimin e objekteve arkeologjike, etnografike, si edhe për hapjen e ekspozitave të përkohshme me këto objekte në Austri  . Në të njëjtën kohë hulumtimi dhe studimi i hapësirave shqiptare që kishte filluar kryesisht në gjuhësi, etnografi, rite e zakone dhe në arkeologji pati mundësi që tashmë të konkretizohej edhe me iniciativa administrative për të mbështtur zhvillimin kulturor të Shqipërisë siç ishte rasti i Komisisë Letrare apo nxitja për themelimin e ekspozitave muzeale.

Muzeu Etnografik i Poznanit është themeluar në vitin 1857. Ai u riemërua në Muze Kombëtar në Poznan në 1950. Muzeu Etnografik i Poznanit është një nga muzetë më të vjetër, më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në Poloni. Koleksionet e tij të pasura dhe të larmishme ruajnë dhe paraqesin para publikut trashëgiminë e shekujve dhe brezave, të dijes, përpjekjes dhe pasionit të atyre që kanë mbledhur këto vepra arti, ndër të cilat ka edhe vepra të tilla, të përshtatshme për çdo galeri të mirënohur botërore. Muzeu i Etnografisë është i vendosur në një ish llozhë masonike dhe rrethohet nga parku barok me një pus të shekullit të 17-të në qendër të tij. Muzeu i Etnografisë Poznan i përket institucioneve më të vjetra të ekspozitës polake që paraqesin pasurinë e kulturës popullore. Koleksionet ndahen në departamentet e mëposhtme: të artit Folk., Kulturë Teknike, Qeramikë Folklorike, Tekstile dhe Fustan Folklorik, Lodra, Kulturë Urbane, Dokumentim dhe Kultura Jo-Evropiane.Koleksioni etnografik shqiptar në Muzeun e Poznanit është kuruar dhe studiuar nga studiusja muzeologia polake Dr. Joanna Minksztym në studimin e saj të titulluar  "Bukuria e gjetur. Koleksione tё artit popullor nё muzetё polake" si dhe në librin e saj “Duke ndjekur Kanunin-Kultura shqiptare në Kosovën multietnike”. Në Muzeun Historik të Poznanit ruhen dy stoli të mistershme dhe të rralla të bizhuterisë shqiptare – antike në formën e byzylykëve dhe të rripave me kuarc. Sipas dr. Joanna Minksztym “bizhuteritë popullore në Shqipëri janë të shumëllojshme, të punuar në mënyrë të rafinuar, gjë që tregonte për kamjen e personave që i mbanin ato. Por ajo ndryn në vete edhe shumë të panjohura”. Arti popullor e etnografik pati një shpërthim e lëvrim të madh në Poloni në vitet e pas Luftës së Parë Botërore ku legjendat e vjetra sllave u kthyen në motive dekorimi të qeramikës. Koleksionet shqiptare qendrojnë denjësisht prej mëse një shekulli në muzeumin e Poznanit si një dëshmi e një arti të larmishëm të shqiptarëve në  Ballkan.

Një koleksion tjetër i rëndësishëm janë dhe kostumet etnografike shqiptare të mbledhura gjatë ekspeditave edhe tani në kohërat moderne. Mes tyre spikasin xhubleta e xhamadani shqiptar, aq të ndryshëm nga kostumet popullore të Evropës Qendrore. Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjën e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Oficerët dhe ushtarakët polakë që u përqendruan me forcat austro-hungareze në Kosovë e Shqipëri  i përkisnin Legjionit Perëndimor. Ata , ashtu si dhe kolegët e tjerë të armatës austro-hungareze përveçse interesave ushtarake shprehnin dhe interesa kulturore që lidheshin me zbulimin e Ballkanit si terra ignota. Në kontaktet e tyre  me popullsitë e Ballkanit, fill pas vendosjes së tyre në kuadër të ushtrisë austro-hungareze në territoret e reja të pushtuara, oficerët dhe ushtarakët polakë do ta shikonin me shumë interes popullsinë shqiptare dhe zhvillimin e saj kulturor. Një pjesë e tyre duke qenë nënshtetas të Perandorisë Austro-Hungareze ka të ngjarë të ishin të influencuar nga shkolla austriake e mendimit mbi origjinën, kulturën, dhe antropologjinë e shqiptarëve. Dominanca e kësaj shkolle mendimi do të vinte bazat e albanologjisë me emra të tillë referues edhe sot për kontributet e tyre si Han, Baron Nopca, Meyer, Jokl etj. Ndaj sfidës  së pashmangshme të ndërtimit të shtetit të ri shqiptar pas pavarësisë , një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe mbështetja ndaj tyre, politike dhe financiare e Perandorisë Austro-Hungareze.

Një koleksion tjetër i rëndësishëm janë dhe kostumet etnografike shqiptare të mbledhura gjatë ekspeditave edhe tani në kohërat moderne. Mes tyre spikasin xhubleta e xhamadani shqiptar, aq të ndryshëm nga kostumet popullore të Evropës Qendrore. Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjën e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh.

Ky diversitet kulturor i koleksioneve të Muzeut Etnografik të Poznanit i  jep më tepër larshmëri idetiteteve të ndryshëm kulturorë  të Evropës për të formuar një identitet kolektiv evropian. Studimi, krahahasi dhe ekspozimi i koleksioneve shqiptare në muzeumet polake hap perspektiva të reja kërkimore për të dy popujt tanë, të cilët ndonëse larg gjeografikisht nga njeri tjetri, nuk i ndërprenë kontaktet midis tyre, rrënjët e të cilave i kanë që nga shekulli XIV dhe luftës së përbashkët kundër Perandorisë  Osmane.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora