Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Delja e Zezë
E shtune, 03.09.2022, 07:55 PM
DELJA E ZEZË
NGA
KALOSH ?ELIKU
Kopeja
me zgjebe, herë pas here ka lindur edhe nga një dele të zezë. Nana me
prejardhje hoxhallarësh, dhe tituj shkencor që kishin studjuar edhe në Kajro,
nuk e priste si shenjë paralajmërimi një lindje të këtillë në shtëpi. Aqmëpak,
edhe në vathë, familje.
Megjithatë,
edhe ajo Dele e Zezë, priteshte me mirëseardhje në shtëpi. Strehim. Ushqim. Përkujdesje
të Bariut me kullosa maleve.Vit përvit, lindte edhe qengja. Kusinë e mbushte me
tambël. Lesh të zi për ta kaluar dimrin me tirqi e struke. Edhe, i kishte të
gjitha të drejtat e barabarta me shoqet dele të bardha në vathë.Edhe, në male.
Nana
Delen e Zezë e krahasonte me lloj - lloj epitetesh dhe emra artistik, asaj kohe
në sistemin e egër komunist. Shkaku, se: e shihte si shenjë paralajmërimi në
rastë rreziku. Edhe mua si fëmijë më kujtohen shumë ngjarje të rrezikshme të
atij sistemi komunist jugosllav. Kohë, kur për një fjalë goje, vjershë, ose
liber të “rrezikshëm” për shtetin e “përbashkët, përfundoje me më së paku pesë
vjet burg, në “Idrizovë”, ose “Goliotok”.
Im
Atë Emin ?eliku, pjesmarrës në Luftën e Dytë
Botërore për çlirimin e viseve shqiptare dhe bashkimin kombëtar të trojeve
okupuara nga “vëllezërit” me Shqipërinë, ishte mik shtëpie edhe me mësuesin e
ardhur nga Shqipëria Mahmud Dumani, i cili punoi dhe veproi si mësues në
Kërçovë dhe Shkup për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, në kohën e ministrit
të arsimit Ernest Koliçi. Shkolla, të cilat unë pas kthimit nga Kosova si
mësues në malësinë e Shkupit, ende i gjeta me emrat e rilindasëve shqiptar.Gjatë
miqësisë me shokët e luftës, Imer Lumën dhe Hamdi Demën, rrëfente shpesh për
ato vite lufte të përgjakshme: ne, kurrë nuk luftuam vëllai me vëlla. Kërçova
asaj kohe nën udhëheqjen e Mafailit Madh dhe Mefailit Vogël njihej për betejat
luftarake kryengritëse.Ballistët bashkëpunonin me partizanët.Ditën luftonin me
armikun, e natën lunin filgjana shoku me shok.Herët pa zbardhë agimi rrëmbenin
armët dhe dilnin në luftë maleve. “Maqedonasit” dolën partizanë në fund të
luftës. Edhe, atë: ne shqiptarët i nxorrëm në male. Neve, në betejën e
përgjakshme për çlirimin e Kërçovës, nuk na vranë partizanët “maqedonas”, por
Brigada partizane shqiptare nga Shqipëria. Vëllavrasja u bë ballë për ballë, ne
sulmonim me thirrjet luftarake “me dorë”, e ata na përgjigjeshin nga ana tjetër
luftarake: “me dorë e me këmbë”. Imer Luma me akademi ushtarake të kryer në
Itali, asaj kohe luajti një rol të rëndësishëm për shpëtimin e kryengritësve
shqiptar.
Lufta
vëllavrasëse vazhdoi edhe në Gostivar me kryengritësit shqiptar nën udhëheqjen
e komandantit legjendar Xhemë Simnica.Kosovë, me komandantin Shaban Polluzha.
Edhe, kur ndodhi Tradhtia e Madhe: kryengritësit shqiptar i nisën për çlirimin
e vendeve jugosllave në Srem. Kosovën e lanë të “lirë” pa luftëtarë.Rrugës, kur
edhe i vrasin pas shpine gati të gjithë çlirimtarët shqiptar.Pak veta kthehen
gjallë në Kosovë, ku edhe këtu i priste vdekja.
Përçudi,
them me vete, sesi shqipëtarëve u përsëritet historia: edhe koha e sotshme si e
djeshmja. Përsëri, si në atë kohë, “spiunët” dhe “patritotët” edhe sot na i
shpallë UDB -a jugosllave. Dallimi, kësaj radhe nuk na i shpallinpërmes
bashkëpunëtorëve, po na i shpallin me anë të Komisionit Lustror të miratuar nga
Parlamenti me Ligjin për Lustrim. Shqiptarët, edhe në këtë kohë nuk mund të
qahen se, nuk kanë përfaqsuesë në këtë Komision për Lustrim me propozime të
partive politike shqiptare. Tjetër punë është ajo, se:kush janë ata emra të
anëtarëve me “biografi të pastra politike”, ku kanë punuar me poste partiake në
sistemin komunist, e ku punojnë sot në këtë neokomunist të “vëllazërim -
bashkimit”. Punemadhe, edhe kjo nuk prish punë. Dëmi që u kanë bërë ato
rrufjanë me denoncime e shpifje politike shumë individëve të pafajshëm, nuk
shpaguhet sot me “zbulimin” e spiunëve.
Shqiptarët
kanë pasur funksione të larta në ish shërbimet sekrete policore edhe të nivelit
republikan jugosllav, po nuk u bë nami, ende nuk e zbuluan Amerikën. E, as
patën guximin si funksionarë shqiptar të shpallin Shqipëri Etnike.Sistemi i
atëhershëm komunist jugosllav, vërtetë për shqiptarët nuk hapte shkolla shqipe
dhe universitete, ama ndërtonte burgje. Shqiptarët dyert e burgjeve në atë kohë
i kishin të hapura krah më krah. Mjaftonte ta dëgjosh Radio Tiranën, lexosh “Lahutën e Malcisë” të Fishtës, “Gjarpijt
e gjakut” të Adem Demaçit, ndonjë libër këndimi që kishte mbetur ende i fshehur
hatullave që nga koha e Ernest Koliqit si ministër i arsimit... Dhe, hop të
shpallnin “armik të popullit dhe shtetit përbashkët” jugosllav, të rrasnin më
së paku pesë vjet në birucë.“Armiqtë e rrezikshëm” politik të shtetit
“përbashkët” edhe me tridhjetë vite burg në “Goli Otok”.
Frikë
kishim në mëngjes të dalim në rrugë. Në çdo hap provokime. Spiunë
që na ndiqnin pas shpine në Universitet. Menzën e studentëve. Edhe në
Bibliotekë, se: çfarë librash lexonim mes atyre rafteve për atë kohë të
dyshimtë. Në mesin tonë kishim edhe të atillë “studentë”, që bashkëpunonin me
sigurimin shtetëror UDB -a. Nga njëra anë na e jepnin romanin Tradhtia të Kapllan Resulit që
qarkullonte në mënyrë “ilegale” dorë më dorë, e nga ana tjetër të nesërmen na
denonconin në polici. Përmëtepër, përveç çotekut i hanim kotnasikoti edhe pesë
vjet burg. Vetëm e vetëm, pse na e kishin gjetur mes librave në banesë, romanin
e “rrezikshëm”. Fatmirësisht, unë gjatë kohës së studimeve, nuk e mora këtë
roman nga “lexuesit” e sigurimit me arsyetim se nuk kisha kohë për lexim, isha
i zënë me provime. Nuk e di pse më kishte hy në kokë si pykë se, atë roman
sigurimi e kishte hedhur si grep për ne studentët shqiptarë. Shkak ky, që i
shpëtova edhe burgut famëkeq komunist të “Goli Otokut”. Vetëm një e thirrur në
rrugë: Kosova republikë! Ose, sharja e shokut Tito, të nesërmen na kushtonte
hiç më pak, pesë vjet burg nëpër zandanet e famëshme të Jugosllavisë komuniste.
Vite më vonë, përsëri në kohën e komunizmit famëkeq jugosllav,
rreth viteve të ’80 -ta, kur më unë u ktheva në Shkup, u habita me romanin e
“ndaluar” Tradhtia që e gjeta në
raftet e Bibliotekës Popullore Universitare: “Sv. Kliment Ohridski”. Përçudi,
në këtë Bibliotekë universitare, atëherë
i lexova edhe librat e tjerë të “ndaluar” të këtij autori “antijugosllav”, që
kishte “ikur” nga burgu i “Idrizovës” në Shqipëri: Ushtima e Korabit, Gjarpëri
etj. Vetëmse, kësaj radhe nuk mi jepte “lexuesi patriot” i sigurimit të
atëhershëm jugosllav në Prishtinë, po bibliotekistët e shtetit sllavokomunist
(UDB -a). E dija se, edhe këtu mbanin evidencë se kush çka lexon, po kjo nuk ma
lodhte shumë kokën, nuk kisha frikë. Fundi i fundit, librat e “ndaluar” i
lexoja në Bibliotekën Universitare “Sv. Kliment Ohridski”, në Shkup. Dorën në
zemër, kjo Bibliotekë Universitare ishte shumë e pasur me beletristikë, sidomos
me libra të botuar në Shqipëri, që ne në atë kohë vështirë përmes maleve mezi i
shtinim në dorë me të cilët e kalonim natën. Fatkeqsësisht, Biblioteka
Universitare e Kosovës në krahasim me këtë bibliotekë ishte shumë më e varfër.
Asaj kohe, unë kisha dëgjuar nga miqtë e mi të burgosur politik, që e kishin
vuajtur dënimin në “Idrizovë” se, në Maqedoni: bibliotekë shumë më e pasur me
libra edhe se kjo Universitare “Sv. Kliment Ohridski”, është ajo e burgut
famëkeq “Idrizovo”.
Vite më vonë autori “antijugosllav” i romanit Tradhtia do të bie në burg, si spiun
jugosllav i dërguar në Shqipëri. Pas ndryshimeve demokratike do të dalë nga
burgu dhe do ta tregojë fytyrën e vërtetë të shkrimtarit, vjellë çkamos kundër
shqiptarëve. Gazetave dhe librave të vet teknefesë, do të hedhë gurë e dru
kundër shqiptarëve. Veten do ta shpallë, edhe se është serb i Malit të Zi. Në
një gazetë në Shqipëri do të botohet një shkrim publicistik, se: autori i
romanit Tradhtia nuk është Kapllan
Resuli, po Mahmud Dumani. UDB-a, pasi e kishte burgosur Mahmud Dumanin, dhe ia
kishin konfiskuar edhe romanin në dorëshkrimTradhtia
e madhe, kishte kurdisur edhe plot raste të këtilla politike e shkruar
libra. E kujtoj një bisedë rasti në gazetën e atëhershme “Flaka e vëllazërimit”
(Shkup), ku punonte Adem Gajtani si redaktor i botimeve. Poetin, në atë kohë e
sulmonin si spiun të UDB -ës jugosllave. Shkaku, se: poeti ia kishte rrëmbyer
gruan shokut të tij besnik, Kapllan Resulit. Papritmas, në besim mes të tjerash
ku më tha: pa të drejtë mua këtu më sulmojnë si spiun e tradhtar i shokut të
penës. Po, shpejtë do të vij koha dhe e vërteta do të dalë në shesh, do të
flasë shumë me argumente për këtë kurdisje politike, vepër spiunazhi jugosllav.
Nuk i vura gjithaq rëndësi kësaj bisede rasti në atë kohë. Edhe pse, edhe unë
vetë dyshoja në një vepër të këtillë gatimi në maxhe të UDB-ës jugosllave. E
kishin punuar me tru, aq bindshëm për popullatën shqiptare, saqë nuk të lente
asnjëfarë shteg dyshimi. Ngjarja që të jetë për atë kohë sa më bindëse, njërin sigurimi
shtetëror e kishin “ikur patriot” në Shqipëri, e tjetrin e kishin detyruar që
t’ia marrë gruan dhe punojë si “spiun” në redaksi. Vite, kur në këtë redaksi të
“vëllazërim-bashkimit”, i pari dhe i dyti jo, po i tretiishte spiun i sigurimit
shtetëror. UDB -a jugosllave pas Lufte nxirrte spiunë shqiptar në Shqipëri me
tjera identitete: emra dhe mbiemra, vendbanime nga Serbia, Kosova, Mali i Zi
dhe Maqedonia. “Sekrete”, që mi rrëfente një i burgosur politik nga Kërçova që
e kishte vuajtur dënimin në “Burrel”, i nxjerrë si spiunë nga Serbia në
Shqipëri. Përçudi, të gjithë neve spiunëve të UDB -ës jugosllave na zbulonte
një epror i sigurimit shqiptar nga Mitrovica e Kosovës. Ai shpesh e kalonte
kufirin ilegalisht në jugosllavi, dhe pasi na zbulonte si spiunë jugosllav me
emra dhe mbiemra të vërtetë, vendbanime nga ku vinim si “patriotë”
antijugosllav, nae përplaste me dëshmi para syve në gjygj.
Nuk shkoi shumë kohë dhe i gjithë plani i UDB-ës
jugosllave doli në sipërfaqe. Kapllan Resulin e rrasën në burg si spiun
jugosllav. Edhe fjalët e Adem Gajtanit për këtë kurdisje me aq mjeshtri, dolën
të vërteta për opinionin shqiptar. Me siguri, po të ishte gjallë sot poeti do
të fliste shumë për atë kohë policore. E vërteta e asaj kohe u varros bashkë me
poetin në varr. Vetëm mua më mbeti në kujtesë edhe sot e kësaj dite një
“përndjekje” e paparë interesante antijugosllave.
Herë pas here, pas viteve ’80 -ta, pushimet verore gjatë
sistemit komunist i kaloja në Ulqin. Pushime verore, që shpesh ndodhte t’i
kalonim së bashku në të njëjtën kohë dhe qytet turistik edhe me të vëllain që u
kthye nga Parisi përfundimisht në vendlindje. Përderisa, unë gjatë kohës të
pushimeve strehohesha në hotel, ai me djalin tim të madhbanonte
në një shtëpi private në rrugën “Resulbegoviç”, në Ulqin. Gjatë pushimeve
verore, ai takoheshte shpesh edhe me një studjues nga Mali i Zi Bahri Brisku.
Emër të cilin unë e kisha dëgjuar në Prishtinë, po nuk e njihja fizikisht. As
edhe nuk u njoha me të përderisa pushimet verore i kaloja vite me radhë në
Ulqin. Papritmas, në një bisedë rasti, im vëlla ma zbuloi edhe një fshehtësi
interesante për Kapllan Resulin. Vëllai i tij asaj kohe, gjatë arratisjes nga
burgu i “Idrizovës” në Shkup, kishte qenë epror sigurimi i UDB -ës jugosllave
në Mal të Zi.
Vërtetë ishin kohë të vështira ato të UDB-ës jugosllave,
kur siç thoshte populli: nata kishte sy, e muret veshë. Trim mbi trima në atë
kohë ishte “Patrioti” i Prishtinës, që e mbante kudo kësulën e bardhë në kokë.
Shenjën e Skënderbeut me dy brinja në setre. Pesë para s’i jepte për romanin Tradhtiatë “autorit” Kapllan Resuli me
tri-katër mbiemra. Përditë, kur na takonte rrugëve të Prishtinë na përshëndeste
me një tungjatjeta. Edhe ne, ia kthenim përshëndetjen me tungjatjeta. E merrnim
si endacak të marrë rrugëve të Prishtinës. Me siguri, kështu kanë menduar edhe
bashkëpunëtorët e sigurimit. Ku ta di unë?! Ndoshta, edhe: ky veprim i tij
patriotik e shpëtoi nga burgu famëkeq jugosllav. Nuk e di, a është ende gjallë
rrugëve të Prishtinës me kësulë të bardhë në kokë. Shenjën e Skënderbeut në
jaknën esetres krahëve. Shkaku, se: edhe pse herë pas here shkoj në Prishtinë,
nuk e kam parë atyre rrugëve plot jetë e kujtime, sot pa baltën e kuqe.
Vërtetë, edhe më ka marrë malli për atë Patriot historik e largpamës!
E sot?! Edhe sot kemi plot “patriotë kuqezi” nëpër parti
politike. Gazeta të varura e “pavarura”. Emisione radio - televizive. Faqe të
internetit. Ndonjëri, në syrret del edhe me kësulë të bardhë. Shqiponjën
dykrenare në ballë. Ose, tespi kuqezi. Mjerim shqiptar! Natë e ditë haptas “punojnë”
për Atdheun. Shqipëri Etnike. Po, nuk e di pse nuk më duken aq trima, nuk ma
mbushin mendjen dhe syrin si Patrioti i atyre viteve, gjatë studimeve në
Prishtinë?!...
Qerrja
moti na është thyer në rrugë. Tashti gjetëm rrugë, po nuk kemi qerre.Nuse në
koçi.Nejse. Sekret politik i vitit, Komisioni Lustrues për t’i shpallur spiunë,
pritet nga opinioni edhe dy akademikë shqiptar. Por, ja që deri më sot, ende
hamendet, nuk ka guximt’i shpalli “pehlivanët” e Shkupit. Persëri, të mos
përzihem shumë në punët e shtetit “përbashkët”, do të kthehem edhe pak te koha
e “artë” komuniste. Sistemi i atëhershëm komunist jugosllav, vërtetë për
shqiptarët nuk hapte shkolla shqipe dhe universitete, ama ndërtonte burgje.
Shqiptarët dyert e burgjeve në atë kohë i kishin të hapura krah më krah.
Mjaftonte ta dëgjosh Radio Tiranën, lexosh “Lahutën
e Malcisë” të Fishtës, “Gjarpijt e
gjakut” të Adem Demaçit, ndonjë libër këndimi që kishte mbetur ende i
fshehur hatullave që nga koha e Ernest Koliqit si ministër i arsimit... Dhe,
hop të shpallnin “armik të popullit dhe shtetit”, të rrasnin më së paku pesë
vjet në birucë. Në burg të rrasnin edhe për romanin “Tradhtia” të Kapllan Resulit, që nga njëra anë ta jepte përmes
“patriotëve” kuqezi vetë UDBA, e në anën tjetër papritmas të bastiste në
shtëpi, të kapte me pelë për dore si libër i “ndaluar dhe i rrezikshëm” për
shtetin jugosllav. Punë tjetër ishte ajo e çuditshmja se, librat e Kpallan
Resulit i kishe haptas nëpër raftet e Bibliotekës Universitare “Sv. Kliment Ohridski”
në Shkup, dhe mund t’i lexoje në çdo kohë pa asnjëfarë problemi politik. Një
grep i rrezikshëm ishte edhe ky, të shënonin si lexues të dyshimtë në listën e “irredentistëve”,
po së paku ta jepnin vetë në bibliotekë, nuk kërkonin pëgjegjësi dhe prova me
“biseda informative” për të të rrasur me vite në burg. Mos flasim këtu edhe për
raste edhe më të rënda “irredentiste” kundër shtetit komunist jugosllav.Vaj
halli për ty si shqiptar, nëse lëvdoje para “patriotëve” kuqezi Shqipërinë.
Ose, thërrisje në rrugë: Kosova - republikë! Patjetër, duheshte t’i lash duart
një herë e përgjithmonë nga liria.
Vonë,
shumë vonë shqiptarët e kuptuan të vërtetën misterioze, se: burgjet ishin vende
përmisimi, nuk ishin universitete. Edhe, për atë kohë sipas sistemit të
atëhershëm komunist, edhe më të nevojshëm se shkollat shqipe. Vite më vonë
gjatë ndryshimeve demokratike, Partitë Politike Shqiptare burgun e morën si
universitet shqiptar.Shumicën e të burgosurve i përqafuan si anëtarë në radhët
e tyre partiake politike. E harruan se, pak vetë nga ato burgje famëkeqe
jugosllave dolën me mend në kokë. Shumica nga ta, kurrë nuk e panë lirinë, u
kalbën ose vdiqën në qelitë e “Goli Otokut” dhe “Idrizovës”.Ndonjëri, në
pleqëri mezi doli nga burgu i çmendur.Tjetri, peder. E shumica spiunë… Mallkim
kombëtar, përderisa “spiunët” dhe “patriotët” edhe sot na i shpallin të tjerët,
si në kohën e komunizmit, kur të duan dhe sa herë të duan sipas porosive
politike partiake. Rasti ma kujtoi edhe një “spiun” të asaj kohe komuniste.E
përhapën në gjithë katundin se spiun i UDB -ës ishte shoku Mito.I gjithë
katundi iknim nga ai si prej dreqit.I ruheshim në biseda rasti, nuk flisnim
para tij asgjë “armiqsore”. Vetëm, na vinte çudi nga e dinte policia çdo gjë që
ndodhte në katund?! Flamurin kuqezi, kush e hipi në minare të xhamisë. Cili
mbante armë pa leje në shtëpi.Kush e këndoi këngën e Kalosh Zajazit në dasëm.
Sulltanë Qafës, që me gërshërë të dhenëve vojvodës Mikailit Brodit te shkallët
e shtëpisë ia vrau tre komita. E, kush e shkrepi revolen për dritare, kur
zbriti nusja në lëmë… Edhe, në fund e dini kush kishte qenë spiuni i katundit?!
Jo, nuk e dini: Hoxha dhe “patrioti” kuqezi. Po, e njëjta metodë zbulimi e
“armiqve” të popullit dhe shtetit, vazhdonte edhe nëpër institucione: redaksi
të gazetës së “vëllazërim-bashkimit”, redaksi radio-televizive, shkolla dhe
universitete.
Vërtet,
nuk bëra asnjë ditë burg, jo se i jam trembur burgut, po shkaku se më shumë u
kam besuar “spiunëve” të shtetit “përbashkët” jugosllav, sesa “patriotëve
kuqezi”. Ndoshta, edhe kam humbur diçka të vlefshme në jetën time si shkrimtar,
ta zëmë bibliotekën e pasur me libra në burgun e “Idrizovës”. Ose, ndonjë zanat
tjetër me vlerë, që do ta mësoja në burg dhe nuk do të më lente sot pa punë.
Nuk e di. Një gjë e di të sigurtë, bariu i katundit tim shkoi në burg
analfabet, dhe nga andej u kthye piktor. Kushëriri im, poashtu gjysëm
analfabet, u kthye nga burgu me gjuhë standarde letrare shqipe. Dhe, që në atë
kohë komuniste, në dyqanet e maqedonasve pazarin e bënte në gjuhën shqipe.
Skënderbeun pa frikë e vizatonte mureve shtëpi më shtëpi nëpër katund.Përçudi,
nuk e merrnin më përsëri në burgun e rehabilitimit “Slepçe”. Përgjegjësit e
burgut thonin: nuk e marrim se na bën probleme me të burgosurit, i mëson ta
vizatojnë portretin e Skënderbeut qeli më qeli. Prandaj, më e arsyeshme është
ta vizatoj Skënderbeun nëpër katund, sesa bashkë me të burgosurit në qelitë e
burgut. Ne ia sigurojmë fjetjen, bukën e ai na e përmbys kupën. Edhe në burg
përhapë propagandë shqiptare. Nuk na duhet ky “hajlaz”. Merreni dhe bëni çka të
doni me këtë të çmendur në katund! Rast interasant ky me kushëririn tim sesi i
shpëtoi edhe ai burgut komunist. Tashti më kushëriri im nuk e ka atë problem
politik, Skënderbeun e ka me gjithë kalë me shalë në“Bit-Pazar”, shpatën
famëmadhe në brez. Vetëmse, përçudi sot Skënderbeun e duan dhe ia marrin maqedonasit,
po nuk e duan halldupët shqiptar. Vështirë e kanë t’ia përmendin edhe emrin,
vazhdojnë t’i lënë takimet e punës dhe për çaj rusi te “Kali”. Në këtë shkrim
mos harroj t’jua përkujtoj edhe një thënie të gjermanëve në kohën e fashizmit,
kur i pushtuan tokat shqiptare.Kohë kjo, e Marrëveshjes Historike
Shqiptaro-Bullgare (“Shqypni e Madhe”). Gojën plot, thanë për shqiptarët: Shumë
para kemi harxhuar për spiunët nëpër botë. Përçudi, shqiptarët këtu qenkan
spiunë pa pare. Frikë kam edhe se, halldupëve shqiptar u pëlqen nofka spiun… Burra,
ndaluni pak me shpifjet dhe denoncimet policore! Edhe spiunët, edhe patriotët
do t’i shpallim vetë si bashkëpunëtorë shqiptar të UDB -ës jugosllave. Mjaftë
më na i shpallën para dyerve të oborrit rrufjanët e djeshëm komunistë dhe
“vëllezërit” e Njerkës me anë të “pëllumbave postier”!
Delja
e zezë, më në fund një ditë u nda nga kopeja të kullosë vetë maleve të
Shqipërisë.E mori guximin të pij vetë ujë te lumi.Herë pas here edhe e kalonte
kufirin e Katundit. E kërcente vathën, dhe arratiseshte mes deleve bardha, matanë
Lumit të Zajazit.Zonja Vdekje, që i kishte vënë pusi te bregu, nën një shelg i
tha:
-Zonjë
e zezë, pse ma turbullon ujin?
-Zonja
Vdekje, iu përgjigjë: ujin nuk ta turbulloj unë? Ti pi ujë mbi mua. Lumi
rrjedhë nga tite unë, permes shelgjeve për në det.
-
Atëherë, burri yt Doktorziu.
-
Burrin tim vitin e kaluar e hëngri vëllai yt Delengrënës.
-
Hi-hii-hiii… Qeshi, Zonja Vdekje. E hëngri se kulloste bar maleve tona
historike. E donte “vëllzërim - bashkimin”… Shtetin e “përbashkët” jugosllav…
Dhe,
i kërceu në qafë Deles Zezë.E shqeu copë - copë mes maleve.Një ditë, iku
papritmas edhe Delja e Zezë.Rrufjanja, të cilën Nana ime e pagëzoi Delja e
Zezë.Asnjë lajm, asnjë shkrim për arratisjen e Deles Zezë në mjetet e
informacionit: RTV, portale dhe gazeta. Përjashtim bëri një gazetar me poste policore
- partiake, i cili Delen e Zezë e kishte marrë edhe si misfire në shtëpi.Dhe,
për ta çfajsuar veten si anëtar besnik i komisionit Lustrues partiak e përkujtoi
në një gazetëtë “pavarur” si “viktimë” politike.Një tjetër, i tha lamtumirëpas
dështimit të një intervisteme Delen e Zezë në një portal elektronik.
Asnjë
lajm. Asnjë shkrim tjetër publik për ikjen e Deles Zezë nga kjo botë…