Kulturë
Satira nga Sevdail Hyseni
E diele, 24.07.2022, 05:19 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Fondet e Luginës…
Kur
Ballkani digjet
Nga
një verë e thatë,
N’Luginë
të Preshevës
T’mirat
vijnë me natë!
Askush
nuk ka pritur
Se
në këtë krahinë,
Hapen
kaq bunarë
Që
sjellin freskinë!
Një
Fond nga Kosova
Dhe
një nga Shqipëria,
Një
nga Diaspora
Si
dhe nga Serbia!
Me
Fonde zhvillimi
S’do
të ngelim bosh,
Veçmas
këta liderët
Me
barkun si kosh!
Fondet
e majme
E
themi pa spica…
Janë
sikur një lopë
Plot
me katër sisa!
Një
sisë e thithë
Deputeti
me një fjalë,
Dy
tjerat kryetarët…
Dhe
Këshilli Nacional!
Të
katërtën rezervë
E
thithin n’varg t’gjatë,
Kujt
i bie në gojë
Ka
lindur me fat!
Vallëzon
e llastuar
Kjo
Lugina ime,
Me
këngën popullore:
-A
kanë ujë ato burime?!
Receta
Malësori
n’mishtore
Hyn
për t’bërë tregti,
Merr
një kofshë viçi
Të
kuq si shalqi!
Ç’bënë
i thotë shitësi
Me
kaq mish zotëri?
-E
ziej në kazan
E
ha me fëmijë!
Sa
më vjen keq
Që
s’keni recetë,
Me
mish të bëni
Gjella
me lezet!
Si:
gullash e çervish
Sarma,
jani e byrek,
Pastaj
dhe në skarë:
Suxhuk,
qebapë, biftek!
M’i
shkruaj në letër
Të
lutem lum burri,
Kam
zënë të plakem
Më
ka ikur truri!
Kur
del në rrugë
Shqiponja
si erë,
I
rrëmben mishin
Malësorit
fatprerë!
Kot
e ke shqiponjë
Mos
u gëzo aq shpejt,
S’di
ta hash mishin
Nuk
keni recetë?!
Laramania
Një
fushë me qenë
Mblidhen
n’Kuvend,
T’u
shpallin luftë
Ujqërve
me gjithë mend!
Me
mend e me forcë
Në
një stil qenqe,
T’i
fusin të gjallë
N’gropa
e hendeqe!
Ujku
nga kodrina
I
pa me trishtim,
Kthehet
t’i njoftoj
Ujqërit
me nxitim!
O
vëllezër mbaruam
Nga
qentë endacakë,
E
pat puna jonë
Jemi
fare pak!
Ujku
plak u ngrit
Na
çmende o mik,
Dil
e shih si duken
Mos
përhap panik!
Doli
dhe njëherë
Çfarë
t’i shohin sytë?
Një
orgji me qenë
Lloj-lloj
e çeshit-çeshit!
Qenë
të zi e të kuqë
Të
bardhë e laramanë,
Bishtcubel
e veshprerë
Që
lypin belanë!
Vëren
dhe të tjerë
Langonj
e zagarë,
Llaskuc
dhe zangoqë
Tepër
të paparë!
Kthehet
me vrap
Te
të afërmit e tij,
T’u
tregoj me rend
Ç’kish
parë me sy!
Mirë
na qenka puna
Tha
ujku qafëtrashë,
Për
t’fituar luftën
Nuk
kemi telash!
Ata
kur plas lufta
Bëhen
copë e thërrime,
S’e
njohin njëri tjetrin
Nuk
janë të një qime!
Kameleoni
Thonë
kameleonët vdesin,
Duke
ndërruar ngjyra…
Por,
jo sa politikanët
Me
një mijë fytyra!
Këta
të parët ngjyrat
Nuk
i humbin kurrë,
Çdo
ndryshim të tyre
E
lajnë me lëkurë!
Ndryshimin
e ngjyrës
Në
lëkurë të vetë,
Kameleonët
e bëjnë
Për
t’shpëtuar jetë!
Ndërsa,
këta t’politikës
Ngjyrat
n’f’tyrë, prore
I
ndërrojnë për të joshur
Një
jetë sulltanore!
Nganjëherë
nxitojmë
Kur
japim vlerësim,
Politikani
si kameleoni
Thjesht,
është, keqkuptim!
Mos
ta marrim n’qafë
Hardhucën
zvarranike,
Nuk
i shkon për shtati
Ngjyra
politike..!